Forumi Horizont | Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kujtime per labin e madh te poezise shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13090)
Kujtime per labin e madh te poezise shqipe
Poeti plak,e quante fat te madh dhe ndjehej teper krenar qe Ismail Qemali, duke çmuar vlerat e tij intelektuale dhe morale, e kishte marre prane tij si sekretar i Presidences se Keshillit te Ministrave. Nje vit e pak qe kishte punuar me te, thoshte se kishte perfituar aq shume patriotizem nga plaku i Vlores, nda shqiptarizimin qe i njihte vetes ia detyronte ne radhe te pare atij.
Nga Prof. Nasho Jorgaqi
Nuk e mbaj mend mire se kur jam takuar per here te pare me Ali Asllanin. Ka mundesi qe kjo te kete ndodhur nga fundi i viteve '50-te, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja ne shtepine botuese "Naim Frasheri". Fakti qe nuk e mbaj mend takimin e pare me poetin, shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohes. Ndoshta nuk i kam dhene rendesi, nuk e kam marre per gje te madhe, jo vetem se isha i ri, por edhe sepse brezi yne, i edukuar me frymen militante te kohes, nuk tregonte ndonje vemendje te veçante ndaj shkrimtareve te gjalle te tradites. Ata na dukeshin si etapa te kapercyera, kur lidhjet tona shpirterore i kishim kryesisht me letersine bashkekohore. Por ka edhe nje shpjegim tjeter se perse takimi i pare me poetin me ka kaluar pa lene gjurme. Ne shtepine botuese "Naim Frasheri" ku punoja, kisha te beja perdite me disa personalitete te kultures shqiptare te se kaluares. Ata punonin aty si perkthyes dhe pavaresisht trajtimit politik qe iu behej, qe nje fat ogurmire per kulturen tone. Por fat ishte edhe per ne te rinjte qe na takoi te punonim dhe te mesonim prej tyre. Por ne redaksine e "Naim Frasherit" nuk pergatiteshin per botim vetem vepra te perkthyera, por edhe letersi origjinale. Kjo bente qe te trokisnin ne dyert e zyrave tona edhe shkrimtare te brezit te vjeter. Keta te fundit, mesa mbaj mend une, do te vinin nga fundi i viteve '50-te. Me kujtohet mire Milto Sotir Gurra, qe solli nje vellim me tregime te shkruara ne kohen e Rilindjes, apo Nexhat Hakiu me poezite e tij. U dha atehere orientimi qe te botohen vepra te tradites ne baze te disa kritereve, ndaj keshtu ne botuam romanin "Sikur te isha djale" te Haki Stermillit dhe librin "Trendafila qe s'çelin per ne" te Helenaut. Ne keto rrethana shkeli ne dyert e shtepise sone botuese edhe Ali Asllani. Ne qofte se nuk me kujtohet takimi i pare, nuk me kane dale nga mendja takimet e herepashershme ne zyrat tona per disa kohe. E kam parasysh si tani, kur trokiste lehte dera, shfaqej pamja e poetit plak, shtrat mesatar, me trup te ronitur, por te drejte e me fytyre te rrudhosur, me ca sy te vegjel, por teper te gjalle e plot drite, ashtu i ndrojtur, hiqte kapelen republike dhe na zgjaste doren. Kishte ne kontaktin me te jo vetem nje miresjellje te theksuar, por edhe elegance e delikatese, qe me kohe do ta kuptoja se kjo nuk vinte ngaqe kishte qene diplomat, por nga shpirti i artistit. Ai kishte nje natyre te afrueshme, pa kurrfare sqime, me nje ze te bute dhe veshtrim ngahere dashamires, gati prekes. Dinte te komunikonte me te gjithe, por sidomos me te rinjte ndjehej çuditerisht ne mjedisin e tij. Me pas ai do te thoshte se, "vertet ju te rinjte do te fitoni nga ne pleqte, por ne te moshuarit fitojme me shume nga ju, nga energjia dhe freskia e verses se re, nga risia e mendimeve dhe sentimenteve. Mes jush ne ndjehemi me te rinj dhe kjo eshte gje e madhe kur ke shume mote mbi kurriz". Kuptohet se perse brenda nje kohe te shkurter u krijuan raporte dashamirese dhe komunikuese, kjo fale ne radhe te pare poetit, i cili dinte te hynte natyrshem ne psikologjine dhe interesat e ne te rinjve qe aspironim te hynim ne dyert e artit. Qene keto raporte te ngrohta njerezore, qe ai perftonte, te cilat te benin te harroje moshen dhe te mos kishe thuajse asnje kompleks, siç ndodhte jo rralle me te tjeret. Me Ali Asllanin zhdukeshin jo vetem kufijte e moshes, por edhe kufijte mes jetes dhe artit, dhe kete gje e bente krejt origjinal, te veçante ne kuptimin e vertete te fjales. Erdhi ne dyert e shtepise botuese per nje liber me vjersha, por botimi per te nuk ishte gje e lehte. Me gjithe dashamiresine qe tregonim une apo Drago Siliqi, drejtori i shtepise botuese ndaj poetit, botimi i nje libri me vjersha te tij nuk varej prej nesh. Nderhyrja dhe perçapjet tona prane Lidhjes se Shkrimtareve, edhe pse atje ishte Shefqet Musaraj, ndjekes i hershem i poezise se tij dhe nje nga drejtuesit e saj, nuk na dhane asnje rezultat. "Biografia" e poetit perbente pengesen e vetme qe ai te rihynte ne letersi dhe te shfaqej rishtazi para publikut. Plaku i mire ishte i ndergjegjshem per kete gje, dhe ashtu siç dinte te fliste ai me nje çiltersi prekese, morem vesh prej tij se kishte qene diplomat ne Trieste, Sofje dhe Athine deri ne vitin 1932, pastaj kryetar Bashkie ne Vlore dhe ne fund, gjate pushtimit fashist, anetar i Keshillit te Shtetit. Por nderkaq, edhe pse keto i tregonte jo pa ndonje ndjenje fajesie (!) nuk rrinte pa folur edhe per disa merita te tij, kur na kujtonte se kishte qene sekretar i Pergjithshem i Qeverise se Ismail Qemalit apo qe ne kohen e Luftes se Vlores, ku u ishte kundervene pushtuesve italiane, duke u bashkuar me kryengritesit. Keshtu kishte lindur marshi i fitores, kenga "Vlora-Vlora". Madje thoshte me krenari, se kur qe vrare Perlat Rexhepi ne Shkoder, kishte shkruar nje vjershe per te. Per me teper te qenit anetar i Keshillit te Shtetit me 1942, nuk e kishte penguar te shkruante vjershen kunder pushtuesve italiane, "Hakerrime". Mbaj mend se edhe keto argumente nuk mjaftonin t'i hapej drita jeshile vellimit me vjersha qe poeti kishte sjelle prej muajsh ne redaksi. Atehere nuk kishte rruge tjeter. Nje dite, kur erdhi ne redaksi i thashe miqesisht, "Dergo nje leter lart. Pa nje miratim prej andej nuk behet gje". Poeti plak u mendua, veshtroi nga dritarja dhe, duke me pare pastaj ne sy, me tha shkurt: "Mire more bir, u befte!".
Nuk kaloi shume kohe dhe nje mengjes me del perpara ne rruge, kur shkoja per ne zyre dhe i ngazellyer me thote: "Doli per mire ajo leter. I shkrova Hysni Kapos dhe m'u pergjigj pozitivisht. Te faleminderit!", dhe mori e me perqafoi. Me ka mbetur ne mend qe ishte aq i gezuar, sa i gjithe trupi i dridhej nga emocioni. Me pas me treguan se mbi letren e poetit, Hysni Kapoja kishte vene shenimin: "T'i plotesohen te dyja kerkesat kengetarit te Luftes se Vlores". Kerkesat e tij kishin qene: T'i jepej e drejta e botimit dhe te behej pjese e Klubit te Shkrimtareve.
