Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
pergjigja e pyetjes 99
Cod. B27042007
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 99
kjo pyetje ka pak lidhje me pyetjen 97 qe ka bere Hope. nese keni pare,heliumi,kur thithet shkakton nje hollim te zerit.si mund te shpjegohet kjo gje?
Thone qe s'duhet te pish alkol para se te besh tatoo.
A eshte e vertete? Nese po, cfare shpjegimi ka?
Apo eshte thjeshte legjende urbane?
Flm.
pse kur zgjohemi kemi zerin me te trashe?
Cod. A12062007
Citim:
Po citoj ato qė tha Hope
Besoj se te gjithe e kemi vene re qe kur zgjohemi ne mengjes zeri yne eshte pak ndryshe: o eshte pak me i trashe, por ndonjehere eshte pak me i holle sikur na gripi. Perse ndodh kjo gje?
pse jashtqitjet kane ngjyre kafe?
Cod. A13062007
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 90 nderrohet sepse eshte pyetje qe eshte bere me para (pyetja 30) dhe prandaj po riformuloj nje pyetje tjeter:
pyetja 90mod :
-nese keni parasysh,jashtqitjet e njeriut kane nje ngjyre kafe.nga se shkaktohet kjo ngjyre?
pyetje 103
Pyetje 103 (ne mos gaboj)
Ne rradhe te pare falenderoj te gjithe ata qe impenjohen per tu pergjigjur pyetjeve dhe kurioziteteve tona.
Tani po vazhdoj me pyetjen qe me kuriozon: Mua kur semurem apo kur stresohem me dalin shpesh ( jo gjithmone) herpes ne buze. Ndoshta nuk eshte gjithmone herpes, por te pakten keshtu mendoja. Dyshimi me erdhi kur dikush me pyeti pasi pa buzet ne kushte te deshperuara nese ajo qe kisha ishte herpes. Atehere me erdhi pyetja nese gjithmone eshte herpes apo dicka tjeter?
Ndoshta pyetja e shte banale, por ja qe nuk di pergjigjen. Dhe pastaj ka te beje po me kete. Pse pasi disa puthen per here te pare apo pas shume kohesh kane kete problem, pra dalin "herpes?" ne buze?
Shpresoj mos ta kem komplikuar shume pyetjen
Citim:
Po citoj ato qė tha Cindi
Ambjenti acid ose bazik qe ekziston ne trupin e njeriut.
Ata me ambjent bazik jane shume imun ndaj te gjitha semundjeve, ata me ambjent acid jane te ndjeshem ndaj te gjitha semundjeve. Pikerisht keta jane njerezit qe semuren me teper me Kancer, hazem, alergji, ftohen shpejt, semundjet ngjitese, ulcera, melcia etj, etj.
Kjo nuk eshte e vertete. Njerezit nuk mund te ndahen ne menyre te tille dhe per pasoje edhe vazhdimi i arsyetimit eshte nonsens.
DXP
pergjigja e pyetjes 103
Cod. A09072007
Pershendetje te tereve!Ju uroj per kohen qe shpenzoni ketu duke komunikuar me njeri tjetrin,eshte dicka e vlefshme,shkembim informacioni per tu admiruar
Do doja ti pergjigjesha pyetjes se Hope,lidhur me herpesin.
Mendoj qe ai eshte realisht herpes,sepse karakteristik e ketij virusi eshte koha latente dhe rekurencat qe benPas marrjes se virusit qe mund te ndodhi ne pjesen me te madhe te njerezve qe ne moshen e femijerise ai qendron i fshehur per tere jeten ne ganglione(nyje)nervore sensitive,kryesisht ne ate trigeminal (1) ,dhe nga aty ai zbret nepermjet nervave perseri ne regjonin e gojes dhe jep ato vezikulat(qeskat e vogla)te mbushura me leng dhe shume te dhimbshme.Duhet thene qe shkak per te rikthyer infeksionin sherbejne faktore te ndryshem si fizik dhe psikologjik,nder keto jane:ethet,infeksionet bakteriale,menstruacionet,stresi,trauma afektive etj.
Duhet te shtoj ketu qe herpes virusi eshte dy tipe,eshte tipi 1 qe prek regjonin e gojes,dhe tipi 2 e prek regjonin gjenital.Por nuk ka ndarje te sakte sepse si rrjedhoje e mardh.orale mundet dhe te shkembehen tipet.Per sa i perket mjekimit,nuk ka nje mjekim parandalues per rekurencat,thjesht per te ulur simptomat dhe per te pershpejtuar sherimin eshte terapia antivirale psh aciklovir,lokal ose sistemik.Por kjo terapi eshte e rezervuar me shume per personat me imunitet te kompromentuar,psh tek personat me HIV-AIDS,ku dhe ky infeksion manifestohet me ashper saqe mund te behet dhe letal.
Uroj te kem dhene informacionin qe kerkoje.Une ne fakt kam nje vit qe kam mbaruar fakultetin e mjekesise,dhe vertet mrekullohem nga shpjegimet qe lexoj ketu nga NS-6 e te tjereDo mundohem te jem aktive ne kete seksion per te arritur 1001 pyetje-pergjigjet qe synon NS-6
(1)foto e nyjes trigjeminale mund ta gjeni ne postimin "ganglio trigeminale e gli altri nervi" (Cod. D 01122006)
meqe ketu lejohen cfaredo lloj pyetjesh,kam nje pyetje per ns-6
jane pyetje qe beheshin shpesh nga pedagoget e mi per tna zgjuar ne mengjes,ne ciklin e semundjeve infektivie
atehere ka te beje me hepatitin b,per cfare rasti behet fjale nese kemi keto te dhena laboratorike:
HbsAg (+)
AntiHbe (-)
AntiHbc IgG(+)
pergjigja e pyetjes 104
Cod. B09072007
Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
meqe ketu lejohen cfaredo lloj pyetjesh,kam nje pyetje per ns-6
jane pyetje qe beheshin shpesh nga pedagoget e mi per tna zgjuar ne mengjes,ne ciklin e semundjeve infektivie
atehere ka te beje me hepatitin b,per cfare rasti behet fjale nese kemi keto te dhena laboratorike:
HbsAg (+)
AntiHbe (-)
AntiHbc IgG(+)
korrigjim per pergjigjen e dhene
Cod. C09072007
ke nje llogjike fenomenale ns-6bravo,je ok ,por dua te te qartesoj dicka ,ishte gabim i imi, lidhur me antiHbc IgG, nuk kemi te bejme me hepatitin c,dmth HCV,por me nje antitrupat kundrejt antigjenit central te virusit te hepatitit B,qe shenohet HbcAg,qe nuk e kapim dot ne serum por vetem ne brendesi te hepatociteve mund ta gjejme,kjo eshte antiHbc IgG,dmth ne problemin e mesiperm keto antitrupa jane prezent.
