Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15807)
Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?!
Une jam paksa... tradicional... racional etj...
nuk para pelqej shume kontaminacione!
Disa prej miqve te mi jane komplet ndryshe ne kete pike!
Dhe me c'armatosin me argumentat e tyre!!!
Ate qe une quaj degjenerim ata e vleresojne, i japin vlera... e bejne per hir te debatit... inercise apo...?!
Jam kurioz te di ju si e mendoni...?!
Do me thoni mbi cfare...?! mbi gjithcka...
kapni nje debat... dicka qe ju e quani te degjeneruar apo si krejt e kunderta.... nje proces rigjenerimi!
Diskutojme ... eshte levizje e apo e pa-kontrolluar!
Nje kaos i rregullt apo thjesht realiteti!
E verteta ne syte tuaj!!!
Shume interesante tema.
Kujdes nga prurjet Gjergj se ke me pase fluks pune me moderimin me duket...
Mendimin per temen do ta jap nje dite qe te jem ejo ne kaq humor sa c'jam tani.:p
Kur lexova temen tende fillimisht , me erdhi nder mend Big Brother. Nuk e di perse por ne biseda me miqt e mi , shpesh disa sjellje aty i kemi barazuar me degjenerim. Te marrim shembullin konkret Najada & Olsi, shume njerez e shohin kete si nje degjenerim, si nje lloj zhvleresimi dhe dekompozimi te personalitetit te femres dhe mashkullit. Por , jo te gjithe mendojne keshtu. Sepse ka edhe nga ata ( mendjendritur:p) , qe mendojne qe kjo sjellje e tyre eshte nje lloj rigjenerimi , eshte nje lloj ciltersie krejt e natyrshme qe i karakterizon keta dy personalitete qe jane duke u perkufizuar si " Vetvetja",jane duke u perkufizuar si " Me te vertetit dhe me te hapurit" , shpesh ata perkufizohen edhe si te cliruar nga komplekset. Pfffff nuk besoj aspak se te quarit degjenerim te disa gjerave qe nuk perputhen me realitetin ku jetojne, me kulturen dhe me historine qe na ka krijuar dhe perpunuar si individe, si karaktere , eshte dicka qe na ben "tradicional" apo "racional".... Nuk besoj se te besh dicka qe bie ndesh me "moralin e se pergjithshmes" , te ben modern, apo Rigjenerues ,ne konotacionin e nje riperteritjeje , e nje rifiguracioni apo te nje rindertimi te disa "koncepteve" qe na duken te degjeneruara,sepse jane mbartje te nje mentaliteti te vjeter dhe skllaverues sipas disave.........
Nejse...se u zgjata pak si shume....:p
Stafeten po ia la Gjergjit...;p
Ne fakt, ka bere goxha buje "Big Brother Albania"!
Kjo eshte padyshim per tu marre ne konsiderate... bile une do te ndalesha edhe tek vete fenomeni i BB!
Big Brother Albania... nuk para e kam ndjekur... por eshte e pa-evitueshme te mos shikosh dicka!
Apo te degjosh dicka! Sado te mos kesh kohe... te flasin te tjeret per te :p
Por kam pare "Grande Fratello", edicionin italian!
Eshte kopjuar fiks!!!
Super fiks! Fiks fare! Pa pike pa presje i kane bere nje transplant dhe e kane sjelle ne Shqiperi!
Por si gjithmone nuk konsiderojme vendin... dhe e bejme kuvendin... alla shqiptarce!
Me kujtohet "Kafazi i Arte" ... ziheshin e priteshin... si kafshe! Edhe me e keqja... kur dolen prej andej... per pak sa s'u vrane vertet!
Ja keta jemi ne... kerkojme "modernizim" sikurse thote edhe Kati, kur ne fakt nuk jemi gati! (bera edhe rime )
Por te pakten shoh qe BB Albania eshte i pilotuar sikurse eshte edhe edicioni italian!
Keshtu qe nuk pres therje me thike... sikurse per pak ndodhi ...te "Kafazi" ...!
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
Ne fakt, ka bere goxha buje "Big Brother Albania"!
Kjo eshte padyshim per tu marre ne konsiderate... bile une do te ndalesha edhe tek vete fenomeni i BB!
Big Brother Albania... nuk para e kam ndjekur... por eshte e pa-evitueshme te mos shikosh dicka!
Apo te degjosh dicka! Sado te mos kesh kohe... te flasin te tjeret per te :p
Por kam pare "Grande Fratello", edicionin italian!
Eshte kopjuar fiks!!!
Super fiks! Fiks fare! Pa pike pa presje i kane bere nje transplant dhe e kane sjelle ne Shqiperi!
Por si gjithmone nuk konsiderojme vendin... dhe e bejme kuvendin... alla shqiptarce!
Me kujtohet "Kafazi i Arte" ... ziheshin e priteshin... si kafshe! Edhe me e keqja... kur dolen prej andej... per pak sa s'u vrane vertet!
Ja keta jemi ne... kerkojme "modernizim" sikurse thote edhe Kati, kur ne fakt nuk jemi gati! (bera edhe rime )
Por te pakten shoh qe BB Albania eshte i pilotuar sikurse eshte edhe edicioni italian!
Keshtu qe nuk pres therje me thike... sikurse per pak ndodhi ...te "Kafazi" ...!
bravo gjergji. ke kapur nje tem vertet interesante.
te them te drejtetn nuk e kam ndjekur kete BB. shqiptar po kam par disa video. ne fakt ky i referohet grande fratelos italian, po ne komfront me grande fratelon ndryshojn si dita me naten. dhe ky BB.shqiptar ndryshon ne anen negative. mos harrojm se jemi shqiptar dhe nuk kemi si i bejm kopjen askujt, ja pse del qe disa gjera i degjenerojm se keto konkurrentet tan te nderuar harrojn vendin se ku jan dhe si ta bejn kuvendin. kemi nje gje te keqe ne shqiptaret se c'do gje e marim me vrull c'do gje.. jo se esht me i mir ky italiani po ka pasur raste qe e kam ndjekur interesant. po ai BB jon aman ne dy min.. e para qe pash nje video me acaroi nga nervat. menyra e komunikimit aty 0 kultura 0 etj.. etj..
nuk esht skandaloze qe nje nen ah mami aty qe le familjen dhe del neper shpi ne brek.. ne fakt ajo sic ju pergj.. asaj k.. tjeter nuk esht se kish ber ndonje gje te pa ber ajo kish dal me brek po nuk e kishte nxjerrr ne shesh hahhahahahah !!!!