Keshtu, ne muajt e pare te vitit 1960 u botua permbledhja "Vidi, Vidi pellumbeshe" dhe "Hanko Halla", paraqitur dhe redaktuar nga Remzi Brahimi. Libri u prit shume mire dhe kjo, veç te tjerash, edhe per arsyen se poezia e Ali Asllanit ishte nje poezi krejt tjeter nga kjo qe shkruhej e botohej ne ate kohe. Poeti i Vlores i preku lexuesit e brezit te ri me lirizmin dhe sinqeritetin e thelle te verbit te tij poetik. Ne kopjen e librit qe me dhuroi me ka shkruar keto fjale: "Te dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar te kam gjetur me pak poezi e shume dashuri, Ali Asllani - Tirane, 20 gusht 1960". Nderkaq, poeti u be i pranishem edhe fizikisht ne rrethet letrare. Filloi te hynte e te dilte lirisht ne Klubin e Shkrimtareve. Do te vinte edhe ne mbledhjet e debatet qe zhvilloheshin here pas here dhe ajo qe nuk me harrohet, xha Aliun e shihje çdo dite ne sallen e Klubit, duke pire kafe ose nje gote te vogel rakie a konjak perpara. Zakonisht poeti nuk qendronte ne shoqerine e shokeve te moshes se tij, sesa me ne te rinjte. Ne te rinjve na terhiqte e na bente per vete me shume se me kulturen e gjere (siç ndodhte ta zeme me Lasgushin apo Kutelin, ose per mendimet e guximshme dhe elokuencen e fjales si me S. Luarasin), me natyren e tij te bute dhe fjalen e embel, me psikologjine e holle te artistit te vertete, me thjeshtesine dhe humorin e kendshem. Ai ishte burim i pashtershem ngjarjesh nga jeta dhe historia shqiptare, nje bashkebisedues i shtruar dhe teper i sinqerte dhe ç'ishte e veçante tek ai per ne, e intimiteti qe dinte te perfitonte ne raste te caktuara, harroje qe kishe te beje me nje plak te shtyre, por te dukej sikur bisedoje me nje mik te moshes tende. Perpiqem tani, pas tridhjete e ca vitesh, te sjell ndermend disa nga momentet qe me kane mbetur prej sa e sa takimesh e bisedash te paharruara me poetin. Mbaj mend se thoshte qe vjershat e hershme i kishte shkruar ne turqisht, kur ishte student ne Stamboll dhe i kishte botuar ne revistat letrare te kryeqytetit te Perandorise. Veç gezimit te publikimit, kishte ndjere nje boshllek. Kishte dashur te komunikonte doemos me bashkatdhetaret e tij, sepse shpirti i kendonte kenge labe dhe aty nga vitet 1913-'14, shkroi vjershat e para ne shqip. Jane dufet atdhetare te kohes. Keto nuk arriti t'i botonte, veç pas shume vitesh. Te tjera shqetesime dhe interesa me te rendesishme mbushin asokohe jeten e poetit te ri. Ai kishte kryer studimet e larta per shkencat politiko-shoqerore dhe administrata e re shqiptare kishte nevoje per nje kuadro te formuar, siç qe ai. Poeti e quante fat te madh dhe ndjehej teper krenar qe Ismail Qemali, duke çmuar vlerat e tij intelektuale dhe morale, e kishte marre prane tij si sekretar i Presidences se Keshillit te Ministrave. Nje vit e pak qe kishte punuar me te, thoshte se kishte perfituar aq shume patriotizem nga plaku i Vlores, nda shqiptarizimin qe i njihte vetes ia detyronte ne radhe te pare atij. Poeti kujtonte me dhembje momentin historik te ndarjes, kur me 22 janar 1914, Ismail Qemali nen presionin e reaksionit vendas e te huaj, i detyruar te largohej nga Shqiperia, kishte thirrur Aliun dhe i kishte diktuar telegramin e doreheqjes qe i drejtohet Komisionit Nderkombetar te kontrollit dhe lamtumiren e popullit te tij. Me pas, Ali Asllani nuk ishte larguar nga administrata shqiptare. Lufta e Vlores e kishte zene kryetar te bashkise se qytetit. Per 10 vjet kishte sherbyer ne diplomaci si konsull dhe minister Fuqiplote i Shqiperise ne Trieste, Sofje dhe Athine. Ne kryeqytetin grek ai e kishte mbyllur karrieren e vet diplomatike, ne kundershtim me deshiren e tij. Zogu e kishte ngarkuar me detyren, qe si perfaqesues i shtetit shqiptar te interesohej dhe te fillonte bisedime per fatin e pasurive te bejlereve qe ndodheshin ne Greqi. Greket qe e konsideronin kete gje nje çeshtje teper te ndjeshme, nuk jepeshin kollaj dhe perdoren te gjitha menyrat per t'iu shmangur ose per ta shtyre ne nje kohe te papercaktuar. Xha Aliu tregonte se me kete çeshtje u mor vete kryeministri Venizellos. Ai e priti ministrin Fuqiplote te Shqiperise jo ne seline e tij zyrtare, por ne mjediset e nje anijeje ushtarake. Ishte ky nje presion psikologjik qe i bente politikani dinak grek dhe fakti se bisedimet nuk rrodhen ne favorin tone. Bejleret u zemeruan aq shume, sa nderhyne te Zogu dhe mbreti nuk ia fali diplomatit te tij deshtimin e bisedimeve. Ali Asllanin e kthyen urgjentisht dhe pasi ndenji pak kohe pa pune, u zgjodh kryetar bashkie ne Vlore, ku qendroi ne kete detyre deri ne pushtimin fashist.
Poeti e kujtonte kete kohe jo pa keqardhje dhe shtonte se çdo e keqe e ka nje te mire. Me keto fjale ai kishte parasysh se, me mbylljen e karrieres diplomatike, iu hap vetvetiu karriera letrare, sepse pikerisht ne fillim te viteve '30-te, emri i tij u shfaq ne shtyp. Nje here me solli gazeten "Miku i popullit", ku kishte botuar vjershat "Vajza shqiptare" dhe "Dasma" dhe revisten "Minerva" me disa fragmente te poemes "Hanko Halla". E pyeta: "Xha Ali, ju kishit shume kohe qe shkruanit dhe si shpjegohet qe dolet para publikut ne moshen kur po i afroheshit te pesedhjetave?". Ai tundi koken dhe me nje buzeqeshje te hidhur m'u pergjigj: "Sipas mentalitetit te kohes, nuk ishte e hijshme qe nje funksionar i larte te merrej me vjersha. Aq me teper te ishe poet e t'i kendoje dashurise, siç beja une. Eproreve te mi nuk para u pelqente kjo gje, prandaj une per vite e vite shkruaja, si te thuash per vete dhe per nje rreth te ngushte miqsh qe ua lexoja me raste".
Ne te vertete poeti para çlirimit nuk arriti te botoje asnje liber, me perjashtim te vellimit "Hanko Halla", ku veç poemes perfshiu edhe vjersha te gjata si "Vajza shqiptare" dhe "Dasma". Gjate okupacionit fashist verejme nje vershim te poezise se tij, sidomos ne revisten letrare "Tomori i vogel". Jane vjersha erotike, por nuk mungojne edhe vjersha me fryme te fuqishme atdhetare. Nje pjese e ketyre te fundit i kishte shkruar ne vitet '20-te, por qe duke u botuar ne kohet e rezistences antifashiste, merrnin nje tingellim aktual patriotik. Poeti ne ato vite ishte anetar i Keshillit te Shtetit, nje post gati formal, megjithate zemra e tij ishte e shqetesuar per fatin e rende te atdheut. Kush e njohu nga afer, s'kishte sesi mos te besonte kur ai rrefente se pikerisht ne kete kohe, kishte shkruar vjersha kunder pushtuesve. Tek fliste per kete gje te veshtronte ne sy, valle a do ta besonim ne te rinjte qe nuk mungonim te ishim skeptike dhe me paragjykime ndaj te vjeterve? Ishte fjala kryesisht per vjershat "Perlat Rexhepi" dhe "Hakerrime", dy krijime poetike teper te ndjera qe mund te lindnin ne zemren e poetit vete ne atmosferen e pushtimit. Nuk do ta harroj kurre shkelqimin e syve te tij, qe shkreptinin nga nje ngazellim i brendshem, kur nje dite, tek rrinin ne Klubin e Shkrimtareve i thashe: "Xha Ali, nje poet qe ka shkruar marshin "Vlora-Vlora", nuk kishte sesi te mos shkruante keto dy vjersha. Ishin po ata breshkaxhinj qe zotrote i njihje mire si ne vitin 1920, ashtu edhe ne 1940, apo jo?". Ai ne vend qe te me pergjigjej, me perqafoi. Shoqerimi me Ali Asllanin sado e çuditshem qe mund te duket, kishte si bosht bisedat per dashurine. Ai fliste per te me nje gjalleri dhe ngazellim qe te kujtonte gati nje adoleshent dhe jo si te ishte nje plak 80-vjeçar. Kush i kishte lexuar vjershat e tij, e dinin se dashuria ishte tema zoteruese, zemra e gjithe krijimtarise se tij. Shpirti i digjej pjeserisht nga dashuria. Gjithe kohes fliste per te, tregonte ngjarje, recitonte vargje, orvatej te pyeste e te merrte vesh nga te fshehtat tona, kishte nje kureshtje te pervuajtur te merrte vesh diçka nga dashuria e brezit tone. Ne kete rast ai behej delikat, here i menduar e here shperthente ne dufe te permbajtura, por gjithnje dinjitoze. Gjithe kuptimi i jetes per te ishte dashuria. Jashte saj, siç thoshte ai, vinte shkretetira. Bukuria e gruas ishte mbi çdo gje. Ishte Meka e poezise, e poeteve pra, me e shtrenjta gje e njeriut. Por ky perkushtim i xha Aliut, kjo lidhje e gjithepushtetshme qe ai kishte me dashurine e me bukurine e gruas, shfaqej ne rrethana te caktuara ne disa momente, te cilat vete poeti dinte t'i krijonte. Nuk mbaj mend asnjehere qe biseda per dashurine e per bukurine e gruas te banalizohej prej tij. Ai dinte ç'thoshte e ç'kerkonte. Ishte siç thashe, sa dinjitoz, aq edhe delikat.
