Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga ishpeshtimi datė 23 Korrik 2007 - 01:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ceka nuk me dukej i pershtatshem per president, por kjo s'ka pike rendesie. Nano nuk u nis nga morali per te cuar zarat ne parlament e per te zgjedhur Topin.

Ajo qe vertet vritet kesaj rradhe eshte morali i te berit politike me figura sabotuese si Nano ne mes. E pastaj Bamir Topi eleminohet njehere e mire nga politika dhe nuk merret dot akoma me PD-ne. Keshtu qe per vite te tjera PD-ja do kete padron vetem Berishen dhe Topi do jete nje vegel pak a shume e panevojshme ne postin e presidentit. Me kete levizje shume gjera humbasin.

Ndoshta Edi Rama nuk di te beje politike, por nese politikisht pranohet nje figure si Nano te manipuloje dhe shtremberoje dialogun mes partive per hir te interesave apo inateve personale, atehere shume mire qe nuk di. E dime te gjithe qe luhen para dhe pushtete nen rrogoz, por kesaj rradhe doli haptaz sesi nje figure e djegur si Nano dogji komplet partine qe e perjashtoi nga pushteti. Ky president eshte vetem prodhim i mentalitetit hakmarres te nje ish-komunisti qe ka luftuar gjithe jeten per pushtet. Ndryshimi mes perendimit dhe Shqiperise eshte se ne fshatin tone te djegurit duan te djegin gjithe hambarin kur ikin. Ashtu beri Sala ne 1997-en, ashtu beri dhe Nano ne 2007-en.

Le te shpresojme vetem qe Nano mos kete me kurajon te dale ne skene ashtu sic pati Berisha te qendroje ne politike e te behet serisht kryeminsiter me pak se 10 vjet pas katrahures qe shkaktoi. (Dhe mos me tregoni perrallat e zakonshme qe Sala nuk ka gisht ne 1997 JU LUTEM).


Ndryshimi i 1997 me 2007 eshte si i Miut me Elefandin.

Sali Berisha eshte PERGJEGJESI KRYESOR per shkaterrimin e vendit me 1997.

Me 2007 vendi nuk po shkaterrohet.Ne te kundert,u shmangen zgjedhjet e reja qe do shenonin hapa prapa ne zhvillimet ne Shqiperi.Keto zgjedhje nuk i interesonin askujt,vec Ed Rames dhe Ben Blushit ,te cilet donin te konsolidonin pozitat e tyre brenda PS.

Edhe ceshtja e Prokurorit te Pergjithshem,nuk eshte aq sekondare.Vertet Sali Berisha e kerkon per te goditur kundershtaret politike,por Rama dhe ndonje tjeter,e duan te mbetet,THJESHT PER GARANTIMIN E MBROJTJES SE TYRE PERSONALE.

Mbi kurrizin e shume kryetare partish nuk rendon vetem akuza per KORRUPSION.Disa prej tyre jane te inkriminuar drejtperdrejt me Bandat,duke filluar nga ajo e Lushnjes dhe duke mbaruar ne Hakmarrja per Drejtesi.


  Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.