Degjo Gjergji, une e kam pas ndjekur G.F ne IT. behet fjale 4 -5 vjet me perpara....qe kur ishin Claudia e Luca nese dikush e mban mend. Por edhe G.F Italian eshte i kopjuar nga Shteti qe e ka shpikur i pari, me duket se Britania!
Kam ndenje ne IT 3 vjet dhe tani qe kam ardhe ne usa e kam kuptu se sa Show-s jane kopju ose blere nga televizionet e Huaja, prej TV. Italian! Si te gjitha shtetet, vetem se mvaret cfare cmimi jane dhe cilat kanale/T.V mund ti perballojne!
Peace (sic e thua ti )
Shume emisione italiane jane kopje te atyre Amerikane dhe Britanike. Nuk kemi pse bejme diference ne. Nuk e kuptoj se cfare presim nga televizioni yne?????
Dhe tjetra, emisione te caktuara i perkasin grupmoshave te caktuara me mentalitete te ndryshme. Duhet kuptuar dhe respektuar mentaliteti i moshave, jo imponuar.
Tani s'mjafton marka Endemol per t'ju siguruar qe kemi te bejme me nje format multinacional ?
Do jete i pilotuar se Big Brother nga idea e Orwell tek 1984 ka dale dmth ai vellai qe i kontrollon e sheh te gjitha
sa per temen ka mendimin se
kemi nje degjenerim te shumices pasive e nje rigjenerim e siper te pakices aktive - qe eshte e vetmja shprese e imja per Shqiperine.
Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
kemi nje degjenerim te shumices pasive e nje rigjenerim e siper te pakices aktive - qe eshte e vetmja shprese e imja per Shqiperine.
Citim:
Po citoj ato qė tha turll
Ne c'kuptim??? (nqs se ke problem ta shtjellosh pak)
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
... Nuk eshte problemi vetem tek nje kontaminacion ... si ai i BB!!!
Problemi eshte pergjithesisht... ne nje mos-pranim te identitetit tone... ndoshta edhe ngaqe s'e kemi nje te mirefillte!!!
Duke mos pasur nje te tille ndikohemi shume lehte, kontaminohemi shume lehte...
ne nje shumellojshmeri ndikimesh ... ne nje levizje, ne nje kaos te apo te pa-rregullt... jemi ne kryqezim ... per te marre ato qe na nevojiten dhe per te interpretuar ashtu si duhet!
Eshte e pamundur qe te absorbosh e te asimilosh gjithcka dhe ne menyren me te mire te mundshme!
... Ose me mire te themi... jo te gjithe... mund ta bejne kete!
ne vija te trasha... kjo ishte ideja... (ashtu si une e interpretova...)
Ok!
Shiko, ne pergjithesi flitet per "prurjet e reja" per risi-te... qe kerkojne "pjekurine dhe respektin" e duhur per ti "perqafuar"!
Ki parasysh qe... kemi vetem 18 vjete ne te ashtuquajturen demokraci!
Une nuk e kam jetuar, por me te lexuar e degjuar...ne kohen e komunizmit... jeta kulturore ne vecanti ( qe perben thelbin e mendimit... aty ku lind, mer jete dhe zhvillohet mendimi!) por edhe jeta shoqerore ne pergjithesi, ka qene shume e cunguar, apo jo?!
Ky cungim ka bere te mundur qe ne (shqiptaret) te ishim te marxhinalizuar, qe te jetonim brenda nje kornize!
Brenda nje burgu mendimesh, nje myk total!
Edhe ato pak mendesi, reflektime, risi' qe mund te kishte ... shtypeshin menjehere... sikur te ishte kolere!
Tani... u "shperthyen" dhunshem portat e komunizmit dhe erdhi e shume-pritura demokraci!
Shqiptaret te gjithe ne ekstaze... te droguar nga ideja e lirise... ne njefare menyre te cmendur!!!!!!!!!!!!!!!!
Disa prishnin, thyenin e shkaterronin edhe fantazmat me te vogla te komunizmit... i injoronin... i percmonin...
mohuam ate qe ishim... dhe vazhdojme ta mohojme, injorojme qe kemi jetuar ne mizerje...!
Dhe tani... kur kemi mundesine te shijojme lirine, bukurite qe na sjell ajo... te jemi aq te kujdes-shem... qe me lehtesi, kthjelltesi... te mund te mbajme nder duar ate qe kemi deshiruar gjithmone.... e bejme
por jo ne kete menyre!!!!!!!!!!!!!!!
Fluturojme me presh ne ...!!!!!
Kete doja te thoja... me pak fjale...
bera ate paranteze... qe te vinte sa me mire ai shembull i thjeshte qe do jap tani!!!
Me mire po jap 2 shembuj!
1-Shqiptaret dhe Mjetet e Qarkullimit!
2-Femrat dhe "moda" e tyre!!!
e para... kemi vetem 18 vjete apo jo... qe kemi makina, motorra, anije, etj...
por jemi shume prepotent more...!!!!!!!!!!!!!
Sikur c'te kishim... sikur kemi kapur qiellin me dore!
E duam rrugen vetem per veten tone...
Pse ndodh kjo... per shkak te asaj mizerje qe kemi jetuar per 50 vjet me radhe!
