Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
levizjet e syrit dhe imazhi ne tru
Cod. B20072006
losto,me mire se e shpjegon ai linku nuk ma merr mendja se do e gjeje kund tjeter:
me pak fjale te gjithe "fajin" e ka retina sepse pasi kalon nje shpejtesi e caktuar nuk eshte me ne gjendje qe te beje nje "snapshot" qe do ti dergohet trurit per perpunim...permend edhe rastin e trenit qe nese ti nuk ndjek drejtimin e levizjes se ambientit jasht trenit (qe i bie te eci ne drejtim te kundert te levizjes se trenit) atehere imazhi eshte aq i shpejte sa nuk arrijme te kemi nje forme komplete dhe nje perpunim te te gjithave formave,ngjyrave te objekteve qe jane jasht...por nese e shoqerojme ate drejtim jemi ne gjendje te dallojme disa nga ato forma... (me pak fjale mungon nje pike referimi per te arritur te karakterizosh objektin)
levizjet e syrit si pasoje e koordinimit te muskujve dhe sinjaleve qe vijne pas perpunimit nga truri (sinjale uditiv kryesisht) jane precize dhe shume te shpejta,keshtu qe kalimi i shikimit nuk le asnje shenje ne retine...dhe kjo shkakton ate "bllokim" qe thua ti...
por,me kete pyetjen tende me ben te shtoj 2 pyetje:
pyetja nr.53
kur jemi ne tren dhe jemi duke lexuar,arrin nje moment qe na merren mend.ka mundesi te kete ndonje lidhje me rastin qe pyeti losti (e them kete duke pasur ndermend qe informacionet nuk mberrijne tamam ne tru).pse shkaktohet dhimbja e kokes?
pyetja nr.54
kur shohim me nje sy nuk arrijme te shohim thellesine nje objekti (me pak fjale formen 3D)...si eshte e mundur dhe cfare ndryshimi sjell shikimi me te dy syte qe ben te mundur kuptimin e kesaj karakteristike?
nderkohe,te shofim iher pyetjen 52
ok,edhe nje pyetje tjeter
pyetja nr.55
e keni vene re qe femijet kur jane te vegjel e kane zakon qe cdo gje qe kapim me dore e fusin ne goje..edhe kembet kur i mberrijne tek goja
si eshte e mundur?eshte gje ndonje menyre qe te kuptohet se me cfare objekti kemi te bejme?
kjo pyetje me erdhi tek po shihja nje program tek "Discovery Channel" sot per femijet e vegjel dhe i shihja qe kapnin pellusha,rrotacilze e ca tu vinte ne dore ene direkt e afronin te goja
provoni afroni faqen iher edhe shifni ca ju bojn
per pyetjesn 55
Cod. C20072006
Me duket shume interesante pyetja 55. Nje shoqja ime ka nje vajze te vogel 7 muajshe dhe ajo cdo gje qe kap e fut ne goje. Pikerisht dje po e mbaja ne krahe dhe ajo iu afrua aq afer fytyres time dhe pastaj donte te fuste ne goje patjeter varsen time dhe ia doli. Imagjinoni qe varsja ime eshte shume e shkurter...
U bera kurioze dhe tani bera nje kerkim te shpejte dhe kexova dicka tek ky siti: http://www.americanbaby.com/
When Your Baby Puts Everything in His Mouth
Why baby puts things in his mouth -- and how to keep them out!
By Claire Lerner, LCSW
Why does my baby put everything in his mouth?
Babies putting things in their mouths, otherwise known as mouthing, is not only normal, but also signals a growing interest in the world around them. In the first year, children explore their surroundings through their senses -- seeing, touching, hearing, smelling, and tasting. The more they explore, the more they learn.
While your baby is learning to master his hand movements -- reaching, grabbing, and swatting -- he's not yet so adept at using his fingers. So when a baby grasps what he desires and wants to investigate further ("Is it soft or hard? Can I eat it? Does it make a sound?"), this often means putting it in his mouth. Mouthing helps babies learn all about different shapes and textures. They also learn what feels good and tastes good, and what doesn't -- so your child will only mouth a wool blanket once.
Me falni qe po behem pertace dhe nuk po e perkthej.
