Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- JAPONIA - Frikė nga shpėrthimet bėrthamore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18309)


Postuar nga AngelDevil datė 14 Mars 2011 - 13:27:

JAPONIA - Frikė nga shpėrthimet bėrthamore

Kryeministri japonez, Naoto Kan e konsideroi situatėn si mė tė rėndėn qė pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur vendi i tij u godit nga dy bomba bėrthamore. (UPDATE)

“Nėse japonezėt do ta kalojnė kėtė krizė, kjo varet nga secili prej nesh. Besoj fuqimisht se ne mund tė tejkalojmė tėrmetin dhe tsunamin duke qenė tė bashkuar”, tha Kan.

Ai tha se situata nė centralin bėrthamor tė Fukushimės, njė nga prefekturat mė tė goditura prej tėrmetit prej 9 ballėsh pas pėrditėsimit prej agjencisė sizmiologjike japoneze, ėshtė e rėndė.

Sistemet e ftohjes nė 2 reaktorėt e centralit Fukushima 1 pushuan se funksionuari fill pas tėrmetit qė goditi brigjet veri-lindore tė Japonisė. Pas shpėrthimit tė sė shtunės nė kėtė reaktor, autoritetet pranuan se nė zonė nivelet e radioaktivitetit kishin kaluar limitet.

Tė paktėn 19 persona po trajtohen pas ekspozimit radioaktiv. Punonjės me veshje speciale kontrollojnė tė gjithė banorėt pėr shenja radioaktiviteti, ndėrsa kėta tė fundit po pėrpiqen tė largohen.

Televizioni japonez, NHK raportoi se mbi 310 mijė persona nė mbarė vendin, u shpėrngulėn nė tenda. Shumė prej tyre kishin mbetur pa energji elektrike. Zyrtarėt njoftuan se do tė shtohet me 100 mijė numri i ushtarėve qė veprojnė nė zonėn veri-lindore tė Japonisė.

Vendi po jeton me frikė pas alarmit se ekziston rreziku pėr njė shpėrthim tė dytė nė centralin bėrthamor Fukushima 1. Teknikėt po pėrpiqen me tė gjitha mjetet tė ftohin reaktorin 3. Agjencia bėrthamore japoneze, shpalli gjendje e jashtėzakonshme edhe nė njė central tė dytė nė Anagau, ku janė regjistruar nivele tė larta tė kontaminimit.

Televizioni NHK raportoi se numri i tė vdekurve ėshtė 1131, ndėrsa policia paralajmėroi se numri i viktimave mund tė kalojė mbi 10 mijė.

Ekspertėt po pėrpiqen tė mbajnė nėn kontroll njė tjetėr reaktor bėrthamor nė rrezik shpėrthimi pasojat e tė cilit do tė ishin edhe mė tė rėnda.

Nė zonėn e goditur nga tsunami llogariten tė paktėn 10 mijė viktima ndėrsa mbi 300 mijė persona janė evakuuar.

Shkencėtarėt thonė se tėrmeti e ka lėvizur Japoninė me 2.4 metra nga vendndodhja e saj e mėparshme.


  Gjithsej 31 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.