Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 209 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Gjelle tradicionale shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3903)


Postuar nga trojani datė 28 Janar 2004 - 17:30:

gjelle tradicionale shqiptare

Do te deshiroja te dija pak me shume per gjelle tradicionale te krahinave te ndryshme Shqiptare.
Shpesh kur ulem me shoket ne ndonje restorant ndodh jo rralle qe ndokush pyet: cila eshte gjella me karakteristike Shqiptare.

Nje dite thashe: fasule, dhe nje anglez desh mu hodh ne fyt "beans and bacon" eshte gjelle angleze, te njejtin diskutim pata dhe me nje amerikan i cili me tha "rice and beans" eshte pa diskutim gjelle amerikane.

Dhe c`te them une i shkreti tani???

Dje hengra pace, ishte me te vertete fantastike.

Tani do t`ju pyesja te gjithe ju te vinit me ndonje sugjerim, mundesisht dhe me ndonje recete te ndonje gjelle apo kombinimi shijesh. Se duam apo s`duam ne kulinarizmi eshte nje pjese e tradites, zakonit, dhe identitetit te nje populli.

Pershendetje trojani


Postuar nga jom seksi datė 29 Shkurt 2004 - 09:51:

gjelle ....

trojano gjelle tradicionale shqiptare ka sa t`dush mer,p.sh.mb
s`ma ha menja se tava e kosit (elbasonit) eshte e glezve apo e `merikonve.
tava me pistil(elbasonse)
tava tironse ose e dheut sic i thon ne n`ryshe,
fli kosove
ne ajo pacja qe ke ngron ti ,gjelle e jona osht
comlek me qepushka te vogla
tasqebap
po deshe noi recet m`thuj ok
po te shkosh ne restorant grek do shikosh se ka ne menu gatim "tradicionak greek" ,musaka.... mish i gatuar ne vere me qepe
bakklava ,kadaif ,
por k`to i kena dhe ne ,tani si i bohet hallit?
kur isha ne greqi dhe kur grekckat me flisnin per gatimet e tyre i thash se :
k`to i kena dhe ne ,dhe un e di se k`to jane me preardhje turke.
PO me thote nje greke ashtu eshte ,po atehere si sgpjegohet qe ju i keni pervetsu si te juaja keto gatime(k`tu nuk du me fut se dhe veni jon apo bullgaria qipro iran etje i kan tradit k`to gatime)
thjesh menoj se ne bote ka disa gatime ku perfshihen brenda saj disa shtete,pra... gatim mesdhetar ... gatim oriential ,... gatim indian
..kinez .... italian .... anglez....
njehere bile pashe ne nje emision qe jepte greku PLANET,si me ta thon un tyna qe ta kuptosh ,vende e popuj,tradita kultura e tjere e tjera ,ate dite po fliste per canadan , dhe vura re se kur po fliste per gatimin pashe se ne ato e kishin musakan te teren ,por e thrisin me emer t`nryshem ,ne i thashe asaj greqkes , he mi e shef se ne kanadaja e ka tradit gatimin gjelle MUSAKA....
pranaj thuju atyne glezve apo m`erikonve trin urt se gatim tradicional i tyne osht vetem s`kuqme vese beikon chipsa fisha ,bizele pure patete ,...ah ne ate roston e porkun .Kur ftum i here i gleze per uikend ,u habit ka mikpritja jone ,lene masnaj per t`ngron sa sy shkly e thu se skishte ngron e shkreta gjith jeten e saj,ne spushonte duke thon ,u aaaa sa mire qe gatu ti ma bonte ,e po shipo i thashe ,
ne meqi doli muhabeti po t`them i gjo
se i gru shqipatre oshte per bure ,per shpi ,per fmi ,por ne per shoqni.
Duke shpresu qe t`kam nimu i cik po e myll ne flasim prap ,ok.
pacim.


Postuar nga abcd datė 29 Shkurt 2004 - 13:25:

Jom seksi: qeke rob zoti!

Dakort 100% me ty. Gjellet shqiptare jane te shumta, por me te fortet bojne gjithmon historine dhe pervetesojne ē'do gjo...Merikonet dhe anglezet sa per dijeni s'kane guzhine fare...gjera te huazuara, perzierje te ēuditshme qe nuk i ha as qeni!

Ne nje teme dikush fliste per guzhinen amerikane!!!? Te shoqeruar dhe me fotografi! Eshte per te vdek gazit...
Sigurisht , per noi katnar qe ka honger gjithe jeten buke e gjize e noi qep,
kur zbulon bollikun dhe shumllojshmerine ne amerik i duket parajse...ē'do njeri sistemin e vet te referimit...