[
perkthimi i shkrimit te Hope
Cod. B21072006
Hope (shef tiiii,qeka shkrimi i pare qe paske bere ),me lejo ta perkthej ate qe ke shkruajtur pak a shume:
pse vendos foshnja im cdo gje ne gojen e tij?
foshnjat qe vendosin gjerat ne goje, nuk jane vetem normale,por tregojne edhe sinjale per rritjen e interesit per boten qe i rrethon.ne vitin e pare,femijet eksplorojne ambientin qe i rrethon me ane te shqisave te tyre: shikim,prekje,degjim,nuhatje dhe shijim.sa me shume qe te eksplorojne aq me shume mesojne.
nderkohe qe foshnja eshte dume mesuar me perdorur levizjet e duarve mire (dmth me mberrit dicka,me e rremby,dhe swatting )ai akoma nuk eshte i mire ne perdorimin e gishtave.kshu qe kur nje femije kap dicka qe kerkon dhe do te kuptoje me teper rreth atij sendi (psh a eshte i bute a i forte,mund te hahet apo jo,a ben zhurme apo jo),shpeshhere e ben duke e vendosur ne goje.ky veprim i ndihmon femijet qe te mesojne gjithcka rreth formave dhe perberjes.ato po ashtu mesojne ate qe ka shije te mire dhe ate qe nuk ka...prandaj nje foshje ka per te futur vetem nje here te vetme nje batanije ne goje
me pak fjale faqa i pelqen
pak a shume ky eshte perkthimi...nese kam bo nei gabim ma korregjoni.
Hope,shum faleminderit per pergjigjen
ndihmee
kush m`jep i "tip formule"si me arrit me pas i cun ,se e kom i goce .
flm shum
ore po pse kaq kernace de ,kom lexu ca leteratura po thashe se mos ndihmo no njoni ,me shprhje me t`thjeshta.
ore ju lagjia ketej e mjeksise sot ne tv degjova se ne indi kishte lindur nje bebe me nje sy ne mes te ballit dhe skishte hunde
si shpjegohet ???!!!!
ps.:p :p :p :p mos valle egzistojne cikllopet
Mor, ca ka ndodhur ketu? Paskan shku te gjithe me pushime me duket...
Citim:
Po citoj ato qė tha eric darven
ore ju lagjia ketej e mjeksise sot ne tv degjova se ne indi kishte lindur nje bebe me nje sy ne mes te ballit dhe skishte hunde
si shpjegohet ???!!!!
ps.:p :p :p :p mos valle egzistojne cikllopet
Citim:
Po citoj ato qė tha eric darven
ore ju lagjia ketej e mjeksise sot ne tv degjova se ne indi kishte lindur nje bebe me nje sy ne mes te ballit dhe skishte hunde
si shpjegohet ???!!!!
ps.:p :p :p :p mos valle egzistojne cikllopet
61. Si shkaktohet dhimbja e kokes? Cfare ndodh ne koke (per nga ana e reaksioneve, nervave etj) nderkohe qe ke dhimbje koke? Dhe cila eshte substanca me efikase per te lehtesuar dhimbjen?
62. Cila eshte diferenca mes dhimbjes "normale" te kokes dhe migrenes?
Ishalla nuk jam apsajt me pergjigjen time :)
Cod. A09092006
Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
52.
isha ne nje presentation sot, ku njerit nga prezantuesit i mekej goja... dhe me lindi pyetja.. a i meken edhe mendimet ketyre, dmth kur mendojne (dhe dihet qe njeriu mendon duke folur brenda vetes) a i meken mendimet??
ose qe ta bej pyetjen me te pergjithshme.. cfare ndodh, pse meken disa njerez, pse levizin kur duan te nxjerrin ndonje germe qe mezi e thone... a ka terapi/sherim??
Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
51.
kam degjuar qe truri e bllokon syrin (dmth bllokon percjelljen e informacionit) gjate kohes kur ky i fundit eshte ne levizje, per te menjanuar efektin e vizave (njelloj sikur marrim fotografi dhe aparati leviz). Pyetja eshte thjesht: A eshte e vertete kjo? A ka mundesi ndokush te na jepte ndonje te dhene dhe shpjegim me te sakte? Flm.
dicka me teper mbi pyetjen 52
Cod. B09092006
per punen e mekjes se gojes (pyetja 52) une kam pare nje program tek Discovery Channel ku nje doktor per te kuruar nje person (ky ishte rast ekstrem fare sepse kur i kerkonte te thonte fjalen Miami, mbushej edhe me djerse tek mundohej ta thonte) i vendoste nje kufje ne vesh dhe i jepte te lexonte nje shkrim...me pas heren e dyte qe e lexonte paisja ne vesh ja perseriste fjalet pak kohe para se ai ta lexonte...rezultatet ishin fantastike!
di qe eshte ne nje fare menyre edhe e trashgueshme dhe njoh personalisht nje rast qe nena ishte e tille (edhe pse e ka me te dobet) dhe te dy femijet e saj si djali edhe vajza filluan te flisnin ne te njejten menyre. ka lindur edhe nje femije te trete dhe eshte afersisht 1 vjec. 2 femijeve te pare i eshte shfaqur rreth moshes 3-4 vjec (raste te vecante nese mendohet qe ne 85% te rasteve shfaqet pas moshes 10 vjec). te shof tani nese edhe ky do ta filloje apo jo si dhe nese do ti shfaqet ne te njejten kohe apo jo!
