Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Ndertesat me te larta ne bote! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17411)


Postuar nga AngelDevil datė 05 Nëntor 2009 - 19:51:

Ndertesat me te larta ne bote!

Dhjete ndėrtesat mė tė larta qė do tė dominojnė deri nė vitin 2010. Disa nga kėto ndėrtesa ekzistojnė por disa janė nė ndėrtim e sipėr.

Numėr 1

Burj Dubai ėshtė parashikuar tė jetė ndėrtesa mė e lartė nė Tokė nė fund tė kėsaj dekade. Ndėrtimi i saj ka filluar nė vitin 2004 dhe planifikohet tė mbarojė nė vitin 2010, me njė gjatėsi prej 818 m.Investimi i planifikuar nė Burj Dubai ėshtė dicka mė shumė se 8 miliard dollarė.

Numėr 2

Kulla e Rusisė do tė jetė pjesė e projektit tė qytetit tė Moskės qė do tė ndėrtohet nė pjesėn qendrore tė Moskės gjatė viteve tė ardhshme. Lartėsia e kėsaj kulle do tė jetė 468 m.

Numėr 3

Kulla Incheon me vlerė prej 11 miliard dollarė, do tė ndėrtohet nė Incheon, Korea Jugore. Lartėsia e parashikuar e kėsaj kulle ėshtė 640 m.

Numėr 4

Ndėrtimi mė i lartė nė tokė kėto ditė ėshtė antena e KVLY-TV, me lartėsi prej 628 m nė North Dakota, SHBA.

Numėr 5

Chicago Spire (spirale) do tė jetė ndėrtesa mė e lartė e Amerikės nė fund tė vitit 2010, mė e lartė se Kulla Sears dhe Kulla e re e Lirisės nė New York, me lartėsi prej 609 m.

Numėr 6

Kulla e Port-it (The Port Tower) planifikohet tė ndėrtohet nė Karaxhi, Pakistan. Lartėsia e kėsaj kulle do tė jetė 593 m.

Numėr 7

Kulla Xhakarta ėshtė nė ndėrtim e sipėr nė Kemarojan, Xhakarta, Indonesi, me lartėsi prej 558 m.

Numėr 8

Kulla e famshme e Torontos, (CN Tower), nė Kanada, me lartėsi prej 553 m e ndėrtuar nė vitin 1976 .

Numėr 9

Pas ngjarjeve tragjike tė 11 Shtatorit, 2001, pritet qė qendra e re tregėtare ne New York tė quhet Kulla e Lirisė (Freedom Tower) me lartėsi prej 541 m.

Numėr 10

Kulla mė e lartė nė botė pėr momentin, ajo e Taipei 101, do tė ngelė nė vendin e fundit nė vitin 2010, me njė lartėsi prej 509 m.


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.