Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 16:33:

Shkelqim Cela: meditime moderne

Nisur nga nje poezi e sjelle dje nga Anemone kerkova te tjera nga Shkelqim Cela. Zbulova blogun e tij http://emigrantipeshk.blogspot.com/ plot me poezi.

Duke e lexuar te sjellin deshiren te jesh aty. Ato poezi jane prodhim i nje letrari te ri, atij emgirant, qe shikon boten dhe mediton pas saj. Por mediton shqip, me fjale popullore dhe me reminishenca Shqiperie. Emigranti nuk eshte ai i baltes dhe mjaltes, por ai qe perzjen ne paradokset me reflektimet, brenda me jashte, shqipen me anglishten. Eshte nje specie e re letrari goxha kurioz.


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 16:35:

Poezi aeroportesh (1)

Nė rradhė pėr security check

Nė security check
Rradhėt e udhėtarėve
Zvarriten si gjarpėrushė paralelė
Qė rrėzojnė lėkurėt
Me striptizė patriotike.
Xhupa gjithfarėsh,
Plagosur mbi konvejerė
Me astarzorrėt pėrjashta,
Rripa mesi me sekrete
Tė zbėrthyer,
Blekberri me tė fshehta
Zukatėse,
Kėpucė si rebuse
Tė zgjidhura,
Orė tė ftohta
Si Zvicra,
Bizhu tė mardhura
Si hirushe tė braktisura,
Ndėrsa ēiftet zhvishen duke u zvragur drejt shtretėrve
Tė dashurisė,
Turma heq mbulojat
Drejt skanerash zhvirgjėrues
Me epsh metalik
Bzzzz….. bzzzzz

Rradhė,
Mirkuptim solidar.
Vetėm unė, katunari anarkik i Ali Demit,
Cingėrisem
(Kur u bone ti?!)
Jo, vėrtet,
Zėt i kam rradhėt,
Unė vij nga rradhalandi,
Jam rradhor,
Shumėfaqėsh si radhła,
Unė kam ardhur nė rradhė
Njėmijė herė
Ushtarakisht
Pėr qejf tė nėntogerit
Dhe tė kumandarit lab tė skuadrės
Apo civilisht
Pėr qejf tė
Mister Bulmetit
Monsinjor Mishit,
Kont Teritalit,
Apo lartmadhėrisė sė saj
Queen Patates.

Llogaris
Sa pėrqind e jetės
Mė shkoi rradhave,
Krahasoj orėt e rradhės me orėt e dashurisė,
Inekuacion themelor i jetės,
Kush ėshtė mė shumė
S’e tregoj
Se qejfin s’dua ti bėj
Rradhės.

Security check
Qelizat gjarpėrore
I teston njė pas njė
Nė qiellzat metalike
Dhe helm nuk gjen,
Veē lėngje tė pafajshėm,
Koka kola tė shkujdesura,
Martini tė shthurura,
Fanta qė s’dinė gjė prej gjėje,
Ponēe frutash
Tropikale gjithė hare
Qė s’marrin gjė pėr ters
Me ėmbėlsi mangosh e papajash,
Verė e kuqe Kalifornie si mėndafsh i errėt
Me pėrmbajtje aristokratike,
Ujė neutral si Zvicra,
Me pehąsh 7
Qė s’gėrric,
I filtruar nga gjithė
Prohirat e kimirat,
I tejdukshėm qelibar si sinqeritet i distiluar,
Tė gjithė me fajin e pėrbashkėt
Se janė mė shumė se 100 mL,
Se njė dopjo,
Se dy teke,
Mė tepėr se dy gllėnjka eks….
O kohė, o zakone monogllėnjkė,
Ku mollė e Adamit
Bie poshtė veē njė herė
Kurnacėrisht
Nė kopshtin e Njutonit
Njė tjetėr rėndesė
Tė na kujtojė.
Gėll-ding
Gėll-titur
Gllėnjka,
Eks eksiq,
Dhe aq,
The show is off,
Shkreti gurmazi,
Truri shkretėtirė
Ku rudhat e fundit era mbulon
Dhe dunat rrafshohen
Nga rruspa marrėzie….

Pėr xhakete nduk pragmatizmi:
Kapitalizo mbi rradhėn
Tė ysht
Make use….
Si dikur plakat
Njė rradhė e tri punė,
Thurnin ēorape e shkuesira
Duke pritur “Furnizimin”.
(Threesome monist,
“Ēorapja, Shkuesia, Furnizimi”
Lėngonte ky i fundit,
I shterrur,
I dėrrmuar,
I kafshuar nga ato tė dyja,
Me allate tė dėmtuara
Varur nėpėr kėmbė)
Make use….
Pra qerasi sytė me sheqerka,
“Trick or treat”,
Si dele kulloti
Nė bar tė huaj
Qė ėshtė gjithnjė mė i gjelbėr,
Me ardhangi,
Me turgor joshės….
Pėr tė tretėn herė bjonden me xhinse tė grisura,
Qerthulli i rradhės bie karshi,
Rradha – kjo nepėrka pika pika,
Bjondinka e ka marre vesh qė ja pėlqej
Formėn e pėrkryer tė kofshėve,
Me atė plagė tė ēelėt xhinsesh qė s’mbyllet,
Ku sytė e mi kulluan pa fund
Dyllė retine tė nxehtė
Dhe pak lyrė alidemse…..
Ja tjetra me pamje latine,
Zot ē’ke tėrbuar ashtu qelizat e gjoksit,
Gracias, gracias,
S’mė duket mė seksi (ē’dreqin pati qė foli!)
Kot zbukuron gjoksin me pėrēina
Nikel
Qė bashkon thithkat kryengritėse
Si muri kinez majat e kodrinave.
Ajo vija nė mes,
That cleavage,
Kanale grande djersėsh hispanike
Qė rrjedh pa u fshirė
Me viskozitet tė yndyrshėm
Nė dhoma motelesh
Me kondicionerė tė prishur,
Mė kujton
Gjurmėn e dhisė dhe pėrē bagėtishė,
Bishtin e paturpshėm pėrpjetė
Dhe zgjeben si indiane
Indeshqyer.