Per te mos i rene me gjatei bie qe pacienti me keto te dhena laboratorike ,eshte bartes.
pyetja 105
nje pyetje tjeter Pse testet jane te vendosura jashte kavitetit abdominal?sepse sic e dime ato ne fillim tek fetusi jane brenda trupit te njeriut,pastaj ne javet e fundit para lindjes ose pas lindjes zbresin ne skrotum,pse ?
pergjigja e pyetjes 105
Cod. D09072007
Qe te kene nje temperature 1-2 grade me te ulet, aq sa i mjafton per te prodhuar spermen ne kushte optimale.
Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
...por dua te te qartesoj dicka lidhur me antiHbc IgG, nuk kemi te bejme me hepatitin c,dmth HCV,por me nje antitrupat kundrejt antigjenit central te virusit te hepatitit B,qe shenohet HbcAg,qe nuk e kapim dot ne serum por vetem ne brendesi te hepatociteve mund ta gjejme,kjo eshte antiHbc IgG,dmth ne problemin e mesiperm keto antitrupa jane prezent.
Per te mos i rene me gjatei bie qe pacienti me keto te dhena laboratorike ,eshte bartes.
pyetja 106
e kam kap me organet gjenitale ,me falni po keto pyetje me kujtohen
Pse testi i majte eshte me poshte se i djathti?
konsiderohet si gje fiziologjike dhe vjen si pasoje e nje asimetrie merr testikujve...ai i majti eshte pak me i madh dhe si pasoje me i rende...gjithsesi,ne rastet kur ben ftohte,kjo asimetri ne pergjithsi zhduket si pasoje e tkurrjes se skrotos (lekures se jashtme qe mban testikujt)
ne rregull si pergjigje?
nderkohe shtoj nje pyetje tjeter...
pyetja 107
nese keni pare,ka njerez me reumatizem ose qe kane pesuar demtime te kockave ose legamenteve,qe arrijne ta ndjejne qe se shpejti do prishet koha (mund ta fus veten ne kete grup per nje demtim ne kembe :p). cfare shpjegimi mund ti jepet kesaj gjeje nga ana shkencore?
count down...-894
pershendetje
Pyetje 108
Nga ndyshon Bulimia nga Anoreksia?
urime per punen e shkelqyer.
bulimia dhe anoreksia
Cod. A13072007
te dyja kane te bejne me probleme qe njerezit kane kundrejt ushqimit (1) megjithse berthama psikologjike e ketyre 2 llojeve eshte e ndryshme. tek anoreksiku kemi nje forme depersonalizimi,dmth personi e sheh veten e vet ndryshe nga si eshte,e sheh me te shendoshe se normalja dhe kjo e con qe te leje ushqimin.tek bulimiku ushqimi paraqitet si nje menyre me shfry stresin dhe jo thjesht nje nevoje fiziologjike.kete e shpjegon edhe fakti qe bulimiku pasi qe ha shume,kerkon qe ta vjelle ate qe hengri duke shkaktuar vjelljen.
tek anoreksiku kemi ate friken qe personi mund te shtoje ne peshe dhe kjo kthehet ne nje tip fobie kundrejt ushqimit. behet nje person qe nje e dy qendron para pasqyres duke u pare,peshohet shpesh,kerkon ne cdo menyre te heqe ate qe konsideron peshe te tepert etj...kjo per sa i perket profilit psikologjik (per anoreksine mund te shihni edhe me teper detaje tek postimi me kod A 07122006)
per sa i perket profilit klinik,edhe ketu ka ndryshime. anoreksiku fillon si nje person i gjallerishem qe le ushqimin dhe ne fazat e para ndihet shume mire.kryen edhe ushtrime fizike duke u munduar qe te heqe edhe me teper peshen.me kalimin e kohes,mungesa e ushqimit fillon te ndihet dhe shfaqet ajo qe quhet asteni (lodhje) dhe pastaj shfaqen edhe probleme te tjera ku nder shenjat fillestare (dhe qe sherbejne edhe per diagnoze) eshte amenorrea (mungese e mestruacioneve) e cila vjen si pasoje e destabilizimit te aksit hipotalamus-hipofize. GnRH nuk prodhohet me ne menyre pulsore dhe si pasoje destabizilohet edhe vazhdimi i aksit.
po ashtu shfaqen edhe probleme te mungeses se dhjamrave ose proteinave si psh probleme me lekuren si pasoje e nje marrje proteinash me te vogla,astenia e shoqeron gjithmone etj etj...me kalimin e kohes gjendja mund te perkeqsohet edhe me teper sepse mund te futet edhe nje semundje e dyte psiqike si depresioni...
tek bulimiku nuk kemi edhe kaq shume probleme per faktin se ky person ha. problemet qe mund ti vijne ketij jane si pasoje e vjelljes dhe qe do me thene nje humbje lengjesh,sasi te medha elektrolitesh...mund te themi qe kur vjell,do sjelle siper edhe material gastrik kshu qe acidi do jape esofagit me shume mundesi etj etj...pak a shume keto mund te jene ndryshimet me te medha qe mund te paraqesin keto 2 semundje
(1) anoreksia nervose (Cod. A 07122006)
gjithashtu do te permendja si shkrime qe mund te plotesojne kete pyetje :
-Enigma; Per Te Kuruar Anoreksine (Cod. A 06122006)
-aksi hipotalamus-hipofize-gonade (Cod. B 09062007)
nese dikush ka per te shtuar,eshte i lutur ta beje
pse testi i majte eshte me poshte se ai i djathti
Cod. A14072007
Pergjigja e pyetjes 106
duke qene se pozicioni testit do varet nga ligamenti qe e mban ate,ose me mire nga gjatesia e ketij te fundit dhe duke pasur parasysh qe si ligament ketij i sherben vet arteria qe e furnizon me gjak atehere pozicioni i tij do te percaktohet pikerisht nga gjatesia e arteries.po pse testi i majte eshte me poshte?kjo do te thote qe arteriet qe furnizojne te dy testet dmth a.testikulare e djathte dhe e majte nuk pasken gjatesi te njejte ?!