Postuar nga ENISS datė 01 Mars 2004 - 12:23:

Shume nga guzhina jone jane nga guzhina turke, psh kadaifi, bakllavaja, gjellrat e indyrshme ...
Likot dhe recelrat kam pershtypjen se jane nje menyre e vecante e pergatitur nga ne. Ato i bejne shume te mira nga Permeti.
Disa lloj turshish, jane tonat kam pershtypjen per nga pergatitja. Nuk e di ne jam e sakte, mbase dikush nga anetaret sjell nje pergjigje me te sigurt.
Trahana, ose terhane i thone ne disa zona, eshte gatim i yni i pergatitur per mengjes ne shume qytete si Korce, Gjirokaster.... Petkat i bejne nga Korca gjithashtu; kam ngrene ne ''Vila Themistokli'' per mengjes ku gatuhej guzhine karakteristike e atyre aneve.
Tave e dheut eshte karakteristike per sofren tiranase, ne fshatrat perreth e gatuajne shume.
Nese me kujtohet dicka tjeter po shkruaj perseri...


Postuar nga unforgiven datė 01 Mars 2004 - 14:21:

Persa i perket Guzhines Shqiptare do shprehesha se eshte nje kombinim i autentikes dhe asaj te huazuar ( ose me sakte te ndikuar nga guzhina greke dhe ajo orientale). Kam patur rastin te jem ne te dy keto vende si ne Turqi dhe ne Greqi, dhe kam konstatuar se ka shume huazime nga keto guzhina, me perjashtim te perdorimit te erezave , esencave, farerave, ngjyruesve, dekoracioneve qe ne guzhinen tone jane me shume kursim.

Persa i perket gatimeve tradicionale per vit te Ri, kam vene re se kane qene pothuajse te njejtat gatime si ne Tavolinen greke, Turke dhe ate Shqiptare. Mishi i pjekur, pilafi, sallatrat, bakllavaja....
Persa i perket likove gjithmone kam menduar se jane tradite shqiptare kryesisht e Permetit, por kur kam qene ne greqi kam pare qe likoja ishte po ajo qe ishte dhe ne permet. Po keshtu dhe me turshite e ndryshme , tradite e korcareve gjendeshin pa asnje lloj ndryshimi dhe ne Greqi.

Dhe mendoj se kur jeton ne komshillek, merr dhe jep me recetat e gatimit, e pas nje kohe te gjate nuk arrin te mbash mend ne ka qene i huazuar kjo recete apo ka qene e jotja.

Por s'mund te themi te huazuara per
* taven e kosit Elbasanase
*taven e dheut Tiranase
*Shqeton e Permetit
* Shendetline e Permetit
* Gjellen me Rroshnica te Korces
* Bollokumet e Elbasanit
* Taven me pace te Korces
* Persheshi me Gjel Deti i Tepelenes
*Mesniku kryesisht ne Jug.
* Kollofacet e Permetit................e dhjetra e dhjetra qe ndoshta modernizimi i diteve te sotme po i le ne harrese..

Po keshtu mund te konkludojme per Pijet:
Rakija eshte padiskutim pije shqiptare, karakteristike per llojet e ndryshme te saj:rrushi (mbreti i rakise), mani (kurativ), kumbulle, marre, thane...
Po dhe per vererat ne kemi specialitet shqiptare qe jane te paperseritshmeino Nero e Leskovikut qe mban record, Vera e permetit ....

hej shoke te Forumit me keto lloj temash e fillojme javen te ngopur duke lexuar, e varfer ne te shijuar..


Postuar nga Lozonjare datė 01 Mars 2004 - 14:33:

hej Njerėz ka aq shum specialitet shqipria ne gatim te gjellrave sa une nuk i mbaj mend me emra,por fatkeqsisht jane shum te yndyrshme,dhe mua nuk me pelqejne shum,une peronalish me shum ha ushqimet e detit,ndersa tava etj.....jane te pa preferuara,p.sh me hahet shum byreku,dhe nje fare FLI qe me shum e gatuajne zonat verilindore mmmmmmmmmm ajo eshte e shishme.
Tani mjaft se po me vjen uri


Postuar nga studente datė 11 Mars 2004 - 12:56:

Hej trojan

Ka shume gjera karakteristike shqiperia por fasulja eshte e pergjithshme. cudi se anglezet kane ca fasule te shpifura dhe nje guzhine pa guzhine nuk dine te gatuajne
do te them dy gjera te vecanta
Pastermaja qe eshte e shijshme dhe specifike per tu bere
Fli-eshte nje lloj byreku qe behet ne zjarr, perdoret nga veriu ka nje shije te vecante dhe te ngjashme me tiganica ose omlete, por qe eshte peta peta


Postuar nga agata datė 30 Maj 2004 - 13:34:

specjalitet shqiptare...

Pershendetje te gjitheve.
me pelqen te ushqehem mire dhe ne menyre te eqilibruar.
edhe pse i kushtoj gatimit 1 ore ne dite mendoj se munyra ime e te gatuarit nuk eshte ne nivelin e duhur...
do te doja qe ne kete teme te shkruajme disa menura te gatuarit te specjaliteteve shqiptare dhe ato qe jan perhapur me teper kohet e fundit.
gjithashtu dhe disa ushqime dietetike...
ju lutem te mirekuptohemi, do te deshiroja vertet specjalitete shqiptare dhe jo te huaja, sepse ketu ku jam nuk me mungojne librat "si te gatuajme..."