me sa pashe ne internet qenka 3 llojesh:
forma tonike: muskujt e interesuar rrijne te kontraktuar per nje kohe te gjate.
forma klonike: rrokje qe perseriten ne menyre te vazhdueshme para se ta thote fjalen te gjithen.
forma e perzier: perzierje e 2 formave te mesiperme!
mbi pyetjen 54
Cod. A11092006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja nr.54
kur shohim me nje sy nuk arrijme te shohim thellesine nje objekti (me pak fjale formen 3D)...si eshte e mundur dhe cfare ndryshimi sjell shikimi me te dy syte qe ben te mundur kuptimin e kesaj karakteristike?
pyetja 54 plotesimet
Cod. A13092006
ok,gjeta informacione me te detajuara per pyetjen 54...(me te thene te drejten edhe ca si teper...nuk po arrij dot te gjej fjalet e duhura ne shqip ) pra thame qe kemi 2 imazhe qe vijne nga syte dhe qe kane nje ndryshim te vogel si pasoje e pozicionit te syrit dhe sasise
se informacioneve qe bien ne retine.aftesia qe ka truri qe te shohe ne menyre 3 dimensionale quhet shikim stereoskopik...dhe qe te ndodhi ka nevoje qe informacionet qe vijne nga syte te jene pak te ndryshem...dmth duhet te kete nje pabarazi horizontale ndermjet 2 imazheve (fiks fare sic e bejne syte)...keto informacione perfundojne ne zonen V1 qe eshte edhe zona vizive primare. disa nga neuronet e zones V1 jane specifike per kete pabarazi horizontale te imazheve (disa neurone punojne me mire kur stimuli eshte afer,disa kur stimuli eshte larg). por nuk eshte vetem zona V1 qe ka neurone te ndjeshem ndaj kesaj pabarazie. zona V2 dhe V3 dhe zona mediotemporale kane neurone qe bejne po te njejten pune...me pak fjale neuronet per kete karakteristike jane disi te shperndare neper keto zona. jane pikerisht keto neurone qe analizojne trashesine e objektit. dhe jo vetem kaq...jane te rendesishem qe te rregullojne shikimin ne baze te largesise se objektit (kur eshte afer syte afrohen qe te arrijne te rregullojne objektin ne retine, dhe largohen kur objekti eshte me larg)
mbi kete pabarazi retine bazohet edhe shikimi i stereogrameve!
qenka nje semundje qe quhet anjozi e thellesise se hapesires ku pacienti nuk arrin te dalloje trashesine e objekteve qe sheh...cfare do gjeje qe i nxjerr perpara i duket komplet e sheshte...problemi qendron ne demtime te zonave te ndryshme te trurit (nuk eshte vetem kjo lloj anjozie). per kete karakteristike zona me e mundshme qenka zona 18 dhe 37 e hemisferes se djathte...
per cilindo qe kerkon me shume,kapitulli i perceptimit te levizjeve,formave dhe dimensioneve, libri "Principet e Neuroshkences" i Erik Kandelit...nje nder librat me te mire qe mund te jene sot per sot ne qarkullim
me pyetjen 54 une kam mbaruar
Cod. A14092006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
ok,pyetje tjeter: pyetja 58
e keni vene re qe ne shume raste kur sheh nje person qe hap gojen (si per ti ardhe gjume), si menyre instiktive ben te njejtin veprim. ka ndonje shpjegim shkencor kjo gje?
Enigmaaaaa...po ku je mi goc se me thave syte ...ene ca e do mendoja se e kishe marre inat kete zone
me jep i dore ketu se po bohen pyetjet mal
ej,ke degjuar gje per arsyen se pse te dhemb koka kur je duke udhetuar ne tren dhe nderkohe je duke lexuar ndonje liber?te jete thjesht nje mungese e nje pike referimi?
gjithsesi,ka pyetje te tjera per tu gjetur pergjigjen
mir se erdhe!
p.s: ej,MP nuk merr me ti?
Kam une nje pyetje, por nuk di cfare numri i bie.
Cfare ndodh tamam kur bllokohet qafa nga te ftohtet? P.sh. kur nuk kthen dot koken nga njera ane ose kur nuk e anon dot. Eshte pune nervash apo muskuli? Cfare ftohet tamam dhe pse ndodh ky reaksion? Cfare funksioni mund te kete nga ana natyrale nje gje e tille?
pyetja 53 shtime
Cod. B15092006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja nr.53
kur jemi ne tren dhe jemi duke lexuar,arrin nje moment qe na merren mend.ka mundesi te kete ndonje lidhje me rastin qe pyeti losti (e them kete duke pasur ndermend qe informacionet nuk mberrijne tamam ne tru).pse shkaktohet dhimbja e kokes?
