Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Kerkoj lente te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18702)

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 07 Dhjetor 2012 - 21:56:

Kerkoj lente te vjetra.

Edhe pse ketu te kjo skute e forumit nuk jam ndjere prej kohesh, kam pak vite qe po investoj ne artin e fotografise. Jo leke, thjesht kohe dhe pasion. Atualisht kam nje aparat Pentax K-x dhe kam zgjedhur qellimisht kete marke qe te kem mundesi te eksperimentoj me lente te vjetra. Pentax eshte nje nga kompanite qe nuk e ka ndryshuar llojin e montimit te lenteve qe prej viteve '60. Gjithsesi, per ti paraprire edhe lenteve para viteve '60, kam dhe nje pershtates Aktualisht shumicen e fotove i bej me nje Pentax-M SMC 50mm F1.7 e cila mbart mbi 30 vite mbi supe.

Nese ju gjendet ne ndonje sirtar, poshte ndonje divani apo te sunduku i gjyshit ndonje lente qe s'e perdorni, ma coni nje MP me foto apo te dhena teknike.

Nderkohe nga 1 Janari planifikoj te nis nje projekt te ri qe do te quhet "1 Ne Dite", ku ne blogun tim do te postohet 1 foto ne dite nga e perditshmja ime Linku gjendet KETU por aktualisht ka vetem disa foto te cilat i hodha per te mos e lene bosh

Flm paraprakisht forumista.

Postuar nga Fajtori datė 08 Dhjetor 2012 - 02:33:

Hajde foto... Kush i ka bere ato? E para nuk ma ha syri te jene me film se duken dixhital + te perpunuar (HDR). Se dyti, nqs i ke bere vete ngjan sikur ke shpirtin poetik te fotografit. Kjo eshte ndryshe nga njohurite teknike.

Postuar nga BIONDIA datė 08 Dhjetor 2012 - 09:06:

Shume bukur ato fotot Lord te lumshin duart ...ja po behemi fansa te blogut tat

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 08 Dhjetor 2012 - 14:44:

Fotot jane te miat, te gjitha jane dixhitale sepse dhe K-x im eshte DSLR. Disa jane HDR por kryesisht ku ka qiell dhe re, te tjerat jane normale.

Flm per komplimentet, kam shume per te shtuar ende. Viti i ardhshem do jete plot ngjyra

Postuar nga Fajtori datė 08 Dhjetor 2012 - 17:29:

Waw man, ajo foto e pleqve te ulur te bordura eshte spektakel. Ide casti e perkryer.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 08 Dhjetor 2012 - 17:55:

Ishin mbledhur per te protestuar kunder prishjes se piramides... Per mua ajo foto simbolizon Shqipet, te mbledhur por te percare, me shpinen ndaj njeri tjetrit, me rroba te bardha nga njera ane dhe me ngjyra nga ana tjeter...

Postuar nga Ana1 datė 08 Dhjetor 2012 - 23:35:

Urime!

Postuar nga Fajtori datė 09 Dhjetor 2012 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Ishin mbledhur per te protestuar kunder prishjes se piramides... Per mua ajo foto simbolizon Shqipet, te mbledhur por te percare, me shpinen ndaj njeri tjetrit, me rroba te bardha nga njera ane dhe me ngjyra nga ana tjeter...

S'pata ate ndjesi kur e pashe. Mu duk diku tek Tajvani ku ulen pleqte ne vere. Ai shteg pllakash qe tregon fotografia duket pa rendesi per ata qe jane ne fotografi, por njekohesisht ngjan sikur sjell historine personale te secilit, ne menyren si vishen, si rrine, si mbeshteten, ku i kane tulet, floket dhe duart, ashtu te rreshtuar natyrshem sikur t'ia kete kerkuar dikush. Percarje jo, s'pashe, majtas dhe djathtas ka njerez te ngjashem.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 09 Dhjetor 2012 - 14:20:

Me pelqen edhe kendveshtrimi yt.

