Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Foto nga Shqiperia dhe shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=198)
-- Fototeka Marubi! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17481)


Postuar nga AngelDevil datė 02 Dhjetor 2009 - 20:03:

Foto e Pjeter Marubit



Arti i fotografise ne Shqiperi ze fill rreth mesit te shekullit XIX. Ateljeja e pare u ngrit me 1858 , nga Pjeter Marubi ,ne Shkoder,ne ate kohe nje nga qytetet me te rendesishme te Shqiperise.

Pjeter Marubi(1834-1903) ishte mjeshter i vertete i artit fotografik.Ndryshe nga shume atelje te tjera fotografike qe u ngriten me vone ne Shqiperi, ateljeja e Marubit,qysh ne hapat e para te saj,u be nje laborator krijues i fotografise artistike.

Studio fotografike "Marubi" nuk prodhoi vetem per nevojat personale apo familjare te qytetareve.Qysh gjate viteve '70 te shek.XIX,Marubi u be fotoreporter i revistes "Illustrazione Italiana" per vilajetin e Shkodres.

Fotografite me interes etnografik,historik apo gjeografik ilustruan me dhjetra vepra te autoreve te huaj per Shqiperine,ose u botuan ne trajten e kartolinave.

Brezin e dyte te fotografeve ,qe punuan ne kete studio e perbene nxenesit e tij ,vellezerit Mati Kodheli dhe Kel Kodheli.
Me i madhi ,Matia ,vdiq ne moshe krejt te re (1862-1881).
Vellai i dyte,Keli,i cili jetoi gjate (1870-1940) e ngriti ne nje shkalle me te larte punen artistike ne studion fotografike "Marubi",duke u shquar me teper ne gjinine e portretit.Ai punoi dhe jetoi aq shume me mjeshtrin e vet ,sa ai,pas vdekjes,i dha Kelit biemrin.Marubi.Kel Kodheli apo Kel Marubi u lidh me levizjen perparimtare te Rilindjes Kombetare Shqiptare,qe u kurorzua me Shpalljen e Pavarsise Kombetare,me 28 Nendor 1912.Ai organizoi fototeken e studios se vet ,e cila ,e sistemuar sipas kritereve arkivore te shek.XIX ruhet edhe sot.

Brezin e trete te fotografeve e perfaqeson Gege Marubi (1907-1984),biri i Kelit.Gega u pajis me nje kulture profesionale dhe artistike me te larte se paraardhesit e tij.Ai kreu ne Paris,gjate viteve '20,Shkollen e pare te Fotografise dhe te Kinematografise ne bote ,te themeluar nga vellezerit Lumiere.Zbatoi teknikat bashkekohore qe njihte arti i fotografimit,sidomos perdorimin e rrezeve infra te kuqe,te solarimit dhe te fotografimit ne reliev.

Ai mori medalje ari dhe flete nderi me 1936 ne panairin e Barit (Itali)dhe,me 1938,ne ate te Selanikut(Greqi).Gega e pasuroi fototeken e studios dhe e permiresoi arkivin e saj.Me 1970 Gege Marubi ia dhuroi fototeken e studios ,me nje pasuri prej 150000 negativash,shtetit shqiptar.Sot ajo perben nje qender te rendesishme arkivore -shkencore.Fotografite e saj perbejne nje pasuri te rralle per historianet,etnografet,arkitektet,urbanistet, artistet etj.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.