(ps do te deshiroja qe ne kete forum te kishte nje nenforum ku ti kushtohej guzhines shqiptare...)

nese tema ime nuk eshte hapur ne nenforumin e duhur i kerkoj falje moderatoreve dhe nese ju duhet ta spostoni kete teme, nuk kam asnje kundershtim...

me respekt sabina.


Postuar nga hirushja datė 30 Maj 2004 - 14:25:

Sabina

Ta nisim me vezen e skuqur ne fillim?.

Veza e skuqur, behet ne tigan me vaj ose me gjalp (une per vete e pelqej me gjalp me shume)
Marim tiganin, hedhim pak gjalp dhe e lem qe te shkrihet. Kujdes nuk duhet qe gjalpi te digjet!
E thyejm veze dhe e hedhim ne tigan.
Tani disa e preferojn te skuqur shume e disa jo shume.
Me kaq mbaroj.....


Postuar nga agata datė 30 Maj 2004 - 15:30:

jeni shume e sjellshme dhe me humor e dashur hirushe, por kjo nuk hyn tek specjalitet...
megjithate per djemste beqare mund te jete e nevojshme...

ju lutem anetareve te tjere te jene me serjoze.


Postuar nga hirushja datė 30 Maj 2004 - 19:02:

Byrek me spinaq

Pėr 4 vetė

Duhen:

- miell 3 gota uji
- uje 300 gram
- spinaq 1 kg
- vezė 1 kokėrr
- djathė 100 gram
- vaj 1/2 filxhan caji
- kripė, piper

Gatimi:

Hidhet mielli ne tepsi dhe hapet nje gropė nė mes, shtohet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me vaj shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me vaj, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me vaj. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me vaj dhe piqet.


(sabina shpresoj te te pelqej tani, se gatimet vin te lehta ne fillim dhe te veshtira me pas).

Bye Dear.


Postuar nga agata datė 02 Qershor 2004 - 20:52:

Fergese me melēi ose tave dheu tiranese.

para se te filloj...
si eshte e mundur asgje nuk di te gatuaj ne kete forum...!

Per 4 vete.
melēi 500 g
yndyre 2 ose 3 luge gjelle (varet nga kilet qe keni)
miell 1 luge gjelle.
gjise 4-5 luge, (nese nuk keni bejeni me djath te bardhe grek ose turk)
pak speē i kuq e piper.

pergatitja.

melēite skuqen dhe kullohen ne nje ene.
ne yndyren e mbetur ne tigan hidhe pak miell skuqet deri sa te sverdhet, shtohet gjisa, spek i kuq, hidhen melēite, pak lenge mishi, nese kemi, ose uje, dhe vihet ne tave (mundesisht dheu).
tava vihet ne furre, derisa te dale yndyra siper...

ju befte mire...


Postuar nga trojani datė 02 Qershor 2004 - 22:55:

karkaleca deti me salce domate per 4 vete

Me recete(dmth me grame) nuk e di por:
Karkalecat qeroi pa i hequr koken dhe bishtin.
Ne nje tigan fergohen ne zjarr te lehte dy-tre thelpinj hudhra, dhe gjysem qepe. Kur te kene marre ngjyre kafe hapet zjarri ne maksimum dhe hidhen 12 karkalecet, pas nja gjysem minute nga cdo ane, ulet perseri zjarri ne minimum, dhe shtohen kater domate te kuqe te grira shume holle.
Mbulohet tigani dhe lihet te ne zjarr per nje 5-6 minuta, shtohet kripe dhe piper sipas shijes, rreth nje minute para se te hiqet nga zjarri shtohet djath i bardhe (rreth 100 gram).
Mund te shtohet supe (buillon) peshku, perimesh ose pule (sipas shijes nenkuptohet).
Garnitoje me shume gjethe te njoma vasiliko dhe rigon te njome.

Bon a petit


Postuar nga Lela_Dr datė 02 Korrik 2004 - 16:58:

Sabina

Une jetoj ne itali hde kuzhina shqiptare nuk me mungon aspak, sepse kam mamin e me ben dite per dite vetem gjelle shqiptare....
Pastaj ne rimini kemi hapur edhe nje ristorant shqiptar, bejme
- MISH ME BAMJE (kemi gjetur edhe bamje ketu ne itali) dhe italianet e lyjne pjaten me cap kur hajme bamjet tona. eshte gjella me e preferuar.....p.sh
- QOFTET E FERGUARA nuk jane fantastike......
- IMAMBAJALLDI (jane patellxhanat e mbushura dhe pastaj vene ne tave me ufull) jane gjelle te yndyrshme po jane shume te shishme.....
-SPECAT E MBUSHURA (jane fantastike fare) edhe se ketu ne itali eshte veshtire te gjesh si specat tona)) por prape jane te mrekullueshme.
- TARATORI ME KASTRAVECA (perdoret ne vere, kosi me kastraveca te grire me hurdha, piper dhe vaj ulliri) ose edhe me kunguj te skuqur )
- SPINAQI ME VEZE NE TAVE.
- PATELLXHANA TE MBUSHURA ME GJISE, MARDANOZ,TE FERGUARA (tipike e shkodres)
- FERGESE TIRONE (me gjise dhe domate)
Kaq per sot se s'me kujtohen te tjerat......
ahhhhhh
SALLAMI SHQIPTAR vetem ne shqiperi e bejme te mire Une vdes per gjithe llojet e sallameve
ketu ne itali kemi gjetur SUXHUK kisha 10 vjet pa henger dhe kur e blem e kam henger nje rrote komplet vetm une. po deshe dicka tjeter Sabina me thuaj qe te ndihmoj nqs me eshte e mundur, sa per riceta te gjelleve shqiptare kerko me mire ne internet se une gjeta gjithe ato.....sa te rrish te presesh kur te shkruajne miqt e forumit. mjaft te hysh ke www.google.com dhe shkruaj kuzhine shqiptare
te uroj nje dite te mbare


Postuar nga trebeshina datė 02 Korrik 2004 - 19:28:

waw

me ato qe ke shkrujt lela -dr , na zgjove mallin per shqiperine. po se ke besdi na e trego ate restorantin tuaj ne Rimini , te te provojme nje gjelle shqipetare nga duart tuaja. te uroj oreks te mbare , per te mos humbur shijen e gjelleve shqipetare.


Postuar nga agata datė 02 Korrik 2004 - 19:31:

Pershendetje Lela_dr.
Sa ma shtove nepsin me emrin e spesjaliteteve qe ke permendur moj Lela, por dua te them, qe un nuk jam guzhiniere e mire, prandaj do ishte kenaqesi per mua qe te na mesosh ndonje recet te lutem...sigurisht duhet te pyesesh mamin specjalisten....

me shume respekt sabina


Postuar nga Lela_Dr datė 05 Korrik 2004 - 14:54:

Wink Sabina

Nuk do te thote asgje nqs nuk din te besh me henger, sepse shume njerez e marrin kuzhinen me frike, sidomos edhe femrat qe jetojne vetem, ose meshkujt.
Gjellet shqiptare nuk kane nevoje fare te kesh esperience ne kuzhine sepse behen me te njejta gjera, psh bazat jane njesoj, (qepa e skuqur, pastaj hidhet mishi me uje dhe i len te zin deri sa mishi eshte i bere complet, dhe pastaj mund ti hedhesh, bizele, bishtaja,bamje ose oriz per specat e mbushur, pak salce ose domate me copa, kuzhina don vetem vullnet. u
ne ne shtepi nuk e kam pasur fare problem per te henger, se te gjithe e praktikojme.....
Kur je ne emigrim, nuk pret mamin te te bej me henger sepse punon gjithe diten, as babin e as vellain ose motren, duhet te sajosh....
Une kam babin dhe vellain qe jane kuzhinier, vellai eshte specialist per kuzhinen italiane kurse babi edhe mami per ate shqiptare.....
Une i bej te dyja
po pate VULLNET dhe kohe gjithcka behet....
Te uroj nje dite te kendshme


Postuar nga Lela_Dr datė 05 Korrik 2004 - 15:07:

Trebeshina

Kemi 7 muaj qe kemi hapur kete ristorantin ne Rimini, dhe shqiptaret jane shume te gezuar per kete, sepse te gjithe emigrantet kane hapur rist , si kinezet, indianet, grekt, marokinet, dhe peruanet, dhe menduam pse mos te hapim edhe nje shqiptar???
dhe keshtu bem.....
Pastaj ke lokali vejme edhe muzike popullore, dhe njerezit fillojne e kercejne sepse nuk mund ta degjosh populloren pa e kercyer.....
Keshtu qe kemi krijuar edhe ketu mundesine qe te mbajme traditat tona..... Edhe pse kam 12 vjet qe kam ikur nga shqiperia (durresi) nuk kam harruar asgje, c'do gje e bej sikur jam ne shqiperi.....
Dhe jam shum ekrenare te them qe jam Shqiptare.....
Nuk e mohoj fare, sepse italianet nuk jane me te mire se ne, vetem se ndodhen ne mes te Europes..... Edhe keto kane pasur traditat tona, edhe ne shume vende te italis flitet akoma gjuha Arbresh....
Po e mbyll me kaq per sot.....
te uroj nje dite te mbare trebeshina dhe po pate nevoje, per gjithcka, me kontakto......
Lela


