Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Ted Sorensen, artikullshkruesi i Kenedit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18082)


Postuar nga lule datė 04 Nëntor 2010 - 17:56:

Ted Sorensen, artikullshkruesi i Kenedit

Ted Sorensen, qė ndėrroi jetė dy ditė mė parė nė moshėn 82-vjeēare, ishte strategu dhe fjalimshkruesi politik i Presidentit Kenedi. Ishte njė nga njerėzit qė i mundėsuan atij suksesin nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 1960. Ishte ky njė triumf qė e bėri Sorensenin shumė tė famshėm dhe mbi tė gjitha ai konsiderohet si njeriu qė ka vendosur standardet e oratorisė moderne

Ishte Sorensen njeriu qė i pėrgatiti Presidentit tė ri Kenedi fjalimin e tij 14-minutėsh, tė cilin e mbajti me rastin e inaugurimit tė tij si i pari i vendit. Ishte njė fjalim qė u drejtohej amerikanėve me thirrjen pėr vetėsakrifikim dhe pėrfshirje mė tė madhe civile nė jetėn e vendit. Ishte fjalimi qė do tė mbahet mend pėrjetėsisht pėr fjalinė e famshme qė u shndėrrua nė njė “lapidar” pėr tė gjithė ata njerėz qė iu futėn politikės me ndershmėri dhe idealizėm: “Mos pyet se ēfarė do tė bėjė vendi yt pėr ty, por ēfarė do tė bėsh ti pėr vendin tėnd”. Ishte fjalimi qė shpalli se Amerika nuk do tė kursente asgjė pėr tė mbrojtur interesat e saj nė ēdo cep tė botės.

Sipas njė analisti, Sorensen “kishte lavdinė e fjalės, por ai ishte shumė mė tepėr se njė ‘gdhendės’ i fjalės. Ai ishte edhe njė mjeshtėr i filozofisė politike dhe i strategjisė politike”.

Edhe pse Sorensen ishte mė i riu nė moshė ndėr personat qė konsideroheshin si rrethi i brendshėm i Kenedit kur ai erdhi nė Shtėpinė e Bardhė, atė e konsideronin pėr nga fuqia dhe pushteti qė kishte nė administratė menjėherė pas vėllait tė Presidentit Bob Kenedi. Bashkėpunimi i Sorensenit dhe Kenedit ishte jashtėzakonisht i madh, veēanėrisht kur bėhej fjalė pėr pėrgatitjen e fjalimeve tė rėndėsishme. Madje askush nuk arrinte qė tė kuptonte se cilat ishin fjalėt dhe idetė e Presidentit dhe cilat ishin ato tė fjalimshkruesit tė tij. Nė momentet kur punonin bashkė, ata tė dy bėheshin unikė dhe shkriheshin nė njė njeri tė vetėm.

Dhe vėrtet, Kenedi, politikani i famshėm dhe i pasur nga Masaēusetsi dhe ndihmėsi i tij besnik nga mesi i Shteteve tė Bashkuara, formonin njė ēift tė ēuditshėm, por shumė plotėsues dhe tė efektshėm. Nė vitin 1960, revista “Time” e pėrshkruante Sorensenin si “njė njeri me njė mendje tė ndritur, shumė i kthjellėt dhe me njė talent tė jashtėzakonshėm pėr tė shkruar”. Vetė Sorenseni e dinte qė me Kenedin e lidhnin shumė gjėra. Tė dy kishin njė sens shumė tė hollė humori dhe shihnin gjithmonė anėn komike tė gjėrave; tė dy e urrenin hipokrizinė, i donin pa masė librat dhe artin dhe kishin njė mendje mjaft tė hapur nė lidhje me jetėn publike.

Nė tetor tė vitit 1962, Sorensen ishte duke e ndjekur nga shumė afėr krizėn e madhe mes Shteteve tė Bashkuara dhe Kubės, e cila mund tė kishte pėrfunduar me njė luftė bėrthamore.