2-Femrat dhe te veshurit e te lyerit te tyre!
Tani... mire me vjen kur shoh nje femer te bukur, qe kurohet per veten e saj, qe tregon hijeshite qe Zoti (apo Natyra) i ka falur...
poooooooooooor... behen te padurueshme...
... i perngjajne me teper prostitutave sesa femrave qytetare... qe dalin per te kryer nevojat e perditshme neper rruget e qyteteve tona!!!
Pra ... ky eshte nje keq-kuptim i realitetit... ose... me teper se nje keq-kuptim ky eshte nje keq-interpretim i asaj se si edhe se cfare disa gjera duhet te jene!
Per mendimin tim gjithmone...
... kush e mejton ndryshe... bujrum...
Peace!
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
... Nuk eshte problemi vetem tek nje kontaminacion ... si ai i BB!!!
Sakte!
Edhe une e shoh kete degjenerimin e brezit tone ne syte e prinderve tane!
hahaaaaaaa... me vjen per te qeshur ... e per te qare ne te njejten kohe!
Prinderit e mi... vijne nga nje familje e mesme shqiptare!
... besoj se me kuptojne (normal jo plotesisht) por ne pjesen me te madhe me mire-kuptojne te themi... se per te me kuptuar s'besoj...!
Por ka momente qe ... hidherohen... edhe pse... me gjithe qetesine time, elokuencen dhe thjeshtesine me te madhe qe mund te arrij... mundohem ti shpjegoj! Ndodh qe ... nuk jane d'akord me mua!!!
Mbase... me mire-kuptojne... por nuk e pranojne!!!
Jane prinder... mbase une kur te behem i tille do te mund ti kuptoje!
Atehere, Gjergj, me sa kuptova une nga ajo qe ke shkruar (me qe ra fjala, ku e gjen opsionin Bold????), je pak ne kontradikte me ate qe shpreh.
Sepse nga njera ane thua qe ne komunizem ishte gjithcka e diktuar, brenda nje kornize, dhe nga ana tjeter kerkon qe sot ajo trashegimi te ruhet ...... .
Mendimi im,...... nje nga te keqiat problemet tona si komb eshte qe prapambetja e trasheguar nga sundimi turk, la pasoja te renda ne jeten tone. Gjate komunizmit, pati nje fare "qytetarizimi" te popullesise. Po perseri mungonte baza, ai klasi te cilin Amori perpiqet te shpjegoje tek temat e tjera (qe per mendimin tim personal, nuk arrin ta shpjegoje drejt).
Kur u hoqen "litaret" nga fyti, eshte normale qe njerezit do vraponin per te kapur kohen e humbur. Duke qene te paeksperience ne realitetin e ri, domosdo qe do kete edhe ekzagjerime. Por keto nuk ndodhin vetem tek ne. Ky eshte fenomen qe ekziston edhe ne vendet e tjera te Europes Lindore. Dhe te mendosh qe ata kane pasur nje baze me te fuqishme "qytetare" sesa ne.
Ka nje diference mentaliteti ndermjet brezave, i cili ne kushtet ne te cilat ka kaluar shqiperia, behet akoma edhe me i thelle dhe i papajtueshem. Sic e sheh realitetin nje 18-25 vjecar nuk e sheh nje 26-36 vjecar e me keq akoma nje 40- 60 vjecar. Atij adoleshentit, i duket fare normale te dale me mbathje ne TV, (apo te rrije ne shtepi), Per ate 40-60 vjecarin eshte nje herezi ...... . Te parit nuk i ben pershtypje se eshte rritur me P.Hilton, e B.Spearse ne TV, i dyti eshte rritur me mentalitetin e virgjereshes..... .
Vajzat qe dalin te lyera e te sterlyera per te blere buke, ku pluhuri eshte shtate pash ........... Edhe ketej ku dynjaja kane lindur ne demokraci e liri te plote ndesh te tilla gjera. Kuptohet, varet nga shkalla shoqerore ne te cilen ben pjese personi. Ama ketu duhet dalluar ndryshimi. Niveli shoqeror i ketyre qenieve, edukata familiare e ketyre qenieve.
Personalisht, thjesht nuk i kushtoj vemendje, shoh punen time, nuk i fyej. Sepse ai person ashtu e mendon, ashtu ben. Per sa kohe nuk thyen, shkaterron, demton, ushqen urrejtje ........... lere te vishet e te zhgerryhet gjithe diten.
Mjetet e qarkullimit ............. Fenomeni Borat ..... eshte gjithandej, kuptohet ne shqiperi eshte ca me teper i theksuar sepse s'ka ligje, rregulla trafiku dhe police trafiku, po si fenomen.... ekziston edhe ketej.
Se u zgjata ca si shume, but , just my opinion.
Gjergj e di ti se une shpesh kam degjuar se edhe shijet muzikore mund te perkufizohen si shije drejt degjenerimit. :p Ne kuptimin qe prinderit tane jane mesuar me muzike qe kane nje vije melodike , nje harmoni te caktuar dhe mbi te gjitha me nje kenge qe ia merr vesh fjalet, qe eshte e kendueshme edhe ne rastet familjare apo ku ta di une. Nderkohe qe po keta prinder kur degjojne shijet Rep , Hip- Hop, Alternative, Rock etc etc te femijeve te tyre , i duket se madje edhe shija e tyre muzikore eshte degjeneruar.
Eshte me te vertete e cuditshme se sa vend pa vend ( nqs mund te them) perdoret edhe ky etiketim ( le te themi) ,deri ne aspektet me te "rendomta" sic jane edhe shijet muzikore. Kam pershtypjen se degjenerimi si fjale dhe "kategori" perdoret ne kete menyre per te shprehur me teper edhe indinjaten dhe keqardhjen se si kane degraduar deri ne nje fare mase shume aspekte te shoqerise sone, se sa per te treguar me te vertete se brezi i sotem eshte drejt "degjenerimit",apo edhe me keq akoma i degjeneruar .....nejse....
