Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16602)


Postuar nga Fajtori datė 25 Nëntor 2008 - 13:49:

Pjesa e dyte: Nga Kosova ne Afganistan nepermjet Maqedonise

Kjo seri i jep goditjen perfundimtare kredibilitetit kosovar. Nuk ka cep te paprekur dhe aresye qe Kosova mund te ekzistoje. Kosova tregohet si foleja e bandave te UCK-se qe akoma dstabilizojne Maqedonine. Bill Klinton arriti te ndaloje pastrimin etnik te serbeve, por jo ate qe po bejne shqiptaret sot. Ushtaret e UCK-se jane myslimane qe ulerasin Allahu-Akbar ne stervitjet e tyre. Keshtu Kosova po influencohet rendshem nga fondamentalizmi islamik, aq me teper qe brenda pak viteve jane ndertuar rreth 200 xhamia, nga ku predikojne hoxhallare qe mendojne se myslimanet e zones nuk po ecin ne rrugen e islamit te vertete. Xhamite e reja po financohen nga vendet e lindjes se mesme, ndersa tregohen sesi policia serbe zbulon arsenale me arme dhe autobomba te vene nga mjekeroshe myslimane.

Ku con e gjithe kjo? Ne dokumentar kalon nga Stambolli, ku tregohen pamjet origjinale te kapjes se kamioneve me droge qe vijne nga Afganistani. Jane rreth 14 ton droge te kapura ne nje vit nga policia turke, nderkohe qe mendohet se kalojne rreth 50 ton te tjera pa u kapur. Ku shkon kjo droge? Dokumentari tregon pergjimet origjinale te karabiniereve te ROS ne Milano, me nje Kosovar (Haxhi Gashi) qe kontrollon trafikun ne Lombardi. Atehere intervistohet komandanti i karabiniereve, i cili thote se Kosova eshte nje baze magazinimi per drogen dhe konkluzioni i gazetarit eshte se... "per te kontrolluar drogen duhet kontrolluar Kosova". Ne menyre direkte gazetari cenon pavaresine e Kosoves meqe aty kalon droge, por nuk ben te njejten gje me Bullgarine dhe Greqine, edhe pse shefi i policise turke tregon se edhe aty kalojne dhjetra ton droge qe nuk kapen, perderisa Turqia sekuestron 14 ton droge ndersa shtetet e tjera ku vazhdojne rrugen kamionet sekuestrojne 100 kg gjithsej.

Dokumentari vazhdon ne Afganistan, ku akoma me keq, gazetari zbulon se trafiku i droges eshte i pranishem megjithese "kontrollohet" nga nderkombetaret. Jo vetem kaq, por prodhimi i droges eshte shumefishuar nga 3200 ton ne 2002 deri ne 8700 ton ne 2007, si per te thene qe pushtimi amerikan ka shumefishuar prodhimin e droges. Por ajo qe vazhdon njesoj ne dokumentar eshte lidhja mes fese islame dhe droges, perderisa jane talebanet ato qe prodhojne drogen dhe financojne sulmet ndaj pushtuesve italiane dhe amerikane me leket e droges.

Dokumentari mbyllet ne Afganistan me gjendjen e rrezikshme dhe jeten ne rrezik, por forca kryesore mbetet goditja qe i jep Kosoves. Pak njerezve mund ti interesoje cfare behet ne Afganistan, perderisa ka qene gjithmone nje shtet i prapambetur. Por shumica e njerezve do preket nga ngjarjet qe (sic thote gazetari) ndodhin 1 ore larg Romes. Intervistat me dy komandante policie te Italise qe tregojne krimet e Ramush Haradinaj dhe prestigjin e mafias kosovare ne arenen nderkombetare perdhosin perfundimisht aresyen e ekzistences se shtetit kosovar. Aq me teper qe dokumentari thote troc se kriminelet e kosoves sot po kontrollojne politiken (dhe ne imazhe del Hashim Thaci ne fjalimin qe shpall pavaresine e Kosoves).

Ky dokumentar duhet pare dhe njohur qe te marre pergjigjen qe meriton, sepse pas fitores se Obames ne amerike, luften mediatike shqiptaret duhet ta bejne vete. Pak mundesi ka qe amerika te mbroje imazhin kosovar nga dokumentare si ky, tani shqiptaret duhet te gjejne menyren te krijojne vete kunderpergjigjet mediatike.


  Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.