Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=181)
-- Humb jetėn njė komando shqiptar, tjetri nė gjendje kome (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18561)


Postuar nga F_xhunior datė 21 Shkurt 2012 - 00:04:

Humb jetėn njė komando shqiptar, tjetri nė gjendje kome

(E plotėsuar) Dy komando shqiptarė janė sulmuar sot nė Afganistan. Ngjarja ėshtė regjistruar nė Kandahar, nė orėn 15:05, ku nė drejtim tė komandove tė Kontingjentit “Eagle-4”, ėshtė hapur zjarr prej efektivėve tė policisė afgane, sic njofton ministria e Mbrojtjes.

Prej sulmit u raportua fillimisht se mbetėn tė vrarė Kapiten Feti Vogli, 31 vjeē nga fshati Shpat i komunės Baldushk nė Tiranė dhe specialisti i armatimit Aleksandėr Peci 23 vjec nga Lekbibaj i Tropojės, por pak orė mė vonė u deklarua se Peci ndodhej nė vdekje klinike, duke lėnė tė hapura shpresat se ai edhe mund tė mbijetojė.

Ministria shqiptar i Mbrojtes sqaron se ngjarja ka ndodhur nė fshatin Robat 2, nė Kandahar ku Grupi i 1-rė Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe njė grup nga Bat.2-38 CAV, janė sulmuar teksa ishin nė mision patrullimi.

Ata kishin detyrė tė patrullonin dhe siguronin jetėn e “personelit tė shėrbimit tė inteligjencės dhe USAID-it”, tė cilėt po zhvillonin njė takim pėr tė bėrė tė mundur hapjen e dy shkollave dhe njė qendre shėndetėsore nė kėtė fshat. Por papritur, nė drejtim tė tyre ėshtė hapur zjarr nga efektiva tė policisė lokale.

Po sipas njoftimit tė ministrisė, gjatė shkėmbimit tė zjarrit janė plagosur 3 ushtarakė, njė ushtarak i njė vendi aleat dhe dy ushtarakė tė Kontingjentit “Eagle-4".

Ndėrkohė qė mėsohet se janė arrestuar 11 policėt afganė, qė hapėn zjarr nė drejtim tė efektivave tona.

Kjo ėshtė hera e parė qė njė komando shqiptar, pjesė e misionit paqeruajtės tė NATO-s humbin jetėn nė Afganistan. Komadot ishin pjesė e misioni tė forcave paqeruajtėse “Eagle 4″ i cili ėshtė nisur pėr nė Afganistan mė 16 janar 2012. (Balkanweb)

Vriten 2 komando shqiptarė nė Afganistan

Dy komando shqiptarė janė vrarė pas njė sulmi qė ka ndodhur gjatė ditės sė hėnė nė Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes sė Shqipėrisė njofton se ngjarja ka ndodhur nė Kandahar, nė orėn 15.05, pas njė zjarri tė hapur nė drejtim tė komandove tė Kontingjentit “EAGLE-4”, prej efektivėve tė policisė afgane.

Bėhet e ditur se komandėt e vrarė janė, kapiten Feti Vogli dhe specialisti i armatimit Aleksandėr Peci, tė cilėt fillimisht morėn plagė tė rėnda, ndėrsa mė pas humbėn jetėn nė spital.

Kjo ėshtė hera e parė qė dy komando shqiptarė humbin jetėn nė misionet paqeruajtėse nė Afganistan.

Sipas njoftimit paraprak tė ardhur nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, bazuar nė raportin e dhėnė nga Komandanti i Kontingjentit “EAGLE-4” N/Kolonel Behar MARA, tė trupave shqiptare me mision nė Afganistan, thuhet se ngjarja ndodhi nė njė fshat tė Kandaharit.

“Sot sipas orės lokale nė 15:05 nė fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rė Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe njė grup nga Bat.2-38 CAV, gjatė kryerjes sė detyrės, “Patrullim dhe sigurim i personelit tė shėrbimit tė inteligjencės dhe USAID-it”, me mision, kryerja e njė takimi, pėr tė bėrė tė mundur hapjen e dy shkollave dhe njė qendre shėndetėsore nė kėtė fshat, papritur nė drejtim tė tyre ėshtė hapur zjarr nga efektiva tė policisė lokale (sipas tė dhėnave paraprake ėshtė hapur zjarr nga 5 armė automatike (Aut.Mod.56) dhe njė mitraloz i lehtė. Gjatė shkėmbimit tė zjarrit janė plagosur 3 ushtarakė, njė ushtarak i njė vendi aleat dhe dy ushtarakė tė Kontingjentit “Eagle-4”, thuhet nė njoftimin e lėshuar nga ministria shqiptare.

Mė tutje bėhet e ditur se komandanti i Grupit tė 1-rė Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandėr Jak PEĒI (specialist armatimi nė kėtė grup), kanė marrė plagė tė rėnda dhe kanė ndėrruar jetė nė spitalin Rol 3 nė Kandahar.

Ndėrkaq, grupi nė detyrė, ka bėrė arrestimin e 11-tė policeve afganė, tė cilėt kanė hapur zjarr nė drejtim tė efektivave shqiptare.


Marrė nga Gazetaexpress


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.