Ps; Se kam perdor ndonjehere fjalen "degjenerim" me shume se ne kete teme...:p:p
Citim:
Po citoj ato qė tha turll
Atehere, Gjergj, me sa kuptova une nga ajo qe ke shkruar (me qe ra fjala, ku e gjen opsionin Bold????), je pak ne kontradikte me ate qe shpreh.
Sepse nga njera ane thua qe ne komunizem ishte gjithcka e diktuar, brenda nje kornize, dhe nga ana tjeter kerkon qe sot ajo trashegimi te ruhet ...... .
Atehere, cfare mendon ti se duhet ruajtur (po hidhet poshte tani) nga e kaluara.
p.s. Faleminderit, nuk e kisha aktivizuar opsionin.
Titulli le per te deshiruar Gjergj.
Seriozisht, ēfare eshte e degjeneruar per njerin nuk eshte per tjetrin, dikush ca kerkesa normale llogarie i quan dhune heqje lirie etj.
Baza e ēdo gjeje eshte familja, familja perben thelbin e shoqerise mirpo familja perbehet nga idividi dhe shoqeria po keshtu.
Paragjykimet: ēfare themi per te tjeret dhe ēfare thone te tjeret per ne.
Sinqeriteti, sindromat dhe shtirjet etj perbejne karakterin e njeriut.
Degjenerimi. i kujt eshte faji, gjithsesi nese e quajme te tille, i individit, familjes apo shoqerise ku jeton.
Rigjenerimi: ne shoqri ai vjen natyrshem dhe jo si nje rrevolucion mental apo fizik, sepse psh nese Xha Teme do vishte pantallona te shkurta dhe do rruante koken do ta quanin te lajthitur ose gjynah ka rrjedhur i shkreti.
Rigjenrimi pastaj ashtu sikurse e cilesoi dikush me siper nuk eshte i njellojte si per Xha Temen apo Gjergjin e vogel (jo ti jo).
Me pak fjale se u zgjata shume kjo eshte zgjedhje kjo eshte liria nuk mund te ecet perpara me kuadrate e diktime.
Citim:
Po citoj ato qė tha turll
Atehere, cfare mendon ti se duhet ruajtur (po hidhet poshte tani) nga e kaluara.
p.s. Faleminderit, nuk e kisha aktivizuar opsionin.
Lexova shkrimet tuaja dhe mesa kuptova ju femijet tane na beni ne prindrit tuaj fajtore.Po te gjykoni me me objektivitet kane qene faktore objektive ata qe na privuan ne prindrit tuaj te ishin si gjithe kombet e tjera.Ndrydhja e gjate na beri qe disa fenomene t'i shikonim nen optiken qe donte regjimi komunist.Ne si popull kemi shume mangesira ne zhvillimin tone kulturor,per shume arsye.Po ju jap nje shembull.Nje muaj me pare pash nje sfilate mode ku nje modele sfiloi ndryshe nga shoqet e saj,pra sfiloi nudo.A Cani i ftoi vajzat modele tek emisioni Zone e Lire ne VIZION +.Ai i pyeti vajzat me radhe pse nuk sfiluat edhe ju nudo dhe a do ta benit ndonjehere?Ato u pergjigjen jo.Po ju i tha ai vajzes qe sfiloi pa asnje rrobe ne trup, si mundet te sfilonit nudo?Ajo tha se nuk ishte shqiptare por ishte me origjine maqedonase dhe se nuk e kish problem te sfilonte ne ate menyre.Ajo e konsideronte ate pune dhe do t'i kushtohej karjeres se saj ne lemin e modes.Pra ne shqiptaret jemi me vonese faze ne krahasim me boten e qyteteruar.Por ne karakterizohemi edhe nga nje veti tjeter,qe mundohemi qe te arrijme kohen e humbur duke e drejtuar makinen pa duar ne timon.Ato qe bota i bene ashqare ne i bejme fshehtazi dhe shume keq,sepse na mungon eksperienca dhe tradita ne kete drejtim.
Djem e vajza edhe ne me mundesite tona te pakta mundoheshim te canim ne terrin komunist.Benim antena e kanace per te pare kabalet italiane e ato sllave.Ishta mosha qe kerkonte liri per te shijuar jeten,por nuk mundeshim se gjyshi e i ndonjerit qe poston ketu ,nuk e zinte gjumi se mos dikush nga ne kish shtuar ndonje antene ne cati apo ballkon te shtepise.Kur isha ne gjimnaz ne vit te dyte u mundova te imitoja nje kegetar te Festivalit te Sanremos,por une e di se c'kam hequr me mbledhje e stermbledhje.
Ne prindrit tuaj nuk ju pengojme ta gezoni jeten,por gjithmone jemi ne merak per ju,per shendetin tuaj,per te ardhmen tuaj.Ne do te kujdesemi per ju,nuk do te na zere gjumi asnjehere te qete gjersa te mbyllim syte.Kur te beheni prinder vete atehere do ta kuptoni se sa shume ju kemi dashur.Ne e dijme qe perfaqesojme te shkuaren,por ju lutemi kujtohuni se ne cfare periudhe te tmerreshme kemi jetuar ne.
Teme e bukur. Madje nuk po ndihem i afte te shkruaj pas disa shkrimesh ketu.
Keto qe shprehen ketu duken te rremujshme, por sipas meje kane nje fije qe i lidh me 2-3 rregulla te pergjithshme. Se pari fjala "degjenerim" duhet te zhvishet nga kuptimi negativ qe te flasim haptaz. Ne kete kontekst degjenerimi eshte vetem prishja e normave dhe vlerave qe jane krijuar me pare.
A ka degjenerim sot? Po.
A eshte kjo negative? Jo.