Postuar nga durrsake_topolake datė 16 Korrik 2004 - 13:34:

mmmmmmmmmmmmmmmmm na hapet oreksin kot, une e shkreta jam dhe ne diete gjasme!!
per ato qe i ka mar malli per petulla, ja ku eshte receta:

ne tenxhere hidhet uje i vaket, kripe, maja, miell dhe pergatitet nje brum i bute, jo i forte eeeeeee kujdes ......
vendoset ne nje vend te ngrohte qe te vije brumi, perzihet dhe lihet te vije perseri.
pastaj ne nje tigan hidhet vaj deri te gjysma e enes dhe kur vaji nxehet hedhim petullat.petullat serviren duke pudrosur me sheqer, ose shoqerohen me reēel, mjalte djath si tju doje e bardha e zemer!

hajt ju befshin mire petullat
ju pershendes te gjitheve


Postuar nga GENTI_the_KING datė 15 Shtator 2004 - 02:01:

GJELLA ME KARAKERISTIKE SHQIPETARE ESHTE PERSHESH ME KOS

PRANAJ MOS JA FUSNI KOT JO GROSHET , JO BYREKU ETJ

.......AH SE HARROVA EDHE PERSHESHI ME DHALE ..............LE QE E NJEJTA

GJE ESHTE . HAJT PRA HANI KOS


Postuar nga Lela_Dr datė 15 Shtator 2004 - 13:42:

Etniku

O Etniku po c'ja fut kot re......
Gjella karateristike shqiptare qenka persheshi me kos........
Kushedi ty te paskan dhene me henger vetem pershesh me kos ne shqiperi sepse gjellet tipike nuk i njifke fare.......
Informohu me shume per ushqimin shqiptare oK???????
Ciao pra


Postuar nga GENTI_the_KING datė 15 Shtator 2004 - 22:15:

nuk e di per ty por te gjithe shqiptaret para disa vjetesh vetem kos hanin
po ty te pasken dhene gjera te mira me sa duket . do kesh qene familje e pasur me sa duket . ne fukarenjte ,shqiptaret e thjeshte vetem kos kena henger. tani hanim edhe nai here groshe po groshet nuk jane gjelle tradicionale shqiptare


Postuar nga Lela_Dr datė 17 Shtator 2004 - 14:10:

Etnik

Nuk ka pasur familje te pasura ne shqiperi, gjithe njesoj ishin, por ushqimi te pakten nuk na mungonte, arti kulinar ka qene i lejur ne shqiperi, lirija ka qene e penguar.
Po nga cili qytet je ti etnik se po me habit me kete gje.......
(persheshi me kos) gjelle tradicionale. Edhe une e kam henger persheshin me kos, dhe persheshin me qumesht, edhe maēamur, sepse kur nuk kishte gjelle tjera u hante buka ne lloj lloj menyresh. Dhe mos thuaj qe grosha nuk u hante sepse ne C'do shtepi te shqiperise grosha u hante diten e Hene sepse Nenat tona e lenin gjithe diten e djele me u zire, se te henen iknin me vrap ne pune dhe u donte lene gjella gati per dreke per femijet.
POr ketu nuk po flitet per ushqimet qe hanim ne, sepse shumica nuk kishte leke me blere, po flitet per dratitat dhe gjellet karakteristike te shqiperise nga Jugu e deri ne Veri.
ciao


Postuar nga GENTI_the_KING datė 18 Shtator 2004 - 22:16:

sa seriozisht e paske marre moj lela .mgjthate un jam dakort me ty po r me shume kam shkruajtur ashtu per gallate

te pershendes dhe te ftoj te ham ndonje pajat me trahana


Postuar nga arsona datė 19 Shtator 2004 - 01:43:

peshk me brume

Merrni peshq per numrin e personave qe do pergatisni, lyhejini me me leng limoni dhe kripe dhe kalohini ne miell. Pergatisni nje brum te ngjashem me brumin e petullave qe permban miell, veze, uje e kripe. pasi ti keni kaluar peshqit ne miell futini ne brum dhe lyhejini nga te dyja anet. Skuqini ne vaj te nxehte nga te dyja anet. Hmmmmm sa i mire qe behet me ate lekuren si kerrce. Pastaj per servje peshku zakonisht pelqen pjatancen e bukur te zbukuruar me disa asortimente te tjera qe mund te ndodhen. Mos harroni dhe goten e veres. Ju befte mire

Shefe arsona


Postuar nga durrsake_topolake datė 19 Shtator 2004 - 11:03:

Re: peshk me brume

Citim:
Po citoj ato qė tha arsona
Merrni peshq per numrin e personave qe do pergatisni, lyhejini me me leng limoni dhe kripe dhe kalohini ne miell. Pergatisni nje brum te ngjashem me brumin e petullave qe permban miell, veze, uje e kripe. pasi ti keni kaluar peshqit ne miell futini ne brum dhe lyhejini nga te dyja anet. Skuqini ne vaj te nxehte nga te dyja anet. Hmmmmm sa i mire qe behet me ate lekuren si kerrce. Pastaj per servje peshku zakonisht pelqen pjatancen e bukur te zbukuruar me disa asortimente te tjera qe mund te ndodhen. Mos harroni dhe goten e veres. Ju befte mire