Postuar nga BIONDIA datė 09 Dhjetor 2012 - 20:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Me pelqen edhe kendveshtrimi yt.

me leje ...lejohen kendveshtrime te tjera?

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 09 Dhjetor 2012 - 20:26:

Pa diskutim. Biles edhe per foto te tjera te cilat mund ti ngarkojme ketu per debat

Postuar nga BIONDIA datė 09 Dhjetor 2012 - 20:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Pa diskutim. Biles edhe per foto te tjera te cilat mund ti ngarkojme ketu per debat

grazie cuni

Postuar nga lorie datė 10 Dhjetor 2012 - 17:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Pa diskutim. Biles edhe per foto te tjera te cilat mund ti ngarkojme ketu per debat

ne fillim mua mu duk nje rresht me gra dhe nje rresht em burra dhe me shkoi mendja tek 'gender rights and differences' por e pashe me mire dhe nuk eshte ashtu.
fakti qe i kane kthyer kurrizin njer -tjetrit krijon njefare drame. Gjuha e trupit flet shume-perseri mendja tek 'segregation' me shkon

*Shume te bukura fotot Kreshnik.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 10 Dhjetor 2012 - 17:26:

Flm Lorie. Nese ndokush prej jush do te printoje ndonje version te madh, me dergoni MP qe t'ju nis versionin me rezolucion maksimal.

Postuar nga BIONDIA datė 10 Dhjetor 2012 - 21:03:

Paska nje foto aty qe me beri te lotoj Lord ai femija qe flen mbi ate cope kartoni ...o si s'ka nje Zot nje njeri te kujdeset per keto shtresa njerezish .Shpresoj qe ta kesh bere ne vere sepse vetem idea qe mund te jete bere me kete te ftohte do me leje pa gjume ....

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 10 Dhjetor 2012 - 21:16:

Ajo foto eshte bere ne Bllok, ka qene nate e ftohte pranvere, personalisht kam qene me xhup.

Mbaj mend gjithmone rastin e nje femije te vogel te cilin e kam pare te rritet rrugeve te Bllokut qe kur ishte foshnje. E pash nje dite te lypte tek lagej ne shi dhe me erdhi aq keq saqe i dhash cadren time dhe u largova me shpresen se e kisha ndihmuar sadopak. Kur kaloj rreth 1 ore me vone, cadren e gjej ne Lane, 10 metra larg tij. Me sa duket cadra i prishte piacen...

Po ashtu edhe femija lakuriq ne foton time. Ai s'vuan per nje bluze se per hir te se vertetes, e ka arritur ate nivel Shqiperia saqe nje rrobe trupi te mos ta mohoje njeri nese e kerkon. Por nese ai vesh bluzen, s'do ta meshiroje me njeri...

Postuar nga BIONDIA datė 10 Dhjetor 2012 - 21:39:

Te kuptoj Lord .Ne kete bote ska vend per njeres te dhimbsur ...
Po noj foto romantike ke ti cuni jo per gjo por me duhet per ke stoli .

Postuar nga ~Enigme~ datė 10 Dhjetor 2012 - 22:14:

Thumbs up

Pergezime Dude, bukur! Shtohem dhe une ne grupin efansave qe kane lene mesazhe ketu. Tani puna tende eshte te vazhdosh shkrepjen. Nuk do ishte keq te vazhdoje te ndaje me ne ndonje detaje per ambjentin ose ndonje te dhene teknike.

Postuar nga kurt datė 11 Dhjetor 2012 - 00:45:

Citim:
Po citoj ato qė tha lorie

ne fillim mua mu duk nje rresht me gra dhe nje rresht em burra dhe me shkoi mendja tek 'gender rights and differences' por e pashe me mire dhe nuk eshte ashtu.
fakti qe i kane kthyer kurrizin njer -tjetrit krijon njefare drame. Gjuha e trupit flet shume-perseri mendja tek 'segregation' me shkon

*Shume te bukura fotot Kreshnik.

