Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14499)


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 13 Shtator 2007 - 20:23:

Post "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI

Po sjell ketu, poezi te shkeputura prej librit: "Imazhet kane ftohte" te poetes Suzana Zisi.
Eshte libri i saj i dyte.
Poezite e librit te saj te pare: "E bardha eshte pak", ju i keni lexuar ketu te sjella prej Indritit.
Ju uroj lexim te kendshem.




JAM PO AJO BEBE…



U linda tė martėn.
Ora 02.

Pėrballė teje
dhe njė planeti tė panjohur.
Unė-satelit-dhimbjesh,
ndiej gėrricje dhe therje
tė ngarkuara me shekuj,
minuta,
sekonda,
gdhendur prej teje nė testamentin gri,
nė trupin e lebrosur nga vitet,
bardhė-kuq-verdhė e zi.
Ende s’mė ke njohur?
Kam ndėrruar pelenat, jo fytyrėn.
Prekmė pėrsėri
si dikur,
kur Muzat m’i lėshove tė kafshonin tė uritura.
Skicoje pėrsėri buzėqeshjen,
tashmė mes rrudhave tė lehta,
qė pėrpijnė sa mundin
milimetrat - kilometra tė lėkurės sime.
Planetin qė fle brenda trupit tė irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj nė skenėn e asgjėsė, rolin e tė habiturės.
Jam po ajo bebe…
Tashmė, mė e menēur me ēmendurira,
mė e varfėr me rini.
Luaj mė mirė tragjedinė e radhės
dhe lėrmė tė vdes nė rolin tim tė martires,
zgjedhur nė akropolin e perėndive te mėshirės,
me tė vetėshpallurėn verbėri tė mosqenies,
mes ėndrrave dhe pamundėsisė
qė m’i servire ti nė pjatėn e mungesės.
Po gdhin e mėrkurė.
Qeshu!!!
Jam unė ajo e pafajshmja e orės 02.
Ishte e martė si sot, tė kujtohet?
Dhe ylberi-shtrati im, ndrinte nėn kurorėn tėnde,
si tani - kjo foshnjė e fantazisė sime
qė do vdesė pas disa sekondash.
5…Mos m’i ndaj sytė
4…………....Mė puth pėrsėri
3……………………Bekoje Muzėn
2…………………..……………Ma fal ylberin
1………………………………………….Oiiiiiiiiiiiiiiii…

Dje ish e martė
Ora 02


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 13 Shtator 2007 - 20:57:

TĖ JESH…

Tė jesh,
Duhet tė tė prekin,
Qė tė vėrtetojnė hipotezėn e rėnies dhe ringritjes…

Tė qeshėsh nėse do mundėsh,
Mes rrudhave tė thella tė pritjes,
Duke rrėzuar jargė tė lashta dhimbjesh,
Stuhi, pėrpėlitjesh.

Tė jesh,
Do tė thotė tė vjellėsh rininė nga goja e pleqėrisė,
Kujtimeve tė trishta tė rrėmosh.

T’i kėndosh kufomės tėnde psalme biblike.

Tė jesh,
Do tė thotė: Tė harrosh.


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 13 Shtator 2007 - 21:54:

CRAZY…

Si nepėrkė e etur pėr ujė dhe zjarr,
Tė jam lidhur e tėra pas trupit, nė njė pėrqafim vdekjeprurės…!
Duke lėpirė ethshėm tė djeshmen,
Rrėshqas ēmendurisht kilometrave epshndjellėse tė lėkurės…
Shaloji kuajt e psherėtimave,
Lėshoji tė rendin mbi mua…!
Mė lėr tė tė djeg me vullkane vibrimesh…!

Ringrihu prej hirit, pėr tė rishkruar legjendėn tonė tė re,
Nė pergamenė pėrqafimesh …


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 14 Shtator 2007 - 13:21:

RITUAL...

Ku ta parkoj tė kaluarėn?
Zvarritet pas meje e epshėruar,
dhe tund kėmborė tė rėnda.
Varros legjendash, lotin.

Vizatoj errėsirash mėngjesin…

Ndėrkohė qė mesdita po mbėrrin,
Mbrėmja,
e mbarsur me Djallin,
Pret tė pjellė Zotin…


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 14 Shtator 2007 - 14:37:

NDJEMĖ…FALMĖ…PĖRQAFOMĖ…

Unė
nuk tė nderova me timin emėr.
Ėshtė mbytur nė lotin e fjalės,
“poetja jote brilante”, e fėmijėrisė sime tė vogėl.
Unė, thinjat t’i shtova baba,
gabime bėra sa desha.
Me rrudhat e tua shtrirė dashurisė,
qava e qesha…

Ndjemė baba!
Nuk dita tė jem “pasqyra jote e madhe”,
shkėputur prej qiellit “sa njė gogėl”.
Falje, nuk kėrkova kur “gėnjeshtrat”,
si qilim,
mbi besimin tėnd i shtrova.
Kur vuajtjen dhe lodhjen tėnde,
gotave tė konjakut i harrova.