Kenedi nė atė moment e urdhėroi Sorensenin dhe vėllain e tij, Bob, qė ishte prokurori i administratės, tė hartonin njė letėr drejtuar Presidentit rus, Nikita Hrushov, i cili, nga ana e tij, u kishte dėrguar amerikanėve disa mesazhe shumė konfliktuale. Kenedi synonte qė ata, pėrmes gjuhės sė diplomacisė dhe argumenteve, tė arrinin ta zbusnin Hrushovin dhe ta ulnin tensionin shumė tė madh tė krijuar mes dy superfuqive tė botės, nė ato vite tė Luftės sė Ftohtė. Pikėrisht letra e hartuar nga Kenedi dhe Sorensen, qė e injoronte gjuhėn e ashpėr dhe konfliktuale tė pėrdorur nga Hrushovi nė mesazhet e tij, bėnė qė lideri rus tė rishikonte qėndrimet dhe si pasojė edhe e veprimeve tė tjera diplomatike, rusėt tė hiqnin raketat e tyre bėrthamore nga Kuba dhe t’i jepnin fund njė kėrcėnimi tė madh jo vetėm pėr tė dyja vendet, por me pasoja nė tė gjithė botėn. Nė kėtė mėnyrė u shmang njė luftė thuajse e sigurt. Vetė Sorensen e konsideroi kėtė njė ngjarje shumė tė madhe dhe njė arritje tė penės e gjuhės sė tij. Por ai qė mbetet monumental ndėr fjalimet e shkruara prej tij ėshtė fjalimi i parė i mbajtur nga Kenedi si Presidenti i vendit. Ai ėshtė i mbushur me sentenca tė menēura, tė tilla si: “Le ta marrė vesh ēdo vend i botės, nga ata qė na duan tė mirėn, por edhe nga ata qė nuk na e duan, se ne do tė paguajmė ēdo ēmim, do tė mbajmė ēdo barrė, do tė pėrballojmė ēdo vėshtirėsi, do t’i kundėrvihemi ēdo armiku, pėr tė siguruar mbijetesėn dhe suksesin e lirisė”.

Disa e quanin edhe “poeti i Camelot”, (Camelot ishte emri qė i kishin vėnė administratės sė Kenedit), por vetė Sorensen nuk e ka pretenduar kurrė autorėsinė ekskluzive tė fjalimeve tė Kenedit, edhe pasi Presidenti ndėrroi jetė nė mėnyrė tragjike. Pėrkundrazi, procesin e tė shkruarit tė fjalimeve ai e ka pėrshkruar si njė proces shumė bashkėpunues dhe njė proces ku vetė Presidenti kishte vulėn e mendimeve, ideve dhe fjalėve tė tij. Nė prill tė vitit 1961, disa javė pasi Kenedi kishte marrė presidencėn, Bashkimi Sovjetik dėrgoi njeriun e parė nė Hėnė, duke lanēuar kėshtu njė sfidė tė hapur pėr administratėn amerikane. Por mė pak se njė muaj mė pas, amerikani Alan Shepard bėri gjithashtu njė fluturim orbitor. Nė kėtė periudhė Sorensen ishte i magjepsur edhe nga njė ide tjetėr shumė e guximshme, ajo e “pushtimit” tė Hėnės, pra e dėrgimit tė njė anijeje kozmike me njerėz nė satelitin e Tokės. Pikėrisht nė atė kohė Kenedi, Presidenti qė donte qiellin dhe ishte i etur pėr tė eksploruar hapėsirėn, deklaroi: “Unė besoj se ky komb duhet tė zotohet qė do ta arrijė kėtė objektiv para fundit tė kėtij dhjetėvjeēari. Njerėzit duhet qė tė shkojnė nė Hėnė dhe tė ulen nė sipėrfaqen e saj dhe mbi tė gjitha tė kthehen tė sigurt nė Tokė”. Me tė drejtė astronautėt amerikanė e realizuan kėtė premtim tė Kenedit, duke e bėrė ėndrrėn e tij realitet nė korrik tė vitit 1969.

