Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16011)


Postuar nga lezhjani-82 datė 04 Prill 2009 - 14:29:

Krijohen per here te pare sindikatat ne mbrojtje te punonjesve te policise Shqiptare! Qe tani e mbrapa policet do te ken nje vend ku te ankohen ne rast padrejtesie ndaj tyre dhe shume perparesi te tjera.
artikulli marre nga Shekulli


Policia, pagat dhe shpėrblimet e reja

Policėt nė tė gjithė vendin nga dita e djeshme do tė kenė tė sigurt marrjen nė kohė tė pagave dhe shpėrblimet pėr ēdo orė shtesė.

Kontrata kolektive e nėnshkruar mes Sindikatės sė Policisė dhe Policisė sė Shtetit parashikon tė detajuar pagesat pėr ēdo orė shtesė dhe shpėrblimet vjetore tė uniformave blu, si dhe penalitete pėr institucionin, nėse atyre nuk u jepet paga mujore nė kohė. "Pėr herė tė parė nė historinė e policisė shqiptare krijohet njė sindikatė pėr tė mbrojtur interesat e ēdo punonjėsi policie.

Kontrata e nėnshkruar tregon se Policia e Shtetit ēdo ditė e mė tepėr po shkon drejt konsolidimit dhe pėrafrimit tė saj me policitė homologe tė vendeve Evropiane",- u shpreh kreu i policisė sė shtetit, Ahmet Prenēi, gjatė nėnshkrimit tė kontratės kolektive.

Ndėrsa kreu i sindikatės sė punonjėsve tė policisė, Sadedin Fishta, tha se "Punonjėsit e Policisė Shqiptare do tė kenė sindikatėn e tyre, e cila do tė pėrfaqėsojė dhe mbrojė interesat e ēdo punonjėsi policie.

Fusha e zbatimit tė kėsaj kontrate pėrfshin jo vetėm punonjėsit e policisė nė detyrė, por edhe ata qė trajtohen me pagesė kalimtare, pension tė parakohshėm dhe ata me pension pleqėrie"


Pagat


Sindikata e Punonjėsve tė Policisė sė Shtetit synon tė mbrojė interesat e kėtyre tė fundit nė detyrė. Pagat dhe shėrbimi i orėve suplementare mbeten problematike pėr uniformat blu, tė cilat tashmė kanė tė drejtėn tė ankohen nė sindikatėn e tyre pasi pagat dhe shpėrblimet janė tė pėrcaktuara nė kontratėn kolektive.

Sipas Kontratės Kolektive, paga do tė pėrbėhet nga paga bazė, shtesat me karakter tė pėrhershėm, shtesat pėr mėnyrėn e veēantė pune e shėrbimi, pėr burime rreziku tė shtuara pėr jetėn.

Rritja e pagave pėr punėmarrėsit bėhet sa herė qė rriten pagat e punonjėsve nė sektorėt e tjerė publikė. Ndėrkohė qė nė kontratė thuhet se punonjėsit e policisė duhet tė paguhen njė herė nė muaj dhe jo mė vonė se data pesė e muajit pasardhės. Nė rastet e mospagimit tė pagės nė afat, punėdhėnėsi detyrohet tė paguaje kamatė masėn 0.07 pėr qind tė pagės bruto pėr ēdo ditė vonesė.


Shpėrblimet


Shpėrblimi i punonjėsit tė policisė do tė bėhet konform sistemit tė gradave policore, funksionit qė ka fituar dhe tabelave tė pagės. Punonjėsi i policisė pėrfiton tė gjitha shtesat e tjera tė veēanta mbi pagė si dhe shpėrblime qė pėrfitojnė punonjėsit e tjerė tė administratės publike.

Punėmarrėsi nė ēdo fund tė vitit financiar pėrfiton dhe shpėrblim deri nė njė pagė mujore tė njėjtė me atė tė pėrfituara nga punonjėsit civilė dhe punonjėsit e tjerė tė administratės shtetėrore, ky shpėrblim jepet nė bazė tė njė shkalle pėrpjesėtueshmėrie qė pasqyron kohėn e punės sė kryer nga punėmarrėsi gjatė vitit financiar.

Ndėrkohė qė orėt suplementare tė kryera gjatė ditėve tė pushimit javor ose tė ditėve tė festave zyrtare nga punonjėsit e policisė kompensohen me pushim me po aq ditė ose pagė tė paktėn 50 pėr qind mė shumė se orėt suplementare tė bėra, ose paga normale.

