Forumi Horizont Gjithsej 158 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 158 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Meqe ra fjala. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16734)


Postuar nga shelgu datė 11 Mars 2009 - 20:54:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
Po jo mo cedro se opsioni eshte te jesh i pavdekshem e jo highlander, nuk do ta prente njeri koken.


Jo Losti, e kam menduar ne sensin tjeter.

Njeriu gjate jetes lidhet me te tjere njerez, moter, vella, femije, te dashur. Do t'i humbesh nje nga nje te gjithe, dheimbja eshte shume e madhe. Nuk e kam fjalen per nene e babe. Ata le te vdesin te paret, eshte bekim qe te vdesesh para femijeve te tu.

Kam njohur nje plak, qe rrojti shume, thoshin qe kur vdiq ishte 120 vjec. I shkreti mori shume plumba. I vdiqen dy djem dhe nje vajze, dy nuset e djemve dhe burri i se bijes. Me vone, kur ishte ne pleqeri te thelle, i vdiq edhe nje nip 70 vjecar.

Keshtu do te vdesin te gjithe shoket dhe te gjitha shoqet. Forumi do mbetet i shkrete, do ikin te tere.... Ncuq, nuk e bej dot .Nuk po ze emra ne goje, po e dine vete ata qe une i kam shume per zemer.

Ja pra ne kete aspekt e kam. Prandaj kjo lloj pavdekesije eshte mallkim.


  Gjithsej 158 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 158 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.