Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga lorie datė 12 Shtator 2003 - 05:21:

Spleen

Nga vellimi me poezi :lulet e se keqes-les fleur du mal

Kur qielli i rende e i ulet peshon si nje sac
mbi trurin merzimadh te mposhtur nga lengata
e kur nga kupa e tij e sheshuar e bere rrafsh
buron je dite e zeze me e zymte se nata

kur toka eshte qeli perplot me lageshtire
kur shpresa si lakuriq nate perpalitet
duke rrahur muret me krahe krejt te mpire
e per tavane tere myk koka i sfilitet

kur shiu duke hedhur litare te stergjate
hekurat e nje burgu te paane imiton
e kur nje lukuni merimangash pernate
end rrjeta te kobshme ne palce te trurit tone

kambanat delikate befas i kap tmerri
dhe leshojne ne qiell nje piskame lemeri
si shpirtera endacake arratisur nga ferri
qe ia marrin kujes me kryenecesi...

dhe korba pendesterre,pa tam-tam, as muzike
parakalojne perzishem ne shpirtin gjithe merzi
e mundur shpresa qan dhe Ankthi tiranik
mbi koken e ulur ngul flamurin e zi.
Sharl Bodeler


  Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.