Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikė & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Windows 8 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18566)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 26 Shkurt 2012 - 15:28:

Ne instalim nuk ndryshon shume nga Win7 pervecse jane hequr disa hapa dhe procedura eshte thjeshtuar disi. Ndjesia e instalimit eshte thuajse e njejte. Edhe kohezgjatja po ashtu. Sidoqofte, une jam duke punuar ne nje HP Pavilion DV6000 me Turion 64 Bit x 2 CPU + 2 GB Ram.

Butorni Start me menune e tij jane zhdukur ne konceptin e tyre te perhershem dhe jane zevendesuar nga nje buton transparent qe shfaqet vetem kur coni mousin poshte majtas ne ekran. Aty dalin automatikisht 4 opsione si Search, Share, Devices dhe Settings. Kjo e fundit ka lidhje me parametrat e programit qe keni te hapur ne ate moment si dhe ka shortcuts per Wifi, Volume e nja dy gjera te tjera te vogla.

Perdoruesi kur hyn ne Windows nuk perballet me desktopin e perhershem por me nje siperfaqe te re pune e cila quhet Metro UI. Kerkoni ne Youtube pasi ka shume video qe ju japin nje ide te qarte mbi pamjen dhe funksionet e saj.

Metro UI eshte ne formen e disa pllakezave qe mund te jene programe ose shortcuts. Keto pllakeza funksionojne edhe si ekrane te vogla per info te shpejte mbi funksionet perkatese. Psh te moti te tregon temperaturen dhe kohen. Te Lajmet te nxjerr 2-3 lajmet e fundit. Te Socialite te nxjerr fotot ose statuset e fundit nga FB.

Ka dhe nje pllakez qe te con ne Desktopin tradicional ku mund te punoni njesoj si ne windows7.

Duket pak i ngaterruar ne fillim por momentin qe e konfiguron dhe pershtatesh me funksionet, e ndjen qe ke kapercyer nje shkalle per siper dhe nuk te behet dhe aq mbare qe te kthehesh pas.

Persa i perket aspektit teknik, shumica e driverave u instaluan vete, si zakonisht. Personalisht mu desh te instaloja karten grafike, duke perdorur driverat per Vista 64 Bit pasi modeli qe kam une eshte paksa i vjeter dhe nuk ka suport nga HP as per Win7 jo me Win8.

Nese keni ndonje pyetje, shtini!


  Gjithsej 22 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.