Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Azem Shkreli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=102)
-- Azem Shkreli (Poezi nga libri: Zogj dhe gurė) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2215)


Postuar nga Keni datė 18 Shtator 2003 - 23:45:

KĖNGA ME MIQ

Mos shkruani sonte poezi
As heshtjen si unė mos e shkruani
Ndizeni njė varg si qiri
Dhe zjarrin e sė pathėnės e vuani

Dėgjoni si dhemb e pathėna
E beftė, e bukur. Poezi
S'ėshtė lot i qiriut as hėna
Ėshtė push i njė etje dhe shi


KRONIKĖ

Portėn kah jugu dikush e rrahu me natė
Kėshtu zė rrėfimi nga i cili flokėt na ranė
Gujėn e tė ndjerėve ja qepėm vetes mė tė gjatė
Akti tjetėr ndodhi pa ne a s'e pamė

Tatpjetė moshės na rrodhi prapė koha mushkė
U shkund njė shekull me pupla dhe tuhamė
Grimin na mbrojtėn ushtarė tė Natos me pushkė
Paqės sė gjumtė i pimė amėshtinė, u thamė

Fiku nė fik u plak dhe molla nė mollė
Njė natė qindvjeēare njėri ndėnj e shkroi
Tė dytin libėr tė ferrit, tė bukur, tė hollė
Njė qen u gdhi me ashtin e fjalės nė gojė


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.