Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Azem Shkreli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=102)
-- Azem Shkreli (Poezi nga libri: Zogj dhe gurė) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2215)


Postuar nga Keni datė 18 Shtator 2003 - 23:47:

MALLI PĖR NJERUIUN

Ai vjen fill vetėm
Si vinė shpendėt dhe shirat
Vjen kalluar harrimt

Vjen zogu i largėt
Nga vise tė kaltra tė kujtesės
I bardhė flokut, i cemtė lotit

Nga farė e pjekur, nga plazma
Vjen e na i jep gjak gjenit

Malli pėr njeriun



SHTEGTARĖT

Fundin e udhės s'e dinė
Ata qė vajtėn
Ata qė u kishte koka udhė
Fundin e udhės e dine
Ata qė nuk u kthyen



METAMORFOZĖ

Vazhdimisht e zhveshi
Nga njė lėkurė gjarpėri
Tė mos shihej gjartpėr

Vazhdimisht e zhveshi
Secilėn lėkure gjarpėri
Mbeti krejtėsisht gjarpėr

Tani ja kėrkojnė kokėn


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.