Gėrmat e fjalės terrorist
Pengohen nėpėr kėmbė tė zbathura
Nėpėr ēorape qė u turpėruan
Pėr vrimat e tyre mėkatare,
Kėmbėzbathur
Udhėtarėt ecin ca metra
Si nomadėt
Prej vėrteti
Nė rrafshirat primitive
Pėrzhitur nga dielli
Ku djepin paskėsh e keqja
Dhe embrionet dreqi.
Thembra, shputa, kavilje,
Erė djerse,
Erė lule gomari,
Era lule ēorap ushtari,
Ecin tė pėrēudur
Nėn sinjale tė verbra
Qė u ulėrijne vėthėve tė sapodhuruar
Prej dashnorėve tė vėmendshėm,
Heronj tė bizhuve,
Qė pėr pėrvjetorėt e tė dashurave
Kujtohen me “MS Outlook”.

Pasagjerėt ndihen fajtorė
Spese janė kashta qė padashur
Fsheh gjėlpėrėn e vogėl tė helmit,
Janė inde tė pafajshėm
Qė fshehin qelizėn kanceroze,
Terroristin,
Mitikun urban tė parruar
Dhe tė palarė prej gjashtė muajsh,
Qė, shokė, e kemi nė mest tėnė…..

Security check is on,
Membranė gjysėm e pėrshkueshme
E osmozės avdalle ku endemi tė gjithė,
Me gradientė tė hutuar, lesh e li,
Qė humbin rrugėn,
Si Geisterfahrer,
Kapur nė kurthe autobahnash gjermanike,
Me kahje ngatėrruar domosdo,
Nė itinerare lėmsh
Britanike,
Nė udhėt e botės si fije makaronash
Qė kohės i ngjisin nė dhėmbė
Si spaghetti al dente italike,
Bllokuar, hutuar, hundėkuar
Nė gracka emboutillage poli-stike,
Frankofone,
Zhytur nė salcė
Ala hot calzone,
Lazarone,
Alen-delone
S. Stallone,
Al Kapone,
Al Jazeera,
Al Banira
Shakira,
Shazam,
Bam bam bam….

Pėr kė bien kambanat?
Pėr kė po bėzzzzz ky skaner?

8 Nentor 2007


Postuar nga BIONDIA datė 20 Dhjetor 2009 - 16:40:

I lumte pena e paska qare kete poezi ...ka bere ndonje liber tja lexoj kur rri ne rradhe per te bere viziten ndoshta harroj ku jam ...shpresoj qe te kthehet ne Shqiperi nje dite se koka si ky i duhen vendit ...


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 16:46:

Mesa duket ka bere nje liber qe quhet Memedhembje.

http://arkivi.peshkupauje.com/per-m...bje/2008/07/04/
http://www.shtepiaelibrit.com/libri...oduct_info.html

Nderkohe po publikoj ndonje tjeter te bukur.


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 16:54:

Poezi aeroportesh (2)

Mbėrritja e ushtarėve amerikanė nė aeroportin ndėrkombėtar Savannah – Hilton Head

Ata vijnė
Si pikėpyetje qė u humbi pika,
Me sy qė s’janė ende “kėtu”,
Me fokuset llogaritur ndryshe,
Me flokė
Qė kanė mbetur “andej”…
Tė dashurat qė i presin
Pėr ēudi
Janė sot tė gjitha mė tė gjata se ata,
Qė duket sikur kanė hyrė nė ujė,
Si dok pa cilėsi,
Rrėgjuar
Si hurma arabije
Nėn diej tė huaj.
Ushtarėt me etje tė elektrizuar,
Spina tė etura pėr priza,
Pėr ato dy vrimat e bekuara,
Tė futen,
Tė marrin dridhma
Elektronesh qė vibrojnė,
Tė marrin
Good vibrations
Si djemtė e plazhit….
Spina me kordonė telashqyer,
Gati pėr qark tė shkurtėr,
Nga ku kullojnė shkėndija….
I presin tė dashurat shalėgjata
I fusin nė rrėnjė katrore,
Kubike,
Pubike,
Ushtarėt e rrėgjuar,
Nėn strehėn zvogėluese,
Pas V-ve kėmbėngritura,
Tė rrėnjėve…..
Nga tė dashurat e gjata civile
Ushtarėt
Nuk duan tė dinė asgjė,
I dinė sekretet,
I marrin me mend,
Tė menēuron lufta,
Arsyet e tepėrta u zbrazėn me kohė,
Nė ajėr pa rikosheta,
Si karikatorėt e shpirtit tė tyre.
Spina tė etura ushtarėt,
Zgjatime trupore,
Me cipa oksidi nga mospėrdorimi,
Djegur nga dėshira mė tepėr se nga dielli i shkretėtirės,
Gati tė ngulen nė vrima
Tė ndjejnė vibrimin e harruar
Shpėrblim elektronesh
Nga bota e tokėzuar.


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 17:09:

Thumbs up Triumfi i zarbove

Shokė, kemi Zarbo nė mest tėnė; madje, hakshe-hakshe, mė saktė, mė tamam, pėr mė tepėr dhe nė fakt, jemi ne nė mes tė Zarbove. Ata janė kudo, njė me ajrin. Nė daē tė shpėtosh prej tyre, mos merr frymė, por do tė vdesėsh. Nė daē tė jetosh, jeto me ta. Mėsohu ti injorosh, ti pėrcjellėsh, ti presėsh.

Fataliste kur vjen puna te Zarbot, ora ka mbetur te orakujt e vjetėr. Sikur parathanė qė ky vend s’do shpėtojė nga ajo flamė. Ata janė illuminatėt obskurė tė vendit tim. Nė pėrbetim tė fshehtė. Okultė tė dritės sė errėt. Me kodet e tyre. Alfabet tė veēantė. Me kushedi ē’graal qė frymėzon kryqėzatat e tyre tė gjithkohshme. Qė kushedi nga ē’shenjtor enigmatik i sektit Zarbian u pėrdor nė darkėn e fundit tė protozarbove. Themeluesve tė sektit. Ata janė tempullarėt e vendit tim. Kot thonė pėr ne qė jemi anarkikė. Ne kemi Zarbizmin mė tė organizuar nė botė. Mė tė disiplinuar. Mė teutonikun. Mė efiēientin. Perpetum mobile me rendiment 100%! Qė e ēan rrugėn e historisė me harbutėri nė dorė.

