Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga AngelDevil datė 29 Gusht 2010 - 21:04:

Re: Re: Re: Re: Re: Re: Nje operacion , qe nuk mund te behet dy here … Nje mbrekulli e mjekesise ..

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


angjel jo ty po dhe mua qe jam jashte kesaj fatkeqesie kur e mendoj ndihem keq ...perqafime per ty



thnx mgjate isha e interesuar per emrin e spitalit qe thote Agata


Postuar nga Morfine datė 29 Gusht 2010 - 22:47:

Re: Re: Re: Nje operacion , qe nuk mund te behet dy here … Nje mbrekulli e mjekesise .. !!

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil


Si quhet ai spital sa per ta ditur?? 2 vite me pare do ishte shume informacion i dobishem kjo qe me the tani



Me keq ardhje po te them qe kjo metode eshte bere qe para 5 vjetesh ne qytet e medhaja te Frances, si Paris, Lyon, Bordeaux, e Nantes...

Angel se di ne do te ngushelloj kjo qe do te them tani,...
Para 10 muajsh me sakte me 17 nentor, jam operuar, dhe kirurget perdour tek un, nje metode qe nuk perdoret akoma ne te gjitha spitalet, dhe te gjitha shtetet. Psh ne Greqi nuk behet operacjoni qe kam bere. I cili zgjati 10 ore e gjysem... dhe mbas 6 muaj kam ri mare aktivitetin tim profesjonal ne menyren me normale.
Para 4 muajsh Bashkeshorti i koleges time, ka bere te njejten operacjon, ne te njetin siptal, me te njejtin kirurg; rezultati nuk doli i njejte, ai kete jave eshte me shimiotherapi, dhe me e keqja ka infeksion, si pasoje e ketij operacjoni... Se di ne do ja dale.
Kur me shikon kolegia, te ciles nuk i kan mbushur binjaket akoma dy vjeē, ndjehem fajtore, se jam mire me shendet... por ēa gjera nuk shpjegohen, sikurse thote Biondia, jane te shruara...


Postuar nga shelgu datė 30 Gusht 2010 - 15:25:

Re: Re: Re: Re: Nje operacion , qe nuk mund te behet dy here … Nje mbrekulli e mjekesise .. !!

Citim:
Po citoj ato qė tha Morfine


ose Artificjale.



Ose e induktuar, ose terapeutike.


Postuar nga Vizioner datė 07 Shtator 2010 - 09:21:

Kronikėt, ja sėmundjet me tė shpeshta qė vuajnė shqiptarėt

Nė bazė tė recetave tė rimbursueshme, hipertensioni, diabeti, sėmundje tė zemrės dhe astma janė mė tė shpeshta. Tė pasiguruarit i blejnė

Sėmundje tė mundimshme dhe bashkėshoqėruese deri nė fund tė jetės. Bėhet fjalė pėr sėmundjet kronike tė cilat vitet e fundit po shtohen gjithnjė e me shumė nė vendin tonė.

Na bazė tė numrit tė recetave tė rimbursueshme qė marrin kėta pacient pėr trajtimin e sėmundjeve Instituti i Sigurime tė Kujdesit Shėndetėsor mund tė bėj edhe njė renditje se cilat janė sėmundjet kronike mė tė pėrhapura nė vendin tonė.

Madje nė bazė tė kostove tė trajtimit qė kanė kėto sėmundje mund tė dalė edhe se cilat janė sėmundjet mė tė kushtueshme.

Kėshtu ata qė e kanė mė tė vėshtirė pėr tė pėrballur koston e kėtyre sėmundjeve sipas specialistėve janė pikėrisht ata persona qė nuk janė tė siguruar. Hipertensioni, diabeti, sėmundjet e zemrės dhe aziatikėt janė mė tė pėrhapurit dhe me kosto mė tė lartė nė vendin tonė.


Sėmundjet

Sėmundje qė tė shoqėrojnė deri nė ditėn e fundit tė jetės dhe vrasin gjithnjė e mė shumė njerėz. Madje, edhe sa i takon shpenzimeve kėto sėmundje mbajnė vendin e parė nė top-listėn e zezė.

