Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- Kush ėshtė Dritėro Agolli ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=104)


Postuar nga Fajtori datė 27 Tetor 2011 - 12:56:

Dritėro

Ėshtė shumė e vėshtirė tė jesh shkrimtar i madh dhe njėkohėsisht shkrimtar i rreshtuar.

Rreshtimi politik bėn qė, ndėrsa ata tė rreshtit tėnd t’i gėzojė fakti, ata tė rreshtit tjetėr tė tė shohin me dyshim e me pa dashje. Dritėroi mė rezulton tė jetė i vetmi shkrimtar qė, jo vetėm tė ketė shpallur botėrisht kredon e tij politike, por edhe tė ketė milituar pėr atė kredo, e madje deri vonė nė kohė tė demokracisė, e megjithatė tė mos ia kenė shkulur dot apelativin “i madh”.

Ndo njėqind metra pa shkuar nė fund tė rrugės “Qemal Stafa”, gjendet njė dyqan i stėrvockėl librash tė vjetėr, ku kohė pas kohe shkoj e rrėmoj gjithė qejf. Njė nga huqet e mia ėshtė se mė pėlqen qė librat qė ia vlejnė, t’i lexoj sa tė jetė e mundur nė variantin origjinal apo nė botimin e parė fare, se ja, thomėni ju, a mund tė shijohet Migjeni kur ulėrin pėr mjerimin, i botuar nė njė lidhje prej letre tė shtrenjtė me kapakė tė trashė me germa ari! E bukura e tij, qė tė bėn ta kuptosh me themel, ėshtė kur e lexon nė atė letrėn e ashpėr e tė zverdhur, me anė tė paprera mirė tė viteve ’30, e tė lidhur me kapėse teli tė ndryshkura.

Nejse, qė tė kthehem nė temė, sė fundmi gjeta tek ai bukinisti i rrugės “Qemal Stafa” edhe botimin origjinal tė romanit “Shkėlqimi dhe rėnia e Shokut Zylo”. E mora gjithė qejf dhe, qė atė mbrėmje, i hyra rileximit tė kujdesshėm. Them “rileximit”, se natyrisht qė nė adoleshencė e kemi lexuar, por vė dorėn nė zjarr nė kemi kuptuar gjė. Duhet qė ēdo njėzet vjet t’i rilexojmė nga fillimi tė gjitha librat qė kemi kėnduar nė jetė. E nė qofshin shumė, tė paktėn ata mė tė rėndėsishmit e themelorėt. Ndėr librat tanė, Shoku Zylo i Dritėroit bėn pjesė ndėr ata qė patjetėr do kėnduar sa herė ndėrrojnė qeveritė a sistemet.

Edhe kėsaj radhe, sa mė shumė u hyja faqeve thellė, aq mė shumė thosha me vete, ore vėrtet janė shkruar kėto gjėra nė ato vite, nė kulm tė terrorit mbi artistėt e shkrimtarėt, a si ėshtė kjo punė. Erdhi njė moment qė, megjithėse i sigurt, ktheva kapakun e librit pėr t’u siguruar qė botimi ishte i vjetėr e jo ndonjė botim i vonė. Jo, nė rregull isha, aty mbi kapak shkruhej “Tiranė 1973”. Po ju sjell vetėm pak radhė nga faqja 234: “Kemi disa shembuj negativė lidhur me mirėmbajtjen dhe trajtimin e monumenteve kulturore. Janė dėmtuar rėndė apo shkatėrruar hamamet e lashta, si hamami i Krujės. Janė nė gjendje tė mjeruar kisha e vjetėr e Perondisė dhe xhamia e Muradijes nė Vlorė. U zhduk nga faqja e dheut kisha e vjetėr e Vaudejės, ku ka dhėnė meshė edhe Ndre Mjeda...”. Paragrafi ėshtė i gjatė, shumė i gjatė, mbi gjysmė faqe, dhe vazhdon tė rreshtojė edhe njė varg monumentesh tė tjera qė po shkatėrroheshin. E pabesueshme! Kėto radhė shkruheshin bash kur feja, besimi e institucionet e tyre ishin zhdukur, kur vetėm dy vjet mė pas njė prift do tė pushkatohej pėr njė shėrbesė fetare tė fshehtė, kur ishte nė kulm lėvizja pėr “revolucionarizimin e gjithė jetės sė vendit”, kur sapo kish filluar tė zbulohej njė “komplot i rrezikshėm nė letėrsi e arte” qė do tė hante shumė koka, kur... Dhe pėr mė tepėr, Dritėroi pėrmend jo njė kishė e aq, por bash kishėn katolike tė Vaut tė Dejės, e cila ishte hedhur nė erė me urdhėr personal tė vetė Mehmet Shehut!