ne fakt relativisht keshtu eshte,dhe kjo ndodh per nje arsye te thjesht anatomike te vendosjes se aortes abdominale(ena e madhe qe sjell gjak per pjesen e poshtme te trupit),nga ku marrin origjinen te dy a.testikulare,pak me majtas aksit vertikal te trupit.keshtu si rrjedhoje e kesaj zhvendosje majtas a.testikulare e majte behet pak me e gjate,dmth relativisht me e gjate se e djathta dhe si rrjedhoje testi i majte ulet pak me poshte,dmth duket me poshte se i djathit
pyetja 107
Pse ndodh qe me kalimin e moshes e kryesisht tek femrat gjate menopauzes kemi ne disa raste nje leukopeni(ulje e rruazave te bardha te gjakut) te lehte,shkon deri ne 3000/mm3 ?
pyetja 108
Ne cilen semundje nje rash eritematoz makular i shperthyer nga dhenia e ampicilines na ndihmon ne diagnoze dhe qe ne asnje menyre sduhet interpretuar si nje reaksion alergjik nga medikamenti ?
kancer ne sy
pyetja 109
Pacientet e diagnozuar me kancer ne sy kane rrezik vdekjeje apo humbje drite.
pergjigja e nje pyetjes 110
gjeta nje pyetje te bere nga aint rreth 2-3 faqe me para por qe nuk kishte nje numer keshtu qe po e vendos si pyetja 110
Citim:
Po citoj ato qė tha aint
Thone qe s'duhet te pish alkol para se te besh tatoo.
A eshte e vertete? Nese po, cfare shpjegimi ka?
Apo eshte thjeshte legjende urbane?
Flm.
shtim mbi bulimine
Cod. A17072007
CITIM:
bulimia dhe anoreksia
Cod. A 13072007
tek bulimiku ushqimi paraqitet si nje menyre me shfry stresin dhe jo thjesht nje nevoje fiziologjike.kete e shpjegon edhe fakti qe bulimiku pasi qe ha shume,kerkon qe ta vjelle ate qe hengri duke shkaktuar vjelljen.
Do te doja te shtoja faktin qe tek bulimia kemi nje raport patologjik me ushqimin ne sensin qe individi nuk arrin ti permbaje impulset e tij ndaj ushqimit. kjo perkthehet ne te ashtuquajturat "abbuffate" (d.m.th. te hash pa kriter dhe duke e humbur sensin e shijes e te ngopjes.)
Mund te krahasohet me shqettesimet osesivo-compulsiv ku nje ide ose impuls i te ngrenit patologjik nuk arrihet te kontrollohet ose neutralizohet dhe kthehet ne nje sjellje.
stresi mund te ndikoje ne shtimine ketyre impulseve ndersa baza psikopatologjike qendron ne nje persistence te impulseve per te ngrene qe nuk arrihen te eliminohen nga individi.
Ndersa te vjelljat, perdorimi i lasativeve,diuretikeve ka te beje me rituale te eliminimit te rregullt mbas cdo abbuffate. kjo (ashtu si te shqetesimi osesiv -kompulsiv) ka te beje me nje ndjenje faji qe e shoqeron mbas cdo ngrenie dhe qe e con ne eliminimin e ushqimit. kjo shoqerohet me nje vetekenaqesi po qe shpjet do bjere pre e nje impulsi patologjik.
eshte pak a shume si nje rreth vicioz.
impuls patologjik--- pamundesi eliminimi---------abbuffate---------ndjenje faji------------eliminim vetjak(te vjella etj)-------vetekenaqesi-------impuls patologjik.
nuk e di nese jam shpjeguar plotesisht?
tng
111
A ka benzen metiliko-amonocid ne kompozimet neurospaciale te transpozuara?? haha lol, ja futa kot.
Nje pyetje per ju qe perserisni mesimet e shkolles: Pse i zverdhen gishtat duhanxhijve?
retinoblastoma dhe melanoma uveale
Cod. A22072007
Citim:
Po citoj ato qė tha kotka
pyetja 109
Pacientet e diagnozuar me kancer ne sy kane rrezik vdekjeje apo humbje drite.
Pergjigja e pyetjes 107
Cod. G08092007
Kur ne bejme nje analize te thjeshte te gjakut nr i elementeve te gjakut qe afersisht masim jane ata elemente qe ndodhen ne rrymen e gjaku.Por disa prej tyre jane te atashuar ne paretet e eneve te gjakut.Keshtu ne rastin tone leukocitet ndodh qe te ''ngjiten'' ne muret e venave dhe ky proces behet i ndjeshem aq sa te bej nje ulje te konsiderueshme te nr te rruazave te bardha ne analizen e gjakut ne disa raste dhe nje nga keto eshte dhe menopauza.Pra nuk kemi te bejme me nje leukopeni absolute por relative sepse ato leukocitet (rruazat e bardha)ndodhen ne gjak por nuk jane ne ''pune'' perkohesisht....dhe kemi ate qe quhet ''leukocite pertace''ose leukoapatiAtehere nese kemi nje rast te tille dhe na duhet te provojme nese kjo ulje eshte e vertet apo jo mjafton ti themi pacientes te bej nje efort fizik.. psh te ngjisi ca shkalle dhe kjo do te hedhi ne pune ato leukocite qe ishin bere dembeledhe ne nje analize te dyte nese shohim qe nr tani eshte rritur atehere mund te themi qe kemi te bejme me nje leukoapati dhe jo nje leukopi te vertet
pergjigja e pyetjes 108
Cod. H08092007
Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
pyetja 108
Ne cilen semundje nje rash eritematoz makular i shperthyer nga dhenia e ampicilines na ndihmon ne diagnoze dhe qe ne asnje menyre sduhet interpretuar si nje reaksion alergjik nga medikamenti ?