Poeti e mbante veten per malesor dhe krenohej qe vinte nga malet e Laberise. Nje here me tha: "Ju fusharaket ne dashuri jeni ca qaramane. Ja, degjo kenget e fushes per dashurine. "Ku me ishe o shpirt, o xhan/ te prita mbreme ne stan... aman, aman". Burri nuk duhet te qahet kurre, - shtonte, - edhe ne dashuri. Bile lipset te tregohet i ashper. E di zotrote si i drejtohet labi te dashures: "Ku me ishe moj qen' e qenit/ te prita te guri i lemit/ me ngriu era e shkembit". Qene e quan dhe i drejtohet me nje inat, qe i rrefen dashuri"!
Kur e sjell ndermend Ali Asllanin, gjithmone me kujtohet ne Klubin e Shkrimtareve, ulur ne kolltuk, me ate goten e vogel perpara, duke pare perkarshi nga gjendej dera. Klubi atehere gjendej prane Teatrit Popullor. Dhe kjo rrethane nuk qe pa kuptim per poetin. Aty rrine kohe pas kohe, sidomos pasditeve aktoret e teatrit, per te pire kafe e per te pushuar mes provave. Poeti picerronte syte e mundohej t'i sodiste nga larg e nga afer. Dhe ishte nje ngazellim i vertete per te, kur i ulej ne tavoline ndonje nga aktoret qe atij i pelqente ne menyre te veçante. "Eja, - me thoshte mua here pas here, - eja te gezojme shpirtin, se prane do kemi bukurine". Dhe une ne ate kohe qe isha i ri e qe kisha me shume shanse per t'u afruar me ndonje aktore e bukur, ulesha prane xha Aliut dhe atij i behej vertet qejfi, se ne tavolinen tone vinin e uleshin aktore dhe jo vetem aktore. Atehere vetem ta shikoje fytyren e poetit.
Ali Asllani nje nga djemte e kishte shkrimtar, por i vinte keq per dy gjera: Se pari e kishte larg, te merguar prej kohesh ne Kanada, se dyti vertet kishte arritur te behej shkrimtar, por ishte autor romanesh policeske, bile kishte fituar edhe çmime kombetare. Te atit i behej shume qejfi per kete, e megjithate i vinte keq qe nuk ishte bere poet dhe te kendonte si ne anet e tij. Ai shkruante ne fakt ne gjuhe te huaj.
Kujtimi i fundit qe kam nga poeti, eshte nje poezi qe ai ma dhuroi para se te shtrohej ne shtrat dhe u lut nje dite ta botoja. Nuk e harroj ate takim, kur ne nje tavoline te Klubit, tek rrinim perballe, ai ma recitoi me nje ze te zvargur. Ishte amaneti i poetit ne pak vargje. U drejtohej vajzave: "Gjithe jeten ju ndoqa pas, dhe tani qe po iki, me ndiqni ju". Ky eshte kuptimi me nje thelb teper njerezor e human, kulmi i sinqeritetit. Poeti nuk dinte te koketonte e te mashtronte. Ai i qendronte deri ne fund besnik vetes, natyres se tij, shpirtit poetik qe i jepte jete dhe e mbante gjalle.
Dhe une ia mbajta fjalen. Ia botova, por jo menjehere pas vdekjes, pasi dikush e quajti teper intime dhe mund te cenonte imazhin e autorit. Ajo u botua, me duket se 5-vjetorin e vdekjes ne nje cep te gazetes "Drita". Kenaqesia ime ishte e madhe, jo vetem se plotesova nje amanet te poetit, por edhe sepse poezia u pelqye, si nga me te sinqertat e shkruara prej tij.
Korrieri
------------------
respekte
Pergezime per shkrimin. Me kete rast na kujtove nje nder shkrimtaret me te medhenj kombetare. Figura e Ali Asllanit duhet perkujtuar si nje simbol i letersise shqiptare. Kjo na ngre lart si komb sa me shume shkrimtare artista e shkencetare pavarsisht bindjeve fetare, politike,etj Me te vertete kemi sa me shume nevoje te promovojme si te rinjte ashtu dhe te vjetrit.
A Asllani poeti qe ka kerrejtur(nxjerre) xhevahire nga shpirti i tij
Poeti lindi ne fshatin me emrin Vajze ,i cili ndodhet ne kembet e malit te Kudhesit.Me poetin familja ime ka lidhje gjaku.Nena e tij eshte bije nga familja ime dhe patjeter poeti eshte nip ne familjen tone.
Aliu ,(i cili rrjedh nga nje dere e fisme e laberise) eshte padyshim nje nga personalitetet e shquara te poezise shqiptare.Ai ka lecitur(bere) vjersha ne vitet pas shpalljes se pavaresise e deri ne vitet e egra te diktatures.Une do ta quaja poetin me p[lot gojen nje rilimdas te vertete.Menyra e te shkruarit me dialektin lab e bene ate te jete nje ze i vecante e origjinal.ai ka patur nje lidhje te vecante shpirterore me vendlindjen e tij qytetin e Vlores.Formimi i tij intelektual dhe poetik perthith burimin e pashtershem te kengeve popullore ,te cilat kendoheshin e kendohen me nje pathos e dashuri te vecante ne Laberi.
Do mundohem t'ju kenaq me disa nga poezite e tij,te cilat jane te bukura e te pastra si uji i burimeve te Malit te Kudhesit.
Ja njera prej tyre:
Vlora,Vlora
jam vlonjat e jam vlonjat
e kam shkaben em'e ate
shkaba trime dy krenore
fron'e saj e ka ne Vlore
Vlora,Vlora
rroki armet,beja fora
Vlora trime shqipetare
si rob jeten s'e do fare
a do mbetet Shqiperi
a do benet tym e hi
Refreni
Jam vlonjat e jam burre
s'duron burri zgjedhe kurre
jam vlonjat e si vlonjat
do beje lufte me te shtat'!
Ref
Jam vlonjat dhe trim me bese
rreth flamurit do te vdese
a me hir' a me pahire
doemos do rroj i lire
Shkruar me 1919.
Rroka armet,sheshit dola
milion dyzeteve u fola
a do hiqeni si miq
a na prisni si armiq
Ref
Rroka armet e u turra
ketu burri vlen shtat'burra!
andej ishin miz e lisit
ketej ishte lule e fisit
Ref
Jasht'!- i thash',i thash',i thashe
nuk degjoi e un'i rashe
ai iku e mori dene
nami immori dhene
Ref
Ai kish dhe ish pajosur
qe ne fill e ne gjilpere
kurse une i plagosur
gjakuns'kesh me se ta zere!
Ref
jam vlonjat dhe kryelarte
di bej lufte me te shtatea me hir'a me pahire
doemos do rroje i lire
Vlora,Vlora,Vlora,Vlora
bjeri,moj,te lumte dora!
Pjesa e dyte eshte shkruar me 1920
Te tjera do te pasojne me vone
Thank you
Lirika te dashurise
Ja nje prej tyre
Vidi-vidi pellumbeshe!
Vidi -vidi pellumbeshe
zemra ime virgjereshe
do te thot' nje fjal' ne veshe:
do te them ne veshe nje fjale...
nuk eshte fjal' por eshte vale,
qe nga shpirti del e vjen
dhe ne zemer vjen e zjene,
me rrembim e me termete,
e me bene qe s'jam ne vete...
Her, ja hedh me broherim
Here,ja thyej me ngasherim;
Flas per ty dhe plas per ty,
per ate te shkretin sy,
per ate,per aq per kaq,
me ke marre ne zemer paq!
***
Vidi-vidi pellumbeshe,
per ty qaj e per ty qeshe,
qe nga nis e sos veriu,
nuk i kam zilin'njeriu
as florive,mbreterinjeve,
kur ne mes te dy gishtrinjeve;
vjen e thyhet trupi yt,
trup per kup'qe s'ka te dyt'!
***
Vidi-vidi pellumbeshe,
degjo zemren virgjereshe,
cd gje shkon e cdo gje vete,
s'metet gje,asgje per vete...
Ato thashe e keto theme,
jan'te kota e te rreme,
e jane ne endrra e perralle,
e cdo enderr esht' rremalle...
Po ajo qe s'ka te sosur
gjer ne diye te lemerisur,
mbetet yll ne sy skalitur
jane kujtimet rreth flori,
rreth te shkretes dashuri
Shpirti poetit ka qene i mbrujtur me dashuri te pakufishme per atdheun,por sidomos per vendlindjen.Ai, nepermjet vargjeve te qendisura bukur ka ditur t'i kendoje edhe dashurise,vjzes se bukur labereshe.
Ai e @@ndjelle ate si nje pellumbeshe te bukur@@
I dashuroj vjershat e poetit dhe patriotit te madh Ali Asllani!
Faleminderit kush i lexon!
IQVlora
Me malle e dashuri ne zemer ai i kendon me pasion edhe qytetit te tij te dashur
VLORA
Andej Qaf' e Topit hedhur si sorkadhe
ketej Guzbabaja,nje urat' e madhe,
mu ne mes te tyre shtrihet nje qytet
shtepi e shqiponjes per eternitet;
Vlora tungjatjeta,vendi mrekullive
maten me Sazanin deget e ullive
Shetita Evropen,shetita Azine
gjer' te molle e kuqe vajta gjer' ne Kine
sa tutje me tutje,sa me lark e me shume.
dhe atje ku piqej buka mu ne kume;(rere)
Deri prapa diellit,ne tingli majmun,
dhe atje ku Zoti quhej Firaun!