Ti lorie me cmend fare mua. Me kte "segregation" etc
Fale fotos se bukur, komente/konveshtrime si kto i japin edhe nje lezet tjeter krejt tek une:p

Postuar nga Fajtori datė 11 Dhjetor 2012 - 01:47:

Ajo foto lypesit shtrire perdhe me pelqeu dhe mua, sepse guret e kompletonin ne sfond, por cilesia nuk lejon te shikosh tamam. Eshte bere me telefon, ose thjesht me dore, nuk lejon te perqendrohesh gjate dhe te hedhesh syte ne detaje, sepse jane te tubullta. Megjithate, transmeton shume,

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 11 Dhjetor 2012 - 09:02:

Femija ishte shtrire ne Bllok, perballe kishes katolike qe eshte ngjitur me ish-Manhattan. Guret pas jane pjese e bordures se viles se Enver Hoxhes, aty ku pasditeve shesin libra te vjeter.

Fotoja eshte bere me aparatin tim Pentax K-x dhe me lenten qe kam bashkangjitur te postimi i pare, Pentax-M SMC 50mm. Cilesia eshte e dobet pasi trotuari kishte trafik dhe duhej te beja nje shkrepje te shpejte. Gjithashtu ishte darke (erresire) dhe per cilesi te mire do duhej te perdorja flashin, gje qe nuk e bera per te mos interferuar me momentin. Doja te isha sa me pak ndikues saqe edhe zhurmen e aparatit do ta kisha kamufluar nese do te mundesha...

Per detaje teknike, nese doni mund te jap ISO, Focal Length ose Shutter Speed... Me thoni foton qe ju intereson.

Gjithashtu, e fundit por jo me pak e rendesishme, e nisa temen per te me dhuruar ndonjeri ndonje lente te vjeter, jo per fotot e mia. I lutna Adminit te ma nderroje titullin e postimit dhe ta quaje 1 Ne Dite meqe lente s'paska njeri.

PS: Sonte do te hedh nje foto me tematike me te embel meqenese ma kerkuat.

Postuar nga BIONDIA datė 11 Dhjetor 2012 - 20:30:

Fantastike Lord !
Tani te komentosh kete foto i heq bukurine por dhe pse i ka syte mbyll ai femi me duket sikur lexoj te ardhmen e cdo femije shqiptar dhe te atij qe flinte ne nje cope kartoni " e nesermja do jete fantastike nese jam ne krahet e dikujt qe me don dhe me mbron " ...
qyqa se harrova ky vogelush s'di pse po kam nje parandjenje se do behet Juventin por dhe po nuk qe do e bejme hahahahah.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 11 Dhjetor 2012 - 20:48:

Po s'besoj te behet tifoz pasi as babai i tij nuk eshte...

Postuar nga BIONDIA datė 11 Dhjetor 2012 - 20:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Po s'besoj te behet tifoz pasi as babai i tij nuk eshte...

tani babes nuk kemi cti bejme ne po cunit ja gjejme anen mo u merzit hahahahah.Lord fotot te tortes nuk bere ti

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 11 Dhjetor 2012 - 20:58:

Jo, isha ne pune ate moment. Po te kisha bere, do kishin mbuluar te pakten FBne.