Kam ca kohe qe nuk jam futur ketej,
Tani qe u futa nuk po e kam fillin se kush eshte pyetja e fundit dhe cilat jane akoma pyetjet pa pergjigje.
Nejse me duket se veshtiresia e pyetjeve po rritet dhe si pasoje anetaret qe nuk studjojne mjeksi nuk mund te pergjigjen.
Do te ishte mire, besoj, nese do te kishte edhe pyetje te lehta te cilave mund ti pergjigjej edhe nje person me nje diplome te shkolles se mesme!
Dr_Devil, eshte e vertete qe ndonje pyetje mund te jete e veshtire, gjithsesi do kete edhe pyetje te lehta...normalisht qe nje pjese e pyetjeve behet nga anetaret vete dhe ne ato raste nuk eshte qe kerkohen shume detaje ne shpjegim...dmth mund te behet shpjegimi ne menyren sa me te lehte! per nje pjese, pergjigjet mund te gjehen edhe duke kerkuar ne internet, me pak fjale eshte si tip stimuli per te kerkuar ne internet dhe me ate rast mund te gjehet edhe ndonje e re e fundit...me pak fjale nuk eshte puna vetem ti gjehet pergjigja pyetjes
per sa i perket pyetjeve, deri tek pyetja 54 ka pasur nga nje pergjigje (hiq pyetjen 40 qe nuk ka pasur nje pergjigje te kenaqshme ).po ashtu edhe pyetja 58 qe i eshte pergjigjur Enigma...deri tani jemi tek pyetja 63 (pyetja e fundit e fajtorit)...
63.
Cod. C15092006
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Kam une nje pyetje, por nuk di cfare numri i bie.
Cfare ndodh tamam kur bllokohet qafa nga te ftohtet? P.sh. kur nuk kthen dot koken nga njera ane ose kur nuk e anon dot. Eshte pune nervash apo muskuli? Cfare ftohet tamam dhe pse ndodh ky reaksion? Cfare funksioni mund te kete nga ana natyrale nje gje e tille?
Vetem tek virusi qe s'me kish shkuar mendja.
Po atehere si ka mundesi qe ndodh me shpesh kur fleme zbuluar ose dicka e tille? Pse na kane mesuar qe eshte si tip ftohje? Po kur keput mish cfare ndodh faktikisht?
dhimbja muskulare ne qafe
Cod. A16092006
hmmm...ke te drejte,ne keto raste shpjegimi i nje infeksioni viral nuk do qendronte sepse ajo dhimbje zhvillohet ne nje kohe mjaft te shkurter...
atehere,nese e kam mire parasysh per cilen zone po flet,kemi te bejme me muskulin e trapezoid (i thone kshu ne shqip apo jo? ) qe merr inervim nga muskuli i 11 dhe nga deget C3 dhe C4 te nervave qe dalin nga zona e qafes...gjithsesi dhimbja per cilendo arsye te jete do trasmetohet nepermjet ketyre muskujve dhe si pasoje do kete dhimbje te qafes dhe nje bllokim te levizjeve te saj...tani tek arsyet qe mund te jepnin dhimbje te ketij muskuli nuk jane vetem infeksionet virale,por edhe situata stresi, aktivitete te ndryshme fizike qe kerkojne nje pjesemarrje te atij muskuli, pozicione te ndryshme qe merr trupi dhe qe e vendosin nen presion ate muskul...dhe ajo qe ndoshta mund te shpjegoje edhe pyetjen tende, ndryshime te medha klimatike...por ama mekanizmin te detajuar nuk e di dhe me duhet ta kerkoj...normalisht qe mundesia me e madhe eshte qe te jete nervi ai qe e detyron muskulin te qendroje ne nje gjendje te kontraktuar e nderkohe trasmeton dhimbjen ne cdo sekond...
shpresoj te kete qene nje pergjigje e pjeseshme...te ploten akoma nuk e di!
hajt se me kete ritem sipas nje llogarie te shpejte dhe te perafert, na duhet nja 5 vjet ta mbarojme kete teme.
nuk e di per ju te tjeret, por per vete pas 5 vjetesh sido qe te jem, kudo qe te jem do te hyj dhe ta kontrolloj iher..
good luck
diferenca
64--Ej ku qendron diferenca nga ana sintomatologjike dhe endoskopike e retokolitit ulceros e morbus CROHN.
65-- kush eshte shkaku i rritjes se izoluar te hemoglobines( pa asnje alternim tjeter enzimatik te melcise ose organi tjeter) ne gjak?
pyetja 59 pergjigje
Cod. A23092006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 59
si eshte e mundur qe sa here teshtijme na mbyllen syte?
