Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 » Trego 181 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Soundtracks - Kolonat zanore te filmave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15877)
Citim:
Po citoj ato qė tha Roi
Meqe filmat shqiptare kohet e fundit jane bere vertet me pikatore, dhe aq me pak qe pothuajse nuk ekzistojne kolonat zanore e filmave shqip,po postoj kete nga filmi Koha e kometes ! Film qe s'kam pare,por duke qen qe eshte nje bashkpunim i huaj,nuk duhet te jete keq !
Kenga,hec mo,tipike pop-folk ballkanase...pastaj nga nje e fisit Ismajli nuk mund te priten perla...
Koha e kometes - Zanfilla Ismajli
Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Po deshe te humbasesh 2 ore te jetes e ne fund te mendosh qe si gjithe te tjeret dhe ky film eshte per kosh plehrash shikoje
Situata dhe ngjarje qe te lene ne ankth dhe pasqyrime karakteresh njerezore qe te bejne te mallengjehesh dhe te vleresosh edhe me shume ate se cfare ke. Nje film horror qe mbyllet me nje mesazh kuptimplote : " Nena eshte Perendi ne syte e nje femije".
Silent Hill
Muzika: Jeff Danna & Akira Yamaoka
Danzel Washington per mua eshte i parrezistueshem. Mjafton te jete ai ne film dhe une do kem per detyre te ngulitem para TV. Te ky film ai eshte nje detektiv John Hobbes, i cili ve si qellim vetes te mposhte demonin Azael edhe nqs cmimi do te ishte vete jeta e tij. Jeta e perditshme na ka mesuar qe midis luftes se perjetshme midis te mire dhe te keqes, e mira nuk fiton gjithmone. John Hobbes ishte ai qe tregoi se njeriu mund te vdese edhe per idealet e tij, per njerezit e tij te dashur, ne menyre qe virtytet e mira morale te lartesohen dhe e keqja te mposhtet ne menyre qe bota te clirohet nga ajo. Por fundi i filmit tregon te kunderten. E keqja vazhdon...
Fallen - Time is on my side ( Rolling Stones)
Philadelphia
E kam ripare para dy netesh ne fakt dhe meqe tani jam duke degjuar kengen mendova qe e ka vendin te kjo teme. Pervec kastes se autoreve ,skenarit ,problematikes qe trajton qe ne vitet '90 ishin ne kulmin e tyre, mesazhit qe jep ky film , muzika eshte nje element qe e ben te pavdekshem.
Street of Philadelphia - Bruce Springsteen
Ps: I Love you
Eshte nje film i pershtatur nga romani me te njejtin titull shkruar nga Cecilia Ahern. Per te disaten here me ka pelqyer me shume libri se sa filmi , aq me teper qe kolona zanore ka qene krejt e ndryshme nga ajo c'ka une kisha krijuar ne mendjen time. Filmi ka disa ndryshime te vogla ne krahasim me librin dhe skena finale nuk me pelqen.
P.S. I Love You - Galway Girl
http://www.youtube.com/watch?v=zKIl-v18mgo
Secret window
Nje film i pershtatur nga novela e Stephen King " Secret window, secret garden". Filmi te ve perpara skenave te dyfishta dhe dyshimet qe te krijohen gjate filmit te vene ne ankth per fundin e historise. Personalisht nuk kam ndonje simpati te vecante per Johnny Depp ,por eshte nje film interesant.
Muzika: Philip Glass ^ Geoff Zanelli
Citim:
Po citoj ato qė tha Katilesha
Secret window
Nje film i pershtatur nga novela e Stephen King " Secret window, secret garden". Filmi te ve perpara skenave te dyfishta dhe dyshimet qe te krijohen gjate filmit te vene ne ankth per fundin e historise. Personalisht nuk kam ndonje simpati te vecante per Johnny Depp ,por eshte nje film interesant.
Muzika: Philip Glass ^ Geoff Zanelli
Ky eshte nje film qe daton ne 2002 ne fakt dhe une e kam pare te pakten 2 here por ma kujtoj sot nje kanal TV lokal qe po e ritrnasmetonte.
Kompozitori i kolones zanore John Williams.
Catch me if you can
Vetem nje kompozitor si Francis Lai mund te ishte adapt per kete film qe ka ne qender te tij aventurat seksuale te nje vajze gjate pushimeve te saj.
Bilitis soundtrack
Gjithsej 19 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 » Trego 181 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.