Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 24 Nëntor 2011 - 05:47:

Benvenuti al sud (2010)

Regjia: Luca Miniero
Skenari: Franck Magnier, Alexandre Charlot, Dany Boon
Aktore: Claudio Bisio, Angela Finochiaro



Nje milanez jeton ne province bashke me gruan dhe me djalin. Ai mezi pret ta transferojne brenda ne Milano. Per kete cfare nuk ben, arrin dhe te shtiret si invalid, por e zbulojne. Per ta ndeshkuar firma ku punon e dergon ne nje province te thelle napoletane qe quhet Castellabate. I ziu milanez, i brumosur me idene se ne jug ka vetem mafia dhe kriminalitet, niset per ne jug me jelek antiplumb. Gruan e le ne Milano, bashke me nje barre paragjykimesh se burri do vuaje ne ambjentet e prapambetjes se jugut. Por milanezi fillon te adaptohet me karakterin e jugoreve te Italise, fundja s'po ia kalon keq. Paragjykimet i bien nje nga nje, derisa koleget behen shoket me te mire. Por gruas vazhdon ti thote se po vuan dhe ambjenti qe e rrethon eshte mesjetar. Gruaja niset te ndihmoje burrin ne keto momente te veshtira, por gjen nje realitet shume ndryshe nga c'e priste.

Eshte film komik nga fillimi ne fund qe kap nje nga temat me delikate: paragjykimet veri-jug. I kap plot me humor dhe me ironi ndaj mentaliteti verior te mbyllur.

Eshte realizim shume i mire ne cdo aspekt, shikohet kollaj si film dhe meson shume. Ministria e kultures e ka shpallur me interes kombetar. Padyshim qe sjell me afer dy botet e jugut dhe veriut qe jane vertet shume larg nga njera tjetra. E vetmja rezerve nga ana e skenarit eshte se personazhet jane te paket dhe nuk krijohet sensi i te pergjithshmes. Gjithashtu disa skena jane pak te sforcuara dhe jashte realitetit, por nuk krijojne problem te madh. Duhet kujtuar se ky skenar nuk eshte krijuar nga italiane por nga franceze, Italianet kane kopjuar filmin francez te quajtur "Bienvenue chez les Ch'tis" (2008).

Trailer:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.