Tobe ja rabi!fryhemi gjynah,
kaperceva qiellin si nje zok me krah!
Kaperceva dete mbushur me zinxhira,
kaerceva male gure xhevahira,
gjithe me gostiten,gjithe i gostita,
sa me velesiten,sa u velesita
C' qqe desha pata,qumesht dallandyshe,
sa te hanin gjithe,gjyshe dhe stergjyshe;
dhe me re te bardha dhashe edhe mora,
hazinera gjeta,kur me hante dora!
Dhe me re te bardha mora edhe dhashe,
po si Vloren time nje qytet nuk pashe!
********
Vloren edhe Vloren thelp e kam ne zemer
diten e kam drite,naten e kam enderr...
cdo or' e minute ty te kam ne goje,
mbase te ze lemza,kur un' te kujtoje!
Vlora im'e bukur,Vlora im'e lire
vetem ty te dua dhe nje gun' te dhire!(gune me lekure dhije)
********
Aty n'ata rrethe,aty n'ato rreza
cdo zonj' e zonjushe matet me thelleza!
aty shpirti dridhet,aty zemra hidhet,
aty rrethe rrotull lozen gugulidhet;
dhe per her' te pare po ne ate vend
nje zogez,nje...hajde,me rrembeu mend!
Vlora im' e bukur,Vlore im' e lire,
vetem ty te dua dhe nje gune te dhire!
E kudo qe isha e kudo qe jamte
keng' ne buz' te kishja,lot ne sy te kamte
Tani nje lirike dashurie e Aliut
Kjo vjershe eshte botuar simbas kopjes se marre nga vajza e poetit Irfetja.
Pi e puth
Ti perhera ne shtepi
dhe perhera puth e pi
Pi e puth
si nje zog i zen' ne kurth
perpelite neper ode,
mbush nje gode e zbraze nje gode
dhe me flete per poezi
Pergezohem or'e cas,
nga nje bot' ne tjetren shkas
rreth per ty me zotin flas!
Syri puthet,gota pihet,
numri tyre s'mund te dihet,
kurse zemrat dashurohen,
gotat puthjet s'numerohen!
Un' kam vjershen edhe pijen
po je ti qe u jep shijen
pija ime,shija jote
un'i gjithe hija jote!
Keshtu dinte te shkruante poeti lab.Ai kishte nje shpirt te bute e nje zemer e cila ushqehej me nektarin e luleve qe rriteshin ne malet e Laberise.
see you tomorrow
Tani tematike tjeter
Poeti i madh ka ditur te lecis shume bukur edhe poezi me tematike shoqerore.Ai ka stigmatizuar qe ne ato vite.Mendoj se krijimet e tij jane aktuale edhe sot.Ja si shprehet tallja dhe revolta e Aliut tek vjersha
Hakmarrja
qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire,
neper fusha,neper kodra,vershellne nje egersire!
Pra,o burra ,hani e pini,hanipini or'e cas,
per cakallin,nat' e erret,eshte ras'e deli ras'!
Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)
Ai rron per zoterine tuaj,pun' e tija,djers'e ballit,
esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri,
dhe vjen e ju qan hallin,varni buz' dhe turi!
Hani pini dhe rrembeni,eshte koha e cakenjevet;
hani,pini dhe rrembeni,esht' bot' e maskarenjevet;
Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith'aksione,monopole.
ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!
Nenshkrim i zoteris suaj neper banka vlen milion,
ju shkelqen ne kraharuar dekorata,''Grand Cordon"
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres'
gjith' me emrin tingellonjes:Ekselenca e Shkelqes'
dhe te quheni perhera luftetar' e patriot',
ne ka zot dhe do duroj',posht ky zot,ky palo zot!
Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan'vendosur
esht'peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr',
esht' trikembeshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise,dic u bere e pandeh,
kunder burrit te vertete ze e vjell e ze leh!
E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj,qe per dita los e qesh,
te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjal' ne vesh!
Koha dridhet e perdridhet ,do vij' dita qe do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht'do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet ,prej gradimit kater shkalle
nuk do mbetet gje ne dore vecse vul'e zeze' ne balle
Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' as gje te keqe,
me perpara nga te gjithe,ju i that' armikut ''Peqe!"
Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet,
sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet!
As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet...
Teksa fshat' i varfer digjet...kryekurva krihet!
Sidomos ju dredharake,jume zemra aq te nxira,
ju dinake,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira!
C'na pa syri ,c'na pa syri!...hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!
dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,
dallavera me te huaj,dallavera me shqipter'
Vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi,qe ju dendi!
Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe,
dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe...
kukuvajkea gjith' me lajka,neser silleni bujar,
nene dore e nene maska,shkoni jepni nje kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
kukuvajka do pertypi zoge e zoga si perhera...
Ja ,ja grushti do te bjeri perrmbi krye te zuzareve,
koha eshtee maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!
Edhe ju te roberuar,rob ne dor'te metelikut(te pareve.shenim i imi)
fshihni sofrat e kujtdoj'puthni kembet e armikut!
qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri,
mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri,
dhe u bete pasanike,me pallate,me vetura
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!
vendi qenka sofr'e qorrit,vlen per goj' e per lefyte,(fyti.shenimi im)
beni sikur veni vetull'shoku shokut kreni syte(nxirni syte)
Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese.
Le te rroje batakciu dhe i miri te vdese!
Per nje dit' qe nis e vertete do mbaroj'me bubullime,
ky i sotmi,zer' i erret ,benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe ,kesi lloj,
nuk ju mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!
A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor'
nuk esht' yti nuk esht' imi,eshte i kombit arberor,
esht' i syrit ne lot mekur,esht' i vendit djegur pjekur,
ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur!
Ky ish i madhi Ali Asllani,te cilin regjimi diktatorial e la disi ne hije.Por vjen nje dite kur kombet njohin vlerat e artisteve te vet.
Edhe vete labi intelektual e poet i madh duke besuar tek e ardhmja shkruan:
Ja ,ja grushti do te bjere permbi krye te zuzareve,
koha eshte e maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!
Sa profetike vargjet e tij, te cilat jane shkruar 65 vjet me pare.Me duket sikur jane shkruar sot.
Respektet e mija per ata qe i lexojne keto perla dhe thone dy fjale per kete poet kombetar.
Do te vazhdoj me publikimin e poezive te tjera
IQVlora
Deshira e labit
Sikiurse kismeti
te me pyeste mua:
ti o bir,cfar' do?
Ku di une i shkreti,
cfar' ti thoshja dua,
po qe,domosdo,
do i kisha thene
nje kope me dhene
qe te rroj me to!
***
Dua dhe nje stan,
reth lajthi e than',
afer nje perrua,
me afer nje krua,
dhe nje pyll te lire,
e nje sepst' te mire!
***
Dua dhe nje ftuje
nuse ... guguftu,
ajo te mbaje uje
edhe te bej' dru,
quati dhe une
ta peshtjelle me gune
dhe ta mbaj mbi gju.
***
E kush esht' me mire
nga nje jet' e lire,
dhe asgje mbi krye,
vetem....qiell dhe yje!
iqvlora
iqvlora i nderuar,,,
kete teme as nuk e kam pare
as nuk e kame lexuar
malli me ka marre,dhe ndihem i lenduar
Te lexoj vjershat e laberise,
te bera ,te qendisura,
me zgjuarsi,dhe me bemat e trimeris..