pyetja 112
tek cilet paciente eshte i perdorshme nje bypassopersation ne zemren qe akoma reh pa mare ne ndihme makinen qe zevendeson zemren dhe mushkrine?
a- tek pacientet me difuzen semundje te 3 eneve te gjakut te zemres(koronarer DreigefƤĆerkrankung)
b-tek pacientet e rinj dhe tek funksion normal i ventrikelve
c-tek paciente me demtim te izoluar te zirkumflexarterie ose te arteries se djathte koronare
Lidhur me pyetjen 112 mendoj qe eshte alternativa e fundit (C) pergjigja e sakte....mendim fare spontan ky edhe aspak i thelluareshte shume vone per te shfletuar ndonje gje,ora 1 e nates dhe po pertoj ne fakt dhe spo rezistoja dot deri neser te pergjigjesha.Po mundohem te jap nje shpjegim se pse e treta.... tani meqe eshte pyetje me alternativa pergjigja behet me e thjeshte me metoden e perjashtimitkeshtu e para mendoj qe nuk eshte pasi behet fjale per nje pacient trevazal .. dmth me nje demtim te gjere te coronareve gje qe tregon qe dhe nderhyrja kirurgjikale do jet me e komplikuar dhe me e gjate keshtu qe zor se do duronte dot dora e kardiokirurgut te mos fillonte te dridhej per nje kohe aq te gjate Alternativa e dyte nuk eshte shume selektive..... thjesht se jane te rinj apo se jemi perpara nje pacienti me veshka qe funksionojne mire sjane kritere per te bere nje nderhyrje me heart-beating keshtu qe ngelet e treta.....
PER DEMBELAT :)
e shoh qe qenkeni bere shume dembela nga pushimet :p prandaj po bej nje pyetje te thjeshte.....
Cili eshte muskuli me i gjate i trupit te njeriut?
EJ O MARSIMED PO KUSH THA QE JEMI BA DEMBELE MI....
Cod. A17092007
Pergjigja e pyetjes 113
MUSKULI ME I GJAT THU TI,EEEEEEE
AI SARTORIO SI I THUHET NE SHQIP NUK E DI,DI QE VENDOSET NE ANEN ANTERO-LATERALE TE KOFSHES KA FORMEN E NJE SHIRITI,ORIGJINA SPINA ILIACHE ANTERIORE SUPERIORE E MBARON NE TUBEROZITETIN MEDIALTE TIBIAS.
KUR KONTRAKTOHET AI NE MUND TE KRYQEZOJME KEMBET ME NJERA-TJETREN,
ATEHERE SI JU DUKET PERGJIGJIA
e papame :)
keshtu i thuhet edhe ne shqip .. m.sartorius...... qe dmth????? hajt ene nje pergjigje tjeter ...... cfare dmth sartorius??? moderator mos e quaje pyetje tjeter po le te themi qe eshte plotesim
sartorius=rrobashqepes hahahahha
apo jo?
hmmm
nejse hajt na bej nai pytje tjeter se kjo ishte e thjeshte
sakte... pyetja 114
Cod. C17092007
po i cik ma serioze ne pergjigje ...se e kemi strikt moderatorin ene po te jep ndonje thyerje note ne sjellje :p
ja te keto te thjeshtat me vrap pergjigjeni..... hajde nje te veshtire....
Ne cfare pozicioni dekompozohet me shpejt nje kufome,ne ate dorsal (ne kurriz)apo ne ate pektoral(barkaz)?ene shpjegim eeee
pergjigja e pyetjes 114
dekompozimi eshte nje proces qe zhvillohet nga bakteriet qe ndodhen kryesisht ne zorre dhe ne stomak.ne rastin e kufomes keto do zhvillohen shume,te ndihmuar edhe nga situata qe nuk ka me oksigjen. shenjat e para te dekompozimit fillojne te shfaqen ne nje forme si jeshile si pasoje e degradimit qe bejne keto bakterie (keto shkaterrojne materiale te ndryshme.perfshi ketu edhe qelizat e gjakut) dhe shfaqen ne zonen e perparme,kryesisht ne pjesen e djathte ne afersi te ijes!
Re: sakte... pyetja 114
Cod. A18092007
Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
po i cik ma serioze ne pergjigje ...se e kemi strikt moderatorin ene po te jep ndonje thyerje note ne sjellje :p
ja te keto te thjeshtat me vrap pergjigjeni..... hajde nje te veshtire....
Ne cfare pozicioni dekompozohet me shpejt nje kufome,ne ate dorsal (ne kurriz)apo ne ate pektoral(barkaz)?ene shpjegim eeee
hemmm...
Mire shoh qe pyetja paska karikuar shume ca edhe pasken bere nje goxha shkrim
:p sidoqofte nga analiza e pergjigjeve te marr vihen re ide te mira,mendime te mira,por perfundime te gabuara.... tek i pari per shkak te moskuptimit te pyetjes..... kurse tek i dyti ..... se di mbase osht lodh nga gjithe ai shkrim ene i thone ene ora 2 e nates ..... KRISTAL.DOC ke bere tere ate shtjellim qe duhet te te conte vet tek pergjigja por ske arrit...... NS-6 ska kuptu qe kam dash te dija pozicionin e kufomes jo te zones se trupit se ku behej me shpejt dekompozimi.....dhe nga nje rishqyrtim koke me koke me NS-6 ... pasi u sqarua me pyetjen .... dha pergjigjen ''pozicioni barkas''
DHE PERGJIGJA E SAKTE ESHTE ''POZICIONI BARKAS'')
shpjegimin ska nevoje ta jap se e keni dhene te dy.
ndihme...pyetja 115
ne njerin nga zinxhiret e adn jane keto baza te azotuara: A-T-G-C-C-A-A-A. sa eshte nr i lidhjeve hidrogjenore qe formohen ndermjet ketyre bazave dhe atyre plotesuese te zinxhirit tjerer?
