Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Pse "Fajtori"? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18796)


Postuar nga Fajtori datė 18 Shtator 2015 - 08:00:

Akoma s'paska marre pergjigje kjo pyetje?

Fajtori eshte nga ato pseudonime qe ka lindur per pune sekondash. Duke pare se shqiptaret donin te gjenin fajtorin gjithmone tek dikush tjeter, tek qeveria, tek sistemi, tek politikani, tek sigurimi, etj, etj, etj, dhe askush nuk mendonte se fajtori gjendet brenda vetes se tij, mendova se "fajtori" do i bente te mendoheshin se faji mund te gjehet edhe tek vetja ndonjehere. Ishte si tip provokimi qe ngjiti rastesisht, dhe mendoj se deridiku ia arriti qellimit, qofte nga pseudonimi qofte nga atmosfera qe u krijua mes njerezve ne chat apo ne forum. Gabim ose jo tjeter pune, po kudo njerezit folen, jepnin mendimin, komunikonin, jo me hierarki ushtarake, por me forcen e llogjikes, ne menyre qe fajet tia nxirrnim njeri tjetrit nga forca aresyes. Forume te tjere dhe chate te tjere ndoqen strategji tjeter dhe krijuan hierarki ku diskutimi limitohej ose manipulohej. Kjo ishte zgjedhje tjeter qe deridiku kishte te mirat e veta, por jo per shijet e mia. Besoj se ky ambjent qe krijuam ketej matane mes shqiptaresh na ka ndihmuar shume me teper te kuptojme njeri tjetrin dhe te zbulojme diferenca qe duhen sheshuar. Madje para pak ditesh po diskutoja me dike dhe i thashe se shpesh karakteret dhe potencialet e njerezve kuptohen me mire ne internet sesa kur ulesh perballe ne tavoline. Ka nje barriere qe krijon marrdhenia reale mes njerezve qe i pengon te hyjne ne te thella dhe te kuptojne tjetrin, kurse ne internet karakteri dhe potenciali i tjetrit sikur kapet me kollaj. Shembull per kete mora nje politikan qe e njoh personalisht, dhe qe mendoja se kishte potencial intelektual, por qe zgjedhjet e fundit i nxorren ne pah mediokritetin, gje qe nuk e kisha vene re nga darkat qe kishim ngrene bashke.

Nejse, ja u zgjidh dhe kjo pune :p


  Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.