Shefe arsona


arsona eshte recete e sigurte kjo? se kam hall mos po bejme ndonje lemsh:p
nejse po e provojme njehere


Postuar nga Lela_Dr datė 22 Shtator 2004 - 14:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha etniku78?
sa seriozisht e paske marre moj lela .mgjthate un jam dakort me ty po r me shume kam shkruajtur ashtu per gallate

te pershendes dhe te ftoj te ham ndonje pajat me trahana



Flm shume Etniku edhe se nuk me pelqen shume trahanaja, nuk te vjen keq qe une te haj dicka tjeter, sepse me verte qe nuk me pelqen fare....
Po sa humorist i lezetcem qeke ti re?????
NA paske shkruajtur sa per gallate, por ne ketu po flisnim seriozisht, dhe po ndihmonim disa njerez qe jetojne vetem duke i dhene disa receta nga gjellet karakteristike shqiptare..........
Ciao ciao te uroj nje dite te mbare
Lela


Postuar nga arsona datė 22 Shtator 2004 - 18:17:

Wink Re: Re: peshk me brume

Citim:
Po citoj ato qė tha durrsake_topolake

arsona eshte recete e sigurte kjo? se kam hall mos po bejme ndonje lemsh:p
nejse po e provojme njehere



haha po durrsake po e sigurt. me thuaj si doli nese e gatove? se kur i ben arsona huu te bie ne koke hahaha ( bej shak)


Postuar nga GENTI_the_KING datė 22 Shtator 2004 - 23:08:

DO KISHA SHUME DESHIRE T'JU NDIHMOJA POR UNE NUK DI TE GATUAJ.
MEGJITHATE PSE NUK LEXONI NDONJE LIBER GUZHINE ?
ATY KA SHUME GJERA QE MUND T'JU NDIHMOJNE.

HAJT PRA TUNG .....................................
DHE MOS ZGJIDHNI GJELLET ME YNDYRE SE JU SHENDOSHIN.


KUSH DO PASTICE ?


Postuar nga Niqua datė 27 Shtator 2004 - 11:00:

Trojan thuje ati amerikanit ja ka fute kot se guzhina amerikane ashte e njoftun vetem per Burgers (fast food only) prandaj jan nga 1 kintalit,,,,,,,,,, ''rice and beans'' ashte ushqim spanjoll......... mos me u ngaterru me te huajit thuje Mish e Lakna sma merr mendja se i perdore kush pervec na,,,, biles kur i gatun mama jeme thrrasin kumshit the Halth Departament prej eret.


Postuar nga ESHI datė 28 Shtator 2004 - 00:17:

hahahahahaDreqe Mish e Lakna s'ma merr mendja se i perdor kush pervec nesh,,,, biles kur i gatun mama jeme thrrasin komshit the Halth Departament prej eret

hahahahahahah o Zot sa kam qesh. It's true.


Postuar nga Niqua datė 28 Shtator 2004 - 00:43:

hahahahahahahaahah ESHI per kryt tem era e Laknave con vdeknin prej vorrit


Postuar nga sarandaebukur datė 29 Shtator 2004 - 03:53:

KOSI

MOS JA MERRNI PER KEQ ETNIKUT, KOSI ESHTE SHUME I USHQYESHEM, KA PROTEINA DHE PAK YNDYRE E NUK TE LEN TE SHTOSH NE PESHE. GJYSHJA IME JETONTE NE SARANDE KOSIN E BENTE VETE DHE MBLIDHTE LAKRA TE EGRA NE MAL I ZIENTE I HIDHTE VAJ ULLIRI E LIMON, PESHK DETI TE FRESKET DHE JETOI 94 VJECE. KUR ERDHEM NE AMERIKE MEZI U MESUAM ME SHIJEN E USHQIMIT AMERIKAN, ZARZAVATET, FRUTAT NUK E KANE ATE SHIJEN E VENDIT TONE RUSHI, PJESHKAT, FIQTE ETJ.

TAVE ME PATELLXHANE

1KG PATELLXHANE
3-4 DOMATE
DJATHE SIPAS DESHIRES
HUDHRA
RIGON KRIPE PIPER
1. SKUQEN PATELLXHANET DHE, PASI TE FTOHEN PAK, PRITEN NE FETA.
2.NE NJE PJATE HIDHET DJATHI I THERMUAR ME HUDHRA E PIPER.
3.NE NJE TAVE VENDOSET NJE SHTRESE ME PATELLXHANE, HIDHET SIPER DJATHI ME HUDHRA E PIPER, PERSERI PATELLXHANE E KESHTU ME RADHE.
4.GRIHEN DOMATET, PERZIHEN ME RIGON DHE HIDHEN SIPER PATELLXHANEVE.
5.FUTEN NE FURE DHE PIQEN ME NGADAL TE 3OO
PINI DHE NJE GOTE KOS TE HOLLUAR ME PAK UJE OSE NJE GOTE DHALLE.


