Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga trojani datė 19 Mars 2008 - 12:45:

Ja lexo se c “fare shkran shtypi!

Marre nga Shekulli

Firma amerikane, njė biznes fantazmė i pėrdorur si koperturė nga qeveria shqiptare

SAC, ja pagesat qesharake tė vitit 2007

Njė firmė fantazmė me emėr tė madh amerikan, me njė buxhet sa njė kioskė, qė merrej me tregtimin e fishekėve pėr armėt sportive dhe biēikletat, e paditur nė SHBA pėr mos-shlyerje detyrimesh fiskale, qė bėn pagesa vjetore sa njė kredimarrės konsumator nė Shqipėri, qė nuk ka paguar asgjė pėr qeverinė shqiptare, por qė ka ofruar vetėm emrin, pėr tė marrė ēerekun e aksioneve nė biznesin kriminal tė trafikut tė municioneve qė vranė shqiptarėt nė Gėrdec. Ky ėshtė profili "tregtar" i "Southern Ammunition Company" me qendėr nė Karolinėn e Jugut, nė SHBA. Profil mėse i ulėt, qė ėshtė pėrdorur nga qeveria shqiptare pėr ta shitur pėrpara opinionit publik dhe partnerėve ndėrkombėtarė, si firmė e specializuar pėr ēarmatimin e vendit tė mbytur nga stoqet e ēmendurisė komuniste.


***

Pas njė emri "mbretėror" si ai i presidentit tė "Southern Ammunition Company", Patrick C Henry III, 52 vjeē, fshihet njė kompani fantazmė, si ato qė shesin "stampėn" pėr pak dollarė nė sajte online. Kėrkimi disaditor i tė dėrguarve tanė specialė, nxjerr fakte tė shumta qė tregojnė se ajo jo vetėm nuk kishte kėllqe pėr punė tė tilla, siē ėshtė ēarmatimi i municioneve, por ka pėrfituar edhe ajo nė mėnyrė kriminale, duke dhėnė hua emrin "amerikan" qė nėnkontraktori shqiptar tė realizonte trafikun e armėve. Sipas tė dhėnave pėr profilin e shoqėrisė amerikane, ajo ishte themeluar nė vitin 1975 dhe linja e biznesit ishte shitja e biēikletave dhe pajisjeve pėr armėt sportive. Ajo ishte vendosur nė Karolinėn e Jugut prej 2 shkurtit 1995, nė njė zonė tė lirė nga detyrimet tregtare - FTZ. Selia e firmės, njė ndėrtesė njėkatėshe me tulla, e vendosur nė rrugėn kryesore tė njė rrugė tregtare. Kompania ka pasur shpesh probleme me organet tatimore dhe wshtw paditur plotw 9 herwnga organet tatimore amerikane pėr mos-shlyerje tė detyrimeve pėr llogari tė shtetit. Detyrimet e pashlyera tw firmws datojnė qw prej vitit 1997

***

Se ēfarė pėrmasash kishte biznesi i kėsaj firme, mjafton tė shihet bilanci i pagesave tė kryera prej saj nė periudhėn njė vjeēare mars 2007-mars 2008. Sipas tė dhėnave tė nxjerra nga kompania amerikane "D&B", pėrgjatė 12 muajve tė fundit, firma "Southern Ammunition Company", ka kryer 15 pagesa nė shifra qesharake. Shumica e pagesave me njė total prej vetėm 37 300 dollarė amerikanė, ku 22050 dollarė janė tė paklasifikuara, 2500 dollarė pėr pėrdorim automjetesh, 750 dollarė pėr letėr, si dhe 250 dollarė pėr komunikim radiotelefonik, Kompania ka paguar edhe 50 dollarėt pėr pajisje elektrike. Konkluzioni mė i rėndėsishėm qė del nga pagesat e shoqrisė amerikane nė periudhėn Mars 2007-mars 2008 ėshtė se nuk ka pasur asnjė pagesė nė llogarinė me nr 200 338 353 01 ku sipas kontratės sė parė SAC duhej tė paguante mbi 1 milionė e 600 mijė USD.