i nderuar iqvlora keto vjersha kane shoqeruar historine tone,,,,apo jo?? jane vertet magjepse
-------------Ali Asllani ishte me teper bejtexhi se poet ----dhe poeti me i mire i VLORES eshte --FATOS ARAPI----ai eshte poet i shkelqyer------biles nje nga me te miret e SHQIPERISE---
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-------------Ali Asllani ishte me teper bejtexhi se poet ----dhe poeti me i mire i VLORES eshte --FATOS ARAPI----ai eshte poet i shkelqyer------biles nje nga me te miret e SHQIPERISE---
-Aliu ishte patriot por jo poet ------------dhe KADAREJA kur erdhi njehere ne vlore e tha hapur qe Ali asllani nul ishte poet i mirefillte por me teper mund te quhet poet popullor qe ben bejte por jo pezi qe ka rregullat e saj artisitke --------------saper Fatos Arapin -------FATOS ARAPI ka qene Poet edhe me i mire se edhe DRITEROI---ka qene nja nga mete miret ne Shqiperi per te mos thene me i miri ---kur keta DRITEROI dhe Kadareja erdhen nga Moska----------Por me ardhjen e Driteroit--- dhe me marjen e Driteroit me politike --diktatura e menjanoi ne heshtje FATOS arapin --dhe ai nuk u ndje ,nuk u fut ne polemike te Hapur me driteroin te cilin Fatosi e ndihmoi kur driteroi qe i ri dhe sapo erdhi nga Moska dhe pothuaj u terhoq nga jeta dhe nga poezia-----------sa per ate qe i ka kenduar periudhes se Komunizmit --ka bere shume mire --sepse asak periudhe i kendon gjithe populli shqiptar nga veriu ne jug--i kendonte dije dhe i kendon prap sot---------------sepse vetem ne ate periudhe Shqiperia pa nje ngritje si nga ana morale dhe nga prestigji --por edhe nga cdo aspekt --kulturor,arsimor,shendetsor,industrial,ekonomik--------dhe duke qene se Shqiperia qe e vetem dhe ne lufte te vazhdushme --me greqine, jugosllavine dhe qe arriti kulmin me perplasjen me ruset --sidomos kur SHQIPERIA u shkeput nga traktati i Varshaves dhe megjithse e vogel --shqiptaret ua thyen hundet ruseve ne bazen e nendetseve ne vlore-----dhe jo vetem ne vlore por nuk e ulen kurrizin te beheshin ure para nje superfuqie ndaj te cilet te gjithe dridheshin ,edhe ne moske ----por folen me dinjitet --sepse e dinin se njeriu njehere lind dhe iken nga kjo jete-----------por ama le gjurme ne histori me guximin e tij ,me trimerine etij,me shpirtin etij te paepur edhe para atyre qe benin te dridhej nje planet te tere----------dhe vetem ne ate periudhe shqiptaret treguan edhe njhere pas 500vjetesh se jane te denje per te mbajtur emrin ---SHQIPTAR-----------natyrisht ne sot kemi nje metode tjeter qe na i kane sjelle keta qe nuk dime ca ti quajme ------------qe zvarritjen na e quajne zgjuarsi e trimeri--------dhe meqe zvariten vet duan qe gjithe shqiptaret te zvariten si ata dhe tu kendojne atyre qe gjithmone jane zvarritur para me te medhenjve -------------por karakteri i shqiptarit nuk pajtohet me kete lloj qendrimi ndaj jetes -----------anjehere shqiptaret nuk jane zvarritur --as para turkut as para gjermaneve,as para ruseve--------ndersa keta sot duan te na ndryshojne strukturen tone shpirterore -------------ne menyre qe te justifikojne para brezave qe vijne zvarritjen e tyre
sa per ate Petro Markon --ai eshte kot fare --ka nivel te rendomte ------biles me te ulet se mesatrja e nje poeti te zakonshem----s'ja vlen fare te flasesh per te --biles duhet hedhur ne referendum popullor ne Vlore kush e meriton te mbaje emrin e kinoteatrit ne Vlore--sepse ai nuk perfaqson poezine apo artin me te mire te vlores --------ai eshte si nje mish i huaj ne vlore----dhe shkrimet e tij jane komplet deficente---s'kane asnje lloj vlere artistike---ai mund tejete me i miri per fshatin e tij por jo per vloren ---emri i tij e ben pis kinoteatrin e vlores
Ne fund do thoshja per ty me aq sa e njeh poezine eshte i mire ALI ASLLANI--------per mua me aq sa e njoh poezine eshte FATOS ARAPI--------biles Fatosi mbahet si nje nga me te miret ne Shqiperi sic te thashe me lart--po nejse ne po flasim per vloren--------por ne demokraci behen referendume per keto gjera---ose mblidhen specialistet dhe flasin---por kunder ALIUT si poet eshte nje nga mete medhenjte---KADAREJA-----------dhe sa per vitet 20-30 ne Shqiperi ,atehere kishte shume te talentuar ....dhe nuk i vinte radha Aliut.
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-------------Ali Asllani ishte me teper bejtexhi se poet ----dhe poeti me i mire i VLORES eshte --FATOS ARAPI----ai eshte poet i shkelqyer------biles nje nga me te miret e SHQIPERISE---
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Rajmond , mor u nxito miku im. A Asllani eshte poet me horizont shume te gjere. Vere re gjashtembedhjeterrokshin e tij. Ai ka ritem, ka rime dhe ka rime te brendeshme te thelle
Nqse A Asllani do te ishte me pak se nje bejtexhi,ashtu sic mendon ti,besoj do te ishte mbas xha Selimit e Xhebro Gjikes ,te cilet i thurnin bejtet e tyre duke pire raki e duke u grindur me njeri tjetrin,apo duke ruajtur dhite ne Brataj e ne Terbac.Keta dy bejtexhinj i kam lexuar ne folklorin e shkolles se mesme,por Aliun nuk e kam ndeshur atje.Dy barinjte qe permenda ishin pa nje klase shkolle dhe te till ne Laberi kishte me qillo,por keta duke qene me afer pushtetit ose me sakte prane H Kapos u doli emri edhe ne letersi.Aliu eshte nje intelektual i kompletuar dhe nuk bie ne nivelin e atyre qe benin bejte staneve.Sa per dijeni Aliu nuk eshte pare me sy te mire as nga ata qe udhehiqnin te famshmen LSHA te Shqiperise.Te krahasosh nivelin e poezive te Aliut me dy bejtexhinj te rendomte eshte gabim Raimondi.Vjershat e Ali Asllanit recitohen edhe sot e kesaj dite nga shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise.Kam patur rastin te degjoj disa vargje te Hanko Halles nga nje mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe ne Maqedoni.Ndoshta F Arapin nuk e njohin fare.Me kete qe thashe nuk dua qe ti ul vlerat e padiskutueshme poetit vlonjat nga Llakatundi.Mendoj se nqse Kadare e ka thene ate fjale kalimthi ne nje rast,une nuk kam lexuar ndonje studim te tijin qe te flase,apo ta hedh poshte A Asllanin si poet a ''bejtexhi''.Raimondi a e ke lexuar permbledhjen me poezi te Aliut''Vidi vidi pellumbeshe''?
vendi yn',si Shpell' e bletes dhe si nen' e deli nene.
ruan ne gji te tija brenda mjalt' e qumesht,domethene
pasuri te radhes pare,pasuria qe pothuaj
deri tash i kish rrembyer nje gogol,nje dore e huaj.
-------------kadareja e ka thene ne Kinoteatrin e vlores----me vjen keq deri tani ta thash mendimin tim per te ne menyre te permbajtur---------por po ta them mendimin tim per te-------
Mendimi im personal per te -eshte se poezia e tij --nese mund ta quajme poezi--------eshte bajate------------ky eshte mendimi im --------per ty mund te jete me i miri
---sa per librin e tij ----as me shkon ndermend te lexoj ato lloj vjersha---nuk kane lidhje me shijen time----------dhe te mos e ngaterosh ,jo se ai ka qene kunder regjimit---sepse per mua psh LASGUSHI eshte poeti me i dashur per mua ,dhe une e kam zakon qe ate poezi qe me pelqen e fixoj dhe e mbaj mend permench dhe e recitoj kur jame me shoke duke pire ,--ne vlore se ketu i them me vete ,,ose me pelqen Kolevica qe nuk eshte ndonje poet kushedi --por ka disa poezi shume tebukura ---dhe keta kane qene kunder regjimit-- Ja nje poezi e kolevices qe mu kujtua tani-
Ku mund te dergjesh kete nate
O Raimond e ke gabim , si ore thu e ka thene Kadareja dhe prandaj nuk ben, po sikur Kadareja te kete ndryshuar mendim?!!! Por edhe sikur Kadareja te jete i bindur per kete ti duhet te kesh bindjet e tua dhe ato nuk mund te jene keshtu pse e ka then njeri apo tjetri, lexoje njiher e pastaj diskuto.
Pastaj Lasgushi nuk i perkiste e as i perket rregjimit i vetmi qe pati at fat ishte Kadare. Realizmi socialist krijoi modelin e shkrimtarit qe thur vargje vetem per pushtetin dhe rregjimin, ku hyn poezia ketu, po shpirti i krijuesit.
Gushtin qe shkoi shkova disa dite mbas familjareve te mij dhe im bir i vogli me porositi ti sillja nje liber(ne anglisht).I bleva nje liber me qellim qe ta lexonte gjate kohes kur ish ne plazh ose kur te kish mundesi.Ai i terhequr mbas lodrave me shoke (me te kusherinjte) mbasi e pa me tha se nuk i pelqente.Si te duash i thashe une.Kusherira e tij e vogel 6 vjecare nje vajze teper inteligjente i tha:''Ti duhet ta lexosh njehere,pastaj thuaj se te pelqen apo nuk te pelqen''.
Ai eshte mendimi juaj dhe une e respektoj ate dhe juve,besoj e dini kete.Eshte ceshtje shijesh kjo.Ju pelqen poezite me marinat dhe vidhat..e F A,ndersa une pelqej poezite gjithe muzikalitet te A Asllanit.
Rreth Epopese se Vlores
Konferenca ne Paris
i jep dermen Shqiperise
ca asaj e ca kesaj,
sa per Vlor',po nje murtaj
***
eshte qepur, dhe ajo,
u duk puna, domosdo,
na thethiti,na lepiti,
na qelloi na goditi
***
Nuk besoj se kam par' enderr...
-Thuaje! hair ishalla!
Bab' merhumi,mor vella,
veshur ngjeshur si nje dhender,
erdhi-erdhi e me tha:
juve ujku nuk ju ha!
***
Koken time un' e jap
per nje ender me qitap!
dhe kjo ender do te thote,
frika jone esht' e kote,
a besoni perendi?
Vlora mbeti Shqiperi!
***
.........................................