Shifra alarmante publikohen nė lidhje me sėmundjet kronike, pasi numri i pacientėve qė i shtohen listėt sė kėtyre sėmundjeve ėshtė gjithnjė nė rritje. Pėr kėtė flasin profesorėt e shėndetėsisė por edhe numri i recetave tė lėshuara pėr kėto sėmundje e dėshmojnė kėtė fenomen.

Hipertensioni ėshtė sėmundja qė qėndron nė krye tė top-listės sė zezė, pasi numri i pacientėve me kėtė sėmundje ėshtė mė i larti se i ēdo sėmundjeje tjetėr.

Madje profesorėt e Mjekėsisė Interne nė QSUT e ka paraqitur kėtė sėmundje si sėmundjen e Shekullit dhe se vetėm nė vendin tonė e vuajnė kėtė sėmundje rreth 700 mijė persona. Ndėrsa nė vendin e dytė me numrin mė tė madh tė pacientėve qėndrojnė sėmundjet diabetike pasi numri i recetave, sipas specialistėve tė ISKSH-sė arrin deri nė mbi 120 mijė receta pėr 6 muaj.

Fatkeqėsisht, sėmundjet diabetike po bėhen gjithnjė e mė shumė problematike jo vetėm pėr moshat e rritura, por edhe pėr fėmijėt,- shpjegon shefi i shėrbimit tė Diabetologjisė, Petrit Hoxha, duke shtuar se faktorėt janė tė ndryshėm dhe se diagnostikimi nė fazat e para ėshtė shumė i rėndėsishėm.

Pas diabetit duket se shqiptarėt goditen edhe sėmundjet e zemrės, pasi shifrat janė shumė pesimiste. "Nėse nė fillim tė viteve '90 kishim rreth 6000 vdekje nė vit, nga sėmundjet kardiovaskulare, sot ky numėr ėshtė mbi 8000",- pohojnė specialistėt.

Sipas tyre, sėmundjet kardiovaskulare nuk janė njė fatalitet, pra ato nuk ndodhin thjesht sepse ėshtė e shkruar nė gjenet tona. Por mjekėt shpjegojnė se ka njė sėrė faktorėsh tė lidhur me mėnyrėn e jetesės dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike tė organizmit. Ndėrsa e katėrta nė top-listėn e zezė tė sėmundjeve ėshtė tė astmės bronkiale pasi numri i pacientėve po vjen gjithnjė nė rritje.

Kronike dhe tė shtrenjta

Kronike dhe tė pėrjetshme, ēka do tė thotė se pacienti duhet tė mjekohet deri ditėn e fundit. Kėshtu, specialistėt theksojnė se sėmundjet mė tė pėrhapura janė edhe mė tė shtrenjta nė rimbursim pasi pėr kėto sėmundje shpenzohet shumė.

Por fatkeqėsia qėndron tek ata persona tė cilėt nuk mund tė pėrfitojnė rimbursim, pasi nuk janė tė siguruar. Nė kėto raste pacientėve iu duhet tė shpenzojnė nga xhepat e tyre, duke e pasur pothuajse tė pamundur pėrballimin e kėtyre shpenzimeve.

"Fatkeqėsisht sėmundjet kronike zgjasin pėrjetėsisht dhe tė ndodhur nė kėto kushte pacientėve iu duhet tė mjekohen gjithmonė, ēka do tė thotė se nėse nuk kanė mundėsinė e rimbursimit, duhet t'i blejnė medikamentet nga xhepi i tyre,- pohojnė mjekėt.