Re: diferenca mes Krohn dhe Rektokolitit
Cod. A29092006
Citim:
Po citoj ato qė tha zila
64--Ej ku qendron diferenca nga ana sintomatologjike dhe endoskopike e retokolitit ulceros e morbus CROHN.
pyetja 66: nje nenpyetje e fajtorit qe ishte perpara...
Cod. B29092006
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Po kur keput mish cfare ndodh faktikisht?
falenderim
falenderoj ns-6 per pergjigjen e sakte.
o zila,po ate pyetjen e dyte moj...nuk e di sa here qe e kam lexu por akoma nuk po arrij ti jap nje forme pergjigjes ...neiher them me vehte nese ka dashe te thoje bilirubine...pastaj them me vehte,ska mundesi,pytja eshte e ndertuar ne formen e vet me klasike...si me e thone ma thjeshteeee...nuk ja di pergjigjen ...por kam ndermend ta gjej :p
Re: diferenca
Citim:
Po citoj ato qė tha zila
65-- kush eshte shkaku i rritjes se izoluar te hemoglobines( pa asnje alternim tjeter enzimatik te melcise ose organi tjeter) ne gjak?
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
arsyet pse dalin lotet
Cod. C04102006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 60
pse dalin lotet?dmth ka raste qe dalin kur jemi te gezuar,te mallengjyer,ka raste kur jemi te merzitur etj...cili eshte shkaku ose mekanizmi qe con ne daljen e tyre?
shkaktaret e lotimit tek qepa
Cod. A07102006
ej,e dini cfare mesova gje te fundit?qe pilokarpina perdorej per diagnozen e fibrozicistikes...thashe qe ajo stimulonte gjendrrat e loteve.pervec tyre stimulon edhe ato te djerses.pikerisht nje stimulim i tille bente qe te dilte djersa dhe kesaj pastaj mund ti matej perqendrimi i joneve klor per te bere diagnoze
eeee nejse,se dolem prej teme :p
ku e lame?ah,po,per cfare duhej klasifikimi i mesiperm?
e thjeshte fare.tani dihet se lloje lotesh jane dhe shkaqet pse dalin.filluar nga kjo mund te kerkohen shkaktaret qe si rezultat te fundit do kene stimulimin e gjendrrave te loteve dhe mundesisht ne receptoret mus***** duke qene se ato ishin qe stimuloheshin edhe nga pilokarpina...
duke qene se ato te emocioneve duhet te jene nje lomsh i vertete po filloj me ate te qepes qe te shpjegoje shkakun e loteve nga irritante...
si gjithmone interneti ka shume pergjigje nese dihet se ku kerkohet...
ato qe gjeta une ishin keto:
shkaktar i loteve sipas disa kerkuesve angleze ishte sulfuri dhe nga kjo erdhi edhe ideja e rritjes se qepeve ne nje toke pa squfur...squfuri duke u volatilizuar (kur pren qepen) shkon dhe irriton syrin dhe shkakton lotimin...
e nderkohe qe anglezet merren me prashitje,japonezet shkojne me thelle...shume me thelle,ne ADN
analizat e gjenomes se qepes,japonezet gjeten qe nuk ishte allinazi qe shkaktonte lotimin e syve por nje tjeter enzime qe deri ne ate moment ishte e panjohur dhe qe i ishte dhene emri "faktor i lotimit".nga ana tjeter,allinazi ishte shkaktare e shijes se qepes keshtu qe nuk mund te beheshin eksperimente me modifikime te ketij gjeni sepse do hiqej shija...
pra keto jane shkaktaret e lotimit te syve per sa i perket qepes...per ate gjenin e dyte nuk po arrij dot te gjej info te tjera!
per sa i perket shkaktarit te 3... mund ta nisim kerkimin duke thene qe inervimi i gjendrres lakrimale vjen nga nje berthame lakrimale qe eshte e pozicionuar pak me poshte ures, ne pjesen e poshte te trurit,para se te filloje palca kurrizore (shpresoj te kem qene i kuptueshem)...tani mjafton te kerkojme se cilet berthama ose zona te tjera te fundit shkarkojne ne ate zone dhe mund te gjejme nje pergjigje te mundshme...ajo qe na intereson me shume eshte te dime nese ajo berthame ka lidhje apo jo me amigdalen,pjese e sistemit limbik qe eshte pergjigjese edhe per ndjenjat...
