Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipėria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Hyn Interneti Wireless ne Shqiperi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12482)


Postuar nga lezhjani-82 datė 05 Mars 2008 - 00:30:

Rrjeti Abissnet mbulon 100% Tiranėn

Marre nga Shekulli
Lidhje ADSL 2+ kudo nė kryeqytet. Kosto mė tė ulėta instalimi nė zonat ku pėrdoret wireless

Kompania mė e madhe e internetit nė vend, Abissnet ka bėrė tė ditur se ka pėrfunduar kabllimin e kryeqytetit. Pėrfundimi i kėtij projekti i mundėson Abissnet tė ofrojė internet tė kapacitetit tė lartė me ADSL 2+, pėr tė cilėn ėshtė e njohur nė treg nė ēdo zonė tė kryeqytetit. "Gjatė njė viti kemi punuar me intensitet. Janė struktura prej mėse 150 punonjėsish qė kanė mundėsuar shtrimin e kėtij rrjeti. Puna ėshtė shumėfishuar, sepse nė tė njėjtėn kohė na ėshtė dashur tė pėrballojmė lidhjet pėr abonentėt tė cilėt ishin shumė mė tepėr se kishim parashikuar nė kėtė fazė. Ēdo gjė ėshtė standardizuar dhe do tė na lejoje minimumin e shkėputjeve, si dhe nevojės pėr suport",shpjegon drejtori teknik i Abissnet, Gentian Bajraktari. Sipas Bajraktarit, ADSL 2+ ėshtė mėnyra mė e menaxhueshme dhe e sigurt pėr tė ofruar lidhje interneti me kapacitet tė lartė. Nga Abissnet ėshtė realizuar njė kombinim i fibrės optike deri nė lagje dhe me kabllo bakri deri nė shtėpi, me parim tė njėjtė me ato telefonike tė telekomit, por tė njė cilėsie shumė mė tė lartė. Pėrdoruesi nuk ka nevojė pėr linje telefonie fikse, madje ata qė nuk kanė mundur tė pėrfitojnė numėr fiks telefonie tradicionale, duke pėrdorur linjėn e internetit tė Abissnet. "Deri tani, nė zona ku nuk kishim mbulim rrjeti, pėrdorueseve ju kryhej lidhja me antenė, qė ishte njė procedurė mė e ndėrlikuar teknike me mė pak garanci se rrjeti tokėsor.

Pėrfundimi i sotshėm i rrjetit tė vendosur mundėson ofrimin e ADSL 2+ nė tė gjithė Tiranėn, duke eliminuar nevojėn pėr zgjidhje wireless dhe duke rritur shumė cilėsinė e shėrbimeve internet dhe telefonik",ka sqaruar Bajraktari. Por ēfarė ndryshimesh konkrete do tė sjellė pėrfundimi i kėtij rrjeti pėr pėrdoruesit kryeqytetas? Drejtori i marketingut nė kompaninė Abissnet, Sajmir Alickolli, sqaron pėr "Shekullin" se "ndryshimi i parė ėshtė se nuk do tė ketė mė lidhje me antenė nė zona tė brendshme tė Tiranės. Nė praktikė, pėr pėrdoruesin kjo ėshtė njė ulje prej 100 Euro nė koston e instalimit e kombinuar me cilėsinė superiore tė ADSL 2+. Abissnet tashme ka dominancė nė lidhjet e internetit me ADSL, por kapaciteti i kėtij rrjeti gjithashtu na lejon tė ofrojmė edhe sinjal televiziv me anė tė teknologjisė IP TV, njė zgjidhje e re por interesante pėr pėrdoruesin shqiptar.

Kapaciteti i lartė i internetit ndėrkombėtar qė kemi, i kombinuar me rrjetin e saposhtruar, do tė mundėsojė ofrimin e shėrbimit pothuajse kudo nė kryeqytet, me shpejtėsi dhe qėndrueshmėri shumė mė tė lartė se mė parė. Si pėrfundim, pėr pėrdoruesin kryeqytetas ka mė shumė kursim, mė shumė cilėsi dhe sigurisht mė shumė zgjedhje". Pyetjes lidhur mbi afatet kohore tė njė lidhjeje interneti, Alickolli i pėrgjigjet: "Lidhjet Abissnet ADSL 2+ tė internetit, tė cilat tashmė i njohin tė gjithė, janė qė tani tė mundura pėr publikun. Pėr sa i pėrket ofertave nė telefoni dhe IPTV, jemi duke shqyrtuar kėrkesat e tregut dhe balancat, ndoshta edhe mundėsinė e ofrimit nėn brande tė ndryshme, por pėr ēdo rast, nuk do tė vonohen mė shumė se 3-4 javė. Pra janė zhvillime tė shpejta". Abissnet ėshtė kompani e regjistruar si Provider Interneti nė vitin 1998 dhe ėshtė ISP e parė nė Shqipėri. Si klientė tė saj figurojnė institucionet dhe bizneset kryesore shqiptare e tė huaja qė operojnė nė vend. Nga shtatori 2007 me projektin 'Sepse interneti nuk ėshtė me luks', Abissnet ka nxjerrė nė treg oferta tė destinuara pėr pėrdoruesit familjarė, me ēmime dhe shpejtėsi tė pėrshtatshme me kėtė segment, si dhe nė nivele tė njėjta me shtetet e rajonit.

ADSL 2+ ėshtė mėnyra mė e menaxhueshme dhe e sigurt pėr tė ofruar lidhje interneti me kapacitet tė lartė. Nga Abissnet ėshtė realizuar njė kombinim i fibrės optike deri nė lagje dhe me kabllo bakri deri nė shtėpi, me parim tė njėjtė me ato telefonike tė telekomit, por tė njė cilėsie shumė mė tė lartė. Pėrdoruesi nuk ka nevojė pėr linjė telefonie fikse, madje ata qė nuk kanė mundur tė pėrfitojnė numėr fiks telefonie tradicionale duke pėrdorur linjėn e internetit tė Abissnet

Abissnet tashme ka dominancė nė lidhjet e internetit me ADSL, por kapaciteti i kėtij rrjeti gjithashtu lejon tė ofrohet edhe sinjal televiziv me anė tė teknologjisė IP TV, njė zgjidhje e re por interesante pėr pėrdoruesin shqiptar


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.