Forumi Horizont | Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 » Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)
halo
libri i fundit qe kam lexuar une eshte Medicus , i shkrimtarit Noah Gordon.
eshte nje shkrimtar i madh qe e ben lexuesin qe brenda nje kohe shume te shkurter te ushqehet me fantazin e tij reale.shpresoj mos te jem e vetmja simpatizuese e ketij autori.
ju pershendes te gjithve.
Libri qe lexova se fundi eshte "Vetmi ne Rrjet" me autor polak. me pelqyen dialogjet e bukura te protagonisteve te historise.
ju ftoj ta lexoni, ecen shpejt dhe ka dinamike mendimi.
Kam filluar ka pak dite "gjuetari i balonave", ma rekomanduan dhe po me pelqen.
3 METRI SOPRA IL CIELO nga Federico Moccia.
Eshte dhene edhe film sh .i bukur.
Libri i fundit : Many lifes Many masters.
Histori rreale e nje psikologu ktu ne USA qe flet per nje paciente dhe per hipnozat qe i behen asaj duke e cuar me regres ne jetet e perparshme!
Ky libri esht life-changin edhe duhet ta lexoni sesben!
Mua per vete me ka ber ta shikoj jeten ndryshe!
Rania Al-BAz - E shfytyruar
Liber interesant,sepse flet per "realitete" qe nuk jemi mesuar t'i degjojme perdite. Eshte nje liber autobiografik , qe flet per faktin se cfare do te thote te lindesh femer ne nje ambient ku fryma e patriarkalitetit eshte me sunduese dhe me mbytese se ne asnje vend tjeter, sic eshte Arabia. Nepermjet rrefimit te Ranias , ne do na serviret nje kendveshtrim me i gjere dhe me i "kuptueshem" per femren Islame. Rania na tregon se grate ne ate vend duhet te trajtohen si qenie njerezore , pa qene e domosdorshme te mohojne origjinen dhe fene e tyre.
Gajte gjithe kohes libri aspiron fuqi shpirterore, kembengulje , vendosmeri dhe shume dashuri dhe respekt per veten. Kam pershtypjen se vetem ne momentin kur femra behet e vetedijshme per misionin e saj , atehere ajo then "prangat" e mentalitetit, e nje burri xheloz, fanatik apo posesiv etj etj dhe merr ne odre timonin e jetes se saj duke jetuar ashtu sic ajo e meriton.
Per momentin kam ne dore "Une jam pragu" - Osho. Vetem faqet e para kam lexuar , por duket qe eshte nga ato libra filozofik qe te "trondisin" mendimet dhe perceptimin tend per "jeten". Do jete nje lexim plot kureshtje.
Citim:
Po citoj ato qė tha lezhjani-82
The Alchemist !....Shume filozofik!
Cupka kete many lives many masters e ka shkruar Brian Weiss... qe ka per profesion Psikologjine dhe eshte medical doctor! Te sugjeroj ta lexosh edhe me jep me pas nje feedback ktu!
Po ate The alchemist se e kam lexuar sdo te thote se me pelqeu .....jo se bej shaka, do shikoj po gjeta kohe per ket Zahir!
Tashi kisha ne dor ate Killing a mockingbird po e kam lene pergjysme se jam shum i zen me forumin !
La tectonique des sentiments
Eric-emmanuel Schmitt.
Nje liber interesante. Nje komedi misore ku flet per hakmarje dashurie.
E cuditshme deri ku i ēon egoja njerzit, aty ku jane te gatshem te humbin edhe njerzit qe duan me shume...!
kam kohe me thene te drejten qe skam lexuar nje liber te gjithe,por sdo te thote s enuk lexoj.ja sa mbarova se lexuari te gjitha lajmet nga Milanchannel. pastaj do lexoj email-in dhe ne fund ,kur te shkoj ne pune do marr librin e pyetjeve e pergjigjeve per tu bere qytetar amerikan:p
...lexoj shume me nje fjale....
I jam rikthyer leximit...
... kam rilexuar "Krim e Ndeshkim" te Dostoevskij dhe "Procesin" e Kafkes !
Ndersa sot mora nder duar nje liber shume impenjativ... "Vullneti per Pushtet" i Nietzsche-s!
Liber... qe me sa pashe nuk kerkon thjesht lexim... por studim!
aktualisht po lexoj the Lucifer Principles.
