Forumi Horizont Gjithsej 118 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 118 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A duhet ti besojme shoqerise virtuale. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13223)


Postuar nga ~Enigme~ datė 06 Shkurt 2008 - 20:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_Dr
Nuk ja kam bere kurre vetes kete pyetje, sepse mendoj qe gjithcka niset nga vet vetja.
Perpara se te kem besim tek te tjeret duhet te kem besim tek vetja.
Kur ke besim tek vetvetja....te njejten gje ben edhe me personat qe takon ne jete...(qofte virtualisht apo realisht) pak rendesi ka, mjafton qe komuniknn me dike.
Une perpara se te besoj tek te tjeret i jap besimin tim, pastaj filloj e besoj dhe tek te tjeret. Atehere kur tjetri ka fituar besimin tek une, aty e ndjej veten qe kam krijuar nje shoqeri te paster dhe te sinqerte. Panvaresisht se zgjat apo jo shoqeria.

Shpesh here nuk eshte e thjesht t'i besosh kesaj shoqerie...sepse asnjehere nuk din se cfare tipi ke nga ana tjeter e kompiuterit, por nese je vetvetja qe ne momentin e pare te diskutimit nuk ke motiv pse mos ti besosh.
Shume njerez ne internet krijojne nje personazh te ashtuquajtur "clown" duke krijuar iluzione ne vetvete te nje njeriu perfek, por shpesh here harrojne se kush jane ne vertete.


Lela sado qe te jesh ti vetvetja mbase nuk eshte tjetri e ne fund je ti ai qe zhgenjehesh.

Ate qe kerkojme ne nje shoqeri eshte ndihma, te mesosh dicka te re dhe kryesorja ke nje kenaqesi kur bashkevepron me ata.

 
Njeriu ne pergjithesi nga cdo prejardhie kombi pa dallime ka nje karakter gjykues. Duke bashkevepruar me njerez qe arin te kuptosh vetem nje grimce te karakterit te tyre fillon e krijon nje imazh pa ditur se me ke ke te besh ashtu sic mund te ndodhe dhe jashte kesaj flluske.
 
Gjithsesi preferenca ndaj personit virtual zgjat aq sa arrin te barazosh imazhin me rolin qe ata luajne ne jeten tende.  Nuk mendoj se me vetedije njerzit futen neper keto flluska per te qene dikushi qe nuk jane, disa ju del serioziteti ne pah, disave humori, disave mendjemadhesia, arroganca etj etj.
Kemi arritur ne nje kohe qe virtualiteti po mbizoteron per krijime shoqerie dhe kjo nuk ndodh per shkak te gjendies shpirterore por nga ambjenti qe ne jetojme. Jemi te shperndare dhe keto flluska jane piketakimi.

Per mua keto forume kane vetem nje qellim, te mbahesh i informuar.

Ajo qe me shtyu te shkruaj ne kete teme eshte pyetja cfare na nxit te krijojme nje shoqeri pavarsisht nese eshte virtuale apo reale? A nuk eshte gjinia, sjellia, emocionet, shkalla sociale, terheqia e me pas fitimi i besimit, siguria nese do “investojne” per ne, e nese do jene kur i kemi nevoje? Ajo qe me "mundon” mua eshte pyetja sa eshte grada e njohies ne kete flluske?

Per mua virtualiteti na sjell afer vetem fazes se pare te nje shoqerie ajo qe eshte terheqia, por qe te formosh nje shoqeri duhet dhe faza ku e miremban dhe mua nuk me mbushet mendja qe mirembajtia mund te dallohet vetem me anen shkembimeve te iderave. Kjo ka te beje dhe me tipin e personit.
 
Ketu zbulova se nuk kerkoj shoqeri, por nje rjet kuminikimi (networking) sic thuhet ne gjuhen angleze. Nje etje per njohuri ku rethanat me kryqezime detyrash te mbyllin porten per te ushqyer trurin dhe shpirtin. E nqs shoqeria linden aty ku nuk ndjehesh e perdorur per nevojat personale atehere e mirepres pa hezitim.  Ne shoqeri jep shume dhe eshte nje investim energjie dhe kohe ku i jep dhe i mer keto sinjale. prandaj disa here kjo njojtie virtuale mund te te mar kohe te vlefshme te momenteve tende e ne fund te zhgenjehesh apo mashtrohesh. 
 
S’kam shume qe lexova se perdoruesit ne facebook po riten reth 35 million ne muaj. Gjenerata e technollogjise!  Une jam akoma me te vjetren megjithese i perkas ketij brezi. Eshte si nje konkurence kush ka me shume "shoke”. Per mua shifra eshte dicka boshe sepse ju mungon genuinely (sinqeriteti) ku perforecohet vetem me takime. E perderisa keto shifra perbehen nga njerez ane mbane botes takimi qe eshte e domosdoshme per te fituar besimin eshte shpesh e pamundshme.


 


  Gjithsej 118 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 118 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.