Sėmundjet kronike mė tė pėrhapura

Hipertension
Diabeti
Kardiake
Astma Bronkiale
Epilepsia
Psikoza Skizofrenike
Hipoplazia e Prostatės


Tumori Malinj i gjirit tek femrat
Insuficienca kronike e veshkave
Talasemia Major

Mjekėt: Sėmundjet kronike duhet tė trajtohen

Pjesa mė e madhe e sėmundjeve, megjithėse nga ana mjekėsore janė tė mjekueshme, nuk janė akoma tė shėrueshme. Specialitet pohojnė se kėto sėmundje pėrfaqėsojnė pėr ata tė cilėt janė prekur prej tyre, njė vuajtje tė zgjatur kronike, ndonjė herė gjatė gjithė jetės, me acarime tė herė pas hershme dhe ndėrlikime tė mundshme.

Por disa nga sėmundjet kronike, ndonėse afat tė gjata nė rast se merren pėrsipėr dhe ndiqen mirė nga ana e mjekut dhe nga vetė pacienti, krijohen mundėsi pėr ketė tė fundit qė tė bėjė njė jetė pothuajse normale. I tillė ėshtė pėr shembull, rasti i tė sėmurėve me diabet, me astmė, atyre qė vuajnė nga tensioni i lartė.

Pėr tė tjerė, si ata qė mjekohen me dializė, qe janė tė kolostomizuar1, me laring tė hequr (laringektomi)2, pacientėt qė vuajnė nga sėmundje neurologjike, si sėmundja e Parkinsonit apo epilepsia, pesha e sėmundjes mund tė krijojė me kohė pasoja nė jetėn e tyre personale, familjare, profesionale dhe shoqėrore.

Nė disa raste, sėmundja prek deri autonominė. I bėn tė varur nga tė tjerėt. Shumica e tė sėmurėve kronikė vuajnė nga humbja e ndjenjės sė integritetit, pa llogaritur ndėrlikimet e lidhura me prishjen e ekuilibrit tė mekanizmave tė brendshėm rregullues apo tė acarimit tė tyre.


Postuar nga Fajtori datė 04 Tetor 2010 - 19:34:

Edor Kabashi - nga pasioni per mjekesine tek arritjet shkencore

Ky eshte nje biolog molekluar shqiptar qe po ngjit shkallet e karrieres ne Amerike dhe Kanada. Djali i ri ka publikuar artikuj te vleresuar kohet e fundit:
http://www.cihr-irsc.gc.ca/e/39980.html

Eshte shembull i nje pasioni autentik, ndryshe nga ndonje Allamudh shqiptar qe shet pordhe me diploma.

McGill University, ku Kabashi punon, eshte vendi ku kane studiuar disa nga shkencetaret me te njohur ne neuroshkenca (nje mbi te gjithe Donald Hebb)


Postuar nga AngelDevil datė 11 Nëntor 2010 - 12:09:

Shkencėtarėt piketojnė jetėn pas vdekjes

Nė rreth 18 spitale nė SHBA dhe Britaninė e Madhe, kėrkuesit shkencorė kanė vendosur disa fotografi nė dhomat e urgjencės.

Arsyeja ėshtė testimi i pacientėve qė risillen nė jetė pas atakėve kardiakė dhe ndalimeve tė zemrės. Ata thonė qė zakonisht, kur kanė eksperiencėn e pothuaj-vdekjes, ndihen sikur dalin nga trupi i tyre dhe ngjiten lart nė ajėr.