***
Konferenca ne Paris
i dha shkelmin Shqiperis',
sa per Vlor' e interlande,
- jo se eshte propagande,-
***
Po per fat' te keqin tene
Italis' ja kane dhene!
si e dini e degjoni,
ja vulosi dhe Vilsoni (presidenti Wilson)
***
-Kur turqia na plakosi,
e qe boten e gjakosi,
kur u tha qe baba turku
ka oreksin e nje ujku.
..........................................
Konferenca ne Paris
per coptimin e Shqiperis'
le te bej' cfar' te doje
si me karte edhe me goje!
***
Shqiperia ka te zone,
djemte e Shqipes dy milione,
dy milion e ca shqiptare
gati jemi t'u veme zjarre
***
gjithe armiqeve gjer' e thelle,
t'u veje flaka gjer ne qiell!
Sa per Vloren dhe vlonjate
e kan' shkaben mem' e ate
s'ndahet djali nga e jema
s'ndahet koka nga kufoma!
S'shitet Vlora me fermane,
s'vishet burri me tumane
***
Si thote beu qe don paqe,
posht' mesalla me dy faqe!
Mortja vendin qe se ha
kur te rroj' me sadaka!
***
Nuk e ka shqiptari fis
qe te thith' nga dosa sise!
E pra fjalen e ka Vlora
ta bej' boten plote dora
***
Plote dora... pse Evropa,
qe na beka copa- copa,
me vendime qeshe los,
lepin vulen e vulos!
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ja pse na ndezi kenga!
Poezia me fjal's'matet
s'mund te matet sepse kurr,
sepse zemra kur mufatet
edhe heshtja vjersha thur!
***
Thur dhe vjershen me te zjarrten,
thur ate qe s'mund te thuret,
e djeg penen edhe karten
edhe mbush e zbraz paguret!(me raki patjeter)
***
Aty dale me ngadale
mbushet zemra,zbrazet syri,
duket endrra mbi qepalle
se si erdhi, ne sy hyri!
***
Deh,mos befte prokopi
ajo zemer qe nuk digjet!
Po ai qe s'puth e s'pi
si vall' zotit i pergjigjet?
***
Karafilat,dikush thenka,
qenkan lotet e Adamit,
jo sepse na ndezi kenga
e poet Omar Kahjamit
***
Po Omari mekatari,
i thot veres pije rrushi
vashes balte e nje pocari,
domethen' nje poce prushi!
***
Dhe prandaj i erdhi radha
vjershetor akcilit plak,
dhe ky flet me re te bardha,
pothuaj gjysem prishanak!
***
Me nje pem' si sqep bilbili
her' cimbis e her' cingris,
cimbis fleta trendafili.
cingris zjarrin e dashuris',
***
E kudo dhe kurdoher'
kendon kengen e nje kupe,
ne kup' ,pika qe t'i bjer'.
skalit emrin e nje cupe!
Krahasoni muzikalitetin e vargjeve te Aliut me ato te P Kolevices.
Do kete te tjera poezi,te cilat nuk jane bejte, por muzike e bukur qe kullon nga buzet e poetit te talentuar lab.Ai ka jetuar gjer me 1966.Po te ish gjalle kushedi se c'perla do te nxirrte pena e tij, e jo marina e vidha.FLM
--------Vetem jeta smund te matet
Dhe ajo qe mu duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
Sdi, i ziu, ceshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris sate
Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
sdi, i mjeri ceshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor e zoteris sate
Thone paska paraise, gjith lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
sdi, i ziu, ceshte hyrija, por hyrirat me te mira
smund te ken, tu befsha une, ate zjarr te zemres sate
Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa
sdi, dhe sdi, se ceshte kaçupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate
Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me te bashke van dhe fatet
sdi, i ziu, se ku vane, vetem jeta smund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris sate
Nuk dua te hy ne nje analize te thelle te poezise, por vetem disa fjale per tekniken e vargut. Ne nje varg te tille te gjate eshte jashtezakonisht e veshtire te manipulosh me fjalet. A. Asllani e ka njohur thelle mjeshterine e te shkruarit dhe ka ditur se si te punoje.
ndihet shume mire midis linjave frymezimi i nje shpirti te gjere dhe me bote te ndezur.
Nuk po analizoj rimen e brendeshme dhe rimen logjike, kam bere vetem disa rendime dhe kush do, e kupton vete
Citim:----------
Po citoj ato që tha puntori
O Raimond e ke gabim , si ore thu e ka thene Kadareja dhe prandaj nuk ben, po sikur Kadareja te kete ndryshuar mendim?!!! Por edhe sikur Kadareja te jete i bindur per kete ti duhet te kesh bindjet e tua dhe ato nuk mund te jene keshtu pse e ka then njeri apo tjetri, lexoje njiher e pastaj diskuto.
Pastaj Lasgushi nuk i perkiste e as i perket rregjimit i vetmi qe pati at fat ishte Kadare. Realizmi socialist krijoi modelin e shkrimtarit qe thur vargje vetem per pushtetin dhe rregjimin, ku hyn poezia ketu, po shpirti i krijuesit.
Ne at kohe "muza" ishte partia dhe shoku Enver dhe çdo gje vertitej rreth tyre, pastaj i fusnin nje muzike dhe normalisht qe kishin muzikalitet.
Nejse kenga dhe bejtet e bukura labe ishin te bukura edhe gjate rregjimit dhe jo sot.
...ç'emer ti vejm djalit ooo
moj hallo (2)
Zemer trimi domosdo
o dajo(2)
vinja e SKENDERBEUT o
o hallo(2)
Te na rroje sa malet ooo
o dajo (2)....
Mimoza ahmeti eshte e mbas viteve 90,nuk eshte e kohes se diktatures.Poezite e saj jane teper brilante.
Ndersa une them se A asllani e le fatosin one Bunavi o ne Ceprat,ndoshta edhe ne Grabian.
Patriot po munde na sill ketu ne forum ate poezine me marinat dhe vidhat te Arapit.
Respekt
Re: Kujtime per labin e madh te poezise shqipe
Citim:shume shume faleminderit per ket informacion dhe story shume te bukur.
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Poeti plak,e quante fat te madh dhe ndjehej teper krenar qe Ismail Qemali, duke çmuar vlerat e tij intelektuale dhe morale, e kishte marre prane tij si sekretar i Presidences se Keshillit te Ministrave. Nje vit e pak qe kishte punuar me te, thoshte se kishte perfituar aq shume patriotizem nga plaku i Vlores, nda shqiptarizimin qe i njihte vetes ia detyronte ne radhe te pare atij.
Nga Prof. Nasho Jorgaqi
Nuk e mbaj mend mire se kur jam takuar per here te pare me Ali Asllanin. Ka mundesi qe kjo te kete ndodhur nga fundi i viteve '50-te, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja ne shtepine botuese "Naim Frasheri". Fakti qe nuk e mbaj mend takimin e pare me poetin, shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohes. Ndoshta nuk i kam dhene rendesi, nuk e kam marre per gje te madhe, jo vetem se isha i ri, por edhe sepse brezi yne, i edukuar me frymen militante te kohes, nuk tregonte ndonje vemendje te veçante ndaj shkrimtareve te gjalle te tradites. Ata na dukeshin si etapa te kapercyera, kur lidhjet tona shpirterore i kishim kryesisht me letersine bashkekohore. Por ka edhe nje shpjegim tjeter se perse takimi i pare me poetin me ka kaluar pa lene gjurme. Ne shtepine botuese "Naim Frasheri" ku punoja, kisha te beja perdite me disa personalitete te kultures shqiptare te se kaluares. Ata punonin aty si perkthyes dhe pavaresisht trajtimit politik qe iu behej, qe nje fat ogurmire per kulturen tone. Por fat ishte edhe per ne te rinjte qe na takoi te punonim dhe te mesonim prej tyre. Por ne redaksine e "Naim Frasherit" nuk pergatiteshin per botim vetem vepra te perkthyera, por edhe letersi origjinale. Kjo bente qe te trokisnin ne dyert e zyrave tona edhe shkrimtare te brezit te vjeter. Keta te fundit, mesa mbaj mend une, do te vinin nga fundi i viteve '50-te. Me kujtohet mire Milto Sotir Gurra, qe solli nje vellim me tregime te shkruara ne kohen e Rilindjes, apo Nexhat Hakiu me poezite e tij. U dha atehere orientimi qe te botohen vepra te tradites ne baze te disa kritereve, ndaj keshtu ne botuam romanin "Sikur te isha djale" te Haki Stermillit dhe librin "Trendafila qe s'çelin per ne" te Helenaut. Ne keto rrethana shkeli ne dyert e shtepise sone botuese edhe Ali Asllani. Ne qofte se nuk me kujtohet takimi i pare, nuk me kane dale nga mendja takimet e herepashershme ne zyrat tona per disa kohe. E kam parasysh si tani, kur trokiste lehte dera, shfaqej pamja e poetit plak, shtrat mesatar, me trup te ronitur, por te drejte e me fytyre te rrudhosur, me ca sy te vegjel, por teper te gjalle e plot drite, ashtu i ndrojtur, hiqte kapelen republike dhe na zgjaste doren. Kishte ne kontaktin me te jo vetem nje miresjellje te theksuar, por edhe elegance e delikatese, qe me kohe do ta kuptoja se kjo nuk vinte ngaqe kishte qene diplomat, por nga shpirti i artistit. Ai kishte nje natyre te afrueshme, pa kurrfare sqime, me nje ze te