Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datė 31 Tetor 2010 - 23:16:

Hitleri pėr drekė hante bukė me marmelatė

Adolf Hitlerit i pėlqente buka me marmelatė pėr mėngjes dhe dinte tė ishte i kėndshėm nė raport me tė tjerėt, mėsohet nė dokumentet e publikuara. Por Fuhreri, urrente ta shikonin, ankohej pėr shėndetin e tij dhe i pėlqente ta pėrplaste dorėn pėr tavolinė gjatė takimeve, thuhet nė dosjet e arkivit shtetėror tė Gjermanisė.
Kėto detaje nga jeta e udhėheqėsit nazit i dha dezertori 19 vjeēar nga Austria i cili pėrshkroi nė detaje kohėn kur Hitleri kalonte kohėn nė Obersalzberg, nė Alpet e Bavarisė.

Duke pėrshkruar vizitėn e tij ndėrmjet dhjetorit 1943 dhe shkurtit 9144, i burgosuri i luftės tė cilin e arrestuan pjesėtarėt e njėsitit SS, tha se Hitleri ishte i zbehtė dhe i molisur, por dukej shumė i kėnaqur. Sipas tij ai ishte i butė nė kontaktet personale, por po ashtu i gatshėm pėr ta rrahur tavolinėn me grusht gjatė kohės sė mbledhjeve. Ushtari 19 vjeēar pėrshkroi edhe rutinėn ditore tė Hitlerit, duke thėnė se ai zgjohej rreth orės 10 tė mėngjesit, mė pas shkonte tek berberi i tij personal, ndėrsa mė pas fillonte shėtitjen.

Dezertori po ashtu tha se Hitlerit nuk i pėlqente ta shikonin dhe pėr kėtė arsye rojet duheshin qė pa u vėrejtur ta mbanin nėn kontroll. Fuhreri zakonisht hante drekė rreth orės 11-11:30 minuta dhe atė bukė me marmelatė.

Natyrisht pinte edhe kafe. Nė orėt e pasdites priste vizitorė, pėrfshirė edhe mjekun e tij. Nė pėrcjellje tė tij ishte gjithnjė edhe njė asistente 24 vjeēe, e cila ėshtė pėrshkruar si atraktive dhe brune. Ishte e pamartuar. Kur njė oficer i SS-it foli me tė duke mos e ditur se kush ishte, ai mori ultimatum qė brenda 24 orėve ta lėshoj Obersalzbergun. Hitleri udhėtonte gjithmonė nėn pėrcjelljen e jo mė pak se tri makinave dhe gjithmonė ulej nė ulėsen e pėrparme, ndėrsa kur ishte me Eva Braun ulej nė ulėsen e prapme.

Hante drekė rreth orės 13-13:30, punonte deri nė 22:00, ndėrsa shpesh shkonte nė shtrat rreth orės katėr tė mėngjesit. Burimi i cituar ėshtė pėrshkruar si “i arsyeshėm dhe inteligjent dhe shumė i arsimuar pa bindje politike”.


  Gjithsej 150 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.