ju lutem pergjigjuni para te merkures.
biologjia2,ne zonen e mjeksise eshte tema e gjenetikes qe i shtjellon keto gjera,keshtu qe mund ti hedhesh nje sy asaj teme per sa i perket ceshtjeve qe kane te bejne me ADN.
sa per pyetjen tende:
duke qene se Adenina lidhet me Timinen me 2 lidhje hidrogjenore dhe Guanina me Citozinen me 3 lidhje hidrogjenore,atehere mund te themi qe kemi 2+2+3+3+3+2+2+2= 19 lidhje hidrogjenore gjithsej
per nje ide edhe me te qarte shif postimin:
-zinxhiret e ADN-s (Cod. F 26012005)
flm shum per ndihmen.
pyetja 116
pyetja 111 e bere nga aint eshte akoma pa pergjigje.
Citim:
Po citoj ato qė tha aint
A ka benzen metiliko-amonocid ne kompozimet neurospaciale te transpozuara?? haha lol, ja futa kot.
Nje pyetje per ju qe perserisni mesimet e shkolles: Pse i zverdhen gishtat duhanxhijve?
:)me pelqen kjo pyetje
Cod. C30092007
Per pyetjen 116...... mendoj qe ne kete rast kemi te bejme me ate qe ne mjekesi quhet acidoz respiratore. Kjo ndodh per shkaqe te ndryshme ,ne kete rast si e parashtroi NS-6 kemi nje rast paniku ose shqetesimi qe ka sjelle kete takipne (frymemarrje te shpejte)dhe mushkerite nga kjo rritje e frymeshkembimit normalisht do rrisin sasine e oksigjenit te futur ne organizem dhe do ulin ate te CO2 (dioksidit te karbonit) gje qe ne aparenc duket dicka e mire sepse ne na duhet oksigjeni por dhe CO2 na duhet sepse kjo do sillte nje prishje te balances se acideve dhe bazave ne organizem pra te pH te gjakut.... e thene keshtu shkurt kjo gje ... sepse nuk mjafton vetem kaq pak qe te prishet balanca dhe te kemi demtime sepse organizmi eshte aq i afte sa te kompesoje... ne kete rast psh hyjne ne pune veshkat edhe pse pak me vonese dhe bejne qe te eliminohet HCO3-.. (joni i bikarbonatit) dhe te mbahet H+ duke tentuar acidifikimin ne menyre qe te kompesoje alkalinizimin qe solli mushkeria ..nejse pak rendesi kane keto gjera po ..per tiu pergjigjur tani pyetjes se NS-6 pse duhet mbajtur ajo qesja ... e thjeshte sepse keshtu ne bejme nje mjekim te thjeshte dhe praktik duke i ridhene prap mbrapsht ate CO2+ qe e nxorri aq shume dhe shpejt gjate atyre fazave te frymemarrjes se shpejt.Keshtu ketij person qe si rrjedhoje e kesaj frymemarrje te shpejtur beri nje ulje te madhe te CO2+ shkak i cili mund ti sjelli marrje mendsh,zhurme ne vesh,flutura te verdha para syve dmth gjendje te fikti dhe e gjithe kjo si rrjedhoje e uljes se CO2+ ne lengun cerebrospinal(lengun e trurit)qe sjell vazokonstriksion (ngushtim i eneve te gjakut)... me nje qese te thjeshte mund ti eliminojme te tera keto shenja dhe ta qetesojmePastaj pervec kesaj mendoj qe nese eshte nje krize paniku dhe shpesh pacienteve te tille u duket sikur u mungon ajri sikur jane ne boshllek.. atehere kjo qese mund tu sherbeje edhe si placebo me efekt psikologjik... sepse aty brenda e ndjejne qe ka ajer sa te duan
pyetja 117
Pse grate obeze vuajne me pak nga simptomat e menopauzes sesa ato qe jane te dobta?
Pyetja 118
Pse femija qe eshte fry i dy kusherinjeve sa me te afert eshte me te meta?????
shkaku i difekteve tek femijet ne martesat mes te afermeve
Cod. E18122007
Hem.... pyetje shume popullore kjo.... eshte e thjeshte pergjigja per mjekesine por nuk e di sa do kapet nga dikush jashte kesaj fushe sepse ka te beje me gjenetiken.Gjithesesi po mundohem te jap nje pergjigje sa me te thjeshte.