Duke qene se jemi brez i ri, i projektuar dhe ngjizur ne periudhen e komunizmit nuk ka sesi te jemi rehat me vlerat qe krijuan prindet tane. Nuk eshte komunizmi aresyeja, por nja dy faktore te tjere:
1. Identiteti kombetar.
E kam menduar gjate nga rrjedh coroditja e kultures shqiptare dhe paaftesia per te gjetur rrugen. Ne fillim mendoja se ishte efekt i iluzionit komunist qe krijoi nje sistem vlerash fallco. Pastaj u binda se komunizmi ishte vetem nje shtrese llaku mbi boshllekun e kultures shqiptare. Faktikisht komunizmi erdhi nga nje ure e shkurter mes perandorise osmane dhe luftes II boterore. Nese shikoni filmimet e instituto Luce do kuptoni fare mire se kemi qene nje popull shume i prapambetur. Madje do kuptoni se komunizmi vertet beri hapa te medhej dhe beri me kulture shumicen e njerezve. Pra e keqja sot nuk vjen vetem nga komunizmi, por i ka rrenjet tek mungesa e historise dhe kultures kombetare. Shto ketu edhe aspektin servil qe na ngjiti periudha komuniste, per te na bere te behemi aleatet me te mire te nje perendimi qe nuk e kuptojme, por duam ta imitojme per sa kohe eshte i pasur. Vendet e tjera ish-komuniste paten nje tradite dhe identitet me te forte (Poloni, Ceki, etj) dhe per kete arriten te gjejne identitetin e tyre shpejt pas perfundimit te komunizmit. Aq me teper qe komunizmi per ne ishte vete kombi, pasi per here te pare u beme shtet dhe komb i identifikuar neper bote. Nderkohe komunizmi per shtetet e tjera ishte vetem nje sistem ekonomik, pra sfond i nje kulture qe kishte ekzistuar para se te vite komunizmi.
2. Seksi.
Kjo eshte pika me e rendesishme sepse edhe kultura shqiptare rrotullohet 75% drejt aspekteve te seksit, mbrojtjes ose tregimit te tij. E dime te gjithe nga vijme dhe cili eshte mentaliteti i perbashket. E dime dhe cfare moralesh kane familjet tona. E pra, nga pikepamja ime ketu qendron problemi themelor i shkaterrimit shqiptar, pasi pjesa me e madhe e energjive derdhet ne prezervimin e moraleve qe sot nuk kane me kuptim. Per te mos thene qe nje pjese e mire e vrasjeve dhe sherreve neper klube behen per kapjen e ndonje seksi. Aq e vertete eshte kjo saqe pleqte zakonisht shihen si te parrezikshem dhe nuk ngacmohen kurre... E keni pyetur ndonjehere veten pse? Sepse plaku nuk eshte rival seksual, nuk perben konkurrence, nuk ka pse te sfidohet apo eleminohet. Se ve ne dyshim qe shume prej jush ketu nuk e pranojne kollaj hapjen seksuale (disa madje i jane futur fese ne deshmi te perbuzjes se aspekteve seksuale). Sidoqofte faktori SEKS ne Shqiperi perzihet me nja dy fenomene te tjera moderne qe duam apo nuk duam (doni apo nuk doni) kerkon azhornimin e motiveve morale. Por keto gjera kane arritur ne nje piken qe nuk mund te azhornohen, por duhet te shperbehen plotesisht qe te thuret nje motiv i ri. Ne kete kontekst degjenerimi eshte i pavitueshem dhe i nevojshem. Ne rastet e seksit ne shkolle etj., une kam qene i gezuar qe kane ndodhur ato fenomene, sepse tregon se shoqeria po ndryshon. Pra brezi i ri po shtyn brezat e vjeter drejt nje revolucioni te vogel. Dhe ketu vijme tek pika 3.
3. Revolucioni i munguar
Shume nga ju jetojne ne perendim, por harrojne revolucionin e viteve '60 qe krijoi trajtat e ketij perendimi sic e shikoni sot. Ne SHBA njerezit filluan te dalin nudo rrugeve, protestohej per luften dhe plasi feminizmi. Te gjitha keto levizje Shqiperia nuk i ka patur. Dhe c'eshte me e keqja vijme nga mentalitete kanunore dhe fetare, te cilat komunizmi mesa duket nuk i zhduku, por i mbuloi ose i pranoi. Sot jemi ne epoken qe shqiptaret dalin jashte dhe kane kontakt me boten. Brezi i ri e ndjen veten ngushte ne shoqerine e krijuar nga prindet e vet. Shpesh kane ndodhur vetevrasje ne mosha adoleshenciale pikerisht sepse prindet nuk arrijne te kuptojne boten e tyre. Keshtu qe ai brez do shtyje ne cdo fushe ku mund te degjenerohet per te treguar se e ardhmja nuk i perket me te shkuares.
Thene keto, shume nga fenomenet degjeneruese justifikohen fare mire. Cdo popull ka nevoje te kaloje degjenerimet e veta, pavaresisht se ku do perfundoje. Ja per shembull, perendimi tani nuk ka me feminizem dhe hipizem, ndersa njerezit dhe televizionet jane kthyer ne nje moral te tepruar kunder tyre. Por ne keto shoqeri kane mbetur berthamat e jeteses se lumtur dhe te barabarte. Revolucioni '60 duhej per te shperthyer disa dogma te cilat nuk rregullohen pa shkuar ne degjenerim fillimisht. Derisa dhe Shqiperia te kaloje faza te tilla shqiptaret nuk do jene rehat dhe do ndihen te corientuar, mes deshires per te qene perendimore dhe frikes se po degjenerohen shume. Me pak fjale, nese skandali nuk behet normal per ca kohe, nuk mund te ndertojme nje rruge te re ku te shkelin brezat e ardhshem. Ose (cfare do ishte me keq akoma) do i leme peshen e vjetersise brezave ne vazhdim dhe kjo do bente qe emigracioni mos pushonte kurre dhe te zhdukeshim si popull brenda 50 vjetesh.