Neni 4
Pranimi nė punė dhe e drejta pėr specializim dhe kualifikim
1- Pranimi nė punė bėhet nė bazė e nė zbatim korrekt tė ligjit nr. 9749, datė 04.06.2007 "Pėr Policinė e Shtetit", dhe tė kėsaj kontrate.


Nė ēdo rast tė pranimit nė punė, pėr kategori tė veēanta tė personelit, qė nuk ėshtė pėrcaktuar saktėsisht nė ligjet pėrkatėse, janė tė detyrueshme pėr zbatim dispozitat e kapitullit X, tė Kodit tė Punės sė Republikės sė Shqipėrisė.


Mbrojtja e veēantė sigurohet pėr punėmarrėsit me aftėsi tė kufizuara dhe pėr gratė, bazuar me aktet normative tė miratuara dhe nė kėrkesat e Konventave Ndėrkombėtare pėr kėtė qėllim tė ratifikuara.


Koha e provės pėr pranimin nė punė do tė jetė sipas pėrcaktimit nė lidhin nr.9749, datė 04.06.2007, "Pėr policinė e Shtetit". neni 52, pikat 1,2,3 dhe sipas VKM nr.604, datė 21.11.2008 "Rregullore e Personelit", nenet 26 dhe 31.


Gjatė periudhės sė provės, testimeve, konkurrimit dhe pranimit nė Polici, konkurrimit pėr funksione dhe grada nė hierarkinė e Policisė etj, ndalohet ēdo dallim, pėrjashtim, parapėlqim qė bazohet nė racė, ngjyrė, seks, moshė, fe, bindje politike e sindikale, kombėsi, origjinė shoqėrore, lidhje familjare, e tė tjera tė cilat cenojnė tė drejtėn e individit nė shoqėri.


2- Kur punonjėsi i policisė shkon pėr kualifikim ose specializim, brenda ose jashtė vendit, pėr probleme qė lidhen me profesionin dhe aftėsimin e tij profesional, dhe qė kanė miratimin e titullarit tė institucionit tė policisė (qendrore ose vendore) zbatohet Rregullorja e Trajnimeve dhe Rregullorja e Personelit.


Neni 5
Koha normale e punės dhe shtesat mbi pagė pėr kohėzgjatjen e saj

Nė sistemin e punės sė shėrbimit policor koha normale javore e punės ėshtė 40 orė. Orari i punės pėrcaktohet nė pėrputhje me interesat e palėve, pėrjashtuar rastet e pėrcaktuara me ligj dhe specifikat konkrete tė vendit tė punės.


Punėdhėnėsi duhet tė respektojė tė drejtat e punėmarrėsve sipas pėrcaktimit tė ligjit nr. 7961, datė 12.07.1995 "Kodi i Punės i Republikės sė Shqipėrisė" i ndryshuar pėrkatėsisht nė nenet:
Neni 80: 1) "Me punė nate kuptohet puna e kryer nga ora 22:00 deri nė orėn 06:00 tė mėngjesit"


2)"Kohėzgjatja e punės sė natės dhe e punės sė kryer njė ditė para ose pas asaj nuk duhet tė jetė mė shumė se 8 orė pa ndėrprerje. Ato duhet tė paraprihen ose pasohen me pushim ditor tė menjėhershėm".
Neni 81: 1) "Ēdo punė e kryer nga ora 19:00 deri nė 22:00, jep tė drejtėn e njė shtese mbi pagė jo mė pak se 20 pėr qind.


2) "Ēdo orė pune e kryer midis intervalit 22:00 deri nė 06:00 jep tė drejtėn e njė shtese mbi pagė jo mė pak se 50 pėr qind.
Neni 85: 1) "Pushimi javor ėshtė jo mė pas se 36 orė, prej tė cilave 24 orė pa ndėrprerje"
2) "Pushimi javor pėrfshin ditėn e diel dhe pėr arsye pune mund tė jetė njė ditė tjetėr e javės"
3) "Pushimi javor nuk paguhet"


Neni 90: 1) " Pėr punėn suplementare si dhe kur kėrkohet emergjenca tė ndryshme pėr situata jo tė zakonshme, sasia e orėve nuk mund tė jetė mė shumė se 10 orė nė javė"
Neni 91: 1) "Orėt suplementare mund tė kompensohen me pushim ose me pagesė shtesė jo mė pas se 25 pėr qind tė saj.


Orėt suplementare tė kryera gjatė ditėve tė pushimit javor ose tė ditėve tė festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagė tė paktėn 50 pėr qind mė tė madh se orėt suplementare tė bėra ose paga normale.
Kompensimi duhet tė jepet jo mė vone se periudha 2 muaj nga dita e kryerjes sė punės (shėrbimit).