Re: shkaktaret e lotimit tek qepa
interesante!
lotet nga emocionet
Cod. A12102006
hmmmm...tek nje skeme qe kam para sysh,del qe berthama lakrimale nuk merr shkarkime nga amigdala por mendohet qe stimujt emocionale te perfundojne fillimisht ne lobin frontal (ne nje menyre qe nuk dihet mire akoma) dhe pastaj qe atje te kalohen ne berthamen lakrimale qe pastaj mund te percoje stimujt drejt gjendrrave lakrimale.
per sa i perket arsyes se pare,ajo vjen si nje forme refleksi qe fillohet nga kornea vete,ose retina dhe con ne ate dalje sasie te vogel lotesh qe nevojitet qe te mbaje kornean te laget si dhe ta mbroje nga ndonje infeksion i mundshem bakterial.
mungesa e loteve mund te coje ne nje thatesire te korneas dhe ne nje kohe te shkurter mund te kemi edhe carje te asaj shtrese te jashtme dhe qerrim!me kete une per vehte i jap fund pergjigjes se pyetjes 60...
ok,tani e kane rradhen pyetjet e keilas:
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
61. Si shkaktohet dhimbja e kokes? Cfare ndodh ne koke (per nga ana e reaksioneve, nervave etj) nderkohe qe ke dhimbje koke? Dhe cila eshte substanca me efikase per te lehtesuar dhimbjen?
62. Cila eshte diferenca mes dhimbjes "normale" te kokes dhe migrenes?
Pyetja 68: ne cilen faze te gjumit mendohet se enderrojme?
Cod. A25102006
Gjumi ka 4 faza plus nje faze qe quhet REM (Rapid Eye Movements). Endrrat mendohet se shikohen ne fazen REM. Matjet elektroencefalografike tregojne se ne kete faze ka shkarkime elektrike qe fillojne ne trungun e trurit (midbrain) dhe ngjiten lart ne thalamus per te perfunduar ne kore (cortex). Keto quhen pons-geniculo-lateral spikes.
Cfare e karakterizon fazen REM eshte nje diskutim i gjate dhe tani nuk kam kohe ta spjegoj. Megjithate mbani mend se kur nje person mbetet pa gjume ka tendencen qe te rekuperoje me se shumti kete pjese te gjumit. Nje person qe nuk fle prej disa ditesh kalon shume shpejt ne fazen REM dhe gjatesia e kesaj faze rritet per te kompensuar ditet qe nuk ka fjetur ne kete faze. Nje eksperiment interesant eshte bere duke ndaluar njerezit te kalojne ne fazen REM. Me pak fjale sapo kalonin ne REM i zgjonin. Efektet e ketij eksperimenti nuk i mbaj mend, duhen kerkuar.
Pyetja 70: Pse njerezit (dhe kafshet flene)? Cfare funksioni ka ky fenomen qe na merr 30% te jetes (mendo 8 ore ne dite)?
Idete jane te shumta, por misteri i gjumit nuk eshte zbuluar. Nje nga lidhjet me direkte ka te beje me sistemin imunitar. Eshte vene re se njerezit nje renie drastike te sitemit imunitar kur nuk flene. Nese ju ka qelluar te rrini pa gjume ndonjehere do e keni pare se pas pak ditesh pagjumesie ju dalin kollaj pucra ose infeksione te vogla (qe per mendimin tim vijne prej renies se sitemit imunitar). Sidoqofte mbani mend vetem se njeriu vdes me shpejt nga pagjumesia sesa nga uria. Gjithashtu kini parasysh se gjumi ka lidhje me oren biologjike, pra me gjithe mbarevajtjen ditore. Nje kerkim interesant ne Universitetin e Torontos tregon se ka nje spostim te ciklit te gjumit tek adoleshentet, te cilet behen me shume "late persons" (spostojne oraret e jeteses me vone). Nderkohe edhe te rriturit mund te ndahen ne "early persons" dhe "late persons". Tani, kjo preference reflektohet ne jete, pasi "late persons" jane me te irrituar gjate paradites dhe japin maksimumin pasdite. E njejta gje vlen anasjelltas. Keshtu qe gjumi nuk eshte vetem gjume, ju influencon kusurin e jetes.
gjumi?
gjumi eshte nje shplodhje e cdo qelize te trupit dhe e trurit . ja pra pse vdes njeriu me shpejt nga gjumi se nga uria, se pa gjum trupi nuke duron dot ate lodhje te tejskajshme per aq shume kohe sa mund te duroj stomaku .
pergjigja e pyetjeve 61 dhe 62 (1)
Cod. A28102006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
61. Si shkaktohet dhimbja e kokes? Cfare ndodh ne koke (per nga ana e reaksioneve, nervave etj) nderkohe qe ke dhimbje koke? Dhe cila eshte substanca me efikase per te lehtesuar dhimbjen?
