Forumi Horizont Gjithsej 380 faqe: « E parė ... « 367 368 369 370 371 372 373 374 375 [376] 377 378 379 380 »
Trego 380 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)


Postuar nga eliz datė 23 Maj 2010 - 19:39:

"O ti atje lart!"foli ai ...dhe qeshi,dhe nuk e kuptoi qe po qeshte.''Ti dritez e vogel,ti vegim i nje zane,ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua,ketu mbi kete planet,ku ka me qindra mijera fytyra te tjera,me te mira ,me te bukura,me te mencura,me te ciltra,me besnike,me te afrueshme - o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne rruge e qe hyre ne jeten time,ti ndjenje e perplasur brigjeve,pa mendim,por roberuese,dhe qe rreshqite nen lekuren time nje nate gjumi,ti,qe s`di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova,dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe,derisa nuk te rezistova me,ti,qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tende e te mergoheshe prej meje -te pershendes,te pershendes!Ja tek po qendroj ketu dhe s`ma merr mendja se do te qendroj dhe here tjeter keshtu.Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote;po qendroj ketu,i mjere dhe me kthetrat e xhelozisene bark,duke te te kerkuar,perbuzur,admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi,rrufene qe dremit ne cdo gji,shkendijen e jetes,zjarrin e zi.Po qendroj ketu,jo me si nje i vdekur me leje,me pak cinizem,sarkazem e me nje cikez guxim,jo me i ftohte;jam perseri i gjalle,qofte edhe duke vuajtur-por serish i prekshem nga stuhite e jetes,i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte!Qofsh bekuar,ti ...me ate zemren tende shtegtare...Enderr dhe mashtrim,pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur,o ti qe s`di asgje-te falenderoj!...ti me ke rikthyer ate qe s`do te ma jepte dot kurre as Platoni dhe as krizantemat,as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira,as deshperimi dhe as me e forta dhe me e durueshmja shprese:jeten e thjeshte,te fuqishme,te mirefillte,qe me dukej si nje krim ne keto kohera midis njeres katastrofe dhe tjetres!Te pershendes!Te falenderoj!Duhej te te humbisja,qe ta merrja vesh kete!Qofsh bekuar!
Remark


  Gjithsej 380 faqe: « E parė ... « 367 368 369 370 371 372 373 374 375 [376] 377 378 379 380 »
Trego 380 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.