Neni 6
Koha e Pushimit
Pika C.


1-Punonjėsit tė policisė i jepet leje e pagueshme pėr rastet si mė poshtė vijon:
Martesėn e tij dhe pjesėtarėve tė familjes 7 ditė
Vdekjen ose sėmundjen e rėndė tė pjesėtarėve tė familjes 7 ditė
Martesėn e pjesėtarėve tė familjes sė bashkėshortes-it 5 ditė
Vdekjen ose sėmundjen e rėndė tė pjesėtarėve tė familjes sė bashkėshortes-it 5 ditė
Ndėrrimi i banesės ose arsye qė gjykohet nga titullari i strukturės 3 ditė
Pėrgatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitar pėr punėn qė kryejnė 7 ditė


2-Punonjėsit tė shėrbimeve mbėshtetėse i jepet leje e pagueshme pėr rastet si mė poshtė vijon:
Martesa e punonjėsit 5 ditė
Martesa e fėmijės sė tij 4 ditė
Lindja e fėmijės pėr baballarėt 4 ditė
Vdekjen e prindėrve, tė gjyshėrve, tė bashkėshortit, tė fėmijės, tė vėllezėrve, tė motrave 5 ditė
Ndėrrimi i banesės

2 ditė
Sėmundje tė rėnda tė fėmijėve, tė prindėrve apo tė bashkėshortit tė vėrtetuara me raport mjekėsor
5 ditė


Pėrgatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitarė pėr punėn qė kryejnė 7 ditė
Pėr rastet e mėsipėrme apo pėr rastet e tjera tė veēanta punonjėsi i policisė ka tė drejtė tė marrė leje pa tė drejtė page pėr njė periudhė deri nė 2 muaj nė vit. Periudha e lejes pa tė drejtė page nuk llogaritet nė vjetėrsi pune dhe shėrbimi dhe as pėr efekt tė ecurisė nė karrierė. Miratimi i lejes pa tė drejtė page bėhet sipas pėrcaktimit tė bėrė nė pikėn 14 tė nenit 70, tė rregullores sė brendshme tė policisė sė shtetit.


------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sadedin Fishta: Kontrata kolektive do tė mbrojė edhe ata qė trajtohen me pension tė parakohshėm apo pension pleqėrie

"Nėse vonohen pagat, shteti paguan kamatė"

Pėr njė vit rresht sindikata e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit ishte formalisht ekzistente ndėrsa merrej me formulimin e kontratės kolektive. Ditėn e djeshme, kontrata kolektive u firmos nga kreu i policisė sė shtetit dhe kreu i sindikatės duke hyrė menjėherė nė fuqi.

"Pėr herė tė parė punonjėsit e policisė sė shtetit kanė njė sindikatė tė tyre qė do t'i mbrojė duke hequr tė drejtėn e abuzimit tė drejtuesve tė policisė sė shtetit",- deklaroi kreu i sindikatės Sadedin Fishta. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli", Fishta tregon procedurat e formulimit tė kontratės kolektive dhe ndryshimin qė do tė sjellė ajo pėr punonjėsit e policisė sė shtetit.


Zoti Fishta, kur ėshtė formuluar kontrata kolektive dhe kontribuesit e saj?


Kontrata kolektive ka nisur tė formulohet rreth njė vit mė parė. Por pėr shkak tė rikonstruktimit tė policisė sė shtetit dhe ligjit tė ri pėr gradat, firmosja e kontratės u shty. Me implementimin e ligjit tė ri tė policisė sė shtetit, iu dorėzua drejtorit tė policisė sė shtetit kontrata kolektive e cila ėshtė formuluar nga sindikata dhe PAMECA.

Pasi u shqyrtua nga drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė shtetit u vendos dhe firmosja e saj.
Ka pasur negociata apo papajtueshmėri pėr nene tė veēanta tė kėsaj kontrate?
Nuk ka pasur probleme.

Janė shqyrtuar dhe pranuar nga kreu i policisė sė shtetit. Por ndėrkohė njė problem mbetet vetėm akomodimi i degėve tė sindikatės. Aktualisht policia e shtetit duhet tė vėrė nė dispozicion zyra pėr sindikatėn.

Ēfarė ndryshimi do tė sjellė kontrata kolektive pėr punonjėsit e policisė sė shtetit?

Pėr herė tė parė punonjėsit e policisė sė shtetit kanė njė sindikatė tė tyre qė do t'i mbrojė duke hequr tė drejtėn e abuzimit tė drejtuesve tė policisė sė shtetit.