A mund t’i shohin ata fotografitė, pasi ato mund t’i shohėsh vetėm po tė jesh mbi nivelin e shtratit tė operacionit, aty ku ėshtė shtrirė trupi yt?
Ky udhėtim jashtė trupit ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u vėrtetuar, kėshtu qė n.q.s. i shohin pikturat e vendosura pėr kėtė qėllim, i bie tė jenė shkėputur vėrtet nga trupi.
“Ne i kemi vendosur kėto foto si matės lartėsie”, - thotė Sam Parnia, njė fizikan i cili ėshtė edhe drejtuesi i programit studiues, studim i cili pėrfshin rreth 1500 pacientė. Parnia refuzon tė tregojė nė i ka parė deri tani ndonjė njeri fotot, por thotė se vitin tjetėr do t’i bėjnė publike tė gjitha tė dhėnat e studimit.
Studimi organizohet nga Southampton University School Of Medicine nė Angli dhe ėshtė njė nga sfidat mė tė fundit dhe mė tė pamundura tė shkencės… studimi i pranė-vdekjes. Nė njė sondazh tė bėrė rreth 15 milionė amerikanė tė rritur mbi 18 vjeē deklarojnė se kanė pasur eksperienca pranė-vdekjeje dhe numri do tė rritet akoma mė shumė, sepse teknologjia nė mjekėsi ka ecur shumė dhe gjithnjė e mė shumė njerėz kthehen nė jetė nė dhomat e urgjencės. Shumė thonė se shohin njė tunel tė errėt me njė dritė nė fund, ndihen tė qetė dhe me njė paqe tė madhe, ndihen tė lumtur dhe shumica thonė se takojnė tė afėrmit e tyre tė vdekur, tė cilėt u thonė se nuk ka ardhur akoma ora e tyre, pastaj kthehen nė trupin e tyre, i cili pak mė parė ishte i vdekur.

Por prapė, me gjithė dėshmitė e njerėzve, shkencėtarėt mbarė botės janė ndarė nė dy grupe…

- tė parėt mendojnė se kėto shenja janė vėrtet dyert e jetės tjetėr,
- tė tjerėt mendojnė se kėto janė halucinacione qė vijnė si rrjedhojė e mungesės sė oksigjenit nė tru.

“Ka gjithnjė skeptikė, por ka miliona njerėz qė e kanė kaluar kėtė eksperiencė qė e dinė shumė mirė ēfarė u ka ndodhur dhe nuk e vrasin mendjen se ēfarė thonė skeptikėt”, - thotė Dian Crocoran, presidentja e institutit qė studion rastet e pranė-vdekjes. Crocoran, e cila ėshtė njė ish-kolonele e ushtrisė, e dalė nė pension, thotė se gjatė luftės sė Vietnamit ka folur me qindra ushtarė tė plagosur, tė cilėt kanė pasur eksperienca tė tilla, por nuk flisnin qė tė mos i fusnin nė ēmendi.
Disa kėrkues thonė se gjėja mė e ēuditshme nė kėtė mes ėshtė se pavarėsisht nga raca, mosha, feja apo shtetėsia, tė gjithė njerėzit qė kanė pasur kėto eksperienca, thonė se kanė parė tė njėjtat gjėra.
Nė librin e tij “Jeta pas vdekjes”, Jeffrey Long, njė radiolog onkologjisė nė Luiziana, analizon plot 613 raste dhe del nė njė pėrfundim: “Njerėzit qė shmangin vdekjen pasi kanė vdekur, udhėtojnė nė pėrmasa tė tjera, por skeptikėt thonė se gjėra tė tilla janė qesharake dhe e shpjegojnė fenomenin nga ana neurobiologjike. Nė vitet 1980, neuroshkencėtarja britanike Susan Blackmoore hodhi teorinė se mungesa e oksigjenit nė tru ėshtė shkaku qė shohin tė tilla halucinacione dhe theksoi se edhe pilotėt qė udhėtojnė shumė shpejt, me shpejtėsi marramendėse, nė lartėsi tė mėdha, shohin njė tunel me njė dritė nė fund.

Kėtė vit, njė studim i 52 ndalesave tė zemrės nė Slloveni, u publikua nė tė pėrditshmen e shėndetit dhe thoshte se nė tė gjitha rastet gjaku i pacientėve kishte pasur njė sasi tė lartė tė dioksidit tė karbonit, i cili shkakton halucinacione. 

G.Standart

_________________________

Mu duk interesante si perralle me mbret dmth


Postuar nga shelgu datė 11 Nëntor 2010 - 13:45:

Angjel. Me cudit si i kane gjetur keto foto.

Po shihja nje program TV dhe ideja ishte pak a shume e njejte.

Nje vajze rreth 18 vjec, e lidhur me elektroda ne koke, qe i ngacmonin zona te ndryshme te trurit. Pra simulohej vdekja ne zona te ndryshme dhe ftohej vajza te tregonte imazhet qe i cfaqeshin.


