Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Anemone datė 21 Dhjetor 2009 - 19:34:

Per kritiket?

Read More

Lexo mė tepėr
Se dy paragrafėt e mi tė parė
Qė lėēite.
Jo pėr ty,
Por mua tė mė ndihmosh,
Se analfabet i vetes jam,
Rrokjet e mia mė torturojnė.
Ēika ēika varur nė ēengelė zanoresh
Qė rėnkojnė.

Ajsberg
Nė det keqkutimesh
Nuk mbytem dot.
Shfaq pjesėn mė tė parėndėsishme,
Fragmentin diplomatik
Qė prodhon vetėm
Bisedime tė dėshtuara.

Klikomė
Dhe do tė hapem
Si rrotull papirusi
Tė premtoj
Do gjesh njė pjesė sekreti
Qe tek Graali yt
Do tė shpjerė.

Do tė shpėshtillem
Si sixhade persiane
Qė ti e shkel me kėmbė
Tė dhjetė milion nyjet e mija,
Nė safarin tėnd tė rradhės,
Veē kujdes,
Se qilimi mund tė jetė fluturues
Dhe Zoti e di nga tė shpie
A tė rrėzon!

Mbase
Zgjon Aladinin tek unė
Dhe te ty Sheherezaden.
Mbase them,
Se nuk e di.
Ja, ē’thuhet mė pas tek unė,
A s’ma thua?
A s’mė ndihmon?


Lexo pra mė tej,
Yes, please, read more!

PS:
Me sytė e tu si grenxa,
Shetit midis rreshtash,
Por mos thumbo!
Jo se mė dhimbset vetja,
Jo,
Frikė kam pėr ty,
Se grenxat vdesin
Pasi thumbojnė.


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.