Hahahahah, te forte jeni po arritet te lexoni deri ketu.
Lexohet sepse ia vlen, sepse edhe meson , sepse edhe fillon e aktivizon nje kendveshtrim tjeter te te parit te fenomeneve ne te cilat eshte e perfshire shoqeria jone.
Normal qe degjenerimi nuk duhet kuptuar negativisht...
per kete duhet edhe te sherbeje kjo teme... per te bere qe te kuptohet se degjenerimi dhe rigjenerimi shkojne bashke...
... sidoqofte eshte nje "levizje" ... nga e cila meson dicka!
Varet si e merr!
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
Normal qe degjenerimi nuk duhet kuptuar negativisht...
per kete duhet edhe te sherbeje kjo teme... per te bere qe te kuptohet se degjenerimi dhe rigjenerimi shkojne bashke...
... sidoqofte eshte nje "levizje" ... nga e cila meson dicka!
Varet si e merr!
Citim:
Po citoj ato qė tha turll
Shume emisione italiane jane kopje te atyre Amerikane dhe Britanike. Nuk kemi pse bejme diference ne. Nuk e kuptoj se cfare presim nga televizioni yne?????
Dhe tjetra, emisione te caktuara i perkasin grupmoshave te caktuara me mentalitete te ndryshme. Duhet kuptuar dhe respektuar mentaliteti i moshave, jo imponuar.
Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
ps: Gjergj me ka pelqyer shume ai reflektimi mbi femrat dhe zhgrryerjen e tutkallosjen e tyre per te shkuar qofte edhe me tret mbeturinat.
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ai eshte eksperimentim i pushtetit seksual te femrave ne fillimet e veta.
Imagjino nese cunat dhe gocat do benin seks me lirshem... Pushteti i asaj femres do mbetej apsajt dhe loja e veshjes seksi do dilte jashte mode.
Imagjino pastaj te pakesohej dhe balta... Do binte kontrasti mes zhulit te rruges dhe brekeve te bardha qe i duken poshte tutave... Dhe do binte efekti akoma me shume.
Hehehe
Ne fakt une do te konsideroja degjenerim nga norma vete kete teme sepse kete dialog kaq paqesor rralle e shikon
Ca vjet me pare doja te gjeja ca libra te komunizmit ne Shqiperi per ti lexuar e ti krahasoja me ideologjine e vertete te autoreve origjinale e te kuptoja deri ku kish arritur propaganda ne 50 vjet diktature. Kujtova se do te ishte e lehte ... thashe me vete : fundja keto lloj librash me pare qarkullonin me shumice. Por jo vetem qe s'gjeta asnje por dhe atje ku pyeta me shikonin shtrember e bile filluan te me mbanin fjalime te me renditnin te keqiat e diktatures e bile te me thonin se po beja 1 gabim te pafalshem, rrezik ndoshta po ti tregoja se kisha ndonje arme pa leje do ishin habitur me pak...Konfirmonin me bindje se atehere ishte nje "must" sepse ndryshe etiketoheshe si armik i regjimit ... cudi sepse ne shtepine time dhe e shume te tjereve ska pasur asnjehere libra te tille. Si perfundim doli se shume prej tyre kishin perfunduar ne zjarr!! A thua djegia do te fshinte nga kujtesa ate periudhe? Dmth deri dje kjo mase e madhe njerezish kishin perqafuar me hir a pahir kete lloj regjimi por tani jo ... cdo gje qe kish ndodhur ne ate kohe e bile dhe njerezit qe interesohen per te kuptuar dicka duhet te zhduken.
S'duhet te ekzistojne ne emer te nje shumice qe ca vite me pare vendosi keshtu ... por qe ishte po e njejta qe kish qene dhe burimi i atij regjimi,kish qene toka pjellore nga ku kishte dale klasa punetore e kuadrot e tij.
S'dua te perseris arsyet e gjendjes se Shqiperise ne keto momente sepse jane bere me se miri ne disa postime me lart por dua te vazhdoj diskutimin tim e qe Gjergji ne njefare menyre me kuptoi me se miri
Dua te kerkoj ne njefare menyre ndonje dege per tu kapur e pse jo nje rrugezgjidhje. Ajo qe mbeshtes plotesisht eshte prania e nje mungese identiteti qe na karakterizon por ajo qe vret me shume eshte nje "apati e pergjithshme" qe po na con ne nje veteflijim masiv. Kur flitet per Shqiperine shume teori nuk mund te aplikohen, nuk mund te marresh dicka te eksperimentuar diku tjeter e ta aplikosh teresisht sepse ndryshimet rrenjesore te sistemit tone do te conin ne nje falimentim total. E ne fakt pasojat po i shikojme : u munduam te importojme demokracine pa u perpjekur as minimalisht per te qene demokrate ne fillim: sepse te jesh demokrat s'domethene te jesh me PD perkundrazi demokracia eshte apartiake, importuam parimet,opinionet, mendimet, zakonet e perendimit duke dashur te c'rrenjosim ato pak tonat e ti zevendesojme me tyret pa kaluar gradualisht me ate revolucionin shoqeror qe do te kish sjelle nje fryme te re e do te kish minimizuar demet. Perdite degjojme: kjo klase politike i ka te gjitha fajet o burra ta nderrojme! Po ta nderrojme me cfare! Ku ti gjejme keta te ndritur qe do te na udheheqin ?!!!
Te flisnim per ndonje vend tjeter qe ka nje baze te forte kulturale e civile mendja do te me shkonte direkt : nje mobilizim i gjere i popullsise per te diskutuar e korrigjuar ate qe nuk shkon.
Por si mund ta aplikojme ne Shqiperi? Pjesa me e madhe e popullsise eshte nje shumice pasive thellesisht e influencueshme qe ka degjeneruar nga normat dhe nocionet e saj te meperparshme e duke mos e gjetur vetveten ne kete situate te re po kthehet ne nje Don Kishot.