Se Zarbot kėshtu duhen parė, kolektivisht. Se bash mu kėtu bėhet gabimi i parė dhe themelor kur merremi me ta. I trajtojmė individualisht. Kur si individė ata janė tejet tė zakonshėm. Me ndryshime statistikisht tė pranueshme nga pjesa tjetėr e gjindjes. Ata nuk janė outliers. Nė shpėrndarjen standarte normale ata nuk gjenden andej nga periferitė e mosgjėsė dhe bishtat e skajshėm. Janė bash nė krye tė vendit. Bėjnė kokėn e bishės, jo bishtin. Individualisht zarbo-llėkun e kanė si virus nė inkubacion. Qė dyfishon ADN-nė e vet pa u pikasur. Duke ngrėnė lėndėn e fisme. Duke zbėrthyer fisnikėrinė nė elemente tė thjeshtė. Si psh, besėn, sinqeritetin, qashtėrsinė, vetmohimin. Dhe duke i shfytyruar dhe riorganizuar kėto nė mėnyrė zarbiane. Nė njė metabolizėm tė pabesė, sui generis, qė quhet bjerrje e vlerave. Qė ndryshon shenjėn para vlerave; plusin e bėn minus. Dhe prodhon antivlerė.

Pra mos iu trembni Zarbos kur ėshtė vetėm. Si evgjitit. I vetėm ul kokėn Zarboja. Por njeri tjetrin ata e nuhasin edhe me milje larg. Si peshkaqeni gjakun nė oqean. Aty viruset zgjohen nga inkubacioni. Makineria fillon ritualin e vjetėr pėrbashkues. Shqisa e tyre e gjashtė u ngrihet si bri antene mbi kokat. Si je, a je, ku je, Zarbo vėllai. U bė kohė pa u parė. Fisnikėria sikur po e merr veten. Me tituj e pa tituj. Sidomos ajo pa tituj. Ata shpirtrat e mėdhenj, ato mendjet e lira sikur janė shtuar ca si shumė. Po na zėnė frymėn. Po na marrin ajrin. Po zaptojnė kėtė vend qė ėshtė yni me teskerč dhe tapi. Ėshtė koha tė bėjmė Plenum. Kongres tė jashtėzakonshėm. Miting. Protestė. Ēfarėdoqoftė. Nė Parlament, nė ministri, nė Universitet. Zarbo tė tė gjitha dikastereve, bashkohuni! Zarbo tė bazės, mos flini gjumė! Tė prodhojmė kaos tė organizuar. Tė vetorganizohemi sipas adetit. Tė bėjmė atė qė nuk bėn dot Zarbua francez, anglez, italian, amerikan…. Tė kalojmė masėn kritike. Nga sasi tė bėhemi cilėsi. Zarbo shqiptar, or tungjatjeta…. Qė merr vendime. Mpreh shpata. Fanar ndriēues pėr Zarbot e gjithė botės. Kėshtjellė e pamposhtur zarbiste nė brigjet e Adriatikut. Fill i kuq, blu, i verdhė, i tė gjitha ngjyrave, qė bashkon sistemet dhe regjimet e kėtij vendi. Pa dallim shekujsh dhe formacioni ekonomiko-shoqėror. Qė nga Aleksandri i Madh. Bar i keq mbi lėndinat e njoma. Ferra mbi manushaqe. Le ti kėndojė poeti manshaqes. I rroftė poeti asaj! I rroftė zurnaja. Tralalaja. Ne jemi ferra qė s’na ēan dot kush. Kaēakėt tanė u bėnė heronj. Presin jo nė pragje dyersh, por mbi podiume. Monumente ferrorė. Tė hekurt pra! Tė ēeliktė. Si uniteti ynė. Si mishi me thoin, si Zarbua me Zarbon. Me njė mision, me njė qėllim…. Ne jemi nga soji gjėmbaē qė farat na i merr era si parashutiste, si desante ajrore. I shpėrndan gjithandej. Fara jonė mund tė rrijė me vite fshehur nė tokė. Me pėrbetim tė heshtur. Resilient. Si qeliza tė fjetura terrori. Si sėmundje e butė. Metastazė pa zė. Infektuar tokėn gjithandej. Tė gatshme tė shpėrthejnė kur tė thirren, tė mobilizohen. Atdheu zarbian nė rrezik! Tė gatshme tė kaplojnė ēdo milimetėr, nė ēdo kohė. Duke sfiduar ēdo herbicid e prashitje. Duke dekurajuar edhe kopshtarin mė tė mirė. Qė flak shatin duke mallkuar. Duke shkelur mbi lot trėndafilash. Pezme manushaqesh bukuroshe. Duke ikur gjithnjė me mllef. Me pak infeksion Zarboje edhe ai (po fjete me qenin, zgjohesh me pleshta). I lehtė infeksioni, no problem pėr antitrupat. Por prapė infeksion. Me simptomėn rėnkuese-mallkuese. O kopėsht, tė kam dhjerė, s’tė mora vesh njė herė….

Ndėrsa Zarbot zbardhin dhėmbėt si hiena. Se Zarbot nuk dinė tė qeshin. Ashtu si nuk dinė as tė qajnė. I ke o hiena, o krokodilė.

--------------------------------


Postuar nga Anemone datė 20 Dhjetor 2009 - 23:09:

Albanian buffet – all you can(‘t) eat

Anė tė errėta nga hėnat tona


Nuk kemi dhe s’duam
Veē ti tė mos kesh,
Rrimė ngrysur, vranuar,
Veē tjetri mos qeshė.

Qė ti tė qorrohesh
E nxjerrim njė sy,
Qė ti tė verbohesh,
Ti nxjerrėsh tė dy

Nuk shohim dot drejt,
Veē poshtė apo lart,
Patricė a plebenj,
Kurrė barabar'.

Si fanti spathi
Nė majat me rripa,
Nė ma hipe - zotni,
Fakir - nė ta hipa.

Nuk shohim dot mirė,
S’rrimė dot pa bėrė keq,
S’lamė dritė pa nxirė,
Shenjtor pa bėrė dreq.

Dhe dyzet dėrhemė
Ne nė tru na flasin,
Por dyzet xhehnemė
Shpirtin na argasin.

E s'i qasim ndjenjat,
Skifterė te gruaja...
Por qurro tek sytjenat
Dhe gjuhėt e huaja.

Tė fortėve sherbet,
Zė-ėmbėl bilbil,
Ndėr vedi sherretė,
"Ja pesė e ma dil!"

Mes vedi gėrnjarė,
Na pesė e ma dil,
Mjerim bipolar,
Tangėrllėk servil!