Postuar nga BIONDIA datė 11 Dhjetor 2012 - 21:07:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Jo, isha ne pune ate moment. Po te kisha bere, do kishin mbuluar te pakten FBne.

po dhe ti ate dite e gjete te punosh mor cun .Prisja nje foto nga ty te ndonjerit me legen ne dore hahahah.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 12 Dhjetor 2012 - 19:16:

Sot vendosa nje foto te parkut kombetar te liqeni artificial. Fotoja eshte bere ne pranvere ne nje dite kur plepat ishin ne kulmin e pllenimit. Cdo gje ishte mbuluar nga nje shtrese e bardhe e cila duhet te kete qene nje makth per ata qe vuajne nga alergjite... :S

Postuar nga Fajtori datė 13 Dhjetor 2012 - 01:37:

Veje ketu ne profil ate linkun se pertoj me gjet mesazhin ku ishte cdo here

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 13 Dhjetor 2012 - 13:25:

U kry. Sonte keni ndonje preference per subjektin e fotos qe do te ngarkoj?

Postuar nga Fajtori datė 13 Dhjetor 2012 - 15:04:

Une du foto nga 21 Janari, momenti kur plumbi eshte pas kokes se njerit po s'ka hy akoma. Du te duket plumbi ne ajer

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 13 Dhjetor 2012 - 15:07:

Some men just wanna watch the world burn...

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 13 Dhjetor 2012 - 15:51:

Azhornim: Sot me erdhi nga Kolonja e Lushnjes nje lente e vjeter, Helios 58mm 44M-4, prodhim Rus (kushtoi rreth 3,000 Leke). Shpresoj sa me shpejtte jem ne gjendje te hedh ne blog foto te bera me kete lente

Postuar nga BIONDIA datė 13 Dhjetor 2012 - 22:00:

Bukur ajo foto e atij personi te moshuar qe pret i vetem ne ate stol.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 14 Dhjetor 2012 - 07:09:

Eshte duke fjetur. Po i perendojne syte bashke me shpirtin.

Postuar nga cecilia datė 14 Dhjetor 2012 - 09:22:

Shume pune e bukur Lordi. Bravo! Ai djaloshi i vogel i shtrire per toke te vetmen mbrojtje, kishte kartonin e tij...! Kesaj i thone, nje foto mijera fjale!

Postuar nga shelgu datė 14 Dhjetor 2012 - 15:03:

Duket qe i paske hyre thelle konceptit te fotografimit.

Kam pershtypjen se je i prirut te fokusohesh ne planin e pare me F1.7 Fotot e mbremjes dalin vertet te mira nese te jepet mundesia qe te fiksosh aparatin dhe ta mbash te palevizshem per aq kohe sa duhet. Besoj se ke arritur rezultat.

Si mendon per koncetin e thellesise, perspektiven?

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 14 Dhjetor 2012 - 15:23:

Shumica e fotove jane te atilla sepse sic e permenda dhe me pare, lentja ime primare eshte nje prime 50mm F1.7. Ka ngjyra te persosura dhe nuk ka deformime te dukshme ne imazh. Eshte fantastike per portrete dhe nese e ngre pak F-ne, psh 2.2 e siper, fotot dalin teper te qarta por, gjithmone thellesia e fushpamjes eshte teper e shkurter (nese rrotullohesh te vlerat e mesiperme). Lentja tjeter qe e ka pothuajse te pafundme thellesine e fushpamjes eshte ajo qe ka ardhur bashke me aparatin, 18-55mm e cila i ngjesh objektet dhe subjektet ne nje plan te vetem. Fotografia me pelqen me teper si nje art ku ti pasqyron deri diku dhe tekniken, jo thjesht si nje imazh ku njerezit duhet te vrasin mendjen se cfare ka dashur te thote autori. Prandaj dhe subjektet e mia jane kryesisht te nxjerra ne pah dhe sfondet e tyre mundesisht sa me te veshura.

Perpos kesaj, hutohem kollaj kur shikoj veshjen e sfondit dhe nuancat (bokeh) qe ai merr sipas lentes perkatese. Pikerisht per kete kam marre dhe nje lente prodhim Rus, ajo qe kam permendur 3-4 postime me siper. I jep nuancave te sfondit nje perdredhje te embel te cilen po perpiqem ta nenshtroj... Shpresoj se shpejti te kem foto ku te mund te tregoj objektivisht ate per te cilen po flas.