Postuar nga AngelDevil datė 11 Nëntor 2010 - 14:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Angjel. Me cudit si i kane gjetur keto foto.

Po shihja nje program TV dhe ideja ishte pak a shume e njejte.

Nje vajze rreth 18 vjec, e lidhur me elektroda ne koke, qe i ngacmonin zona te ndryshme te trurit. Pra simulohej vdekja ne zona te ndryshme dhe ftohej vajza te tregonte imazhet qe i cfaqeshin.



shikoji fotot te ky linku se skisha nerva tju beja copy paste

http://www.facebook.com/notes/stop-...es/454279191299

ne fakt eshte e cuditshme. PAra disa vitesh kam bere 1 nderhyrje kirurgjikale dhe nen efektin e narkozes normal kam perjetuar kalimin ne ate tunel ne fund me drite, kur kam shkuar atje kam ecur vetem ne nje lendine plot me lule shume te larta diell pa fund qiell blu dhe kam takuar mamane time qe kishte vite qe qe ndare nga jeta .... nejse pa treguar gjithe detajet qe mos me quani te lujtme mendsh me vone mbasi dola nga spitali me thane qe kisha pas jeten ne rrezik gjate operacionit.....

Epo thashe 1 gje paskam te sigurt qe sdo shkoj ne ferr ja hudha


Postuar nga lule datė 07 Shkurt 2011 - 13:25:

Alkooli i mirė pėr potencė

Sipas rezultateve, konsumimi i matur i alkoolit, nė fakt e mbron burrin nga impotenca.
Krahas mendimit se shoqėrimi i pėrditshėm i burrave me gotėn, dėmshėm ndikon qė burri tė jetė “Herkul nė shtrat”, hulumtimet mė tė reja e tregojnė tė kundėrtėn.

Sipas rezultateve, konsumimi i matur i alkoolit, nė fakt e mbron burrin nga impotenca.

Nga arsyet e njėjta, me siguri, njė ose dy gota verė tė zezė nė ditė, pakėson rrezikun nga sėmundjet kardiovaskulare, posaēėrisht nga sulmi nė zemėr.

Telegrafi.


Postuar nga al74 datė 07 Shkurt 2011 - 16:13:

Re: Alkooli i mirė pėr potencė

Citim:
Po citoj ato qė tha fleurs de l'orne
Sipas rezultateve, konsumimi i matur i alkoolit, nė fakt e mbron burrin nga impotenca.
Krahas mendimit se shoqėrimi i pėrditshėm i burrave me gotėn, dėmshėm ndikon qė burri tė jetė “Herkul nė shtrat”, hulumtimet mė tė reja e tregojnė tė kundėrtėn.

Sipas rezultateve, konsumimi i matur i alkoolit, nė fakt e mbron burrin nga impotenca.

Nga arsyet e njėjta, me siguri, njė ose dy gota verė tė zezė nė ditė, pakėson rrezikun nga sėmundjet kardiovaskulare, posaēėrisht nga sulmi nė zemėr.

Telegrafi.



uhhhhh....rrofsh fleur!!!!!! pune e paqme.
ne thelb mir ..boooo kaiher kto studiusit t'japin shpresa per ket jete


Postuar nga lule datė 07 Shkurt 2011 - 16:18:

Al mos mhaj hakun po veni rendsi ca thashe...


Postuar nga al74 datė 07 Shkurt 2011 - 16:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha fleurs de l'orne
Al mos mhaj hakun po veni rendsi ca thashe...


llaf o ai?! po m'fiku entuziazmin vdekja prej alkolit ....jo mer ma mir me vdek i ri


Postuar nga lule datė 07 Shkurt 2011 - 16:34:

Citim:
Po citoj ato qė tha al74


llaf o ai?! po m'fiku entuziazmin vdekja prej alkolit ....jo mer ma mir me vdek i ri




Haahhahahahahhaha nfakt ke ty se prisja ket reagim


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.