Sic e dime femija kur krijohet merr tipare nga nena dhe nga babai,dhe kjo realizohet nepermjet atyre ''struktura'' le ti quajme qe quhen gjene.Gjenet ne menyre te thjeshtesuar ti imagjinojme qe jane ''struktura'' te vogla qe sherbejne per te krijuar dhe percuar nje tipar te caktuar tek njeriu.Psh .marrim gjenin qe krijon kanalet nga ku sekretohen lengje te ndryshme te trupit,psh djersa ,sekrecionet e mushkerive etj.Ky gjen ashtu si dhe te gjithe te tjeret eshte ne dy kopje tek cdo njeri.Tani gjysmat e ketyre gjeneve transmetohen tek femija,dmth gjysmat e gjeneve te babait dhe gjysmat e gjeneve te nenes.Gjenet ashtu si cdo gje tjeter ne natyre nuk jane perfekt asnjeher... tek cdo njeri nga ne ka difekte te vogla ,te medha,te dukshme ,te padukshme...por e sigurte eshte qe kaTani ca dua te them me te padukshme....eee sic e thame secili nga ne cdo gjen e mbart ne dy kopje dhe mundet qe te jet me difekt njeri nga gjenet ose te dy kopjet.Tani teorikisht i bie qe nese eshte me difekt njeri nga gjenet nuk duhet te kemi semundje sepse kemi gjenin tjeter por ka raste qe semundja shfaqet dhe pse eshte prekur vetem njeri gjen,per te shpjeguar pyetjen tuaj nuk po marrim kete rast sepse ketu ska rendesi ne jane kushurinj apo jo.Marrim rastin tjeter kur semundja nuk shfaqet nese eshte prekur vetem nje gjen,atehere kemi nje njeri te shendoshe ..top fare qe as qe e di se mbart nje difekt.Pra ai punon mjaft mire me kopjen tjeter te gjenit.Tani nese ky njeri do lindte nje femije ca do ndodhte?Gjithcka do varej nga partneri i tij.Thame qe cdo njeri jepte gjysmat e gjeneve te tij femijes... nese per fat te keq ky njeriu me kete difekt do rastiste qe ti jepte femijes gjenin me difekt atehere ca do ndodhte???Femija ishte e sigurte qe do kishte nje gjen me difekt... po gjeni tjeter???? Qe ky femije mos kishte semundje pra mos semurej duhej patjeter qe gjenin tjeter mos ta kishte me difekt.....dhe kjo do ndodhte nese partneri do ishte i paprekur nga ai difekt dmth mos kishte asnje gjen me difekt,keshtu do ishte e sigurte qe gjeni tjeter qe do merrte femija te ishte ne rregull.Po nese dhe partneri tjeter te kishte nje gjen te tille te fshehur... dmth dhe ai te kishte nje gjen me difekt dhe mos e dinte???? atehere ai femije duhej te ishte vertet me fat qe ti binte shorti me marr pikerisht gjenin e mire nga prindi tjeter gje qe ndodh rralle dhe nese ndodh nuk eshte mrekulli qe mund te perseritet tek te gjithe femijet qe do kene ata prinder... njeri do e ket fatin e keq te semuret dmth.Dhe keshtu nese ai femije do merrte dhe nga prindi tjeter gjenin me difekt atehere per shembullin qe moren me lart per gjenin e kanaleve sekretore ...do te kishim nje femije qe kanalet sekretore nuk do punonin dhe aq mire,do bllokoheshin etj... dhe do lindte ajo semundje qe quhet fibroza cistike.Dhe kjo semundje nuk eshte dhe aq e rralle ,afersisht 1 ne 25 veta e mbart kete gjenin me difekt.Imagjino qe nuk eshte dhe aq e rralle qe te takosh nje partner tjeter qe te kete po kete difekt.
Atehere te kthehemi tek pyetja juaj... pse kushurinjte??? Po ja mendojeni ju ....kur eshte me e mundur qe dy partnere te kene difekte pak a shume te ngjashme.. psh ate qe thame me lart ,te fibrozes cistike...kur as nuk njihen fare dhe me mire akoma jane nga krahina ,zona te largta nga njeri tjetri.... apo kur jane kushurinj?????Pra kur jane kushurinj aq me keq te afert mundesia per te pas difekte te ngjashme ,pra mundesia qe te kene gjene te njejte me difekt eshte me e madhe dhe keshtu mundesia qe femija te marri te dy gjenet me difekt eshte me e madhe dhe mundesia qe femija te dali me probleme eshte me e madhe....Pra mund te themi qe martesat nga kushurinj te afert nxjerrin ne pah tere difektet e fshehura te nje fisiPor kjo nuk eshte e prere eeee... panvaresisht se ne popull ka ngelur si frike kjo lloj lidhje.. jo gjithmone ndodh keshtu.. se varet dhe nga shkaqe te tjera.. por nje shpjegim i thjeshtezur do ishte ky qe sapo thashe.Uroj te kem qene e qarte.Nese jo,mos nguro ...pyet prap.
Edhe diku rreth 20 pyetje nga Sundimtari
Fillimisht e faleminderoj MARSMED per pergjigjen.
AI QE E HAPI KETE TEME LUM SISEN QE KA PIRE............
I THERRAS TE GJITHE ANETARET E FORUMIT TE BASHKANGJITEN NE KETE KARAVAN.......
EDHE UNE KAM DISA PYETJE, RESPEKTIVISHT 7 PYETJE DHE NE CILEN DO TE MUNDENI TE PERGJGJENI MOS PRITONI PRA PERGJIGJUNI
Pershendetje, Sundimtari i parashtroN NS-6 dhe anetareve te tjere disa pyetje(7) lidhur me:
==================================================
=========================================
---->Pyetja numer 119 -Pak pe teper informacione lidhur me cAMP, si eshte formula dhe dallohet nga AMP. Per cAMP lexova edhe te tema e enzimeve nga NS-6(flm NS-6)
---->Pyetja numer 120-Eshte per biologji molekulare dhe gjenetike, fillimisht do te shkoje me sqarime:
aneuploidia paraqet zvogelim ose zmadhim te numrit te kromozomeve te vecanta ne kariotip.(mos u perqendrohuni ne kete perkufizim sepse ndryshoj varesisht nga autori).
Si trisomi te kromozomeve autozome(trupore- varesisht nga teksti) dihet se kemi sindromin e Daunit(2n=47,21), Eduardit, Pataut(2n=47,13-15)( kur kemi kete forme Pataut(2n=47,13-15) dihet se eshte sindrom i komozomeve trupore si dhe ndryshimet paraqiten ne kromozomin e 21 per sindromin e Dauni dhe ne te 13 ose ne te 15 per sindromin e Pataut), si trisomi te kromozomeve te seksit kemi sinromin e klinefelterit(47,xxy)(kjo paraqet formen per kromozomet e seksit) ndersa si monosomi si te kromozomet autozome ashtu eshe te seksit kemi sindromin e e Turnerit( 45,xo, kuptohet kjo forme e eshte per kromozomet e seksit) ndersa pyetja ime eshte kjo: ne cilin kromozom paraqiten ato ndryshime kromozomike ne sindromi i Turnerit per kromozomet trupore kuptohet sepse dihet se per kete sindrom kemi mungesen e 1 kromozomi si ne rasitn e sindromit te Dauni ku ndryshimet kromozomike ndodhin ne kromozomin e 21-te. Besoj se jam i qarte ne kete pyetje
---->Pyetja numer 121 - si merr pjese vitamina C ne aktivizimie fermenteve proteolitike(kujdes ky term), profesori im i kimise me eshte pergjigjur dicka lidhur me levizjen e protone por nuk e besoj kete. mendoj se kam gjetur nje perqindje te zgjidhje sne kete formum, respektivisht te enzime te postuara nag NS-6 po shkepus dicka nga ai postim:,,Disa enzima pėr te ushtruar funksionin e tyre kanė nevojė pėr njė molekule shtese. Kėto molekula shtese nuk janė proteina sikurse enzimat por ndikojne ne shpejtesine e reaksionit. Pikėrisht kėto molekula quhen Koenzima. Tė tilla janė p.sh. vitaminat." dhe une jam i mendimit se pikerisht viamina c merr pjese ne aktivizim e ketyre fermenteve duke u nisur nga ky informacion. Sa ju me perkrahi apo e kam te teren gabim si dhe a keni ndonje zgjidhje lidhur me ate se si vitamina C merr pjese ne aktivizmin e fermenteve proteolitike.