62. Cila eshte diferenca mes dhimbjes "normale" te kokes dhe migrenes?
pergjigja e pyetjes 61 dhe 62 (2)
Cod. B28102006
per sa i perket reaksioneve te ndryshme qe ndodhin,ketu mund te kerkojme ndihme nga farmakologjia...mund te shohim se ku veprojne ilacet si metasegidi,sumatriptani etj dhe te mendojme mekanizmin qe mund te jete shkaktari i dhimbjes se kokes:
terapija me e thjeshte per hemikranian eshte ai i perdorimit te FANS (ilaceve antinfiamatore jo steroide) si nimesulidi,aspirina etj si dhe pushim dhe mundesisht ne nje ambient sa me me pak ndicim qe te mos sjelle bezdisje.
duke menduar qe FANS veprojne ne prodhimin e prostaglandinave,atehere mund te themi qe ne formimin e dhimbjes! jane disa lloj prostaglandinash qe shkaktojne nje zgjerim te eneve te gjakut (sme kujtohen se cilat shkronja ishin se jane 3-4 cope nese nuk gabohem ) si dhe marrin pjese ne percimin e dhimbjes qe shkarkojne teper ne tru dhe shkaktojne dhimbjen e kokes.
pastaj kemi ilacet te tjera si metasergidi dhe sumatriptani (ka edhe te tjere sidoqofte por keto jane me te perdorshmit dhe ky i fundit eshte edhe me i aferti qe eshte prodhuar dhe ka me pak efekte kolaterale).te dy keto veprojne mbi receptore te serotonines dhe te dy jane bllokues te ketyre receptoreve (antagoniste). ndryshimi ndermjet tyre eshte receptori ku veprojne: metasergidi vepron mbi receptoret 5-HT2 kurse sumatriptani tek 5-HT1 (5-HT eshte per 5 hidroksitriptaminen qe njihet ndryshe edhe si serotonina)...pa shkuar me teper mund te themi qe eshte serotonina ajo qe merr pjese me formimin e dhimbjes tek migrena.eksperimentet tregojne kemi nje shtim te metaboliteve te saj ne momentet e krizave dhe se ilacet qe veprojne mbi receptoret e saj jane shume te mire per te ndaluar keto dhimbje...serotonina eshte nje tkurres enesh gjaku qe gjendet me shume tek trombocitet (qelizat qe marrin pjese ne mpiksjen e gjakut) por edhe ne qeliza te tjera...
ka edhe ilace te tjera qe japin efekte per krizat e hemikranias si propanololi,amitriptilina,pizotifene etj
pergjigja eshte pergatitur bazuar edhe mbi konsultimin e librit te farmakologjise te Rang-Dale
who's next?
per pyetjen 70,kam degjuar qe gjumi ka nje rol te rendesishem ne formimin e memories...gjate gjumit fshiheshin te dhenat qe nuk duheshin kurse ato te rendesishmet kalojne ne "arkive" qe do te ruhen per nje kohe me te gjate...kete gje e kam degjuar kohet e fundit!
po le nje pyetje ne valle nderkohe:
pyetja 71 si eshte e mundur qe eret e keqe qe kemi vete i ndjejme me pak kurse ato te personit tjeter i ndjejme me shume.psh nese marrim eren e gojes,edhe nese na vjen ere te keqe nuk e ndjejme shume,kurse ate te dikujt tjeter,e dallojme direkt.ka ndonje shpjegim?
nje shtese per pyetjen 61
Cod. A01112006
gjeta edhe dicka tjeter mbi ato qe mund te jene shkaktaret e migrenes:
mendohet se mund te kete nje rol te vetin edhe gjenetika duke qene se disa lloj migrenash kane nje karakter familiar (pra mund te kete nje karakter te trashegueshem).ne 1996 u gjet nje gjen qe sherbente per trasportimin e kalciumit mes qelizave cerebrale,qe ishte pergjegjes per nje forme te rralle migrene familiare.nese ky gjen nuk funksiononte,shkaktonte ndryshime te perqendrimit te kalciumit qe ka nje efekt mbi funksionimin e disa neurotrasmetuesve,mosfunksionimi i te cileve eshte lidhur me formimin e atij tipi migrene...
pyetja 72
Cod. A03112006
po terheq nje pyetje nga nje teme tjeter (medical science) qe ka bere fajtori dhe pergjigjen e dhene asaj...
pyetja 72
QUOTE]Po citoj ato qė tha Fajtori
Kam nje pyetje. Pse kur hame shume veze na bejne alergji. Ku qendron ajo substanca qe shkakton alergjine? Cfare spjegimi filogjenetik ka kjo, dmth pse natyra ka zhvilluar dicka te tille?
[/QUOTE]
jane 3 perberje qe quhen ovoalbumina,ovomucina dhe ovotrasferina qe mund te stimulojne sistemin imunitar dhe ndonjehere shkaktojne alergji.grada e stimulimit ka lidhje me sasise e substances.ne nje veze qe skuqet,probabiliteti i alergjise ulet me 70% sepse,pervec ovomucines qe eshte rezistente,te tjerat shkaterrohen nga nxehtesia...