Theodor Chaikin Sorensen lindi nė atė qė ai e quante si njė familje danezo-ruso-hebreje mė 8 maj tė vitit 1928 nė Linkoln, Nebraska. I ati i tij ishte Prokuror i Pėrgjithshėm i shtetit dhe republikan. Pasi u diplomua nė shkollėn e lartė tė Linkolnit nė vitin 1945, ai studioi ligje nė Universitetin e Nebraskės. Nė vitin 1952, kur ishte 24 vjeē, ai iu bashkėngjit stafit tė Kenedit. Senatori i sapozgjedhur i Masaēusetsit i dha Sorensenit dy intervista tė shkurtra njė ditė para se t’i propozonte qė tė punonte pėrkrah tij. Qė nė takimin e parė Kenedi dhe Sorensen u ndien shumė mirė me njėri-tjetrin, duke e plotėsuar dhe duke i shtuar vlera bashkėpunimit tė tyre shumė tė frytshėm. Pėr katėr vjet, qė nga viti 1956, kur Kenedi dėshtoi nė nominimin e tij pėr postin e zėvendėspresidentit, ai dhe Sorensen udhėtuan sė bashku nė tė gjitha shtetet e vendit, duke u pėrqendruar nė njė qėllim dhe objektiv tė vetėm: zgjedhjen e Kenedit si Presidenti i ri i vendit. Nė janar tė vitit 1960, Kenedi njoftoi kandidimin e tij pėr zgjedhjet presidenciale dhe sė bashku me stafin e tij dhe veēanėrisht me Sorensenin, kryen njė nga fushatat presidenciale mė tė paharruara dhe mė tė suksesshme nė historinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Sorensen punonte shumė dhe nėn njė presion tė madh. Ishte mjaft rezultativ dhe ndėrsa Kenedi ishte duke lexuar njėrin fjalim, ai ndėrkohė i pėrgatiste fjalimin tjetėr. Pėr Kenedin ai ishte njė burim i pashtershėm idesh. Nuk ishte pra rastėsi qė ai u shndėrrua nė njė nga figurat mė tė famshme dhe mė tė fuqishme tė stafit tė afėrt tė Presidentit amerikan deri nė ditėn e tij tė fundit tė punės dhe tė jetės. Gjatė gjithė presidencės ka qenė njė nga personat me profil mė tė veēantė dhe me njė reputacion tė padiskutueshėm.

Pas vrasjes sė Kenedit nė vitin 1963, Sorensen punoi si avokat i ēėshtjeve ndėrkombėtare dhe ndėr klientėt e tij ishin shumė njerėz tė shquar e shtetarė, ndėr tė cilėt edhe ish-presidenti egjiptian Sadat. Ai vazhdoi tė ishte i pėrfshirė nė politikė, duke iu bashkėngjitur fushatės zgjedhore tė Bob Kenedit nė vitin 1968 dhe 4 vjet mė pas pati edhe vetė njė pėrpjekje tė dėshtuar pėr t’u bėrė senator i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Nė vitin 1977, Presidenti i asaj kohe, Jimmy Carter, e emėroi Sorensenin drejtor tė CIA-s, por kritikėt konservatorė e hodhėn poshtė me shumė zell kėtė emėrim, duke mos i dhėnė mbėshtetjen e tyre.

Sorensen ishte njė njeri shumė i pėrkorė, nuk pinte as duhan dhe as alkool. Ishte pėrgjithėsisht i shėndetshėm. Vetėm nė vitin 2001, njė goditje nė zemėr e la Sorensenin me sy tė dobėt dhe pėr kėtė arsye atij iu desh qė t’ia diktonte kujtimet e veta qė kishte nisur t’i shkruante sekretares sė tij. Libri i tij me kujtime, “Kėshilltari”, u botua nė vitin 2008. Po atė vit Sorensen i doli pėr krah kandidatit demokrat pėr President Barak Obama, duke bėrė paralele mes tij dhe Kenedit pėr sa u takon gjykimeve dhe vendimeve qė kishte marrė si senator, ndėr tė cilat edhe kundėrshtia e hapur ndaj luftės nė Irak. Por, ndėrkohė, nė lidhje me fjalimet e Obamės shprehu zhgėnjim, duke deklaruar se ato ishin shumė tė komplikuara pėr njerėzit e thjeshtė. Ted Sorensen ishte i martuar tri herė dhe kishte katėr fėmijė.

(Shqip)


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.