Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datė 11 Prill 2003 - 04:07:

3. Krijimi i Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar

Duke marrė parasysh rėndėsinė e madhe qė kishin kėrkimet gjeologjike per zhvillimin e zgjerimin e industrise sė naftės, asaj minerale dhe te material ndertimit, si dhe pergatitjen e disa specialisteve shqiptare ne lemin e gjeologjise, Keshilli i Ministrave me date 31 gusht 1952 mori vendimin per krijimin e Sherbimit Gjeologjik te Shqiperise- Drejtoria e Pergjithshme e Gjeologjise me cikel te plote dhe me strukturat perkatese jashte Ministrise se Minierave, por ne vartesi te saj. Para shėrbimit gjeologjik u shtruan detyrat e ngutshme zbulimi dhe zgjerimi i rezervave nė vendburimet dhe minierat qė ishin nė shfrytėzim dhe rreth tyre pėr sigurimin e prodhimit dhe rritjen e tij: tė naftės, bitumit, qymyrit, kromit, bakrit; kėrkimin dhe gjetjen e objekteve tė tjerė, tė lėndėve tė para, tė material ndėrtimit etj; si dhe kryerjen e kėrkimeve hidrogjeologjike pėr sigurimin me ujė tė pijshėm tė qyteteve e qendrave tė banuara. Drejtoria e Pergjithshme gjeologjike u organizua dhe filloi veprimtarine e saj te plote mė 1 nėntor 1952, Drejtor i Pergjithshem u emerua Zihni Sinoimeri, kryegjeolog Eshref Pumo i cili 18 dhjetor 1952 kakoi nė Institutin e Lartė Politeknik pedagog dhe Kryetar i Degės sė Gjeologjisė, nendrejtor per anen ekonomiko-administrative Mimi Zhapa dhe kryetar i Deges Gjeologjike Luan Peza. Ne janar 1955 kryetar i Deges Gjeologjike u emerua Teki Biēoku, kurse Luan Peza kaloi pedagog ne Degėn e Gjeologjise te Institutit te Larte Politeknik. Ne maj 1955 Drejtor i Pergjithshem i Gjeologjise u emerua Zenel Hamiti, ndersa Zihni Sinoimeri u be kryegjeolog i Drejtorise se Pergjithshme. Nė kėtė kohė nė degėn gjeologjike kanė punuar teknikėt Dhimitėr Karanxha, Petro Kati, Asti Papa dhe Vangjush Temo, tre tė parėt nė vitin 1955-1956 u larguan pėr tė vazhduar studimet e larta.
Me kompletimin dhe forcimin e Sherbimit Gjeologjik te Shqiperise, sipas nje letre konfidenciale tė kėmbyer midis dy Qeverive, asaj Sovjektike dhe Shqiptare, duke filluar nga 1 korriku 1954 te gjitha ekspeditat gjeologjike, kaluan plotesisht nen drejtimin tekniko-administrativ te Drejtorise se Pergjithshme tė Gjeologjisė, ndėrsa specialistet e huaj punuan per te dhene ndihme teknike ekspeditave dhe ekipeve gjeologjike shqiptare. Nė vitet e para shumica e ekspeditave janė marrė me zbulimin dhe zgjerimin e minierave dhe vendburimeve, ku vazhdonte nxjerrja e mineraleve dhe me pak me kerkimin dhe hapjen e perspektives, nė disa raste ato janė marrė edhe me detyrat e sherbimit gjeologo-markshederik te minierave.
 Ne dhjetor te vitit 1954 prane Drejtorise se Pergjithshme te Gjeologjise u ngrit laboratori kimik, qe bente analizat e kromit e te bakrit, me nje grup te vogel kimistesh me pergjegjes Piro Totozani. Ne fillim te vitit 1955, me ndihmen edhe te specialisteve sovjetike, filloi zgjerimi i laboratorit jo vetem me shtimin e numrit te kimisteve dhe te paisjeve e aparaturave, per te bere analizat kimike te gjithe elementeve te domosdoshem per kerkimet gjeologjike, por u ngriten edhe sektore te tjere, siē ishte ai i analizave spektrale. Ne kete kohe punonin si kimiste Manushaqe Qadhimi, Dhimiter Pinguli, Bediha Jegeni, Sahibe Mandro, Eleni Katundi dhe me analizat spektrale Llazar Pasko. Ne prill te 1955 u ngrit sektori i paleontologjise me Shaban Pinarin, dhe ai i