Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga Katilesha datė 03 Maj 2008 - 21:13:

Arrow

Ns-6 para 1 viti kam pasur fatin dhe fatkeqesine te takohem me nje vajze qe vuante pikerisht nga semundja e plakjes. Fatin ,sepse kam mesuar shume gjera nga ajo , nje nder to eshte qe ta marresh jeten ashtu sic te vjen , ashtu si te gjen dhe ta jetosh ate me vrull, optimizem dhe alegri , edhe nqs ti je "ndryshe" nga te tjeret. Fatkeqesine ,sepse me dhimbte shpirti per te, qe sado qe mundohej te "integrohej" ne kete shoqerine tone shume "empatike" ajo perseri nuk i shmangej syve kurioz dhe paragjykues te ambientit, qe cdo here qe dilte ne rruge i ulerinin : " Uuuuuuu , po ti nuk je njesoj si ne , pale den edhe me qesh, edhe me kendu, ,edhe me kercy, edhe me shkru poezi....". Ajo me moshen e plakjes ishte 93 vjece dhe fiziksht ishte e ngjashme me fotot qe ke sjell ti...Ajo ishte kaq e dashur, e sjellshme, e qeshur, dhe kishte nje energji lakmuese brenda saj,aq sa ne te tjereve na shpiente ne mendime dhe reflektime te thella per jeten. Une do te sjell nje poezi te sajen ketu ,qe e ruaj si nje "hajmali" le te themi... Dhe kjo poezi e saja flet me shume se cdo gje qe mund te thoja une per ate se cfare kam kuptuar nga Ajo.

Larg dhimjes dhe lotit
Larg shume larg nga dhimja dua te jem
afer lotin mos ta kem,
ne syt e mi dua te ndricoj nje drite
le te jet drita e lumturise
ne shpirtin tim dashuri kerkoj
qe dhimja rrugen nga un ta harroj
se jeta eshte e bukur dhe un dua ta shijoj
arg dhimjes dhe lotit dua te qendroj.


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.