-------------------------------------------------

Fajtor,


Postuar nga kurt datė 21 Dhjetor 2009 - 00:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha Anemone
Albanian buffet – all you can(‘t) eat

Anė tė errėta nga hėnat tona


Nuk kemi dhe s’duam
Veē ti tė mos kesh,
Rrimė ngrysur, vranuar,
Veē tjetri mos qeshė.

Qė ti tė qorrohesh
E nxjerrim njė sy,
Qė ti tė verbohesh,
Ti nxjerrėsh tė dy

Nuk shohim dot drejt,
Veē poshtė apo lart,
Patricė a plebenj,
Kurrė barabar'.

Si fanti spathi
Nė majat me rripa,
Nė ma hipe - zotni,
Fakir - nė ta hipa.

Nuk shohim dot mirė,
S’rrimė dot pa bėrė keq,
S’lamė dritė pa nxirė,
Shenjtor pa bėrė dreq.

Dhe dyzet dėrhemė
Ne nė tru na flasin,
Por dyzet xhehnemė
Shpirtin na argasin.

E s'i qasim ndjenjat,
Skifterė te gruaja...
Por qurro tek sytjenat
Dhe gjuhėt e huaja.

Tė fortėve sherbet,
Zė-ėmbėl bilbil,
Ndėr vedi sherretė,
"Ja pesė e ma dil!"

Mes vedi gėrnjarė,
Na pesė e ma dil,
Mjerim bipolar,
Tangėrllėk servil!


nuk i lexova te gjitha shkrimet, por kjo me pelqeu shume.


Postuar nga shelgu datė 21 Dhjetor 2009 - 00:49:

Sqimė e venitur nėn zhul tė betonuar,
Irlandezė tė ikur,
Italianė t’arratisur,
Lėnė pas lokalet me foto mafiozosh dhe lasanja qė vuajnė nėn zgjedhė parmixhiani,
Uptown New York,
Antitrupat bėrė pakt me bakteriet,
Fjala “fuck” bėrė folje ndihmėse,
Zdėrhallje zvarritėse
Krijesash qė heqin pambarim xhinset,
Me peniset virtuale vrarė nga gjunjėt e pisėt
Dhe brekėt e varfra nėn tė ftohtė
Qė ngjajnė mė tė mardhura dhe lavandyre
Nė kohė krize.

Fshehur ojnat si turp
Arkitektonik
Billdingjeve,
Lagje irlandeze kjo
Dikur,
Superintendenti shqiptar,
Evropa justifikim
Mungesash qė Nju Jorku
Si fėmijė shkolle t’i le nė dorė.

Merimangat thurėn tela zbuluar nėn thėllim,
Kanė kapur sneakers tė rinj gjatė natės,
Apo snikersat kapėn telat -
Njė Zot e di!
Shkallaret e zjarrit
Shumė shėmtojnė nėn ngricė,
Ashtu si tė pasmet e brekėve
Shėmtojnė nėpėr krizė.
E pra,
A ėshtė kundėr ligjit baggy style?
Grafitia a ėshtė art?

Dilema metropolitane mbllaēitur
Nė drive-in festfudi
Sė bashku me majonezėn rrjedhėsengjitėse
Tė lajmeve nga Tiger Woodsi.

Nėndheu gjallon,
Avull nga llagėmet e mushkrive.
Rrethina ka njė krruarje tė gjithėhershme.
Krruan
Tatłtė e qelbėzuara
Tė grafitive.
------------------------------------------------------------------------------------------------

Kapa kete poezi dhe e lexova me kujdes.

Cuditerisht e bukur. Autori ka kerkuar midis plehrave dhe ndyresirave dhe papastertine e ka veshur me zhelen e artit te tij, cuditerisht te bukur.

Agresivitet dhe vrer i mbledhur ne melcine e nje emigranti qe e paska ngrene NYC. Por edhe ai qenka hakmarre keq me artin e tij "bitter".

Nje mendje e nxehte, e zhdervjellet dhe kerkuese, zhbiruese dhe nje at i keq emigranti.
Nje zhgenjim adoleshenti per Ameriken e enderrave. Mos valle ky kishte pritur te shihte parajsen kur erdhi ne USA? Thjesht nje emigrant, pra e konvertuar ne jeten e perditshme, nenkupton vuajtje.

Ndrydhje prej nje kulture tjeter, lodhje prej nje zhurme marramendese, ankth prej nje vrapi te paprere. Te gjitha keto NYC i ka pjese te jetes se tij, por faktikisht nuk jane pjese e jetes se nje shqiptari edhe pse mendjemprehte.

Shume ndotje, papasterti dhe zhul qe autori e paska qemtuar padashur, ajm i sigurt:padashur dhe krejt natyrshem. Nuk eshte as faji i tij as edhe i NYC. Ky eshte nje reagim biologjikosocial, eshte nje refleks intern hakmarres.

Sigurisht qe poezia ka shume ane, dikush i kendon te bukures dhe dikus hakmerret me te bukuren, ndoshta vetem per faktin qe nuk ka mundur qe ta beje pjese te jetes se tij.

NJe lendine e bukur, ka shume lule, ka edhe bar te vesuar, edhe blegerima qingjash motake. Autori ka kerkuar neper rrenjet e ketyre bukurive dhe ka gjetur nje realitet tjeter, kakerdhi, glasa, bajga dhe mut dhe si i ka marre e i ka gatuar ne magjen e tij te merise ka ndertuar artin e tij te verdhe.

Megjithate cuditerisht bukur!!!!


Postuar nga ingmetalboy datė 21 Dhjetor 2009 - 01:03:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


Kapa kete poezi dhe e lexova me kujdes.

Cuditerisht e bukur. Autori ka kerkuar midis plehrave dhe ndyresirave dhe papastertine e ka veshur me zhelen e artit te tij, cuditerisht te bukur.

Agresivitet dhe vrer i mbledhur ne melcine e nje emigranti qe e paska ngrene NYC. Por edhe ai qenka hakmarre keq me artin e tij "bitter".

Nje mendje e nxehte, e zhdervjellet dhe kerkuese, zhbiruese dhe nje at i keq emigranti.
Nje zhgenjim adoleshenti per Ameriken e enderrave. Mos valle ky kishte pritur te shihte parajsen kur erdhi ne USA? Thjesht nje emigrant, pra e konvertuar ne jeten e perditshme, nenkupton vuajtje.

Ndrydhje prej nje kulture tjeter, lodhje prej nje zhurme marramendese, ankth prej nje vrapi te paprere. Te gjitha keto NYC i ka pjese te jetes se tij, por faktikisht nuk jane pjese e jetes se nje shqiptari edhe pse mendjemprehte.

