Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Zbulohet “Grimca e Zotit” (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18520)


Postuar nga SHKODRA4001 datė 14 Dhjetor 2011 - 20:06:

Zbulohet “Grimca e Zotit”

Zbulohet “Grimca e Zotit”
14/12/2011

Shkencėtarėt e “Pėrplasėsit tė Madh tė Hadrone”, po mundohen tė jenė tė pėrmbajtur, pėr tė thėnė se kanė zbuluar gjurmė tė tė ashtuquajturės, “Grimca e Zotit”. Tė dhėnat u paraqitėn nė Gjenevė tė Zvicrės nė njė seminar tė organizuar nga CERN.

Grimca, konsiderohet si mjeti nga i cili cdo gjė nė Univers merr masėn e vet. Nė fakt, kjo ka ngjallur entuziazėm, por shkencėtarėt thonė se ende mungojnė disa tė dhėna pėr ta quajtur “Zbulim”. Por nėse i tillė do jetė, atėherė do tė ishte hapi mė i madh shkencor nė kėto 60 vitet e fundit.

Ėshtė e rėndėsishme sepse do t’na lejojė ta kuptojmė universin, i vėzhguar pėrmes eksperimenteve. Ekzistenca e saj mund tė shėnojė hapa pėrpara nė teoritė e unifikimit, tė verifikuara nga forcat bėrthamore dhe eletromagnetike, por qė ende pėrjashtojnė gravitetin.
Kjo grimcė ishte njė pėrbėrės qė i mungonte tė ashtuquajturit “Standart Model”, qė njihet nė fizikė si udhėrrėfyesi qė pėrshkruan ndėrveprimin e grimcave apo forcave tė ndryshme.

Kėrkimi u bė nga dy ekipe tė ndryshme dhe eksperimentet u pagėzuan CMS dhe Atlas. Rezultatet e eksperimenteve ishin thuajse tė njėjtė, pėr tė njėjtėn masė, nga 124-125 gigaelektron/volt.

Zėdhėnėsi i eksperiment CMS, Guido Toneli tha se tejkalimi pėrputhet me “Modelin Standart” Higs, afėr 124 gigaelektronvolt, por ende nuk mund ta themi me gojėn plot”.

“O Zot”, ky ishte komenti i parė i 82 vjecarit Peter Higs, i befasuar nga dy pėrfundimet e pėrafėrta tė dy eksperimenteve.


  Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.