Postuar nga Niqua datė 03 Tetor 2004 - 13:37:

per kosin

booooooooooo mu me duket kosi si qumesht i prishun se kam dite se bahen tan kto gjana me kos,,,,,hajt se do vi e ta provoj se kumshi te kam,,,,,,,,,,, Sarandabukur te puthi shum. pacim


Postuar nga gagaci datė 22 Nëntor 2004 - 00:04:

Japrak: gjethe te fresketa hardhie, oriz, mish te grire dhe ereza. Ca te hash.... lepini gishtat... Iiiiiiiiiiiiiiiiiii s'paska mo, kaq shpejt i marut e )


Postuar nga wydra datė 22 Nëntor 2004 - 20:48:

uaa, sa teme e kendeshme (une vdes per te ngrene )

Une di nje gjelle qe deri tani s'e kam hasur ne asnje vend tjeter, madje dhe neper shqiperi s'eshte shume e njohur (gjelle permetare) keshtu qe mbase eshte autoktone (nuk e di a eshte ne greqi apo turqi)

Pula me Arra!

Ne e kemi tradite qe e bejme per vit te ri, bashke me byrekun me mish (brenda ne byrek mami fsheh nje pare argjendi, tava rrotullohet, atij qe i bie parja do ket fat tere vitin )

Behet keshtu:

Pula zihet e pastaj futet ne furre e piqet mire.

Shtyp arrat e qeruara ne havan. Merr 1 luge gjalpe dhe e skuq ne tenxhere, i hedh 1 luge miell i skuq sa te zverdhet. I hedh lengun e pules (2 filxhane caji) dhe e le te valoje. Hedh arrat e shtypura tek "llaci", i hedh piper, kripe dhe i trazon me luge druri deri sa te marrin nje vale. Njekohesisht i hedh dhe disa hudhra te shtypura dhe mbasi hiqet nga zjarri hidhet nje e verdhe veze duke e trazuar ne nje drejtim.
Trashesia e gjelles (dmth eshte shume e lengshme, apo eshte me shume ne forme llaci) varet nga preferencat. Ne e bejme te trashe, disa e bejne gati si supe.

Serviret ne pjate bashke me copen e pules se pjekur.

Eshte te lepish gishtat!


Postuar nga durrsak datė 31 Dhjetor 2004 - 03:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha wydra
uaa, sa teme e kendeshme (une vdes per te ngrene )

Une di nje gjelle qe deri tani s'e kam hasur ne asnje vend tjeter, madje dhe neper shqiperi s'eshte shume e njohur (gjelle permetare) keshtu qe mbase eshte autoktone (nuk e di a eshte ne greqi apo turqi)

Pula me Arra!

Ne e kemi tradite qe e bejme per vit te ri, bashke me byrekun me mish (brenda ne byrek mami fsheh nje pare argjendi, tava rrotullohet, atij qe i bie parja do ket fat tere vitin )

Behet keshtu:

Pula zihet e pastaj futet ne furre e piqet mire.

Shtyp arrat e qeruara ne havan. Merr 1 luge gjalpe dhe e skuq ne tenxhere, i hedh 1 luge miell i skuq sa te zverdhet. I hedh lengun e pules (2 filxhane caji) dhe e le te valoje. Hedh arrat e shtypura tek "llaci", i hedh piper, kripe dhe i trazon me luge druri deri sa te marrin nje vale. Njekohesisht i hedh dhe disa hudhra te shtypura dhe mbasi hiqet nga zjarri hidhet nje e verdhe veze duke e trazuar ne nje drejtim.
Trashesia e gjelles (dmth eshte shume e lengshme, apo eshte me shume ne forme llaci) varet nga preferencat. Ne e bejme te trashe, disa e bejne gati si supe.

Serviret ne pjate bashke me copen e pules se pjekur.

Eshte te lepish gishtat!



Me rrofsh moj goc se me knaqe me ate recete, kisha koh pa hanger gjell se edhe sja them me gatu por me te vertete qe me doli klas fare. Me vjen keq qe nuk te ruajta pak por gjithsesi me bere qe te shijoj gjellen tradicionale Shqiptare. Rrofsh sa gjyshja ime goc.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 27 Janar 2005 - 00:39:

Pule me arra

Mos ia ke dhene dhe Hayatt hotel ate receten se aty e kam ngrene per here te fundit.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 28 Janar 2005 - 03:53:

Gjelle me lakrra

Mos u mburr shume me ate gjellen me lakrra ti se ka dhe me keq. Shko dil ndonjehere nadej nga azija (South Corea psh) dhe do ta shohesh cdo te thote gjelle me lakrra. E kane si Italjonet makaronat. As Home land Security nuk ka ci bene.
Sikur nuk lexova njeri te shkruante per gjellen me Preshe (prasi), Sa shpejt e paskeni harruar. (koka me tas, BARKU ME PRAS, kembet me adidas, thonin per tironsit ne kohen e Enverit). Shyqyr zoti qe ketej nga north america eshte shtrenjte e nuk na vete mendja me e honger mo.


