Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 04 Maj 2007 - 23:38:

berthama e qelizave te njeriut ka 46 kromozome (4)

Cod. A05052007

Sic thashe edhe ne fillim,te thuash qe ne berthamat e qelizave te njeriut ka gjithmone 46 kromozome nuk eshte e vertete. Ketu nuk po i referohem rasteve patologjike por rasteve fiziologjike ku nje qelize nuk ka 46 kromozome.
Nder qelizat qe mund te permend jane rruazat e kuqe qe nuk kane berthame fare. Berthama e ketyre qelizave prishet ne momentet kur niveli i hemoglobines ne qelizat qe po formohen kalon 20%. Pra nje qelize e kuqe gjaku nuk ka berthame dhe kjo gje ja limiton edhe jetgjatesine qe eshte afersisht 120 dite ne kushtet normale.
Pervec rruazave te kuqe te gjakut jane edhe disa qeliza qe quhen megakariocite qe jane edhe prekursoret (paraardhesit) e trombociteve,qeliza qe marrin pjese ne proceset e mpiksjes se gjakut. Imagjinoni qe megakariocitet mund te mberrijne deri ne 16n kromozome (nje pjese mund te arrijne edhe deri ne 128n kromozome). Me pas keto qeliza do copetohen ne shume qeliza me te vogla qe quhen pikerisht trombocite ("Semundjet e gjakut dhe organeve hemopoietike" Tura,fq.284).
Qeliza te tjera qe nuk kane 46 kromozome ne berthame jane gametet.spermatozoidet dhe ovocitet ne formen e rritur te tyre kane 23 kromozome dhe nga bashkimi i tyre do formohet nje qelize qe merr emrin zigote,qe do te kete nje numer 2n kromozome.
Qeliza te tjera qe nuk respektojne rregullin e 46 kromozomeve jane edhe qelizat e kristalit te syrit te cilet jane pak a shume te ngjashem me qelizat e kuqe te gjakut por kane nje jetegjatesi me te madhe. Jane nder te vetmet qeliza qe e ndalojne procesin e "vdekjes se programuar" ne nje faze kur gjithe organelet ne brendesi te tyre jane shkaterruar. Per te gjetur se si ja bejne po behen kerkime.
sic shihet jane disa lloj qelizash qe kane numer te ndryshem kromozomesh ne kushte normale.

Do doja te fusja nje menyre tjeter emertimi te kromozomeve dhe te lokalizimit te gjeneve por ndoshta do ishte me mire te shpjegoja fillimisht se si eshte i ndertuar nje kromozom.rreth tij kam folur kur kam permendur gradat e paketimit te ADN-s por tani do merrem me shpjegimin e struktures se jashtme te nje kromozomi si dhe informacione te tjera rreth tij. Pas kesaj do permend emertimin tjeter qe ekziston ne gjenetike qe eshte edhe sistemi me i perdorur kur flasim per lokalizime gjenesh,mutacione gjenesh,sekuencash etj...

per te teper mbi gjerat qe jane folur ne kete postim shihni:
-kristali i syrit (Cod. A 17112005)
-nukleozomet (Cod. A 14022005)
-kromatina (Cod. A 29032005)


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.