Postuar nga shelgu datė 14 Dhjetor 2012 - 16:15:

Eshte vertet bukur dhe krijohet efekt estetik. Ke arritur shume ne disa foto Lordi, pershendetje dhe suksese.

Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2012 - 16:22:

Aparati eshte me film, apo jo?

Po ajo Fashion Addict eshte sfokato me photoshop gje?

Hapja 1.7 eshte vertet e mire. Me dukeet se shelbu po i binte anes qe te sugjeronte te vesh objekte mes kameras dhe targetit qe te krijohet me shume thellesi.

Postuar nga shelgu datė 14 Dhjetor 2012 - 16:40:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Aparati eshte me film, apo jo?

Po ajo Fashion Addict eshte sfokato me photoshop gje?

Hapja 1.7 eshte vertet e mire. Me dukeet se shelbu po i binte anes qe te sugjeronte te vesh objekte mes kameras dhe targetit qe te krijohet me shume thellesi.

Jo Faje une jam modest.

Ne fakt, sic e thote edhe Lordi keto kamera jane te mira per efekte artistike dhe efektet e tilla jane te pafundme. Ti ben nje sugjerim te bukur.

Dikush ka vene objekte edhe para fokusit (jo vetem pas tij)dhe edhe ne keto raste del bukur. Psh nese kap nje zog ne fluturim dhe pas tij fokusohesh tek nje portret do te krijohej nje efekt flur me shume impresione artistike qe shpesh jane individuale.

Psh ky eshte nje shembull banal aspak artistik por efekti eshte impresionant

Postuar nga Piktor datė 14 Dhjetor 2012 - 18:01:

Ne fakt edhe fotografia si te gjitha artet ka sekretet e veta, natyrisht edhe tekniken e saj. Dikush thote se duhet ta kesh shkrepur nje mije here aparatin fotografik qe te behesh fotograf. Dikush duhet te lexosh mire driten, perdorimin e flash, aparatin e mire (profesional) eksperienca me aparatet analogjike eshte thelbesore etj...
Ne fund te fundit une po shtoj diēka tjeter.
Une them se duhet te kesh edhe shume fat. Rastesia te ēon te besh foto qe nuk vdesin kurre, domethenese etj.
Konkretisht ajo foto me njerzit tek bordurat mu duk shume e bukur, nuk do te thosha te njejten gje per ate foton e sforcuar te njeriut qe fle mbi nje ēerek kartoni.
Ne fotografi sipas meje ka vetem nje ligj: kape momentin.

Postuar nga lorie datė 14 Dhjetor 2012 - 18:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Some men just wanna watch the world burn...

And some want the world to heal.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 14 Dhjetor 2012 - 18:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Aparati eshte me film, apo jo?

Po ajo Fashion Addict eshte sfokato me photoshop gje?

Hapja 1.7 eshte vertet e mire. Me dukeet se shelbu po i binte anes qe te sugjeronte te vesh objekte mes kameras dhe targetit qe te krijohet me shume thellesi.

Modeli K-x eshte DSLR ndersa Kx eshte SLR. Une kam versionin dixhital.

Fashion Addict eshte vertet e sfumuar me aplikacion pasi eshte nga fotot e para qe kam bere dhe atehere kisha vetem lenten 18-55mm te cilen nuk dija as si ta perdorja per thellesine e fushpamjes, te ciles po i referohem tani e tutje me termin ne anglisht DoF (Depth of Field).