Kishte mbi nje muaj qe me lutej bandilli si Krishti (haha, considering the nature of the book, my reference is a tiny haha) ta lexoja e me ne fund e zura ne dore sot on my morning commute.
se ku i bie cekanit, kete e morra vesh nga shenimet e kopertines tani te shome se qysh i bie.
Roke kur te te pyesin kush ka qene presidenti i pare i Amerikes kujdes mos thuash George Washington Bridge.
Sa bleva "Notes of a Dirty Old Man" te Charles Bukowskit, u ula ta lexoja tek kafeneja brenda librarise. E lexova deri ne gjysme tere zell, pastaj u ktheva tek rreshti ku ishin novelat e tjera te Bukowskit, mora tjetrin qe e kishte titullin "Women" dhe ktheva te parin. Kam gati nje vit qe nis te lexoj libra, dhe e gjej gati te pamundur t'i perfundoj. Po c'me terhoqi tek "Notes of a Dirty Old Man" ishte preview ne kopertinen mbrapa: "People come to my door-too many of them really-and knock to tell me Notes of a Dirty Old Man turns them on. A bum off the road brings in a gypsy and his wife and we talk. . . drink half the night. A long distance operator from Newburgh, N.Y. sends me money. She wants me to give up drinking beer and to eat well. I hear from a madman who calls himself 'King Arthur' and lives on Vine Street in Hollywood and wants to help me write my column. A doctor comes to my door: 'I read your column and think I can help you. I used to be a psychiatrist.' I send him away. . ."
Tani po lexoj "Women"- Bukowski si gjithmone grotesque dhe fantastik. Shpresoj qe te mundem ta mbaroj.
Citim:
Po citoj ato qė tha Balerina
E lexova deri ne gjysme
Maya Angelou:
All God's Children Need Traveling Shoes
Tani po lexoj Eqerem Bej Vlora (autobiografi)
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
me verteeeeeee?!
Citim:
Po citoj ato qė tha Balerina
Jes...perse konfuz dhe i habitur?
Citim:
Po citoj ato qė tha Balerina
Jes...perse konfuz dhe i habitur?
Gjergji, ne kafene mund te kem ndenjur pak mbi nje ore duke lexuar, saqe gelltitjet e fundit te caramel macchiatos ne vend qe te me ngrohnin fytin, ma ftohen. :p Gjithsesi, u kenaqa se ambjenti i Starbucks asnjehere s'me merzit, dhe njeriu ka nevoje per ca ore vetem.
Kotka, edhe une ndihem si ne parajse kur jam vetem ne kafene ose ne librari. Me duket si kohe shpetimi, qetesimi dhe clirimi. Meqe ma konfirmove opinionin qe kisha per 'Women," me duket se tani do te jem ne gjendje ta mbaroj si liber.
Balerina make sure te besh dashuri pas leximit te librit se do digjesh flake
Citim:
Po citoj ato qė tha Klodel
Balerina make sure te besh dashuri pas leximit te librit se do digjesh flake
Ahhh, une jam e djegur atehere. S'ka asgje te re(apo te vjeter) nga fronti i perendimit. :p
Po lexoj nje liber te Naomi Klein "shockeconomy" dhe nje te Oriana Fallaci "Lettera ad un bambino mai nato"...Kam urdheruar dy libra te Mario Giordano dhe Roberto Saviano,po tani me hipi deshira per te lexuar gjithe librat e Stephenie Meyer :p,autore e librit "Twilight" ,qe s'kam lexuar por pashe filmin dhe me pelqeu subjekti
Libri qe sapo mbarova dhe qe me ka bere te qaj gjithe diten
Charles Martin " Where the River Ends".... kisha kohe qe nuk kisha lexuar nje liber kaq te bukur e kaq prekes
Jam tip qe lexoj shume. Aktualisht kam marre nga libraria per te lexuar 3 libra brenda aftatit dy javesh.
Libri qe kam ne dore eshte "Teen Sex". Ua sugjeroj ta lexoni.
Citim:
Po citoj ato qė tha Enya
Jam tip qe lexoj shume. Aktualisht kam marre nga libraria per te lexuar 3 libra brenda aftatit dy javesh.
Libri qe kam ne dore eshte "Teen Sex". Ua sugjeroj ta lexoni.
