Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Zbulohet “Grimca e Zotit” (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18520)


Postuar nga AngelDevil datė 27 Shkurt 2012 - 13:43:

Nė fillim quhej “neutron” dhe mund tė gjendet nė tre “shije” tė ndryshme: Historia e grimcės protagoniste e eksperimentit tė CERN-Gran Sasso.

Neutrino u shfaq nė mendjen e fizikantėve teorik nė vitin 1930, i pari qė e hipotizoi ishte Austriaku Wolfgang Pauli. Njė eksperiment shpėrbėrje radioaktive: regjistroi “zhdukjen” e njė pjese tė energjisė nė produktet finale tė procesit, nė kundėrshtim me ligjet e ruajtjes sė energjisė. Pėr tė shpėtuar ato ligje, ai propozoi ekzistencėn e njė grimce neutrale dhe shumė tė lehtė, tė padukshme nė aparaturat e asaj kohe dhe qė mbarte energjinė e humbur.

Nė fillim e quajti “neutron”: Grimca mė pak ekzotike qė sot mban kėtė emėr u zbulua dhe u quajt me tė njėjtin emėr vetėm dy vjet mė vonė, nė vitin 1932, nga fizikanti Sir Chadwick. Ishte Enrico Fermi, ai qė zgjidhi problemin nė vitin 1934 dhe e quajti grimcėn mė tė lehėt, neutrino.

Shpėrbėrja beta, qė u studiua nga Fermi, ėshtė njė proces themelor i fizikės dhe ndodh vazhdimisht, si brenda diellit ashtu edhe nė reaktorėt bėrthamor. Nė kėtė proces, njė neutron kthehet nė njė proton dhe prodhohet njė elektron dhe njė neutrino. Vėzhgimi i drejtpėrdrejtė i neutrinos ndodhi nė vitin 1954, fal eksperimentit tė Cowan dhe Reines (cimi Nobel nė vitin 1995), nė tė cilin neutrinot e prodhuara nė njė reaktor bėrthamor bashkėvepruan me protonet e ujit tė gjendur nė njė serbator.

Neutrino ka qenė gjithmonė njė grimcė e vėshtirė pėr tu kapur: Arsyeja fizike ėshtė se grimca nuk u nėnshtrohet forcės elektromagnetike dhe as asaj bėrthamore tė fortė, por vetėm forcės bėrthamore tė dobėt (dhe asaj gravitacionale, por qė nuk influencon eksperimentet). Kjo forcė ėshtė e karakterizuar nga njė rreze veprimi shumė e limituar dhe pėr kėta arsye, probabiliteti i ndėrveprimit midis dy grimcave ėshtė shumė i ulėt (njė fizikant do thoshte se seksioni i pėrplasjes ėshtė tepėr i vogėl). Cdo eksperiment me neutrinot, pėr tė pasur sukses, kėrkon pranin e njė sasie tė madhe materiali “shėnjestėr” ose njė fluks tė madh neutrinosh (ky ėshtė rasti i CERN).

Nė skemėn e sotme tė fizikės teorike, neutrinot gjenden midis grimcave elementare, brenda familjes sė leptoneve dhe kanė tre “shije” tė ndryshme (quhen pikėrisht kėshtu, nga “flavors”): Elektronik, tautonik, myonik, sipas grimcave tė pėrfshirė nė proceset nga ku kanė origjinėn. Brenda diellit neutrinot e prodhuar janė tė gjithė elektronik, duke qenė si vinė nga shpėrbėrja e njė neutroni nė njė proton dhe njė elektron.

Eksperimenti i CERN kishte pėr synim studimin e oshilacionit tė neutinove midis shijeve tė ndryshme. Pra ėshtė e mundur qė njė neutrino elektronik i prodhuar nė diell, tė regjistrohet nė tokė si njė neutrino myonik. Pra, neutrino ka ndryshuar gjendjen gjatė rrugės. Fizikantėt dinė qė ky oshilacion ėshtė tregues i masės jo zero tė grimcės, qė implikon modifikime nė modelin e sotėm standard, i cili shpjegon karakteristikat e grimcave subatomike. Pėr tė njohur mė mirė fenomenin dhe tė mbledhin mė shumė tė dhėna, studiuesit e besuan tė nevojshėm njė eksperiment si ai i Gran Sasso-s.

Mundėsia pėr tė vėzhguar neutrino superluminal (mė tė shpejt se drita) nuk ishte marrė fare nė konsideratė: Objektivi fillestar ishte vėzhgimi i ndonjė prej kėtyre oshilacioneve. Nė CERN u prodhua njė sasi neutrinosh myonik, i drejtuar nė laboratorėt e Gran Sasso. Falė aftėsisė sė tyre tė udhėtojnė pėrmes lėndės pa hasur pengesė, ata udhėtuan nėn tokė pa u penguar (dhe pa nevojėn e ndėrtimit tė tuneleve tė kushtueshme). Njė rezultat i rėndėsishėm i CNGS u arrit vitin e shkuar, si pasoj e vėzhgimit tė njė neutrino tautonike.

Njė rezultat i rėndėsishėm u prodhua nė vitin 1987, falė vėzhgimit tė njė supernove, e quajtur SN1987A.

SN1987A shpėrtheu nė nebulozėn e Magelanit, njė galaksi satelite e rrugės sė qumėshtit, distante 170 mijė vite dritė. Tre orė para shfaqjes sė rreze tė dritės, vėzhguesit tokėsorė regjistruan njė stuhi tė vogėl neutrinosh (u regjistruan gjithsej 24) nga tre aparate tė ndryshėm. Kjo eksperiencė shėnoi lindjen e astronomisė sė neutrinove, qė prodhohen nė sasi tė mėdha nga supernovat (99% nga e gjithė energjia e tyre pėrfundon nė neutrino).

Sot ai vėzhgim i rėndėsishėm influencon rezultatet e eksperimentit tė CNGS: Nėse neutriont do tė udhėtonin me shpejtėsinė e matur nga CERN, ato tė prodhuara nga SN1987A do tė mbėrrinin nė tokė vite para dritės sė krijuar dhe jo vetėm tre orė para (si u regjistrua). Nga ana tjetėr edhe ai vėzhgim nuk duhet tė gėnjej studiuesit, duke qenė se tregon vetėm faktin, se shpėrthimi i neutrinove mund tė ket ndodhur para krijimit tė fotoneve, qė formojnė valėt e dukshme. Pra neutrinot mund tė kenė udhėtuar me njė shpejtėsi tė afėrt me atė tė dritės.

Rezultatet astrofizike dhe ato tė CNGS nuk pėrjashtojnė njeri-tjetrin: Shpejtėsia e neutrinove nuk ėshtė konstante dhe mund tė varet nga sistemi fizik nė tė cilin krijohen. Nėse zbulimi i CNGS konfirmohet edhe nga eksperimente tė tjera, do tė nevojiten teori fizike tė reja.


  Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.