Shume ndotje, papasterti dhe zhul qe autori e paska qemtuar padashur, ajm i sigurt:padashur dhe krejt natyrshem. Nuk eshte as faji i tij as edhe i NYC. Ky eshte nje reagim biologjikosocial, eshte nje refleks intern hakmarres.

Sigurisht qe poezia ka shume ane, dikush i kendon te bukures dhe dikus hakmerret me te bukuren, ndoshta vetem per faktin qe nuk ka mundur qe ta beje pjese te jetes se tij.

NJe lendine e bukur, ka shume lule, ka edhe bar te vesuar, edhe blegerima qingjash motake. Autori ka kerkuar neper rrenjet e ketyre bukurive dhe ka gjetur nje realitet tjeter, kakerdhi, glasa, bajga dhe mut dhe si i ka marre e i ka gatuar ne magjen e tij te merise ka ndertuar artin e tij te verdhe.

Megjithate cuditerisht bukur!!!!


Postuar nga Fajtori datė 21 Dhjetor 2009 - 10:08:

Tridimensional pa kohė

Pse truri stop tek pėrmasa e katėrt? Sa mbėrrin nė sinorin e gjatėsi-gjerėsi-lartėsisė ngecet! Mos shko mė tutje! Humnerė e keqe ajo… pa pa pa… Eja vemi pėrlajmė ndonjė “biftek” a bėrxollė mė mirė. Ashtu tė rrafshėt, dypėrmasore. Tė kuptueshme dhe tė tretshme. “Tymi” po na pret. Nė qoftė plot tek “Tymi”, kemi “Derrin”. Pa gjė s’mbetemi. Cave ju bėhet nder i madh kur i shpie edhe deri te pėrmasa e tretė. I ke mu si drejtėza a sipėrfaqe, rrafsh gjerė-e-gjatė, por kur vjen puna te thellėsia, a aq mė pak te lartėsia, nuk dėgjojnė shumė nga ai vesh. Nuk janė tė thellė. Aq mė pak tė lartė. Kanė deficit pėrmasash. Por mos u sikletosni. Kjo puna e pėrmasave kėshtu e ka; ėshtė me dhembje. Diku thyhen ato tė uruara. Tė gjithėve u ndodh. Dallimi i vetėm ėshtė se ku ndodh thyerja. Ja atyre cektėsirave baltovinore-kėnetore me kėngė bretkosash sipėr (qė kurrė su bėnė princėr) krisja u ndodh aty nga pėrmasa e dytė dhe thyerja te e treta padiskutim. Te tjerėt e pėsojne krisėn te e katėrta, koha. Gjenitė e kanė numurin shumė tė lartė. Hajt tė themi edhe ata gjunjėzohen andej nga dimensioni i pesėdhjetė a njėqindtė. Por gjenitė vijnė njė nė 100 vjet, lulėzojnė si ato lulet e kaktusit, vetėm njė herė; pėr inflancionin e gjenive, pėr kuotat qė u ranė nė bursėn e Stokholmit, fajin e kemi vetė. Se ja quajmė tė tillė ata qė s’janė, ja nuk quajmė tė tillė ata qė janė. E si mund tė shpėtonim ne nga tė dy tipet e Gabimit? Ne gabimmėdhenjtė.
Nė pėrmasat e thyera varėm trastat e zilisė, cmirės dhe fodullėkut tonė. Ky i fundit ėshtė kronika e zezė e mendjemadhėsisė. Gur i zi nė torbat tona qė mė sė shumti thyen pėrmasėn e tretė. Mė sė shumti na lė pa lartėsi. Na bėn shumė tė ulėt me njė fjalė. Pėrmasat e thyera i kemi si shkop katundari ku varim gjithė torbat tona plot pelin tė hidhur. Ushqim tė helmatisur. Fermente tė harbuar qė shkumėzojnė. Afėr sėpatės qė pret dru. Degė. Shufra.
“Hajde dimensione me preee....!”

*****
(vijon)


Postuar nga Fajtori datė 21 Dhjetor 2009 - 10:10:

Kėshtu dhe unė, si nga mėhalla "i communi mortali" qė jam, pashė se si po kėrciste e krisej nėn peshėn e dashurive dimensioni im i katėrt. Koha. S’po kish kutpim. Nuk po bėnte “sense”, do thosh anglezi. Gjėrat mi ngatėrronte nė mėnyrė brutale. Mė sillte mrekulli syerrėta nė "wrong time", nė momentin qė s’duhej. Apo borėbardha kristale qė kohėn s’e njihnin. Qė vinin nga re polare ku stinėt kanė ngrirė nė pikė singulariteti. Everwhite. Qė kishin zbuluar sekretin e rinisė sė pėrjetshme ngaqė jetonin momentin. Tė tashmen. Qė s’bėhej kurrė e shkuar. Qė s’vinte kurrė nga e ardhmja. Sfidonin matematikėn. Shkatėrronin gardhe e limite. Pėrjetonin tė papėrjetueshmen, kohėn zero absolute. Qė donin gjithēka-kėtu-tani.
Pyetjes sė vjetėr sa bota, qė a ecim ne mes kohės apo koha vėrshon pėrmes nesh, i kishin dhėnė pėrgjigje nė mėnyrėn e vet. Me afeksione boreale.

*****
(vijon)


Postuar nga Fajtori datė 21 Dhjetor 2009 - 10:10:

I kapur gafil me gjymtyrėn time kockėthyer tė kohės, u gjenda papritur sakat nė pistėn e madhe ku vallėzonin tė bukurat. Ato vinin mė ftonin nė vallėzim. Njė dame nuk i kundėrshtohet kurrė. Njė damė vetėm adhurohet. Apo tė vdiq kavalieri nė shpirt, lundėrtharė! Njė lady kur ka rradhėn tė tė ftojė, vetėm lumturohet. Edhe kur nuk ke gjymtyrė pėr vallėzim. Kėmbėt kockėthyera nuk janė problem. As guri qė tė dėrrmon nėn thembėr. As gjėmbi qė tė ther nėn shputė. A nuk e bėri "trade off"-in sirena e detit me kėmbė qė i gjakosnin nga dhimbja? Vetėm tė vallėzonte njė herė me atė qė deshte. Le tė vdiste pas atij danci. Apres moi deluge. Kockėn e thyer tė kohės e mbajta nė duar si Hamleti kafkėn. Unė ty do tė sfidoj, bubulliva. Dhe u hodha ulok i lumtur me tre pėrmasat e tjera nė krahėt flurorė dancues.

