Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Indrit datė 26 Nëntor 2004 - 13:53:

Pershendetje!

Me pelqejene menyren se si e atriboni Zotin duke e zveshur ate nga cilesite njerezore.
Por shume njerez duke u nisur nga nje llogjike qesharake mundohen qe zotin ta nenshtrojne perpara ligjeve njerezore.
Shikoni cfare pyetje ben miku i dikujt ketu ne forum pas nje debati te vogel.Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi?

Miredita!
Fillimisht dua te them se e besoj Zotin me gjithe zemer dhe besoj se ai me krijoi ne formen me te bukur.
Nderkohe qe po dialogoja me nje shok timin mbi ceshtjen e krijimit ai me tha qe nuk besonte se egziston nje krijues.
AI midis te tjerash me tha:
Ju me thoni se cdo gje ka nje shkak pra, ndertesa deshmon se ka nje ndertues, piktura deshmon piktorin, gravura gravuesin... etj.
Po ashtu ju pohoni se perpikmeria ne natyre dhe krijimi i cdo gjeje deshmon egzistencen e Krijuesit qe i thoni Zot.
Deri ketu tamam, po a nuk me thoni ju atehere se kush e krijoi kete krijues?
A nuk eshte kjo llogjike qe perdorni nje argument kunder jush?

Atehere te nderuar po te ishit ne kete pozite so do te pergjigjeshit ju?
Miqesisht Fati.


Nderkohe qe kjo eshte nje pergjigjie qe ngjan shume me mendimet qe ju shprehni ketu me siper.

I themi Mikut tend qe Pyetja jote ėshtė e gabueshme - nė tė nuk ka asnje kontradite pėr pohimin tonė. Ti, sė pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atė, duke ia nėnshtruar Krijuesin ligjeve tė cilat dominojnė nė botėn e krijesave. Kjo sofistika jote thuaj i ngjan kukullave tė cilat lėvizin me ndihmėn e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen (kurdisen)nė rrafshin e lėvizjes sė tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bėrė, lėviz sipas parimit tė zemberekut. Sikur, me ndonjė rast, tė ishte e mundur t’u thuhet kukullave se njeriu lėviz me vetveten, do tė pėrgjigjeshin se kjo ėshtė e pamundur, sepse nė botėn e tyre ēdo gjė lėviz me ndihmėn e zemberekut. Kėshtu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur nė botėn vetjake ku ēdo gjė qė ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin tė kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.

Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti nė veprėn e tij Kritika e mendjes sė pastėr ka zhvilluar idenė se me mendje nuk mund tė pėrfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrės sė saj, mendja i arrinė vetėm partikularitė ndėrsa ėshtė e paaftė tė kuptojė tė ekzistuarit absolut siē ėshtė ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmė Zotin me ndėrgjegje (damīr) e jo me mendje (‘akl). Dėshira jonė pėr drejtėsi ėshtė dėshmi e ekzistimit tė sė drejtės, sikur qė ėshtė etja pėr ujė dėshmi pėr ekzistimin e ujit.

Aristoteli shumė mė herėt ka shtruar njė varg tė tėrė shkaqesh duke thėnė: karrigia ėshtė nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara ėshtė nga mbjellėsi, qė nė fund tė tregojė se si numėrimi i tillė i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parė. Shkakun i cili nuk ka nevojė pėr shkak, lėvizėsin i cili nuk ka nevojė pėr lėvizės, krijuesin i cili nuk ka nevojė pėr krijues, qė i pėrgjigjet tė kuptuarit tonė tė All-llahut xhel-le shanuhu.

Ibni Arebiu konsideron se nė pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet pėrgjigjur. Zoti e dėshmon ekzistimin dhe ėshtė jokorrekte me ekzistim tė dėshmohet Zoti. Drita e dėshmon ditėn e jo e kundėrta...

All-llahu nuk ka nevojė pėr dėshmi, sepse Ai ēdo gjė e dėshmon. All-llahu shfaqet nė ligjet, rendin, bukurinė dhe normat, nė gjethin e drurit, pendėn e palloit, krahun e fluturės, erėn e trėndafilit, kėngėn e bilbilit, lidhshmėrinė e yjeve, nė simfoninė e kozmosit. Sikur tė thonim se e tėrė kjo ėshtė krijuar rastėsisht, do t’i pėrngjanim njeriut i cili konsideron se me vetė hedhjen e shkronjave nė ajėr, prej tyre mund tė krijohet vargu nė tė cilin do tė gjenim njė poezi tė Shekspirit, do tė thotė poezi pa poet.

Kur’ani na liron nga shkoqitjet e kėtilla me njė dėshmi mjaft tė qartė dhe tė saktė:

"Thuaj: Ai All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė. As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė". (El-Ihlās, 1-4).


kjo teme gjendet ketu:http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=6777
cdo te mire.


  Gjithsej 435 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.