Eshte me PD ose me PS,pret qe njerezit e ndershem te bien nga qielli, do te jete e pasur por s'do te punoje, ka nje meter "elastik" te moralit individual e nje meter "te ngurte" per ate te te tjereve, do qe gruaja te kete nje "diplome" por mos jete ambicioze e te kete dinjitetin e personalitetin e vet sepse mjafton nje person per familje i tille : KRYEfamiljari !!
Eshte po kjo shumica qe pret akoma qe shteti ti gjeje nje pune si ne diktaturen komuniste por qe s'do ne asnje menyre te degjoje te flitet per komunizem sepse tani kjo fjala eshte jashte ligjit e perben rrezik, jo qe rreziku i vertete eshte pikerisht ne momentin kur ti s'mendon me e behesh kale karroce i nje shumice qe dhe po te coje ne gremine s'ke si ti thuash jo sepse ndryshe te perjashton nga grupi.E ne kete gjendje cfare te bejme, te nderrojme popullin?
Eshte e mundur qe nuk paskemi asnje pakice sado pak te vogel qe e mendon ndryshe? E nese ekziston a mund ta perkrahim sado pak e mos ti biem me gure e ta tregojme me gisht? Ta degjojme nese ka nje zgjidhje, nese ka nje mendim qe do te sillte nje efekt mbase jo direkt per momentin por direkt ne nje kohe afategjate? A mund ti themi te ndryshoje strategji e te mos imponohet dhunshem por te binde e qe gjate rruges te mos perserise te njejtat gabime?!
E para punes ti kap hunden dhe ndonje gje tjeter mos na marresh mesysh
. .
Kur I thashe Gjergjit me siper qe te jepte shembuj e bera qe te kanalizohej disi drejtimi I diskutimit, per te mos folur ne ere ne vija te pergjithshme.
Ti (nese do me lejosh te te drejtohem keshtu) kape nje pike interesante, sic eshte ajo e klases politike, aktuale dhe te ardhme.
E pra kjo eshte pika qe me tremb me shume. Brezi I ri. A po edukohet ai si duhet? A po shkollohet? Vazhdon te funksionoje shprehja neper auditore korrupsioni eshte zhvillim? (qe ne e perdornim kur mblidhnim leket dhe ia jepnim pedagogut para provimit).
Heren e parafundit qe isha ne durres, djali I nje prej pasanikeve te durresit, hypur ne motor, duke ecur shpejte, pasi I ngre tabelen polici te ndaloje, e shan ik ere kurv muti etj dhe vazhdon rrugen. Kur ky njeri qe ka te gjitha mundesite financiare nuk po rritet te behet njeri, cfare mund te presim nga ai qe jeton me assistencen e babit????? Me cfare kemi te bejme ne kete rast me Rigjenerim????? Kurresesi jo.
O Tulipan do te mar per nuse :p
Do vije te shtepia jote ... dhe do te kerkoje doren! ... si fillim... dhe komplet te tjerat me vone! :p
Bravo!
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
O Tulipan do te mar per nuse :p
Do vije te shtepia jote ... dhe do te kerkoje doren! ... si fillim... dhe komplet te tjerat me vone! :p
Bravo!
Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
Gjergj ca permban kjo deklarate : degjenerim apo rigjenerim ?? :p:p:p
Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
...............
Kjo teme po shkon drejte shembujve konkrete me duket.
Gjergj ca permban kjo deklarate : degjenerim apo rigjenerim ?? :p:p:p
Kam pershtypjen se varianti terhiqe mos e keput gjendet dhe ne rrjeshtat tuaj, perfshire postimin e Tulipanit. Nga nje ane duam te ndryshohet dicka (duke filluar nga klasa politike), nga ana tjeter kemi frike te perhumbemi tek nje brez pa identitet (qe mund te sjelle kaos dhe ne shtet).
Ceshtja eshte shume e thjeshte (nuk e kuptoj pse duhet ta komplikojme). Zakonisht nje popull nuk zhvillohet nga shumica, kthesat e medha i bejne pakicat, te cilat me vone behen shumice. Pra nuk mund te kete zhvillim as ekonomik e as kulturor nese turma e coroditur shqiptare nuk ndjek nje pakice te caktuar qe ti udheheqe drejt revolucionit shoqeror dhe atij ekonomik. Ceshtja eshte se kjo pakice teorike bie shume shpejt kur vijme ne praktike, pasi secili duhet te humbase dicka ne emer te nje te ardhme. Per shembull, te gjithe teorizojme mbi korrupsionin, por moralin qe te mos korruptojme policin nuk e kemi. Nese na rastis fusim doren ne xhep dhe mbarojme pune. Raste si ky ka plot dhe, pavaresisht nga sforcimi per te patur nje moral, heret a vone dicka do bjere ndesh me statusin tone sot.
Me pak fjale, ne nje fare pike do kuptojme se fajtori nuk eshte tek njerezit qe na rrethojne por brenda vetes tone. Dhe kur shume njerez te arrijne ne kete konflikt, atehere do lindi nje pakice introspektive qe mund te terheqe shumicen me vete. Tani per tani ata qe duhet te udheheqin shumicen jetojne me normat populiste te korrupsionit, sepse tek e fundit nuk fitohen zgjedhjet ne teori por ne praktike. Dhe per te fituar zgjedhjet duhen klane, interesa dhe financues... Te cilet duhen paguar mbrapsh pasi i fiton. Apo nuk eshte praktika kjo?
Patjeter qe nje pakice eshte ajo qe kryen ndryshimet e medha... "revolucionet e pa-bera" etj...
por... duhet nje sensibilizim i madh qytetar, duhet ditur se c'fare kerkohet... per ta arritur!!!
Duhet nje mbeshtetje, duhen asete ekonomiko-sociale... etj... keto nuk i bejne dot vetem 20 vete!!!
Te pakten nuk do te beheshin mire... ashtu si duhej... pa patur nje mire-kuptim te gjere!