Sot,
kur netėt e mia,
gdhihen mbi fytyrėn e bijės sime tė njomė,
kujtoj dridhjet e tėndes zemėr.
Unė e di mirė baba,
ti, kurrė nuk mė ke mohuar,
e asnjėherė turpėruar prej timit emėr…

Edhe pse rinisė tėnde, pleqėri “ēmenduria” ime i dha,
Ndjemė!
Falmė!
Pėrqafomė…!

Unė tė dua baba…


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 14 Shtator 2007 - 20:10:

VJESHTĖ…MĖNGJES…

Vjeshtė…
Mėngjes…
Pi tė trishtėn mjegull, nė vend tė kafesė…

Matem me pėllėmbėt e tua.
Vetja,
mė duket e vogėl.
Rrudhave tė kohės vdes.
Dhe zgjohem sėrish tė pi njė kupė shpresė.
Jo!!!
Ti mos u hidh shkėmbinjve tė qumėsht.
Foshnja ėshtė rritur,
Ti - Legjendash tretur.
Nuk ka Perėndi qė tė tė besojė.
Flake pikėllimin shekujve tė mbetur.
Ja, njė kupė vjeshte do pimė “Argjiro”,
dehur kalldrėmesh si dy pijanece.
Ti – “Zonja e rėndė me tualet myshqesh”- ndrin,
unė – hija jote e vockėl memece.

Mos duhet tė pi edhe njė kupė “Zgjim”?
Apo tė dehem me ca kupa “Shpresė”?

Vjeshtė…
Mėngjes…
Pi tė trishtėn mjegull, nė vend tė kafesė…


Postuar nga Katilesha datė 14 Shtator 2007 - 20:14:

Nuk e kam lexuar asnjehere kete shkrimtare ..Gabim!!

Lexova keto poezite qe ke sjelle ketu dhe ne shume vargje dhe rreshta e gjej veten time......

Faleminderit qe  i pasuron faqet e  ketij forumi me te tilla ndjenja...

 


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 14 Shtator 2007 - 20:34:

TOKA IME - FEMĖR…

Nė dashurinė tėnde,
pėrpėlitem endem,
si vite mė parė, nė mitrėn e ngjizjes.
Netėve tė errėta, me imazhe dehem,
pėr tė rendur ditėn me puthje ēapitjesh.


Unė i heq kėpucėt
dhe ashtu e zbathur,
puthje tė ngrohta me ty marr dhe jap,
qė, kur trupin tim nė gji ti ta tresėsh,
pluhur dashurie tė rikthehem prapė.


Sot gjurmėt e mia
te ti vizatoj.
Afshi i pjellorisė mė gėlon nė zemėr.
Tė rilindem bimė me rrėnjėt te ti,
tė ēel lule - femėr.


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 15 Shtator 2007 - 12:53:

JAM I YTI…

Jam i yti...
Pėshpėritje qė kaloi prej gojės,
mushkėrisė,
kėrthizės,
deri nė fundbarkun tim.
Ish zgjim i vdekur shekuj mė parė.
I dashurisė - rikthim.
“Jam i yti”,
ulėrin dėshira pėr ta shuar flakėn me zjarr.
Etjendezur, pėrpėlitesha nė tėndin pėrqafim...
“Jam i yti?”
Jo!
Ti, nuk je veē Dielli im...
Rrezelėshuar, harlisur mbi ankthin - mallkim.
“Unė jam i yti...”
Ish ėndėrr, makth, lojė e syve blu.
Zbret fundbarkut tim ėmbėl.
Dhe, si klithmė lėshohet qiejve tė tu.


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 15 Shtator 2007 - 13:05:

MBI RENĖ E BARDHĖ…

Nė ėndrrat e njėri - tjetrit,
Koha ngrin dhe hapėsira ndihet e zėnė nė faj…
ēarēafėsh tė butė lėkure,
Pleksur pėrqafimesh…
Shkrirė dėshirash ekstreme,
Zemrat i morėn nė duar
pėr t’u qetėsuar regėtimat…
Nė ėndrrat e njėri-tjetrit,
Nė shtretėr degėsh tė blerta, kapluar,
Ajo ia vodhi paqen,
Kraharorit tė tij rrėnjėzoi.
Ai, rrėmbeu ēmendurinė e saj
Dhe…e mbolli nė tokėn e premtuar – zemėr
Qiellit,
Mbi renė e bardhė nė ėndėrr,
Ku dashuritė krihen nė pasqyra yjesh,
E dhimbjet s’kanė emėr…


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.