Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- AMC qė nuk njeh pasaportėn shqiptare! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12065)


Postuar nga tresh datė 05 Gusht 2006 - 20:29:

AMC qė nuk njeh pasaportėn shqiptare!

I nderuar z Drejtor i Pėrgjithshėm i AMC-sė. Unė qė po ju shkruaj pėrveēse jam qytetar shqiptar me kombėsi dhe shtetėsi, pėrveēse gazetar dhe publicist prej vitesh, pėrveēse ish-kėshilltar dhe ish-funksionar i lartė shtetėror, jam dhe klient i Korporatės tuaj. Natyrisht qė jo vetėm unė por dhe tre pjestarė tė tjerė tė familjes time si dhe shumė qytetarė shqiptarė, ashtu pra siē thotė dhe “parrulla” e reklamės tuaj “familja jonė e madhe”.
Vetėm tre ditė mė parė shkova nė dyqanin tuaj tek Sheratoni dhe kėrkova tė mar njė numėr me kontratė. Pasi bėra pagesat e nevojshme tė kontratės dhe garancisė, paraqita dhe pashaportėn time dhe nėnshkrova kontratėn me kompaninė tuaj. Megjithė kontratėn e nėnshkruar zonja qė punon nė dyqanin AMC tek Sheratoni mė tha se duhet edhe ēertifikata pėr tu aktivizuar telefoni me thirrje dalėse, tė cilėn unė e mora tė nesėrmen pasi nė atė orė zyrat e gjendjes civile ishin tė mbyllura. Ashtu u bė, tė nesėrmen pas mesditės paraqitem sėrish nė dyqanin tuaj dhe dorėzoj ēertifikatėn. Po pėr habinė time zonja e cila vetėm njė ditė mė parė kishte nėnshkruar kontratėn me mua nė emėr tė kompanisė tuaj, mė thotė se e kishte tė pamundur aktivizimin e kontratės time me thirrje dalėse pasi ēertifikata duhej me fotografi dhe me vulė te fotografia.
I ngrita veshėt dhe e pyeta zonjėn nė fjalė se pėr ēfarė e kishte fjalėn, ē do tė thoshte kjo dhe ajo mė sqaroi se AMC-ja nuk e njeh tė vetme pashaportėn shqiptare dhe se pėr ta bėrė tė mundur kėtė duhej se s’bėn njė ēertifikatė me fotografi pėr tė bėrė tė mundur identifikimin e personit. Nuk mu besua dhe e pyeta edhe njė herė zonjėn nė fjalė nėse e kishte tė qartė se ēfarė po thoshte, duke i kallėzuar se institucioni i Ministrisė sė Brendshme dhe ai i Ministrit tė Brendshėm tė Republikės sė Shqipėrisė janė institucioni mė i lartė qė garanton dokumentat e identifikimit tė shtetasve dhe se pashaporta shqiptare ėshtė dokumenti mė i saktė i identifikimit dhe ēdo individ qė do tė fallsifikonte atė bėn njė vepėr tė rėndė penale! Dhe sėrish dėgjova zonjėn nė fjalė e cila mė tha se ajo nuk njeh Ministrin e Brendshėm por ju njeh vetėm Ju dhe urdhėrat dhe rregullat qė ju keni vendosur nė Korporatė!
I nderuar z Oktapodas!
Kėtu ėshtė kaluar ēdo limit moral, ligjor, tregėtar, kombėtar dhe njerėzor. Qė njė pėrfaqsues i AMC-sė tė shohė me dyshim njė klient unė edhe mund ta pranoj (megjithė faktin qė jam njė person publik dhe nuk mund tė fshihem), por qė njė nėpunės i Juaji tė mė fyejė shtetin tim, kėtė gjė ka ende njerėz qė nuk ju’a lejojnė. Mė lejoni t’Ju them disa gjėra qė ti fusni mirė nė kokė. Pavarėsisht se vendi im ka qenė tėrė kėto vitet e tranzicionit me halle tė shumta sėrish ka ende shumė njerėz tė cilėt nuk e ulin as dinjitetin e vetes dhe as atė tė atdheut tė tyre nga i cili edhe Korporata juaj fiton ēdo vit dhjetra milionė euro. Thjesht t’Ju pyes, kush kujtoni se jeni Ju qė nuk njihkeni pashaportėn e shtetit shqiptar, me simbolet kombėtare shqiptare? E dijmė se kjo gjė ndodh ēdo ditė nė kufirin Greqi-Shqipėri me emigrantėt shqiptarė qė torturohen me orė tė tėra, madje edhe kėto ditė, por kjo gjė mė lejoni t’Jua them nuk mund tė ndodhė nė zemėr tė Shqipėrisė nė kryeqytetin tonė Tiranė.