Pergjigjia e pyetjes 71
Cod. A05112006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Pyetja 71: si eshte e mundur qe eret e keqe qe kemi vete i ndjejme me pak kurse ato te personit tjeter i ndjejme me shume.psh nese marrim eren e gojes,edhe nese na vjen ere te keqe nuk e ndjejme shume,kurse ate te dikujt tjeter,e dallojme direkt.ka ndonje shpjegim?
bresheri pyetjesh te reja: pyetjet 73,74,75
qe kishin qene gjonat kaq te komplikuara sma kishte prit mendja ...me te vertete shume interesante keto qe ke shkruajtur Fajtor!
ok,meqe kohet e fundit po me pelqeka roli i atij qe pyet po shtoj nei pyetje tjeter dhe pastaj do mundohem ti gjej pergjigjen ndonjeres nga ato qe kam hedh me para...jo per gjo,por pergjigjet gjehen...halli te parashtrosh pyetjet
pyetja 73
populli jone eshte mesuar te thote qe kur te ze lemza, eshte dikush qe te mendon (ta thom te drejten kam degju nje rast te nje personi qe ka pase lemze per gati 60 vite me rradhe pa ndalim nese nuk gabohem...se kush e paska mendu aq gjate se morr vesh )...pyetja qe doja te beja nuk eshte nese kjo thenie eshte e vertete apo jo por ne menyren se si shkaktohet lemza.pra,cfare eshte lemza (anglisht i thone hiccups nese nuk gabohem ne shkrim) dhe si formohet ajo?
pyetja 74
situate me acaruese se sa te digjesh me hislla (disa i thone hithra,qe te me kuptojne se cfare dua te them)nuk ka...nuk osh halli kur te djeg doren ose ne krah...halli eshte kur digjesh me nei vend te keq (ato qe kane pare "Grey's Anatomy" 2nd season me kuptojne se cfare dua te them )...po cfare e ben hithren te jete direkt ne gjendje te shkaktoje ate skuqje te zones si dhe ate ndjenjen e kruajtjes?
pyetja 75
kujt i ka qelluar qe nena,baba ose motra e ku ta di une, ti thote te mos haje kos me peshk sepse mund te shkaktoje helmim (intoksikim alimentar)...kjo gje eshte legjende metropolitane (beh,po e quaj keshtu :p) apo ka ndonje baze ne mjeksi?
hmmmm...une per vete skom mo pyetje...dmth...iher per iher se ma vone si dihet ...tani du me ju kthy pyetjes 67 dhe 69 qe te plotesohen 70-shja e pare!ka nenjoni nei ide per ato dyja?
count down...-926...
pergjigja e pyetjes 67
Cod. A10112006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 67
cfare efektesh kane ultratingujt ne trupin e njeriut?
pyetja 76
ah,po se desh harrova...per kuriozet eshte kjo pyetja:
pyetja 76
besoj e keni vene re qe shkrimi AMBULANCE mbi ambulancet eshte i shkruajtur mbrapsht...di ndokush te me thote se pse kjo gje?
hajd se tek kjo pyetja ska shkence...thjesht kuriozitet :p
per raste urgjencash, nese nuk e ndijne sirenen ata qe e kane ambulancen mrapa, mund ta lexojne ne pasqyre mbare.
Ne fakt asnjehere se kam kuptuar pse jane kaq budallenj. Truri mesohet autmatikisht te llogarise qe pasqyra eshte mbrapsh. Kush eshte aq budalla qe te vazhdoje te lexoje parc ne pasqyre sikur te ishte nje liber? Me ka qelluar disa here te lexoj shkrimin se prapthi (si zakonisht) dhe si gjeja kuptimin. Pastaj kur e ktheja mbrapsh me rezultonte "AMBULANCE".
P.s. Ne Itali pastaj fjala fillon e mbaron me A, keshtu qe te hidhesh perpjete nuk e gjen nga fillon AMBULANZA ne pasqyre.
pergjigja e Izoldes eshte e sakte (beh,nuk kisha dyshim per kete gje)
da vinci shkruante nga e djathta ne te majte dhe me germa te mbrapsh, tamam si puna e ambulances.. studiuesit i kane lexuar shkrimet e tij duke perdorur pasqyra...
dhe me kete rast po mendoja qe pyetja 76 ne te vertete duhet te ishte si me poshte..
cili eshte shkaku qe disa njerez jane te djathte dhe disa te majte (kuptohet s'po flasim per polike ).. a dihet qendra ne tru qe e kontrollon kete fenomen.. etj etj.. si, qysh, tek,.. ndodh... ?
jo vetem kaq, por duket qe edhe sallaksit ndahen ne dy kategori, a) ata qe shkruajne normal (nga e majta ne te djathte) dhe b) ata qe shkruajne si da vinci...
po te doni quajeni 77..
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.