bute dhe veshtrim ngahere dashamires, gati prekes. Dinte te komunikonte me te gjithe, por sidomos me te rinjte ndjehej çuditerisht ne mjedisin e tij. Me pas ai do te thoshte se, "vertet ju te rinjte do te fitoni nga ne pleqte, por ne te moshuarit fitojme me shume nga ju, nga energjia dhe freskia e verses se re, nga risia e mendimeve dhe sentimenteve. Mes jush ne ndjehemi me te rinj dhe kjo eshte gje e madhe kur ke shume mote mbi kurriz". Kuptohet se perse brenda nje kohe te shkurter u krijuan raporte dashamirese dhe komunikuese, kjo fale ne radhe te pare poetit, i cili dinte te hynte natyrshem ne psikologjine dhe interesat e ne te rinjve qe aspironim te hynim ne dyert e artit. Qene keto raporte te ngrohta njerezore, qe ai perftonte, te cilat te benin te harroje moshen dhe te mos kishe thuajse asnje kompleks, siç ndodhte jo rralle me te tjeret. Me Ali Asllanin zhdukeshin jo vetem kufijte e moshes, por edhe kufijte mes jetes dhe artit, dhe kete gje e bente krejt origjinal, te veçante ne kuptimin e vertete te fjales. Erdhi ne dyert e shtepise botuese per nje liber me vjersha, por botimi per te nuk ishte gje e lehte. Me gjithe dashamiresine qe tregonim une apo Drago Siliqi, drejtori i shtepise botuese ndaj poetit, botimi i nje libri me vjersha te tij nuk varej prej nesh. Nderhyrja dhe perçapjet tona prane Lidhjes se Shkrimtareve, edhe pse atje ishte Shefqet Musaraj, ndjekes i hershem i poezise se tij dhe nje nga drejtuesit e saj, nuk na dhane asnje rezultat. "Biografia" e poetit perbente pengesen e vetme qe ai te rihynte ne letersi dhe te shfaqej rishtazi para publikut. Plaku i mire ishte i ndergjegjshem per kete gje, dhe ashtu siç dinte te fliste ai me nje çiltersi prekese, morem vesh prej tij se kishte qene diplomat ne Trieste, Sofje dhe Athine deri ne vitin 1932, pastaj kryetar Bashkie ne Vlore dhe ne fund, gjate pushtimit fashist, anetar i Keshillit te Shtetit. Por nderkaq, edhe pse keto i tregonte jo pa ndonje ndjenje fajesie (!) nuk rrinte pa folur edhe per disa merita te tij, kur na kujtonte se kishte qene sekretar i Pergjithshem i Qeverise se Ismail Qemalit apo qe ne kohen e Luftes se Vlores, ku u ishte kundervene pushtuesve italiane, duke u bashkuar me kryengritesit. Keshtu kishte lindur marshi i fitores, kenga "Vlora-Vlora". Madje thoshte me krenari, se kur qe vrare Perlat Rexhepi ne Shkoder, kishte shkruar nje vjershe per te. Per me teper te qenit anetar i Keshillit te Shtetit me 1942, nuk e kishte penguar te shkruante vjershen kunder pushtuesve italiane, "Hakerrime". Mbaj mend se edhe keto argumente nuk mjaftonin t'i hapej drita jeshile vellimit me vjersha qe poeti kishte sjelle prej muajsh ne redaksi. Atehere nuk kishte rruge tjeter. Nje dite, kur erdhi ne redaksi i thashe miqesisht, "Dergo nje leter lart. Pa nje miratim prej andej nuk behet gje". Poeti plak u mendua, veshtroi nga dritarja dhe, duke me pare pastaj ne sy, me tha shkurt: "Mire more bir, u befte!".
Nuk kaloi shume kohe dhe nje mengjes me del perpara ne rruge, kur shkoja per ne zyre dhe i ngazellyer me thote: "Doli per mire ajo leter. I shkrova Hysni Kapos dhe m'u pergjigj pozitivisht. Te faleminderit!", dhe mori e me perqafoi. Me ka mbetur ne mend qe ishte aq i gezuar, sa i gjithe trupi i dridhej nga emocioni. Me pas me treguan se mbi letren e poetit, Hysni Kapoja kishte vene shenimin: "T'i plotesohen te dyja kerkesat kengetarit te Luftes se Vlores". Kerkesat e tij kishin qene: T'i jepej e drejta e botimit dhe te behej pjese e Klubit te Shkrimtareve.
Keshtu, ne muajt e pare te vitit 1960 u botua permbledhja "Vidi, Vidi pellumbeshe" dhe "Hanko Halla", paraqitur dhe redaktuar nga Remzi Brahimi. Libri u prit shume mire dhe kjo, veç te tjerash, edhe per arsyen se poezia e Ali Asllanit ishte nje poezi krejt tjeter nga kjo qe shkruhej e botohej ne ate kohe. Poeti i Vlores i preku lexuesit e brezit te ri me lirizmin dhe sinqeritetin e thelle te verbit te tij poetik. Ne kopjen e librit qe me dhuroi me ka shkruar keto fjale: "Te dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar te kam gjetur me pak poezi e shume dashuri, Ali Asllani - Tirane, 20 gusht 1960". Nderkaq, poeti u be i pranishem edhe fizikisht ne rrethet letrare. Filloi te hynte e te dilte lirisht ne Klubin e Shkrimtareve. Do te vinte edhe ne mbledhjet e debatet qe zhvilloheshin here pas here dhe ajo qe nuk me harrohet, xha Aliun e shihje çdo dite ne sallen e Klubit, duke pire kafe ose nje gote te vogel rakie a konjak perpara. Zakonisht poeti nuk qendronte ne shoqerine e shokeve te moshes se tij, sesa me ne te rinjte. Ne te rinjve na terhiqte e na bente per vete me shume se me kulturen e gjere (siç ndodhte ta zeme me Lasgushin apo Kutelin, ose per mendimet e guximshme dhe elokuencen e fjales si me S. Luarasin), me natyren e tij te bute dhe fjalen e embel, me psikologjine e holle te artistit te vertete, me thjeshtesine dhe humorin e kendshem. Ai ishte burim i pashtershem ngjarjesh nga jeta dhe historia shqiptare, nje bashkebisedues i shtruar dhe teper i sinqerte dhe ç'ishte e veçante tek ai per ne, e intimiteti qe dinte te perfitonte ne raste te caktuara, harroje qe kishe te beje me nje plak te shtyre, por te dukej sikur bisedoje me nje mik te moshes tende. Perpiqem tani, pas tridhjete e ca vitesh, te sjell ndermend disa nga momentet qe me kane mbetur prej sa e sa takimesh e bisedash te paharruara me poetin. Mbaj mend se thoshte qe vjershat e hershme i kishte shkruar ne turqisht, kur ishte student ne Stamboll dhe i kishte botuar ne revistat letrare te kryeqytetit te Perandorise. Veç gezimit te publikimit, kishte ndjere nje boshllek. Kishte dashur te komunikonte doemos me bashkatdhetaret e tij, sepse shpirti i kendonte kenge labe dhe aty nga vitet 1913-'14, shkroi vjershat e para ne shqip. Jane dufet atdhetare te kohes. Keto nuk arriti t'i botonte, veç pas shume vitesh. Te tjera shqetesime dhe interesa me te rendesishme mbushin asokohe jeten e poetit te ri. Ai kishte kryer studimet e larta per shkencat politiko-shoqerore dhe administrata e re shqiptare kishte nevoje per nje kuadro te formuar, siç qe ai. Poeti e quante fat te madh dhe ndjehej teper krenar qe Ismail Qemali, duke çmuar vlerat e tij intelektuale dhe morale, e kishte marre prane tij si sekretar i Presidences se Keshillit te Ministrave. Nje vit e pak qe kishte punuar me te, thoshte se kishte perfituar aq shume patriotizem nga plaku i Vlores, nda shqiptarizimin qe i njihte vetes ia detyronte ne radhe te pare atij. Poeti kujtonte me dhembje momentin historik te ndarjes, kur me 22 janar 1914, Ismail Qemali nen presionin e reaksionit vendas e te huaj, i detyruar te largohej nga Shqiperia, kishte thirrur Aliun dhe i kishte diktuar telegramin e doreheqjes qe i drejtohet Komisionit Nderkombetar te kontrollit dhe lamtumiren e popullit te tij. Me pas, Ali Asllani nuk ishte larguar nga administrata shqiptare. Lufta e Vlores e kishte zene kryetar te bashkise se qytetit. Per 10 vjet kishte sherbyer ne diplomaci si konsull dhe minister Fuqiplote i Shqiperise ne Trieste, Sofje dhe Athine. Ne kryeqytetin grek ai e kishte mbyllur karrieren e vet diplomatike, ne kundershtim me deshiren e tij. Zogu e kishte ngarkuar me detyren, qe si perfaqesues i shtetit shqiptar te interesohej dhe te fillonte bisedime per fatin e pasurive te bejlereve qe ndodheshin ne Greqi. Greket qe e konsideronin kete gje nje çeshtje teper te ndjeshme, nuk jepeshin kollaj dhe perdoren te gjitha menyrat per t'iu shmangur ose per ta shtyre ne nje kohe te papercaktuar. Xha Aliu tregonte se me kete çeshtje u mor vete kryeministri Venizellos. Ai e priti ministrin Fuqiplote te Shqiperise jo ne seline e tij zyrtare, por ne mjediset e nje anijeje ushtarake. Ishte ky nje presion psikologjik qe i bente politikani dinak grek dhe fakti se bisedimet nuk rrodhen ne favorin tone. Bejleret u zemeruan aq shume, sa nderhyne te Zogu dhe mbreti nuk ia fali diplomatit te tij deshtimin e bisedimeve. Ali Asllanin e kthyen urgjentisht dhe pasi ndenji pak kohe pa pune, u zgjodh kryetar bashkie ne Vlore, ku qendroi ne kete detyre deri ne pushtimin fashist.
