Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Anglez (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=173)
-- Premier League 2011-2012 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18486)


Postuar nga Akrobati datė 26 Tetor 2011 - 18:32:

Premier League 2011-2012

Sir Alex Ferguson: Humbja 6-1 ndaj Manchester City-t dita me e keqe ne historine time te futbollit

Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson ka pranuar se humbja e skuadres se tij 6-1 ndaj Manchester City-t ka qene dita me keqe ne karrieren e tij te futbollit.

Humbja e pabesueshme eshte hera e pare qe nga viti 1930 qe Manchester United ha gjashte gola ne shtepi dhe ka shenuar humbjen me te keqe ne shtepi qe pas humbjes 5-0 ndaj Manchester City-t ne vitin 1955.

“Ishte nje dite e keqe, dita jone me e keqe” ka thene Sir Alex per Sky Sport. “Por do ta marrim veten perseri, kjo eshte sfida”

“Gjeja qe me shqetesoi me se shumti ishte numri i golave te shenuar. Diferenca e golave ishte 10, keshtu qe ishte nje goditje e madhe per ne, sepse nuk i dihet nese diferenca e golave do te ndikoje. ”

“Vitet e shkuara kjo gje ka qene ne favorin tone, por ne kto momente nuk eshte.”

“Ne do te reagojme, nuk kam asnje dyshim per kete. Eshte nje rezultat i persosur per te reaguar pasi te gjithe jane te turperuar per ate qe ndodhi sot dhe kjo do te ndikoje.”

Une ndjehem i zhgenjyer. kjo eshte humbja ime me e keqe, ehde si lojtar nuk mbaj mend te kem humbur ndonjehere nje loje 6-1, por edhe kjo eshte nje sfide per mua.

“Ne janar do te jemi ne rregull, zakonisht ne marrim nje goditje gjate rruges por ecim mire ne pjesen e dyte te sezonit dhe besoj se keshtu ka per te ndodhur perseri.

Lojtaret e Sir Alex u mposhten nga 2 gola te Mario Balotellit, 2 gola te Edin Dzenko, dhe nga nje gol i shenuar prej David Silvas dhe Sergio Aguero.

Mbrojtesi Jonny Evans eshte denuar me karton te kuq ne fillim te pjeses se dyte per shkak te nje nderhyrjeje qe beri ndaj Balotelli-t, dhe Sir Alex beson se largimi i tij nga loja ka bere nje diference te madhe.

“MEndoj se Kartoni i kuq ka luajtur nje rol te madh ne kete dneshje.” ka thene 69-vjecari.

“Ne 25 minutat e para te ndeshjes ishim shume mire dhe po dominonim ndeshjen. Sigurisht ata shenuan golin e pare dhe kjo ishte nje goditje per ne, por fitorja ishte ende e arritshme ne ate situate.

“Denimi i Jonny Evans ishte shkaterruese per ne dhe pas saj ne kemi vazhduar te sulmojme. Ne natyren e Manchester United kjo eshte gje e mire por kur rezultati arrin ne 4-1 atehere mbrojtesit duhet te thone “Mjafton per sot”

“Por ne kembengulem te sulmonim, dhe sulmuesit e tyre ishin te efektshem tre kunder dy mbrojtesve. Ishte loje e cmendur.

“Mendova se me pervojen qe kemi marre, vecanerisht me Rio Ferdinand dhe Patric Evra, do ta kishin kuptuar, por ata te gjithe kane vazhduar te sulmojne.”

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...e-te-futbollit/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.