Nuk di nė ėshtė muzika intermezzo e heshtjes? Por nė heshtjen qė pllakosi shtyva kanatet e portės sė rėndė tė shpirtit. Nga ndryshku mezi u hap me kėrkėllimė; kisha kohė pa hyrė aty. Nė mermeret e shpirtit tim ka diēka nga Roma, qyteti i vėrtetė i shenjtė i botės. Ėshtė Roma e katėrt, profeci e sfiduar. S'u ndėrtua me njė ditė, por brenda ēastit shpesh u rrėnua. Shumė herė u dogj dhe unė s’kisha ē’tė bėja, veē tė vėshtroja nga larg trishtueshėm flakėt. Por kjo nuk mė bėn Nero. Nuk mė bėn tė errėt. Ndonėse nga tymi u nxiva.
Mermeret ngrihen madhėrishem, siē bėjnė ata veē nė Romė. Kalldrėmi antik tė fton pėr arratisje mes furtunės e hanxhinjsh me pishtarė te pragjet ose pėr shėtitje serene nė prag muzgu me shpatulla fqinjėruese pėr tė parė si perėndon dielli i pasionit, si njė shpresė e thith horizonti i arsyes, apo si pendimet ngrihen tė ftohtė si hėna meģte dyll e limon. Gjithēka ėshtė e hapur. Hit the road, darling! Strike me baby! Kalldrėmi tė fton nė ēdo dimension.
*****
(vijon)


Postuar nga Fajtori datė 21 Dhjetor 2009 - 10:10:

Quo vadis, imzot? Ky zė i lashtė sa miliona herė e ka bėrė kėtė pyetje? Hap njė tjetėr portė mes kangjellash qimiteri. Ku mė mirė se aty mund tė vejė njė kohėvdekur? Mbi harkun e portalit shkruar Nekropoli i Ėndėrrave. Njė qytet pa nekropol nuk ka dėshmi qė ka qenė njė herė i gjallė. Hapat pėrtypin zhavor, neuronet kujtime. Keith Richards mė thotė tė mos harroj tė vendos trėndafilė mbi rrasat e lėmuara. Si pėr Little Susie. Pėr diskrecion mbi to shkruhen veē iniciale. Alfabet i shpėrndarė pa rregull mbi mermer. Tre gėrmat e maxhnunit. Petalet e kuqe i mbulojnė pjesėrisht. Diēka mė thote se tre germa mund ta rikthejnė atė sėrisht. “E” ku humba virgjėrinė. Njė gonxhe mbi tė. Me vesė argjendi. Ja dhe “L”. Kurrė s’e mora vesh a ishte L pėr Love apo pėr Loss; pėr Dashuri apo Humbje. Si enė komunikuese ato ushqejnė njera tjetrėn. Ndaj aq tė mėdha mė janė tė dyja. “K” rri pak mėnjanė, e veēantė, dashuri adoleshence, kurrė e realizuar, kurrė e shprehur. Pėr kėtė shkak mė soverenia. Ja dhe fundi i alfabetit, si stacioni i fundit i gjeniut, qė aq shumė e desha tė mė freskonte ballin e nxehtė pas harlisjeve e bredhjeve pa pėrgjegjėsi. Aq shumė e desha pėr njė espresso dyshe. Nga ato qė veē ajo mund tė mi jepte me urtėsi. Qė s’mu realizuan kurrė. Dhe veē rrasėn e hirtė mban sipėr tani. Trefish trėndafilė. Falmnderit pėr kujtesėn, Keith! Ajo ish njė perlė qė unė pata fatkeqėsinė ta shoh dhe mė pas, per fajin tim mi mbylli kapakėt e sertė tė guackės kokėfortė. S’ka qysqi qė e hap. S’ka pendesė qė e bind. Ėndėrr post-mortum. Nė kokėngjeshėsinė e vet guackėmbyllur me kalcium e fosfor tė thyen ēdo shpresė pėr ringjallje. Veē dy herė ka ndodhur kjo nė mijėra vjet, njė herė me Krishtin dhe njė herė me Kostandinin. Unė deliranti shpresoj sidoqoftė, pasi gjėrat e mira janė gjithmonė tre! Dhe me Kostandinin kemi lidhje gjaku.
*****

Dola nga qimiteri. Nė kockėn-pėrmasė tė thyer diēka po ndodhte ashtu pa ndjerė. Ca qeliza kallusi kėrkonin shoshoqen nga tė dy anėt e thyerjes. Tė ngjisnin pėrmasėn. Degėn e thyer tė kohės. Katerpėrmasor tashmė i largohesha nekropolit. Nuk e dija, por kur koha kish ngrirė, nė kokėn time ish shtuar tinėzisht njė thinjė…….

(FUND)


Postuar nga Fajtori datė 21 Dhjetor 2009 - 10:28:

Kritiket e artit...

Me sjellin gjithmone ne mend thenien e Dino Risit (regjizor):

"Kritiket do donin qe ne te benim filmat qe ata do benin, sikur te dinin si behen."


Postuar nga Anemone datė 21 Dhjetor 2009 - 19:34:

Per kritiket?

Read More

Lexo mė tepėr
Se dy paragrafėt e mi tė parė
Qė lėēite.
Jo pėr ty,
Por mua tė mė ndihmosh,
Se analfabet i vetes jam,
Rrokjet e mia mė torturojnė.
Ēika ēika varur nė ēengelė zanoresh
Qė rėnkojnė.

Ajsberg
Nė det keqkutimesh
Nuk mbytem dot.
Shfaq pjesėn mė tė parėndėsishme,
Fragmentin diplomatik
Qė prodhon vetėm
Bisedime tė dėshtuara.

Klikomė
Dhe do tė hapem
Si rrotull papirusi
Tė premtoj
Do gjesh njė pjesė sekreti
Qe tek Graali yt
Do tė shpjerė.

Do tė shpėshtillem
Si sixhade persiane
Qė ti e shkel me kėmbė
Tė dhjetė milion nyjet e mija,
Nė safarin tėnd tė rradhės,
Veē kujdes,
Se qilimi mund tė jetė fluturues
Dhe Zoti e di nga tė shpie
A tė rrėzon!