petrografise me Injac Ndoja, bashke me muzeun gjeologjik, qe deri ne kete kohe kishin qene ne Muzeun e Shkencave tė Natyrės; gjithashtu u ngriten grupi i perpunimit te provave, i pergatitjes se shlifeve dhe anshlifeve etj. Keshtu u krijua Laboratori Qendror i Gjeologjise me drejtor Feti Sazani. Ne laborator gjate viteve 1955-1961 ne kohe te ndryshme kane punuar edhe specialiste sovjetike per analizat kimike e spektrale, per percaktimet faunistike (E.N.Mjatluk, E.A. Sudakova dhe E.A.Hramaja); per petrografine (V.Kirkinskaja, A.Veliēka, V.Batalin, B.Kriatov, Kollbanceva, V.A.Baboshin); per mineralogji, (O.V.Kruze, E.Ivanovna); per mineragrafi (E.Vaganova) etj.
Disa nga rezultatet e percaktimeve E.N.Mjatluk i ka pėrgjithėsuar dhe pershkruar ne punimet “Mikrofauna tretiēnih otllozhenji neftenosnoj plloshadi Albani” Leningrad 1955 dhe “Foraminiferi miocenovi otllozhenij NR Albanii” Tirane 1960, ndersa A. Sudakova nė “Rezultati robot laboratori mikrofauni za period s dekabrja 1955 i po julie 956” Tirane 1956. Kurse V.A Baboshin disa nga rezultatet i ka pershkruar ne artikujt “Materiale mbi petrografine e shkembinjve ultrabazike te Shqiperise Verilindore” (shkruar bashke me I.Ndojaj) Bul.USHT. seria e Shk.Nat. Nr.2, Tirane 1957, ne “Dajkajt e granitit ne Korab” (shkruar bashke me A.S Belajev) Bul. USHT. ser.Shk.Nat.Nr.2, Tirane 1958 dhe ne “Zhedriti dhe spiroliti minerale interesante nga Kami” Bul.USHT.ser.Shk.Nat. Nr.1 Tirane 1962. E. Vaganova ne “Mineralogiceskij sostav rud mestorozhdenia Kurbnesh” Tirane 1960 (shkruar bashke me A. Ēina).
 Ne tetor 1955 Keshilli i Ministrave shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjeologjise, dhe mori vendimin per zgjerimin e kerkimeve gjeologjike dhe forcimin e Sherbimit Gjeologjik. Nder te tjera u vendos qe Drejtoria e Pergjithshme e Gjeologjise te shkeputej nga Ministria dhe te kalonte ne vartesi te drejtperdrejte te Keshillit te Ministrave dhe te merrej me kerkimet e studimet gjeologjike perspektive, te cilat do te zgjeroheshin dhe fuqizoheshin. Ndersa me minierat dhe vendburimet qe ishin ne shfrytezim do te merrej sherbimi gjeologo-markshederik i Drejtorise se Minierave ne Ministri, me kryegjeolog Xhafer Lesha, si dhe sherbimi gjeologjik kantieral ne Kombinatin e Naftes ne Kuēove me kryegjeolog Servet Pasho. Megjithe kete zbulimin gjeologjik per shtimin e rezervave minerale ne disa vendburime te rendesishme si ne Bulqize, Kurbnesh e Derven, Memaliaj e Mborje Drenove e vazhduan ekspeditat gjeologjike.
 Ne janar te vitit 1956, u mbajt konferenca e pare gjeologjike e Shqiperise, ne te cilen u diskutuan rezultatet e kerkimeve gjeologjike te arritura gjate viteve 1954-1955 dhe rritjen e efektivitetit te kerkimeve gjeologjike per vitin 1956 dhe per te ardhmen. Ne konference referuan duke paraqitur rezultatet e arritura te gjitha ekspeditat dhe ekipet gjeologjike, dhe ne te moren pjese te gjithe gjeologet qe punonin ne Shqiperi mbi 50 veta, shqiptare, sovjetike dhe polake; shumicen e pjesemarresve e perbenin gjeologet ruse. Nga gjeologet shqiptare moren pjesė T. Biēoku, E. Pumo, L. Peza, Z. Meko, H. Topēiu, S. Pasho, Xh. Lesha, I. Ndojaj, Sh. Pinari, F. Prenjasi, S. Dede, Z. Ēeliku. Konferenca u drejtua nga T. Biēoku i cili mbajti dhe referatin “Mbi rezultatet e kėrkimeve gjeologjike gjatė viteve 1954 – 1955 dhe detyrat pėr tė ardhmen”. Z. Sinoimeri ndodhej me sherbim jashte shtetit.


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.