Nuk do tė ketė vonesa nė pagesa dhe nė rast tė kundėrt do tė paguhen kamata nga ana e punėdhėnėsit. Gjithashtu askush nuk ka tė drejtėn e heqjes nga detyra punonjėsin e policisė pėr arsye tė ndryshme, si politike, feje, origjine shoqėrie etj.

Sindikatat do tė mbledhin ankesat e punonjėsve tė policisė dhe mė pas ato i bėhen tė njohura drejtorit tė pėrgjithshėm tė policisė sė shtetit. Mė pas ngrihet njė komision ku ēdo palė ka juristin dhe shqyrtohet ankesa.

Nė rast se drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė shtetit deklaron se nuk ėshtė kompetencė e tij zgjidhja e problemit atėherė ēėshtja shkon nė instanca mė tė larta si ministri i Brendshėm apo kryeministri dhe nė fund nė gjykatė. Ndėrkohė qė kontrata kolektive do tė mbrojė jo vetėm punonjėsit e policisė sė shtetit por edhe ata qė trajtohen me pension tė parakohshėm apo pension pleqėrie.

Kontrata kolektive parashikon grevė pėr punonjėsit e policisė?

Jo. Punonjėsit e policisė nuk kanė tė drejtėn e grevės pasi njė gjė e tillė nuk pėrcaktohet edhe me ligj. Por ata kanė tė drejtėn e tubimeve.

Cilat nene parashikohen tė kenė mė shumė ankesa nga ana e punonjėsve tė policisė sė shtetit?

Nė fakt parashikohen ankesa pėr nenin 5. Do jetė e vėshtirė pėr policinė e shtetit tė shlyejė orėt suplementare pėr punonjėsit e policisė. Ndėrsa pėr pagat ėshtė pėrcaktuar qė nė ēdo rast vonese tė shpėrblehen me kamatė.


Postuar nga AndreaPirelli datė 05 Prill 2009 - 04:00:

Ate punen e shperblimit nuk e marr vesh une. Si ka mundesi qe shteti t'u paguaje shperblime punonjesve te administrates publike, me leket e taksapaguesve ................. . Une nuk marr shperblim nga nderrmarja ime, pse ai qe paguhet me taksat e mia duhet te marre shperblim???? Tjetri paguhet per punen qe ben. Per cfare eshte shperblimi????

Dhe tjetra, te kjo puna policise. Thoshte ne kontrate qe nuk mund te jete me shume ( a me pak) se 50% apo 25% ....... Kush e vendos ate??? Pse nuk eshte fixse per te mos lene shteg per abuzime???? Overtime paguhet 1.5 dhe pike. E diela paguhet 2.0 dhe pike. Te tjerat jane budallalliqe ......... .


Postuar nga AngelDevil datė 06 Nëntor 2009 - 21:45:

vdes per ket policine une fiksim e kam kot se shof si mundesi punesimi ne te ardhmen lool


Postuar nga AngelDevil datė 07 Nëntor 2009 - 13:31:

Kush eshte Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit Hysni Burgaj, i sapo emėruari nė krye tė Policisė sė Shtetit:

Z. Hysni Burgaj ka lindur nė vitin 1960 nė Shkodėr.

Ka pėrfunduar studimet nė shkollėn e Ministrisė sė Brendshme nė vitet 1981-1984. Ka pėrfunduar kursin e plotė tė “Drejtimit dhe menaxhimit tė lartė tė Policisė” organizuar nga Misioni PAMECA nė vitin 2007.

Gjatė ecurisė nė karrierė ka kryer njė sėrė trajnimesh dhe specializimesh, si brenda dhe jashtė vendit nga organizata dhe organizma qė asistojnė policinė shqiptare si MAPE, PAMECA etj., nė vende tė ndryshme tė Evropės dhe nė SHBA. Ka njė karrierė tė gjatė policore. Nga viti 1984 kur ka mbaruar studimet ka punuar nė struktura tė ndryshme tė Policisė sė Shtetit. Nė sajė tė ecurisė sė tij nė karrierė ka fituar njė eksperiencė tė ēmuar jo vetėm policore, por dhe menaxhuese dhe drejtuese. Nisur nga pėrvoja dhe rezultatet e larta nė detyrė ėshtė emėruar dhe ka punuar si drejtor nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Kukės (dhjetor 2005-dhjetor 2007) dhe nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr (dhjetor 2007-korrik 2008).

Prej mė se njė viti ėshtė emėruar nė detyrėn e zv.drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit pėr Shėrbimet Mbėshtetėse. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė datės 28.10.2009 u emėrua drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.