Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Berisha publikon dosje me abuzime 750 milionė euro “tė njerėzve pranė Edi Ramės” (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17482)


Postuar nga AngelDevil datė 03 Dhjetor 2009 - 10:27:

Berisha publikon dosje me abuzime 750 milionė euro “tė njerėzve pranė Edi Ramės”

Tiranė, 2 Dhjetor NOA Update – Kryeministri Sali Berisha doli para pak ēastesh nė njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr shtyp e cila po vazhdon, ku fillimisht hodhi akuza tė pėrsėritura ndaj kryetarit tė PS Edi Rama.

Berisha tha se kishte njė dosje ku pėrfshiheshin personazhe si Dulaku, Ylli, Kokėdhima, Sula etj, kanė pėrfituar 500 mijė metra katrorė troje nė qendėr tė Tiranės dhe nė zonat e Unazės dhe pėrreth saj, me vlerė totale prej 750 milionė eurosh.

“Janė bėrė dhunime monstruoze pronash dhe Tirana ėshtė kthyer nė njė lavatriēe parash”, - deklaroi kryeministri.

Ai ka akuzuar Ramėn se ka dhėnė lejet e ndėrtimit nė shkelje tė ligjit. Ai bashkė me bashkėpunėtorėt sipas kryeministrit janė si njė “kupolė mafioze” ku ēdo gjė e kanė bėrė pėr pėrfitim tė ardhurash.

Nė akuza u pėrfshi Nard Ndoka, kryetari i Partisė Demokristiane qė Berisha e quajti njė “demokristian ateist” qė u akuzua se ka pėrfituar njė territor tė madh toke nė Tiranė.

Pėr Koēo Kokėdhimėn, Berisha tha se ka nė dosje 24 mijė metra katrore leje ndėrtimi qė tha se botuesi i “Shekullit” i ka pėrfituar nga lejet e dhėna prej Edi Ramės nė cilėsinė e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės.

Pėr Tom Doshin, Berisha tha se ka pėrfituar 26 mijė metra katrorė leje ndėrtimi nga Edi Rama.

Pėr Fidel Yllin, i njohur si pronar i lokaleve “West” te Kullat Binjake, Berisha tha se ka pėrfituar rreth 49 mijė metra katrorė sipėrfaqe pėr leje ndėrtimi nga Edi Rama, “e tėra nė dhunim tė hapur tė ligjeve”.

Pėr pronarin e “Tajvan” tek ish-Parku Rinia nė qendėr tė Tiranės, Besnik Sula, Berisha tha se ka pėrfituar nga Edi Rama 49 mijė metra katrorė sipėrfaqe leje ndėrtimi.

Mė tej Berisha denoncoi Sadri Abazin qė tha se ka pėrfituar 53 mijė metra katrorė sipėrfaqe trojesh, dhėnė nė mėnyrė abuzive nga Edi Rama me “3 mijė lekė tė reja metri katror, brenda unazės”.

Berisha publikoi dhe 68 mijė metra katrorė qė Arian Leskaj, djali i Valentina Leskajt ka pėrfituar pėr leje ndėrtimi nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės.

Berisha pėrmendi tokat te xhamia e Karapicėve, te Lidhja e Shkrimtarėve, etj dhe pėrmendi se janė bėrė shkelje nė dokumentacionin e pėrfitimit tė kėtyre trojeve.

Personat tė cilėt janė akuzuar nga Berisha, pėr shkelje tė ligjit, pėr pėrfitim tė pronave tė dhėna, me leje tė Ramės kryeministri i renditi si mė poshtė:

Artan Dulaku 145 366 metėr katrorė

Sadri Ababzi 53 800 metėr katrorė

Arjan Leskaj 61 840 metėr katrorė

Nard Ndoka 27 743 metėr katrorė

Fidel Ylli 47 384 metėr katrorė

Ilir Mata 21 350 metėr katrorė

Tom Doshi 29 600 metėr katrorė

Koēo Kokėdhima 24 800 metėr katrorė

http://www.noa.al/index.php/politik...prane-edi-rames


  Gjithsej 37 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.