Forumi Horizont Gjithsej 247 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 247 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- E dini se..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12111)


Postuar nga Fajtori datė 09 Mars 2007 - 02:21:

Dy kuriozitete nga Italia

Drejtesi:
Gjykata e Milanos ka denuar per here te pare nje person per turizem seksual. Behet fjale per nje 56 vjecar qe kalonte shumicen e vitit ne Tajlande, ku kryente marrdhenie seksuale me minorene. Policia e ka pergjuar kur eshte kthyer para disa muajsh dhe ka perdorur ato prova per ta akuzuar. Gjate pergjimeve pedofili thote se ka kryer marredhenie me 400 vajza te reja vitet e fundit. Ne perfundim te gjyqit prokurori kerkoi 13 vjet burg per te akuzuarin, ndersa gjyqtaret i dhane akoma me shume, 14. Ky lajm gjendet ne faqet e para te gazetave te sotme.
Duhet thene se eshte nje rast i rralle qe drejtesia te funksionoje kaq strikte, sepse zakonisht nuk preokupohet shume per minorenet qe kopulojne nga ana tjeter e oqeanit. Megjithate mund te kete influencuar fakti se trupi gjykues perbehej nga 3 femra.

Parlament:
Ju kujtohet kriza e qeverise italiane para nje jave? Erdhi sepse senati nuk aprovoi politiken e jashtme dhe fondet per ne Afganistan. Sot qeveria arriti te marre shumicen ne parlament dhe te aprovoje fondet e nevojshme. Megjithate me terhoqi vemendjen nje detaj i vogel. Grupi parlamentar i Lega Nord kishte kerkuar jo vetem te aprovonte fondet, por te shtonte akoma me shume kontigjentin ushtarak. Po prit nje sekond...

A nuk ishin legistet qe donin te nxirrnin te huajt dhe te rrinin te izoluar "ne shtepine e vet"? Atehere ci duhet qe i cajne by... te tjereve duke i shkuar ne shtepi? Ahhhh lega lega, politike fshatareske.


  Gjithsej 247 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 247 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.