Kush kujtoni se jeni Ju, qė mund tė fyeni njė shtetas qė ėshtė njėkohėsisht edhe klient i juaji? Jo i nderuar Drejtor, keni hasur nė gozhdė kėsaj radhe dhe nuk e mbyllim me kaq!
Nė asnjė pikė tė kontratės mes AMC-sė dhe meje nuk ėshtė shkruar qė ėshtė kusht ligjor qė kjo kontratė tė jetė e vlefshme qė tė ketė ēertifikatė me fotografi. Qė nga momenti qė unė kam paguar detyrimet, kompania Juaj ka detyrimin tė hapė telefonin tim, i cili vazhdon (edhe nė kėtė moment qė Ju shkruaj) tė mos funksionojė, pavarėsisht se prej tashmė tre ditėsh kemi nėnshkruar njė kontratė dhe unė e kam paguar atė. Askund nė kontratėn e nėshkruar me Ju, nuk lexoj se numri im duhet tė mbahet i bllokuar.
Mė vjen ndėr mend fakti se kartat e parapaguara Tuajat shiten rrugėve tė Tiranės pa asnjė dokument, pavarėsisht se kėtė kartė mund ta pėrdorė ēdo lloj keqbėrėsi dhe kompania Juaj sėrish nuk ka dėshirė ta njohė autoritetin e Ministrit tė Brendshėm dhe tė Policisė sė Shtetit, duke krijuar oaze lumturie pėr kriminalitetin tė cilit natyrisht nė tė kundėrtėn e rastit tim, nuk i kėrkoni as mė tė thjeshtėn kartė identifikimi. Apo mos vallė kompania Juaj e shfrytėzon njė rast tė tillė pėr evazion fiskal duke e shrytėzuar kėtė numėr tė madh njerėzish tė paregjistruar dhe duke mos e deklaruar tek autoritetet fiskale? I takon organeve pėrkatėse tė merren me kėtė. Halli im, i nderuar z. Oktapodas ėshtė tė ruaj dinjitetin e vendit tim ose tė paktėn tė pėrpiqem ta bėj kėtė. Unė nuk jam asnjė nga ata njerėz publikė tė cilėt ju i keni ēuar me pushime nė Greqi, i keni mbushur me dhurata, i keni punėsuar apo paguar. Qė ta keni tė qartė unė kam shėtitur tėrė botėn dhe pavarėsisht se jam nga Korēa, nuk kam shkelur kurrė nė Greqi. Dhe jo rastėsisht, sepse nuk kam dashur kurrė ta ndjej veten tė vėnė poshtė nga arroganca, ksenofobizmi dhe injoranca si shumė bashkėkombas tė mi. Ndihem shumė krenar i tė qenit shqiptar, ndaj edhe pėr kėtė arsye nuk kam ndėr mend t’Ju lė ta kaloni kaq lehtė kėtė ēėshtje.
I nderuar z Oktapodas, duke lexuar mė me kujdes kontratėn qė kam nėnshkruar me AMC-nė, vura re se nė paragrafin e fundit ku shkruhet se AMC nuk mban pėrgjegjėsi pėr arsye tė “Forcės Madhore”, duke e rreshtuar kėtė “Forcė Madhore” nė gjashtė pika. Pikėrisht tek pika e pestė vura re njė gjė tjetėr skandaloze ku shkruhet se “AMC nuk mban pėrgjegjėsi nėse ka shkelje ligji nga ana e organizatave shtetėrore”. I bie tė jetė ERT kjo organizatė shtetėrore, apo jo z. Drejtor?!! E pra si mundeni tė jeni kaq tė paprinciptė, Ju qė nuk njihni pashaportėn shqiptare dhe simbolet kombėtare qė ajo mbart, ju qė paragjykoni institucionin pėrkatės shtetėror qė duhet t’Ju kontrollojė sipas ligjit, Ju kėrkoni qė tė tjerėt t’Ju respektojnė nė bazė tė ligjit?
I Nderuar z. Oktapodas, ndoshta Ju nuk jeni as i vetmi pėrgjegjės dhe as i vetmi fajtor i kėtij kaosi tė krijuar nė Shqipėri nė biznesin Tuaj qė ju ka lejuar tė majmeni maksimalisht. Ndoshta unė Ju bie nė qafė duke e tepruar! Por njė gjė duhet ta keni tė qartė fare mirė, ka ardhur koha qė Ju tė jepni shenja ndryshimi dhe tė lini mėnjanė arrogancėn, ndryshe mė lejoni t’Ju them me shumė etikė, ėshtė koha pėr tė ikur nga Shqipėria, zoti Oktapodas!
Mirė u pafshim nė Gjykatėn e Tiranės, ku unė kam vendosur ta padis kompaninė qė Ju drejtoni.
Sinqerisht Ilir Kulla.

Gazeta Shqiptare

5 Gusht 2006


  Gjithsej 34 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.