Postuar nga misterioz datė 20 Shtator 2006 - 22:36:

Petulla te ngrohta.

.


Postuar nga cambridge datė 13 Tetor 2006 - 07:08:

Rakż (Turkish rakż IPA: [rakɯ]) is an anise-flavored apéritif that is highly popular in Turkey and is often associated with the country. It is produced by twice distilling either only suma or suma that has been mixed with ethyl alcohol in traditional copper alembics of 5000 lt volume or less with aniseed.[1] It is similar to several kinds of alcoholic beverages available in the Mediterranean and parts of the Balkans, including pastis, sambuca, ouzo, tsikoudia, tsipouro, and mastika. The general consensus is that all these liqueurs preceded arak, a similar arabic liqueur, but it remains a theory. In the Balkans, however, Raki refers to a drink made from distilled grapes or grape skins and pips, similar to Italian Grappa.[2]


Postuar nga cambridge datė 13 Tetor 2006 - 07:15:

Mish me nerden!
Boze!


Postuar nga cambridge datė 13 Tetor 2006 - 07:24:

Salep!
Burani!

S'po me kujtohet emri......do pyes gjyshen! E gjeta: Kabuni!!!!

Ka pas edhe buke me caj edhe me djathe......edhe shpesh.


Postuar nga honeybunny11 datė 24 Tetor 2007 - 14:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha cambridge


Ka pas edhe buke me caj edhe me djathe......edhe shpesh.




Shume e shijshme persheshi me caj dhe djath. E mrekullushme


Postuar nga honeybunny11 datė 24 Tetor 2007 - 14:28:

Gjithashtu gjelle tradicionale shqiptare qe se seboj ta ket shtet tjeter eshte Dolla (nga Vlora), tav me kos (nga elbasani) te cilen receten e saj egjeta ne nje xhelemende grek si ÅėģšįóÜķ ōįāį (perkthehet :tav elbasani), as keto nuk mund ta rrefuzojn prejardhen e kesaj gjelle ha ha.


Postuar nga Ornela datė 11 Janar 2008 - 17:20:

Re: Etniku

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_Dr
O Etniku po c'ja fut kot re......
Gjella karateristike shqiptare qenka persheshi me kos........
Kushedi ty te paskan dhene me henger vetem pershesh me kos ne shqiperi sepse gjellet tipike nuk i njifke fare.......
Informohu me shume per ushqimin shqiptare oK???????
Ciao pra



hahahahaha me shkrive lela, hera pare qe po te lexoj me pak nerva dhe per ē'fare?? pershesh me kos hahahaahhaha :p :p


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 11 Janar 2008 - 17:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha honeybunny11
Gjithashtu gjelle tradicionale shqiptare qe se seboj ta ket shtet tjeter eshte Dolla (nga Vlora), tav me kos (nga elbasani) te cilen receten e saj egjeta ne nje xhelemende grek si ÅėģšįóÜķ ōįāį (perkthehet :tav elbasani), as keto nuk mund ta rrefuzojn prejardhen e kesaj gjelle ha ha.


PO TE KORIGJOJ PAK .. "Dollmė ose Dollma".. dhe behet mire, kur kulaci piqet ne saē.. .. kuptohet qe te shoqerohet me kaposh deti.. , sepse lengu i kaposhit e ben me te shijesheme ..

p.s: un do shtoja ne zonen tone eshte dhe "Arapashi" me miell misri..un e pelqej shum sidmos kur behet me zorre shelegu.. ca te hash.. ose ose "Revanija".. po une kam me qef kur eshte "Reshedi"...emmmmm(A).... yhyyyyyy sa kohe kam pa ngren arapash


Postuar nga Lela_Dr datė 11 Janar 2008 - 19:08:

Re: Re: Etniku

Citim:
Po citoj ato qė tha Ornela


hahahahaha me shkrive lela, hera pare qe po te lexoj me pak nerva dhe per ē'fare?? pershesh me kos hahahaahhaha :p :p



hahahahahah jo mi jo se s'jam aq me nerva....s'i ke pare akoma ato te vertetat...
Por ne fakt persheshi me kos, eshte ushqimi im i preferuar kur bej diete
hahahahhaah Kiss U


Postuar nga doli datė 31 Janar 2008 - 04:01:

tav Kukurec me qep te njoma

ca te hash eshte!
i thoj amerikonve e anglezeve ta provojn njer


Postuar nga Ornela datė 31 Janar 2008 - 08:15:

Re: tav Kukurec me qep te njoma

Citim:
Po citoj ato qė tha doli
ca te hash eshte!
i thoj amerikonve e anglezeve ta provojn njer




  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 209 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.