Persa i perket sugjerimit te Shelgut, do ta provoj, pse jo

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 14 Dhjetor 2012 - 18:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Ne fakt edhe fotografia si te gjitha artet ka sekretet e veta, natyrisht edhe tekniken e saj. Dikush thote se duhet ta kesh shkrepur nje mije here aparatin fotografik qe te behesh fotograf. Dikush duhet te lexosh mire driten, perdorimin e flash, aparatin e mire (profesional) eksperienca me aparatet analogjike eshte thelbesore etj...
Ne fund te fundit une po shtoj diēka tjeter.
Une them se duhet te kesh edhe shume fat. Rastesia te ēon te besh foto qe nuk vdesin kurre, domethenese etj.
Konkretisht ajo foto me njerzit tek bordurat mu duk shume e bukur, nuk do te thosha te njejten gje per ate foton e sforcuar te njeriut qe fle mbi nje ēerek kartoni.
Ne fotografi sipas meje ka vetem nje ligj: kape momentin.

Jam mese dakord. Do te shtoja nje shprehje te nje fotografi te famshem. Nese fotoja jote s'ka dale mire, atehere s'ke qene shume afer...

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 14 Dhjetor 2012 - 18:35:

Duke qene se ishim ne diskutimin e "bokeh", sapo e vura nje foto qe bera mbrem per prove me lenten Helios 58mm. Them se prova doli per hajer

Postuar nga BIONDIA datė 16 Dhjetor 2012 - 20:53:

Shume e bukur ajo fotoja e atij femise qe lyp Lord. Ahhhhhhhhhh sa pikellim lexoj ne ato sy dhe sa te pa shprese qe me duken .
Shikoj indiferencen e atyre grave qe i kalojne afer atij femije por njekohesisht dhe indiferenca e atij femije kundrejt atyre sikur e di qe ato s'do ti japin asnje lek .
Tre njeres qe gjinden ne te njejten rruge por shikimet e tyre nuk puqen ne asnje pike. Nje cante zebrato ku brenda qendron nje qese me buke ndoshta per femijen qe pret ne shtepi dhe nje femi qe qendron ne rruge qe do nje cope buke.....
Lord sa do me pelqente qe keto fotot me keto femijet e rruges dikush i rendesishem noj qeveritar ti shifte dhe te bente dicka ... ndoshta ato i shofin por dhe ato si keto gra kalojne dhe si ben pershtypje .
Sa here qe me pyesin nese kam nje enderr qe do te doja te realizoja them qe eshte ne nje qender ku te kujdesem per keto femije...

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 17 Dhjetor 2012 - 20:21:

Per fat te keq qeveritareve tane u eshte rregjur lekura dhe nuk u bejne pershtypje imazhe te tilla. Kjo sepse keta femije i shohin perdite permes xhamave te benzave apo fuoristradave te tyre...

Nga ana tjeter, sic e thame dhe disa postime me pare, keta femije edhe po ti mbledhesh e te perpiqesh ti edukosh, serish ne rruge do duan te kthehen.

Postuar nga BIONDIA datė 26 Dhjetor 2012 - 21:12:

Lord me ngrive gjakun me ate foton e qenit mu duk sikur po hante nje njeri kur e pashe mire (me gjyslyket )e dallova se cfare ishte.Ajo fotoja e ghost rider me kujton ato shtepite e boshatisura ku keto bandat latine dhe ato shqiptare i perdorin si magazina per drogen.Ke foto shume te bukura Lord

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 26 Dhjetor 2012 - 21:33:

Faktikisht ishte nje pamje e cuditshme te shikoje ne mes te Tiranes, ne mes te dites nje qen qe mundohej te pertypte lekuren e nje lope.

Ndersa fotoja me motorristin te ai vagoni eshte bere ne stacionin e trenit ne Tirane. Diku pas stacionit, jane disa magazina te vjetra, njera prej te cilave eshte si tip bari ku organizohen dhe ekspozita ose shfaqje filmash "artsy". Aty eshte dhe ky vagoni i braktisur...

Postuar nga shelgu datė 27 Dhjetor 2012 - 13:08:

Shume bukur Lordi.

Po sikur te tentosh ca foto te gezushme? jam kurioz si do dish te kapesh elementin e gezimit ne fotografi

  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.