---------------------------------------------------------


Vendimet e Qeverisė, Berisha-Mediu skemė pėr tė larė duart


Me sa duket, dyshja Berisha-Mediu e ka parandjerė qė nė momentin e parė rrezikun e marrėveshjes qė kishin programuar. Fillimisht, ka qenė ish-ministri Mediu qė ka dėrguar njė projekt-vendim ku propozohej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė shoqėria amerikane "Southern Ammunition Company" SAC, pėr ēmilitarizimin e predhave nė Gėrdec. Ky projekt-vendim me sa duket nuk i ka pėlqyer kryeministrit Berisha pasi nė rast miratimi bėhej direkt pėrgjegjės pėr zgjedhjen e kėsaj kompanie tė huaj, qė do tė pėrdorej si mbulim pėr shqiptarėt qė ishin paracaktuar tė kryenin ēmilitarizimin ne Gėrdec. Vetėm disa ditė pas rrėzimit tė projektvendimit tė parė, nė datė 14 mars 2007, nė Kėshillin e Ministrave ka ardhur njė Projekt-Vendim i ri. Ky projekt-vendim ka pasur synimin e vetėm tė transferimit tė pėrgjegjėsisė nga dyshja Berisha-Mediu, tek drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari. Nėpėrmjet projekt-vendimit tė dytė i lihej rrugė e lirė MEICO-s tė realizonte vetė procedurėn pėr nėnshkrimin e kontratės me Shoqėrinė SAC, pa e pasur mė tė nevojshme miratimin e posaēėm nga ana e Kėshillit tė Ministrave. Enigmė ngelet informacioni qė ka pasur Berisha pėr kėtė aferė, informacion qė e ka shtyrė atė tė mos pranojė njė vendim direkt me emėr konkret, por tė gjejė njė artificė ligjore pėr tė shkuar nė mėnyrė indirekte aty ku donte tė shkonte. Me sa duket, Berisha ka pasur informacion tė plotė se ēfarė pėrfaqėsonte kompania amerikane dhe partneri shqiptar qė do ta shfrytėzonte pėr mbulim emrin e kompanisė amerikane. Por vetėm kaq dinte Berisha? Apo posedonte edhe informacione tė tjera...


--------------------------------------------------


Lojėra "luftash" me dokumente sekrete

Pas ngjarjes sė tė shtunės kanė filluar tė qarkullojnė gradualisht disa dokumente, apo pjesė dokumentesh, tė cilėt mundėsuan ngritjen e fabrikės pėr ēmilitarizim nė Gėrdec. I rėndėsishėm ėshtė fakti se kėto dokumente posedohen e shpėrndahen nga njerėz afėr kryeministrit Berisha, tė cilėt publikojnė vetėm ato dokumente apo pjesė dokumentesh, tė cilat e ndalojnė pėrgjegjėsinė pėr kėtė masakėr shtetėrore tek ish-ministri Fatmir Mediu dhe vartėsit e tij. Tė gjithė e kuptojmė se kjo lojė bėhet me synimin e qartė, pėr ta nxjerrė kryeministrin Berisha me duar tė pastra. Deri mė sot janė publikuar fotokopje tė kontratave (tė cilat dyshohet tė jenė tė falsifikuara) si dhe koka e projekt-vendimit tė paraqitur nga ish-ministri Mediu. Ende mbahen tė fshehta:

1.Projekt-Vendimi i plotė i paraqitur nga ish-ministri Mediu nė Kėshillin e Ministrave, projekt-vendim ku propozohej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė shoqėria amerikane SAC - pėr ēmilitarizimin e predhave nė Gėrdec.

2.Procesverbali pėr pėrzgjedhjen e Gėrdecit, si vendin mė tė pėrshtatshėm pėr ekzekutimin e Kontratės.

3.Procesverbalin ku SAC pėrzgjidhej ndaj shoqėrive tė tjera, procesverbal ku duhet tė evidentohet pėrvoja e SAC dhe nėnkontraktorit Shqiptar nė fushėn e armatim-municioneve, kapacitetet teknike tė tij lloji i teknologjisė sė pėrdorur nė procesin e ēmilitarizimit e ēmontimit, ndikimi nė mjedis, respektimi i masave tė sigurisė gjatė procesit tė ēmilitarizimit.

4.Vendimi pėr ndikimin nė mjedis.

5.Procesverbali i miratimit tė ēmimeve dhe pėrcaktimin e kostos pėr ēmontimin dhe ēmilitarizimin e municioneve nga ana e Komisionit nė Ministrinė e Mbrojtjes.


