Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Tulipani datė 29 Maj 2009 - 14:52:

Zgjedhes e kandidate. Po sikur t'ia prishim qejfin liderit te gjithepushtetshem ?

Te jesh zgjedhes e kandidat ne keto dite fushate s'duhet te jete dhe s'eshte e lehte. Per te paret, sepse po duket sikur po na japin rendesi, po na kushtojne (te pakten ne aparence) vemendje e ne s'jemi mesuar. Dhe gjeja me e rendesishme : s'dime nese vota jone do jete ajo e duhura per te sjelle ate ndryshimin qe lexojme neper parrullat elektorale por qe s'eshte e thene te ndodhe me fitoren e kujtdo kandidati. Flas perhere per ata qe kane ndergjegje e pergjegjesi e jo ata robotet qe do votojne si cdo here ate qe u ka thene kryetari i familjes apo kryetari i partise.

Ndersa per te dytet, ata qe do na perfaqesojne. Ehh dhe ata duhet te jene ne stres. Duhet te sorollaten fizikisht neper 'autostradat' tona, neper qytetet e fshatrat me nivel te larte jetese, i duhet te gjejne fjalet, premtim-genjeshtrat e duhura per te na bindur (gjithmone flas per te paret e jo per ata robot-votuesit e zellshem).

E si lajtmotiv i kesaj panorame, mediat percjellin gjithcka. Pasqyrojne bile ne High Definition ate qe ndodh, sepse mos harrojme ne jemi si Perendimi De facto por na mungon De iure.

Ka zgjedhes si puna ime qe dhe pse ndodhen larg ndoshta kthehen te votojne. Por deri sa te ndodhe kjo nese ndodh, ndjek me sa mundem se cfare behet ne memedhe. E duke qene nje person qe s'te jep gje pa e merituar, mora telefonin e thashe ti terhiqja vemendjen njerit/njeres prej kandidateve e ti thoja se show-tv te servirur prej partive te tyre nuk ia kemi per borxh e mundesisht te marrin masa sa jane ne kohe. Mund ta beni dhe ju po te keni pak vullnet, ne fushate zgjedhjesh ne pergjithesi jane shume te disponueshem.

E nga kjo bisede pata konfirmimin e dickaje shume te rendesishme: si popull paskemi idealiste (te brishte por prape idealiste) te fshehur ne gjirin tone. Ky kontigjent nuk e mendon ama si lideri ! Eshte ne gare perkrah liderit por ka frike nga ai, reklamon programin e tij por e ka vene firmen me gjysme zemre e jo me bindje. Mendimi i vertete i ketij kontigjenti eshte i detyruar te rroje ne klandestinitet. Nese del eshte karte e djegur. Liderit qe i buron pushteti nga populli nuk i pelqejne keta lloj njerezish te pergatitur. Keshtu fjalet qe degjojme : kryetari im, partia ime s'jane te rastesishme. Jane nje mburoje per keta idealiste te brishte, e vetmja menyre per te mos merakosur liderin e per ta siguruar qe ai di e ai vendos. Shpresojne ne nje fitore te shkretet e ne nje te neserme ku mund te bejne dicka te mire. Kjo pakice eshte e perzier me shumicen qe liderin e adhuron, qe s'ia ben fjalen dysh. Dhe e dime mire sa vlen mendimi i minorancave ne nje demokraci ideale jo me ne demokracine shqiptare.

E atehere kthehem tek detyra e veshtire qe kemi si zgjedhes : te hapim syte te zbulojme kete pakice ku dreqin eshte, nese doni ta kerkoni gjithmone. E fshehur por qe ekziston! Ti japim fjalen e ti themi qe dhe pa liderin (mbi te gjitha pa liderin) do kete mbeshtetjen tone. T'ia heqim friken e ti sigurojme se lideret i kane dhe duhet ti kene ditet e numeruara me te vetmin qellim se progresi vjen nga vullneti per te kundershtuar padrejtesite e deshira per tu permiresuar duhet te jete ne te njejten vale per te gjithe.

Ndryshimin pra e kane ne dore keta njerez te frikesuar, qe kerkojne ndihme mes fjaleve: kryetari im - partia ime. Jane ata njerezit qe meritojne besim sepse se kane pasur kurre. Zgjidhja/zgjedhja me e thjeshte me duket te bejme nje fushate paralele : te kontestojme fuqine e nje lideri qe pengon zhvillimin e te gjitheve ne emer te nje klan-karrigeje e te dallojme kush jane disidentet qe duan te devijojne. Sepse ndryshimin e sjellin vec ata qe duan te devijojne!


  Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.