Kisha kohe qe desha te lexoja me shume nga letersia amerikane, por po prisja dike qe te udheheqte midis atyre rradhe e rradhe te mbushura me libra komerciale. Para nje muaji nje shoku tim qe po vazhdon master ne letersi e mori persiper kete detyre.
Midis ketyre librave do te vecoja
"The Road" Cormac Mccarthy dhe "Catch 22" Joseph Heller.
I pari eshte bere tashme nje nga minimalistet e mi te preferuar qe nuk te le te shkeputesh nga libri deri sa ta mbarosh, kurse tjetri eshte me tradicional, strukturist i detajuar dhe me nje humor te holle qe te ben te qeshesh dhe te qash gjithe kohes. Fundi ne te kundert, pak si shume i "amerikanizuar" nuk me pelqeu dhe aq.
"The red tent", by Anita Diamant.
Po lexoj CROSS COUNTRY nga James Patterson
Race relations (opposing viewpoints)
developed by, Greenham Press
P.S , "TE DUA" from Cecilia Ahern.
Kam mbaruar librin
"Sauve Moi" ( Shpetome-mua) te Guillaume Musso
E po lexoj "Une nouvelle chance" (Nje shans i ri) te HoLLy Kennedy
Darka e Gabuar-Kadare
Libri i fundit qe kam lexuar eshte Fantazite e nje gruaje te Anatoli Toss
Ishte i papare.
Per dashurine dhe demone te tjere.... Nga Gabriel Garcia Marques...
Nuk e di nese eshte ky dhe titulli i vertete ne shqip..por origjinali eshte Del Amor y des otros Demones..
Fundi eshte shumeeeeeee i bukur...por qe te arrish deri ne fund..duhet lexuar i gjithe libri...
po lexoj ..
Blackwater - The rise of the world's most powerful mercenary army .
by Jeremy Scahill
Honey, Hush!
Asht nji antologji e African American Women`s Humor
"Interviste me Historine" - Oriana Fallaci.
Botuar ne 1974,eshte nje permbledhje intervistash qe gazetarja ka bere disa personaliteve te politikes boterore te atehershme,si Henry Kissinger,Yasser Arafat,Nguyen Van Thieu etj.
Hmm, 9 librat e fundit me mire te them.
I fundit fare eshte "The hundred Languages of Children" (The Reggio Emila Approach, Advanced Reflections).
"All work and No Play..." (How educational reforms are harming our preschoolers)
Edited by, Sharna Olfman
Ne vazhdim te edukimit tim ne letersine amerikane sapo mbarova " White Noise" Don Delillo. Me pelqeu aq shume sa vendosa te lexoj nje roman tjeter prej tij.
Sapo kam perfunduar librin McMafia- Krimi pa Kufi nga Mischa Glenny, nje studim nga afer i nentokes dhe i zhvillimit te krimit te organizuar ne vendet ne tranzicion dhe historia e organizatave te krimit. Liber qe ja vlen te lexohet.
Arratisje nga Lindja: Oriantalizmi shqiptar nga Naimi tek Kadareja. Nje liber me shume vlera nga Enis Sulstarova. Ju keshilloj ti hidhni nje sy, do te mesoni shume per shqiptaret.
"Americana"- Don Delillo perseri.
Ingmetal
me trego per kete qe po lexon, meqe po e lexon perseri duhet te kete dicka qe te ka bere pershtypje...
Besoj se nuk u shpreha sic duhet. Kur shkruaja "perseri" e kisha fjalen per autorin. Don Delillo eshte shnderruar ne novelistin amerikan im i preferuar dhe ky ishte libri i dyte qe lexova nga ai. Te them te drejten "White Noise" qendronte shume me lart per mendimin tim por dhe "Amerikana" eshte nje balade e enderres amerikane qe te con ne rrugica te erreta te fasades perfekte te jetes amerikane.
Sapo kam mbaruar librin "Ditari i nje Vampiri" i autorit L.J.Smith i terheqshem dhe enigmatik deri ne fund.
The Importance of Being Earnest
I absolutely adore OW
The alchemist
Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
The alchemist
Citim:
Po citoj ato qė tha Talesofadream
............
Ma kane rekomanduar shume kete liber dhe me sa kam lexuar nje permbledhje duket interesant.
Ia vlen te lexohet apo mjafton edhe googlimi?
Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 » Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.