Poeti e kujtonte kete kohe jo pa keqardhje dhe shtonte se çdo e keqe e ka nje te mire. Me keto fjale ai kishte parasysh se, me mbylljen e karrieres diplomatike, iu hap vetvetiu karriera letrare, sepse pikerisht ne fillim te viteve '30-te, emri i tij u shfaq ne shtyp. Nje here me solli gazeten "Miku i popullit", ku kishte botuar vjershat "Vajza shqiptare" dhe "Dasma" dhe revisten "Minerva" me disa fragmente te poemes "Hanko Halla". E pyeta: "Xha Ali, ju kishit shume kohe qe shkruanit dhe si shpjegohet qe dolet para publikut ne moshen kur po i afroheshit te pesedhjetave?". Ai tundi koken dhe me nje buzeqeshje te hidhur m'u pergjigj: "Sipas mentalitetit te kohes, nuk ishte e hijshme qe nje funksionar i larte te merrej me vjersha. Aq me teper te ishe poet e t'i kendoje dashurise, siç beja une. Eproreve te mi nuk para u pelqente kjo gje, prandaj une per vite e vite shkruaja, si te thuash per vete dhe per nje rreth te ngushte miqsh qe ua lexoja me raste".
Ne te vertete poeti para çlirimit nuk arriti te botoje asnje liber, me perjashtim te vellimit "Hanko Halla", ku veç poemes perfshiu edhe vjersha te gjata si "Vajza shqiptare" dhe "Dasma". Gjate okupacionit fashist verejme nje vershim te poezise se tij, sidomos ne revisten letrare "Tomori i vogel". Jane vjersha erotike, por nuk mungojne edhe vjersha me fryme te fuqishme atdhetare. Nje pjese e ketyre te fundit i kishte shkruar ne vitet '20-te, por qe duke u botuar ne kohet e rezistences antifashiste, merrnin nje tingellim aktual patriotik. Poeti ne ato vite ishte anetar i Keshillit te Shtetit, nje post gati formal, megjithate zemra e tij ishte e shqetesuar per fatin e rende te atdheut. Kush e njohu nga afer, s'kishte sesi mos te besonte kur ai rrefente se pikerisht ne kete kohe, kishte shkruar vjersha kunder pushtuesve. Tek fliste per kete gje te veshtronte ne sy, valle a do ta besonim ne te rinjte qe nuk mungonim te ishim skeptike dhe me paragjykime ndaj te vjeterve? Ishte fjala kryesisht per vjershat "Perlat Rexhepi" dhe "Hakerrime", dy krijime poetike teper te ndjera qe mund te lindnin ne zemren e poetit vete ne atmosferen e pushtimit. Nuk do ta harroj kurre shkelqimin e syve te tij, qe shkreptinin nga nje ngazellim i brendshem, kur nje dite, tek rrinin ne Klubin e Shkrimtareve i thashe: "Xha Ali, nje poet qe ka shkruar marshin "Vlora-Vlora", nuk kishte sesi te mos shkruante keto dy vjersha. Ishin po ata breshkaxhinj qe zotrote i njihje mire si ne vitin 1920, ashtu edhe ne 1940, apo jo?". Ai ne vend qe te me pergjigjej, me perqafoi. Shoqerimi me Ali Asllanin sado e çuditshem qe mund te duket, kishte si bosht bisedat per dashurine. Ai fliste per te me nje gjalleri dhe ngazellim qe te kujtonte gati nje adoleshent dhe jo si te ishte nje plak 80-vjeçar. Kush i kishte lexuar vjershat e tij, e dinin se dashuria ishte tema zoteruese, zemra e gjithe krijimtarise se tij. Shpirti i digjej pjeserisht nga dashuria. Gjithe kohes fliste per te, tregonte ngjarje, recitonte vargje, orvatej te pyeste e te merrte vesh nga te fshehtat tona, kishte nje kureshtje te pervuajtur te merrte vesh diçka nga dashuria e brezit tone. Ne kete rast ai behej delikat, here i menduar e here shperthente ne dufe te permbajtura, por gjithnje dinjitoze. Gjithe kuptimi i jetes per te ishte dashuria. Jashte saj, siç thoshte ai, vinte shkretetira. Bukuria e gruas ishte mbi çdo gje. Ishte Meka e poezise, e poeteve pra, me e shtrenjta gje e njeriut. Por ky perkushtim i xha Aliut, kjo lidhje e gjithepushtetshme qe ai kishte me dashurine e me bukurine e gruas, shfaqej ne rrethana te caktuara ne disa momente, te cilat vete poeti dinte t'i krijonte. Nuk mbaj mend asnjehere qe biseda per dashurine e per bukurine e gruas te banalizohej prej tij. Ai dinte ç'thoshte e ç'kerkonte. Ishte siç thashe, sa dinjitoz, aq edhe delikat.
Poeti e mbante veten per malesor dhe krenohej qe vinte nga malet e Laberise. Nje here me tha: "Ju fusharaket ne dashuri jeni ca qaramane. Ja, degjo kenget e fushes per dashurine. "Ku me ishe o shpirt, o xhan/ te prita mbreme ne stan... aman, aman". Burri nuk duhet te qahet kurre, - shtonte, - edhe ne dashuri. Bile lipset te tregohet i ashper. E di zotrote si i drejtohet labi te dashures: "Ku me ishe moj qen' e qenit/ te prita te guri i lemit/ me ngriu era e shkembit". Qene e quan dhe i drejtohet me nje inat, qe i rrefen dashuri"!
Kur e sjell ndermend Ali Asllanin, gjithmone me kujtohet ne Klubin e Shkrimtareve, ulur ne kolltuk, me ate goten e vogel perpara, duke pare perkarshi nga gjendej dera. Klubi atehere gjendej prane Teatrit Popullor. Dhe kjo rrethane nuk qe pa kuptim per poetin. Aty rrine kohe pas kohe, sidomos pasditeve aktoret e teatrit, per te pire kafe e per te pushuar mes provave. Poeti picerronte syte e mundohej t'i sodiste nga larg e nga afer. Dhe ishte nje ngazellim i vertete per te, kur i ulej ne tavoline ndonje nga aktoret qe atij i pelqente ne menyre te veçante. "Eja, - me thoshte mua here pas here, - eja te gezojme shpirtin, se prane do kemi bukurine". Dhe une ne ate kohe qe isha i ri e qe kisha me shume shanse per t'u afruar me ndonje aktore e bukur, ulesha prane xha Aliut dhe atij i behej vertet qejfi, se ne tavolinen tone vinin e uleshin aktore dhe jo vetem aktore. Atehere vetem ta shikoje fytyren e poetit.
Ali Asllani nje nga djemte e kishte shkrimtar, por i vinte keq per dy gjera: Se pari e kishte larg, te merguar prej kohesh ne Kanada, se dyti vertet kishte arritur te behej shkrimtar, por ishte autor romanesh policeske, bile kishte fituar edhe çmime kombetare. Te atit i behej shume qejfi per kete, e megjithate i vinte keq qe nuk ishte bere poet dhe te kendonte si ne anet e tij. Ai shkruante ne fakt ne gjuhe te huaj.
Kujtimi i fundit qe kam nga poeti, eshte nje poezi qe ai ma dhuroi para se te shtrohej ne shtrat dhe u lut nje dite ta botoja. Nuk e harroj ate takim, kur ne nje tavoline te Klubit, tek rrinim perballe, ai ma recitoi me nje ze te zvargur. Ishte amaneti i poetit ne pak vargje. U drejtohej vajzave: "Gjithe jeten ju ndoqa pas, dhe tani qe po iki, me ndiqni ju". Ky eshte kuptimi me nje thelb teper njerezor e human, kulmi i sinqeritetit. Poeti nuk dinte te koketonte e te mashtronte. Ai i qendronte deri ne fund besnik vetes, natyres se tij, shpirtit poetik qe i jepte jete dhe e mbante gjalle.
Dhe une ia mbajta fjalen. Ia botova, por jo menjehere pas vdekjes, pasi dikush e quajti teper intime dhe mund te cenonte imazhin e autorit. Ajo u botua, me duket se 5-vjetorin e vdekjes ne nje cep te gazetes "Drita". Kenaqesia ime ishte e madhe, jo vetem se plotesova nje amanet te poetit, por edhe sepse poezia u pelqye, si nga me te sinqertat e shkruara prej tij.
Korrieri
------------------
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.