-------------------------------------



Kontrata, njė rrėmujė juridike e gjuhėsore

Kontrata e nėnshkruar mes MEICO-s dhe kompanisė SAC ėshtė jo vetėm njė paēavure juridike por edhe njė dokument jo i saktė gjuhėsor. Gjatė ditės ne kontaktuam disa pėrkthyes tė ndryshėm tė cilėt me intuitė arrinin t'i nxirrnin kuptimin kontratės, kjo pasi pėrkthimi ishte bėrė nga persona jo-kompetentė, qė kanė pėrkthyer fjalė pėr fjalė, me siguri duke pėrdorur fjalorin. Pėrkthyesit, njėzėri na deklaruan se kėtė kontratė mund ta kuptojė vetėm njė person qė i di tė dyja gjuhėt, si shqipen, ashtu edhe anglishten, kjo pasi njė person qė njeh vetėm gjuhėn angleze e ka tė pamundur ta kuptojė kėtė kontratė. Ky fakt na e shton mė tepėr dyshimin se kontrata ėshtė e falsifikuar dhe se nuk ėshtė nėnshkruar nga ndonjė shtetas amerikan por thjesht ėshtė firmosur nga shqiptarėt, qė kanė pėrdorur pėr mbulim shoqėrinė amerikane. Megjithatė, kjo ngelet ende njė dyshim.

Pėrsa i pėrket anės juridike, kontrata trefletėshe e MEICO-s duket edhe mė qesharake po tė krahasosh me kontratat dhjetėra-faqėshe qė homologėt e MEICO-s pėrdorin pėr rastet e ngjashme. Nė kėto kontrata, nisur edhe nga natyra delikate dhe e rrezikshme e procesit tė ēmilitarizimit parashikohet ēdo detaj, nė ndryshim nga kontratat e MEICO-s tė bėra me nxitim dhe papėrgjegjshmėri.

Firma amerikane shiti emrin, pėr tė marrė 25 pėr qind tė aksioneve. Asnjė pagesė pėr buxhetin e shtetit



-----------------------------------------


Amerikanėve, ēerekun e aksioneve "Albademil"

"Southern Ammunition Company" me bazė nė Karolinėn e Jugut, e licencuar pėr zbėrthim tė municioneve, ėshtė njė kompani e kėtij profili, e certifikuar sipas rregullave tė certifikimit tė tyre". Kėshtu deklaronte kryeministri Sali Berisha, pasditen e 15 marsit, pak orė pas tragjedisė nė Gėrdec. Emri i saj nuk ishte i panjohur pėr qeverinė shqiptare, sepse njė vit mė parė ajo ishte prezantuar nga Ministria e Mbrojtjes pėr tė fituar me prokurim tė drejtpėrdrejtė, tė drejtėn pėr tė demoluar municionet e kalibrit tė vogėl, fishekė. Prezantimin e kishte bėrė ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke paraqitur njė dokument pėr profilin e "Southern Ammunition Company". Sipas ish-ministrit, ajo do tė demontonte municionet e kalibrit tė vogėl me anė tė metodave tė ndarjes mekanike, pa impakt nė mjedis, duke instaluar makinat e pajisjeve tė saj dhe pėr kėtė procedurė tė ketė edhe pėrfitimin e saj nga produktet e rezultuara nga demontimi dhe ajo do tė bėnte edhe derdhjen e njė vlere tė caktuar nė favor tė buxhetit tė shtetit. Sipas ministrisė, oferta e bėrė nga "Southern Ammunition Company" pėr kryerjen e demontimit, demilitarizimit, parashikon pėrdorimin e njė metode mekanike e tė makinerive tė posaēme e pėr rrjedhojė, pėrfitimin e nėnprodukteve nga ky demontim si gėzhojat, plumbat, barutet etj., qė mund tė kenė njė vlerė tjetėr pėrdorimi".

Ajo qė ėshtė tashmė e qartė si drita e diellit, ėshtė fakti se firma amerikane nuk ka bėrė asnjė pagesė pėr buxhetin e shtetit shqiptar, por vetėm ka ofruar "lėkurėn" amerikane pėr tė mbuluar firmėn "Albademil" tė Mihal Delijorgjit, duke pėrfituar 25 pėr qind tė aksioneve. Kjo, megjithėse ligji shqiptar lejon deri nė 40 pėr qind tė shumės pėr nėnkontraktorin.

Sipas Regjistrit Tregtar pėr tė dhėnat e shoqėrive me pėrgjegjėsi tė kufizuar, "Albademil" ėshtė regjistruar nė 28 dhjetor 2006, si Shoqėri me Pėrgjegjėsi tė Kufizuar dhe kohėzgjatje tė pacaktuar. Kapitali i themelimit ishte 100 mijė lekė tė reja,

Objekt i firmės do tė ishte ēmontimi, demilitarizimi dhe eksporti i armatimeve tė tė gjitha llojeve tė kalibrave dhe pėrfaqėsues ligjorė do tė ishin Patrick Cornelious Henry III dhe Mihal Mihal Delijorgji. I pari do tė kishte pėrqindje tė pjesėmarrjes nė kapitale

25 pėr qind, ndėrsa i dyti 75 pėr qind. Selia e firmės: Gėrdeci, nė Vorė.


  Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.