---->Pyetja numer 122- si merr pjese vitamina C ne ndertimin normal te kolagjenit. Une e kam mesuar si proteine kolagjenin( si substance ndertuese te indit lidhore tek njeriu dhe kafshet) edhe ate proteine pa tretshme ne uje.
---->Pyetja numer 123 - dicka per ndarajet qelizore mejozen dhe mitozen duke perfshire gametogjenezem dhe oogjenezen.
---->Pyetja numer 124- a ka mundesi ndokush te me bej dallimin e keture dy termave retrovirus dhe rotavirusit. per keto dy terme lexoni me poshte disa te reja mjekesor apo arritje mjekesore( sdi si ti quaj):
-Per rotavirusin
Vaksinė kundėr rotavirusit
Rezultatet e njė studim botuar nė revistėn Lancet lėnė tė kuptohet se njė vaksinė e thjeshtė pakėson dukshėm mundėsinė e prekjes sė fonjeve nga njė virus qė shkakton sėmundje tė stomakut dhe zorrėve.
Rotavirusi ėshtė njė problem tepėr i shpeshtė tek fėmijėt, qė shkakton sėmundje nė stomak e nė zorrė. Nga sėmundje tė tilla nė botė vdesin ēdo vit rreth 600 mijė foshnje. Shumica e vdekjeve ndodh nė vendet nė zhvillim.
Por ky virus prek ēdo vit mė shumė se njė milionė fėmijė nė Shtetet e Bashkuarat dhe mijėra prej tyre duhet tė shtrohen nė spital pėr tu kuruar. Por vaksina e re kundėr rotavirusit pakėson rastet e sėmundjeve tė stomakut e zorrėve mes foshnjeve.
Kėto ditė, shkencėtarėt njoftuan rezultatet e njė studimi mes afro 4 mijė foshnjeve, disa prej tė cilėve iu dha vaksina e quajtur Rotarix, ndėrsa tė tjerėt morrėn vaksinė placebo. Rezultatet tregojnė se tek foshnjet qė morrėn Rotarix, rreziku i sėmundjes u pakėsua 87 pėrqind. Gjasat pėr tu prekur rėndė nga sėmundjet u pakėsuan mė shumė se 90 pėrqind, ndėrsa nevoja e tyre pėr tu shtruar nė spital ra 96 pėrqind.
Rotarix ende nuk ėshtė miratuar pėr pėrdorim nga agjencia federale amerikane e ushqimeve dhe barnave, por njė vaksinė e ngjashme e quajtur Rotateg, ėshtė miratuar pėr pėrdorim qė prej vitit tė kaluar. Qeveria amerikane tani rekomandon qė tė gjithė foshnjet e porsalindura tė vaksinohen kundėr rotavirusit.
(informacion i marre nga www.zeriamerikes.com, ju keshilloj qe ta vizitoni)
-Per retrovirusin
Historia e virusit qe mund te na mbronte nga HIV
Rreth 4 milion vjet me pare, shimpanzete dhe primatet e tjere ishin te infektuar nga nje retrovirus te cilit stergjysherit tane ishin ne gjendje ti benin balle. Me kalimin e viteve ky retrovirus arriti te integrohej ne kodin gjenetik te shimpanzeve, duke e ndryshuar kete te fundit dhe duke u bere pjese e tij. Kerkuesit kane arritur te gjejne ne zinxhirin gjenetik te shimpanzeve ADN-ne e ketij virusi, te quajtur PtERV1, dhe kane verejtur se ai eshte ne gjendje tu beje balle disa retroviruseve te diteve te sotme, si ai i HIV-it, qe jane ne gjendje te infektojne trupin e njeriut.
Retroviruset jane te pajisur me ARN, qe i lejon te futin kopje te zinxhirit te tyre gjenetik ne ADN-ne e qelizes se infektuar. Keto fragmente transmetohen me pas nder breza, me evolimin e species. Mendohet se rreth 8% e gjithe zinxhirit tone gjenetik eshte i perbere nga retroviruse endogjene te futura ne ADN-ne njerezore gjate evolucionit.
(informacion i marre ne ky forum).
dhe a mundeni ti beni dallime e termeve apo jane te njejte dhe se kane gabuar te shkruarti(lapsus galami).
---->Pyetja numer 125 - lexova se ka burim te dyte te grupeve fosfat pos AMP ne org. tone. Cili eshte ai ( dic lidhur me te edhe pse po flas per te kaluaren). Per NS-6
=========================
SHKROVA SHUME SI THUANI E TEPROVA PAK PO SI DHE NDOSHTA KA DICKA QE NUK E KA VENDIN NE KETE TEME ,NEJSE JEMI PER 1001 PYETJE &PERGJIGJE APO JO............
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
BESOJ SE NDOKUSH DO TE M'I SQAROJE KETO PUNE DHE NDOKUSH DO TE MESOJE DICKA.
NUK E DI SE KETO PUNE VALLE ME PARE I KENI SHTJELLUAR NE FORUM
POR DIJENI SE PARA NJE JAVE JAM REGJISRUAR DHE THJESHT JAM MBRAPA JUSH
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
" Thuaje te verteten."," Gjithmone thuaje te verteten." James D. Watson.
Sundimtar po pyet( 4 pyetje) vashdim.....
pyetja 126
----->>>>>pse gjinia e foshjes nuk varet nga kromozomet e nenes por nga kromozomet e babait???
