Forumi Horizont Gjithsej 250 faqe: « E parė ... « 234 235 236 237 238 239 240 241 242 [243] 244 245 246 247 248 249 250 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ismail Kadare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=94)
-- Ismail Kadare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1121)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 15:17:

Para dy muajsh isha pėr njė konferencė mbi antropologjinė kulturale nė Livorno (Itali) dhe teksa afroheshim pranė njė
kafeneje pamė se njė grup marinarėsh kishin bėrė njė rrėmujė jo tė zakontė aty duke pėrplasur shishe e pėrmbysur tavolina.
Mbetėm fort tė hutuar nga ajo skenė dhe, krejt papritur, profesori italian mė tha: "Mos u habit, a e di qė marinarėt kur dalin nė tokė u fillon dhimbja e kokės pasi kanė atė qė quhet Marramėndje prej Tokės, pra kur largohen nga dallgėt e detit, toka e qetė u jep bezdi."
Natyrisht qė pėr momentin nuk e vrava shumė mėndjen se sa e vėrtetė ishte diēka e tillė nga ana shkencore por tani tek analizoj debatin nė fjalė mė vjen ndėrmend njė analogji e ēuditshme. Qosja, Agolli e shumė tė tjerė tė mėsuar nė dallgėt e komunizmit nganjėherė shfaqin shenjat e sindromės sė "Marramėndje prej
Perėndimit". Perėndimi, pėr vetė atė ēka thellėsisht pėrfaqėson sot nė ecurinė e tij historike, u jep pėshtjellim mendor atyre, botėkuptimi i tė cilėve ėshtė nisur nga embrioni e deri mė sot nė njė kulturė tė mirėfilltė komuniste. Pra kategoritė mendore tė kėtyre analistėve mbeten, pėr fat tė keq thellėsisht komuniste. Kur pėrdor fjalėn "komuniste" e ndjej tė nevojshme tė bėj njė qartėsim: nuk e pėrdor atė me asnjėfarė tendence ofenduese por thjesht nė ngarkesėn e saj kulturore pėrsa i pėrket kontekstit tė reflektimit qė, me mjaft modesti, i kam ngarkuar vetes tė realizoj.
Gjej rastin tė bėj edhe njė krahasim tjetėr qė pėr analogji mė duket vėrtetė i afėrt. Mendoj se Qosja, Agolli e mjaft mbėshtetės tė tyre bėjnė njė gjė qė ėshtė fort e ngjashme me aktivitetin e Gorbaēovit dhe me Perestrojkėn (Rindėrtimin) e tij. Por tani
Perestrojka ėshtė kulturore dhe mendoj se do tė ketė tė njėjtin fat si ajo sovjetike. Pse? Sepse ashtu si Gorbaēovi qė nuk
donte ta pranonte fundin e rregjimit sovjetik, shpiku Perestrojkėn qė tė shpėtonte komunizmin nė Ish Bashkimin Sovjetik, dhe nuk donte tė pranonte nė asnjė mėnyrė se komunizmi ishte i drejtuar pakthyeshmėrisht drejt varrit. E njėjta gjė ndodh me Qosen dhe Agollin, por tani nuk ėshtė nė lojė komunizmi por pėrzierja e tij kulturore komunisto-lindore qė duket se ėshtė drejt perėndimit tė saj si pėrzierje kulturore qė nuk ka prekur pjesėn mė intime tė popullit shqiptar. Do tė pėrpiqem ta mbėshtes kėtė tezė mbi argumente shkencore, por qė natyrisht edhe unė, si ēdo njeri, kam kufizimet e mija subjektive dhe mbase do tė kem edhe ato qė Qosja i quan "rrėshqitje", dhe qė ēuditėsisht edhe ai ka patur shumė nė esenė e tij.
Gjatė kėtij refletimi do ti pėrmbahem paksa mė shumė asaj ēka shkruan Qosja pasi ėshtė ai qė mė tepėr se Kadare i ka mėshuar debatit. Kadaresė do ti pėrmbahem nė atė ēka ai me njė intuitė intelektuale gati hyjnore arrin tė kapė mė mirė se askush nė kėto anė tė gadishullit ballkanik. Ka njė veti qė e tėrheq atė vetė gati gati si me magji drejt sė vėrtetės dhe drejt sė mirės saqė shumė intelektualtė tė tjerė shqiptarė i habit pa masė. Mė habit dhe mė mrekullon edhe mua qė nuk jam intelektual (preferoj tė quaj veten aspirant intelektual pasi nė Shqipėri ka njė ide hajvane qė mjafton qė njė person tė ketė mbaruar njė shkollė tė lartė edhe me korrispondencė e pa pikė turpi i thotė vetes intelektual).


  Gjithsej 250 faqe: « E parė ... « 234 235 236 237 238 239 240 241 242 [243] 244 245 246 247 248 249 250 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.