Tani nė kohė tė demokracisė janė tė shumtė ata qė pėrbetohen tė kenė qenė disidentė, kur duken qė atje tej se kanė qenė sahanfshirės. S’u vė faj pėr punė tė sahanėve se e tillė ish koha por, qė tė pėrbetohen sot pėr disidencė kjo s’hahet, ndaj si beson njeri. E ndėrkaq i vetmi qė pėrbetohet se nuk ka qenė disident ėshtė Dritėroi, por edhe kėtė se beson njeri. Duke u zhytur nė faqet e librit tė tij, m’u shtua edhe mė shumė mosbesimi nė pėrbetimet e Dritėroit.

Jo rrallė e kanė krahasuar shokun Zylo me don Kishotin. Nė fakt, mbaj mend se kur e kam lexuar pėr herė tė parė Zylon nė adoleshencė, isha vazhdimisht i dyzuar. Nuk arrija tė kuptoja nėse ai ishte personazh i mirė a i keq. Nga fjalėt qė thoshte, veprimet qė bėnte, mė dilte burrė i mirė, ndėrsa nga roli qė i ishte dhėnė duhej tė ishte i keq. Dritėroi ia del qė njė personazh tė tillė, qė bėn deklarata si ajo qė citova mė sipėr, ta mbajė gjallė deri nė faqen e fundit dhe, tė gjithė kėtė, edhe ta botojė.

Nė fakt, ėshtė pikėrisht ajo qė ndodh edhe me don Kishotin. Nga roli qė shihet nė pamje tė parė, ėshtė njė reaksionar i rrjedhur nga mėntė, ndėrsa nga qėllimet qė ka dhe ato ēka thotė e arsyeton, ėshtė krejt tjetėr. Dhe ashtu si tek idealisti don Kishot qė ka vazhdimisht pranė realistin Sanēo, edhe shoku Zylo ka pranė Demkėn, qė kohė pas kohe e sjell nė vete dhe e ul nė tokė. Dyshja e dalė nga pena e Servantesit ishte termometėr i shoqėrisė dhe sistemit spanjoll nė krizė nė kohėn e vet. Vėshtirė qė dyshja e Dritėroit tė mos jetė krijuar pėr tė njėjtin qėllim: termometėr i krizės sė sistemit nė njė tjetėr kohė dhe nė njė tjetėr vend ose, e thėnė nė mėnyrė pėrgjithėsuese, kriza e pėrjetshme e sistemeve, qė pasi ezaurojnė fuqitė e brendshme, kėrkojnė tė mbahen nė kėmbė falė tė shkuarės sė tyre. Magjia e Servantesit dhe e Dritėroit ėshtė qė ia dalin qė kėtė analizė ndaj tė shkuarės nė krizė, ta bėjnė pėrmes njė pėrfaqėsuesi tė ndritur tė po asaj tė shkuare. Eh sa kollaj do tė bėhej kjo punė, duke i kundėrvėnė tė shkuarės sė pluhurosur njė djalosh tė ri e revolucionar qė pėrleshet llėrė pėrveshur, por jo, kėta autorė e bėjnė kėtė pėrmes plakut tė mirė e idealist don Kishot dhe zyrtarit tė ndershėm e po aq idealist Zylo.

Njė gjė qė e mendoj gjithmonė kur lexoj analiza e interpretime rreth shkrimtarėve tė ndryshėm, ėshtė mor po a vėrtet kėtė qė thuhet ka dashur a ka menduar autori, apo mos ia futin kot kėta kritikėt. Se, mirė po qe gjallė qė mund ta marrim nė telefon e ta pyesim, por kur nuk e kemi mė nė kėtė botė si i bėhet. Fati, Zoti, rakia e mirė dhe balta e Devollit, kanė bėrė qė Dritėroin ta kemi gjallė e ta pyesim sa herė tė duam pėr ato ēka shkruar mbi letėr apo menduar ndėn tė. Por kjo do ishte shumė e thjeshtė, se shkrimtarėt e mėdhenj nuk shkruajnė pėr t’u dhėnė shpjegime vetėm atyre qė kanė pėrreth, por veēan pėr ata qė do tė vijnė mė pas.

Pėrtej analizave e studimeve tė stėrholluara, njerėzia e thjeshtė kanė njė kandar tė tyrin pėr tė peshuar gjurmėn e tė mėdhenjve: i fiksojnė me emra qė identifikohen pa mbiemra. Edhe Dritėroi e ka arritur kėtė peshė nė kandarit tė popullit tė vet. Le tė shtojmė ē’tė duam ne “me shkollė”, daē pėr mirė e daē pėr keq, s’ngre mė shumė nė kandar.

Artan Lame


  Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.