PERGJIGJEN E DI PO THJESH NDOKUSH E MESON!!!!!!!!!! DI 5 A 6 FJALI POR SHPRESOJ SE NDOKUSH DO TE SHTOJE DICKA
pyetja 127
----->>>>>pse kur martohen dy kusherinj,respektivisht te njerez(femer&mashkull) te nje trungu familjar femijet dalim me te meta???
PERGJIGJEN E DI PO THJESH NDOKUSH E MESON!!!!!!!!!! I DI 5 A 6 FJALI POR SHPRESOJ SE NDOKUSH DO TE SHTOJE DICKA
pyetja 128
----->>>>>dicka per hipoksantinen se une e kam mesuar, ne lenden e kimise, se hyn si baze purine ne acidet nukleike 100% i sigurte(se di se per ADN apo per ARN) formula dhe dicka me detalisht lidhur me kete te mallkuar ( ne gjuhen shqipe)HIPOKSANTIN??????????
PERGJIGJEN E S'DI PO THJESH NDOKUSH DO TE PERGJIGJET!!!!!!!!!! S' DI ASNJE FJLAE, RESPEKTIVISHT
DI VETEM ME TE GENJYER PER KETE!!!!!!!!!!
JU PELQEN HUMORI!!!!!!!!!!!!!!!
pyetja 129
----->>>>>sa aminoacid e jane, u e di se jane 20 dhe neper tekset shkollore ne Maqedoni po flas shkruan qarte se jane 20 me formula me ndarje me emra me mbiemra(sa per humor), me emra te vjeter me simbole!!!Mirepo ne ate grup nuk ben pjese hiroksid prolina dhe jam i sigurte 100% se eshte aminoacid edhe ate nga konkludimet nga keto 2 fjali nga libri:1.........tek kolagjenet(proteina te pa trethsme ne uje) si aminoacide marrin pjese: glicina, prolina, hidroksid prolina....
2...pos prolinit dhe hidroklid prolinit te gjitha aminoacidet reagojne dihidrine, qe jep ngjyren e kalter te erret dhe ku reaksion sherben per indetifikimin e aminoacideve....
A KUNKLUDUAT EDHE JU SE HIDROKSID PROLINA ESHTE AMINOACID!!!!POR DIJENI SE NUK ESHTE PERMENDUR NE LISTEN E 20 AMINOACIDEVE GJYKONI TASH??????????
PERGJIGJEN E S'DI PO THJESH NDOKUSH DO TE PERGJIGJET!!!!!!!!!! S' DI ASNJE FJLAE, RESPEKTIVISHT
DI VETEM ME TE GENJYER PER KETE!!!!!!!!!!
KJO PARAQET HAKMARRJE PER NS-6 SEPSE NUK ME KA PRANUR QYSH NE DITEN E PARE APO TE DYTE TE REGJISTRIMIT............... TANI MBAJU NS-6........ HHHHHEEEEEEE.........PO TALLEM........ FALEMINDERIT PER INFORMACIONET DHE PYETJET QE PARASHTRONI DHE PERGJIGJET QE PO I JEPNI
Pershendetje, nga Sundimtari dhe 1 pyetje(ka dhe te thera)
pyetja 130
----->>>Me trego sa kg ke te tregoj sa gjak ke?
----->>>Pyetja si e llogaris une ?????Kuptohet une e di si e llogaris...eshte qesharake.............ju pyes juve se si ju do ta llogarisni??????????
Pershendetje, nga Sundimtari dhe po pyes(1 pyetje)
pyetja 131
Pershendetje, nga Sundimtari dhe po pyes:
----->> A mundeni te beni sa me shume dallime mes meshkujve dhe femrave ne aspektin anatomik dhe fiziologjik si p.sh: nga sasia normale e hemoglobines ne gjak 8.69-9.93 mol/L
ose 14-16g per 100 ml gjak femrat kane me pak hemoglobine u be nje dallim dhe ketu lind pyetja se pse kane me pak hemoglobine???
----->> vazhojeni ju..............dallimin tjeter ose se pse kane me pak hemoglobine
Pershendetje prap nga Sundimtari, kesaj rradhe kam 5 pyetje(te fundit jane):
Pershendetje prap nga Sundimtari, kesaj rradhe kam 5 pyetje:
-------->>>> pyetje numer 132 .Vellau im je dite ka ngrene peshk(nuk e di te ferguar apo te konzervuar (ato ne kanaqe)) + ka ngrene edhe kos, por me vone ka pasur vjellje apo ka pasur siptome tjera. Ne kete rast pse vjen deri te keto siptome(vjellje) dhe kush i shkakton???????????????????????e kam pare kete pyetje edhe me pare po dua jne sqrim me te thjeshte!!!!!!!!!!
-------->>>> pyetje numer 133.Nje prof. i imi i kimise nje dite tha se elemente fisnike te sis. periodik me elemente tjera nuk formojne komponime pos kriptonit dhe ksenonit(me duket se keto ishin). Por mendoj se kete ai e ka mesuar ne fakulet dhe tani ka 40 vite qe ligjeron dhe shkenca ka perparur shume. A e perkrahni mendimin e profit apo ka elemente fisnike te sis. periodik qe formojne komponime me elementet tjera, sepse informacioni eshte i vjeter dhe se kimia e sis. periodik ka perparur shume? Pra a egziston ndoje elemnet tjeter fisnik qe formon komponime me elemente tjera d. m.th. duke u bazuar ne kimine me te re shkencore.....
-------->>>> pyetje numer134 .Sa lloje te hemoglobines i bermban njeriu deri ne vdekje?????
-------->>>> pyetje numer 135 . Dallimi mes fijeve nervore te mileinizuara(mileinike) dhe te mileinizuara(amileinike)????Detalisht!!!!
-------->>>> pyetje numer 136 . Cili eshte i vetmi protine i cili renatyrohet(denatyrimi eshte e kunderta e renatyrimin dhe se denatyrimi paraqet prishjen e vargut anesor te proteines kur nxehet p.sh: veza kur zihet), ndoshta gaboj ne termin te ndoje shkronje sepse termi eshte marre nga nje gjuhe tjeter..........
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.