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
heheee...
... nqs eshte degjenerim apo rigjenerim... ajo eshte per t'u vleresuar... :p
Por une po them se... me kete "deklarate" ... qe une ne njefare menyre e kam shprehur edhe me pare...
... dua te them se une e adhuroj dhe kur them keshtu nuk e teproj... menyren e te shkruarit te Tulipanit!
Peace!
Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
Gjergjo "peace" ne fund te deklarates, i paraprin ndonje shperthim inati te Tulpes keshtu se nuk e mora vesh.
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Kam pershtypjen se varianti terhiqe mos e keput gjendet dhe ne rrjeshtat tuaj, perfshire postimin e Tulipanit. Nga nje ane duam te ndryshohet dicka (duke filluar nga klasa politike), nga ana tjeter kemi frike te perhumbemi tek nje brez pa identitet (qe mund te sjelle kaos dhe ne shtet).
Ceshtja eshte shume e thjeshte (nuk e kuptoj pse duhet ta komplikojme). Zakonisht nje popull nuk zhvillohet nga shumica, kthesat e medha i bejne pakicat, te cilat me vone behen shumice. Pra nuk mund te kete zhvillim as ekonomik e as kulturor nese turma e coroditur shqiptare nuk ndjek nje pakice te caktuar qe ti udheheqe drejt revolucionit shoqeror dhe atij ekonomik. Ceshtja eshte se kjo pakice teorike bie shume shpejt kur vijme ne praktike, pasi secili duhet te humbase dicka ne emer te nje te ardhme.
Keni keqkuptuar dicka. Pakicat nuk jane politikane qe te krijojne forma te pleqyeshme nga populli, por devijante qe populli i ndjek vete pa me te voglin pretendim nga vete pakica.
Ne fakt s'jane medoemos politikane por as nuk perjashtohen.
Ajo qe thua ti eshte rasti me ideal, kur ndiqen pa asnje dyshim por s'eshte perhere keshtu... nuk mjafton te jesh nje pakice me ide e te te ndjekin te tjeret ... ajo pika e kontaktit jo gjithmone ndodh.
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Keni keqkuptuar dicka. Pakicat nuk jane politikane qe te krijojne forma te pleqyeshme nga populli, por devijante qe populli i ndjek vete pa me te voglin pretendim nga vete pakica.
Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
Shiko psh... "Mjaft" me Erion Veliaj... nisi si nje shoqate studentesh... (si simotrat e tyre te tipit "Studenti di Sinistra" qe ka ne Itali... meqe edhe disa prej nesh i njohin keto realitete...) ... me lezet u shkeput prej "Mjaft" u perpoq qe te merrte pozicione ... te cilat nuk iu ofruan te PS dhe tani ka hapur nje levizje te re "G99" e cila sipas gjasave eshte nje parti politike!
Te gjithe aty duan te arrijne... te kene shkopin ne dore... te behen Maliqer... dhe te bejne ligjin!
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Per shembull, te gjithe teorizojme mbi korrupsionin, por moralin qe te mos korruptojme policin nuk e kemi. Nese na rastis fusim doren ne xhep dhe mbarojme pune. Raste si ky ka plot dhe, pavaresisht nga sforcimi per te patur nje moral, heret a vone dicka do bjere ndesh me statusin tone sot.
Citim:
Po citoj ato qė tha turll
Se po lexoja mesazhet e meparshme dhe aty me vajti mendja, tek Veliaj. Personalisht nuk e njoh fare, nuk e di cfare ka bere. E kam degjuar nja dy here ne tv, dhe kam lexuar gazetat cfare thone per te.
Me sa kam kuptuar, i eshte kundervene qeverise, dhe praktikave qeveritare jo efektive. Kur e kam degjuar te flase, nuk me eshte dukur keq. Po problemi eshte se sapo ai hedh nje hap, kerkon ta zhvendose ceshtjen ne nje shkalle tjeter, menjehere etiketohet. etiketohet si karrierist, si i shitur/ blere, si vegel e ketij apo e atij. Ketu ndikon edhe shtypi qe ben lojen e politikaneve ne fuqi, te cileve nuk u interesojne ndryshimet, nuk duan t'i pranojne.
Nqs ai ben nje parti politike, dhe mbart po ato ide e projekte qe kishte tek mjaft cfare te keqe ka????? Mos jane partite prone e Metes me shoke???? Ne qofte se ai do te zere nje vend tek PS apo PD pse mos ta beje? Se do i kundervihet Sales dhe Nanos?????
Keta lloj njerezish jane pakicat, sic ishte para njezet vjetesh Azemi, Sala Neritani and co.
Meqe ra fjala per pronen e perbashket.
Parlamenti eshte prone e perbashket qe prodhon ca politikane hajdute qe na qeverisin, ky eshte shembull tipik degjenerimi por qe rigjenerohet pjeserisht ēdo kater vite.
Me ndihmen tone natyrisht voten, qe pasi e kemi menduar mire ja japim personit qe nuk eshte i degjeneruar por, qe rigjenerohet.
Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Meqe ra fjala per pronen e perbashket.
Parlamenti eshte prone e perbashket qe prodhon ca politikane hajdute qe na qeverisin, ky eshte shembull tipik degjenerimi por qe rigjenerohet pjeserisht ēdo kater vite.
Me ndihmen tone natyrisht voten, qe pasi e kemi menduar mire ja japim personit qe nuk eshte i degjeneruar por, qe rigjenerohet.
Ne cfare menyre politikanet po ja fusin popullit?
Nga pikepamja e tyre nuk besoj se eshte keshtu. Por le te degjojme cfare quhet e futur. Mua me duket shume e veshtire pergjigjia.
Pershendetje.
Me te futur e ka politika.
Kurse ajo qe donte te thoshte Gjergjii mesiper me dukej se kishte te bente me ate qe perfitojne ose ja hedhin popullit.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.