Mbase
Zgjon Aladinin tek unė
Dhe te ty Sheherezaden.
Mbase them,
Se nuk e di.
Ja, ē’thuhet mė pas tek unė,
A s’ma thua?
A s’mė ndihmon?


Lexo pra mė tej,
Yes, please, read more!

PS:
Me sytė e tu si grenxa,
Shetit midis rreshtash,
Por mos thumbo!
Jo se mė dhimbset vetja,
Jo,
Frikė kam pėr ty,
Se grenxat vdesin
Pasi thumbojnė.


Postuar nga cecilia datė 21 Dhjetor 2009 - 19:41:

Thumbs up


Postuar nga kotka datė 21 Dhjetor 2009 - 20:38:

ah aq pak sa lexova Faje me terhoqi shume, shume realitet, fare hipokrizi, merzitje e madhe dhe shume filozofi.

Me thuaj nje qe nuk kaloi neper keto rutinat e emigracionit, edhe ata qe e mohojne kane harruar ose mundohen te harrojne


Postuar nga kotka datė 21 Dhjetor 2009 - 20:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha Anemone
Per kritiket?

PS:
Me sytė e tu si grenxa,
Shetit midis rreshtash,
Por mos thumbo!
Jo se mė dhimbset vetja,
Jo,
Frikė kam pėr ty,
Se grenxat vdesin
Pasi thumbojnė.



fantastike


Postuar nga Fajtori datė 21 Dhjetor 2009 - 20:59:

Une nuk lexoj trishtim apo brenga. Se di pse te tjeret i shikojne keto.

Ka sarkazem, ironi (per veten dhe per te tjeret), sqime, etj., por nuk gjej trishtim.

Pastaj di te rrotulloje fjalet kaq mire, saqe me solli ne mend kohet kur lexoja Aldo Busin.


Postuar nga kotka datė 21 Dhjetor 2009 - 21:07:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Une nuk lexoj trishtim apo brenga. Se di pse te tjeret i shikojne keto.

Ka sarkazem, ironi (per veten dhe per te tjeret), sqime, etj., por nuk gjej trishtim.

Pastaj di te rrotulloje fjalet kaq mire, saqe me solli ne mend kohet kur lexoja Aldo Busin.



gjithmone ironia dhe sarkazma fshehin ne vetvehte nje fare trishtimi sado te vogel per veten ose per te tjeret qe jetojne kete lloj jete dhe gezojne kete lloj fati, se ne brendesi seicili nga ne ndjen nje keqardhje dhe merzitje per fatkeqesine e tjetrit


Postuar nga Anemone datė 21 Dhjetor 2009 - 21:26:

O gra tė dashura!

Bėra gabimin,

Mora vesh,

Pas fustaneve tuaja

Vazhdonte e njėjta botė,

Kishte eshtra dhe

Materia s’ndryshonte atje,

As lėnda e errėt, termodinamika,

Troja ishte njė qytet tė mundurish, ndėrsa

Piramidat frut mallkimesh,

Papėrsosmėria bijė e mllefit,

Kodrat malinje,

Dhe diamantet bėnin sikur.

O gra tė dashura, A e kuptoni pra, pse s’dua t’ju kuptoj?


Postuar nga Anemone datė 21 Dhjetor 2009 - 21:31:

Nuk po komentoj mbi shijet vetjake te secilit,leqe po le kokrren e namit ketu,nuk di si te zmadhoj apo bold shrimin
Ndonje fjali me efekte formatuese ka me shume vlere.

Ndihme!


Postuar nga shelgu datė 22 Dhjetor 2009 - 00:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha kotka


fantastike


A vdesin grenxat kur thumbojne?


Postuar nga kotka datė 22 Dhjetor 2009 - 02:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus

A vdesin grenxat kur thumbojne?



po ku e kape aman


Postuar nga kurt datė 22 Dhjetor 2009 - 05:35:

Re: Shkelqim Cela: meditime moderne

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori

Duke e lexuar te sjellin deshiren te jesh aty. Ato poezi jane prodhim i nje letrari te ri, atij emgirant, qe shikon boten dhe mediton pas saj. Por mediton shqip, me fjale popullore dhe me reminishenca Shqiperie. Emigranti nuk eshte ai i baltes dhe mjaltes, por ai qe perzjen ne paradokset me reflektimet, brenda me jashte, shqipen me anglishten. Eshte nje specie e re letrari goxha kurioz.

shkrimet dhe vajtimet e nje emrigranti nuk krijojn interres me, sidomos tek pubilku i gjere, edhe brenda komuniteteve emigrantesh besoj, dhe me te drejte.

iku ajo kohe, iku ai shekull, bota eshte rrafsh perseri, prandaj me pelqeu nje poezi tjeter e ktij.


Postuar nga Tulipani datė 22 Dhjetor 2009 - 19:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha Anemone
Nuk po komentoj mbi shijet vetjake te secilit,leqe po le kokrren e namit ketu,nuk di si te zmadhoj apo bold shrimin
Ndonje fjali me efekte formatuese ka me shume vlere.

Ndihme!





Cfare browseri perdor?



gjithsesi per te bere Bold titujt e poezive, vendosi brenda kutise : ?Titulli i mesazhit' qe ndodhet pak me lart se ku kutia shkruan zakonisht.

ps. ca nga titujt po ti modifikoj une.


Postuar nga Anemone datė 23 Dhjetor 2009 - 01:22:

Timeshare II

Ajo kishte njė copė herė qė dėgjonte justifikimet e tė shoqit mbi tradhėtinė dhe ende, pėr ēudi tė tij, nuk e kish ndėrprerė. Ai i kishte pohuar aferėn e paradokohshme me Glorian, njė e njohur e pėrbashkėt, pasi gruaja kishte gjetur nė njė valixhe tė tij dhuratėn e tjetrės, njė botim i fundit i Kama Sutra-s me dedikimin e shkurtėr “Pak profesionalizėm s’do na bėnte keq tė dyve. xxxx. G. “ E kish marrė vesh menjėherė qė ishte Gloria. Jo aq nga shkrimi dhe iniciali, se sa nga stili i tė shprehurit e sidomos fraza “profesionalizėm”, qė tjetra e pėrdorte dhe e priste nė ēdo gjė, qoftė edhe kur porosiste njė pizza. Zot, na ruaj nga mikeshat, se nga armiket ruhemi vetė, kishte menduar gjithė pezm. Nuk kishte bėrė asnjė skenė nė atė ēast, ndonėse do tė donte tja pėrplaste kokės burrit tė saj librin mė tė urryer nė botė. Atė pisllėk aziatik. Ato ndėrzime gjarpėrinjsh! Vagina me helm. Penise me zeher. Sipas kėshillės sė mjekut pėr raste tė tilla me ngarkesė emocionale, rregulloi ekuilibrin e brendshėm nėpėrmjet marrjes thellė frymė me hundė. Pastaj kishte rrethuar me laps tė kuq dedikimin dhe kur ishin ulur pėr tė ngrėnė darkė, kish vėnė librin e trashė pėrpara: “A ke ndonjė sqarim “profesional” pėr kėtė nė rreth tė kuq?” Tryeza e shtruar bukur e humbi nė ēast hijeshinė. Fytyra e tij ngriu dhe nuk jepte asnjė shenjė komunikimi. Ajri u trash nė ēast si xhelatinė. “Apo po pret pėr piperin nė supė njė herė, hėh?” pyeti ajo hidhtas vetėm pėr tė thėnė diēka tė tendosur. Asnjė pėrgjigje. Toni i saj u bė mė i rėndė dhe i ngadalshėm, ton qė ai gjithnjė s’e kish dashur: “Heshtjen po e quaj si aprovim. Tė dyfishtė. Gloria dhe piperi. Po?” dhe kish vazhduar ti bluante erėzėn deri sa sipėrfaqia e supės ishte nxirė e tėra. “Kaq! Besoj mjafton!”
......................


Postuar nga Anemone datė 23 Dhjetor 2009 - 01:27:

.....................

Atė natė s’kishin folur dhe kishin fjetur veē. Tė nesėrmen ai i ishte afruar me sy tė errėt nga pagjumėsia dhe i kish thėnė: “Do tė sqaroj. Nuk ėshtė hata aq e madhe sa mendon ti. Ėshtė mė tepėr rastėsi…. s’ja vlen tė prishim pushimet pėr aq. Timeshare njė javė ėshtė. Si thua? Tė premtoj….” Ajo kish dashur ti ulurinte, mor idiot i paskrupullt, si tė shkon nė mend pėr pushime kur ti, ti, ti…. dhe do ta kishte bėrė, sikur nė natėn e shkuar pagjumė, pėrveē furisė ējerrėse tė mos i lindte natyrshėm kureshtja mbi atė tjetrėn…. kur, si, dhe mbi tė gjitha, tė gjitha fare, ēfarė kishte ajo vetė mė pak apo tjetra mė shumė… ku ishte problemi, ku depėrtonte igrasia e zezė, ku pikonte ēatia, …. ku duhej zėnė ajo vrimė…. ajo vrimė … ajo vrimė … I’m fixing a hole, where the rain comes in…
Punėn e Glorias nuk e kishin zėnė ngoje gjatė gjithė paradites. Natyrisht, tė dy e dinin se ngado tė vėrdalliseshin, ai emėr do ishte stacioni ku ata do prisnin njeri tjetrin. Pra tė gjitha rrugėt tė ēonin tek Gloria. Profili i gruas, i mprehur edhe mė nga fyerja, i ngjante pyetjes “pse”, njė lloj sqepari i ēuditshėm qė donte tė godiste dhe copėtonte drurin e thatė gjithė nyje tė zbulimit tė hidhur: pse, pse, pse…. mes ashklash mllefi qė kėrcenin e bėnin pis gjithandej….
Vila ishte shumė e hapsirtė dhe ata u endėn njė copė herė secili nė hesap tė vet, gjoja si tė preokupuar pėr kushedi ē’vogėlsira, qė u bėnė tė rėndėsishme tamam atė ditė, duke e shmangur qėllimisht ballafaqimin. Ajo i mbaroi e para ecejaket. Doli nė verandėn ballore, qė ishte njė ballkon i stėrmadh i dhomės kryesore tė gjumit, dhe po shikonte nga deti. E gjithė qenia e saj tashmė ishte nė pritje. Veranda ishte si ishulli i Rodit. Ai u drejtua mė nė fund atje. Kėtu mė kėrce, Don Huan….
- Po, - filloi ai, - kam patur njė aferė tė vogėl, tė padėmshme, pa kuptim me Glorian. Njė gomarllėk nga ana ime. Qė s’ka tė bėjė me ndjenjat e mia pėr ty….
Shikimi i saj e bėri tė ndėrronte kursin nė kohė. Fytyra e gruas ishte njė digė qė mezi pėrmbante ujėrat fryrėse tė zemėrimit.
- Kjo ndodhi nė kohėn kur unė po rrija vonė nė laborator, pėr atė projektin e madh tė paradokohshėm qė ti e mban mend…..atje… atė kohė…. ndodhi…
Ai po i hante fundet e fjalive duke lėnė hapėsira midis tyre, a thua se ashtu hidhtėsia qė ato pėrftonin pėr veshėt e gruas do hollohej nga solucioni i pauzės e do bėhej mė e durueshme. Po mundohej ta paraqiste sa mė tė padėmshme atė lidhje, e cila nė tė vėrtetė e kishte thithur rėndshėm muajt e fundit. I pėrmendi si fakt lehtėsues se kishte qenė Gloria qė hapi lojėn e para, bėri lėvizjen e parė, hodhi ushtarin e parė nė lojė… Ēka ishte e vėrtetė. Dhe qė gruaja e besoi menjėherė me shqisėn e pagabueshme me tė cilėn janė tė pajisura gratė kur vjen puna te tradhėtitė e burrave tė tyre. Gloria punonte nė njė laborator ngjitur me tė tijin. As shtėpitė nuk i kishin larg. Qyteza e vogėl universitare ku ata banonin nuk ishte e madhe. Kurrė nuk e kish marrė vesh nėse Gloria kish kaluar rastėsisht nga salla ku ai i vetėm trajtonte epruvetat e panumurta me solucione dhe bėnte analiza kimike tė lodhshme qė kėrkonin vėmendje mbi aparatet. Ajo e kish gjetur tė lodhur e tė lėshuar dhe kur e kish parė ashtu, i ishte afruar dhe pas ca frazash keqardhje e simpatie i kish shtypur qafėn dhe shpatullat. Duart masazhonin lehtė dhe pėrcillnin njė dhimbsuri e kujdes qė krionte rryma tė ngohta elektronesh gjithandej. Njė erė e mirė vinte nga trupi i saj. Ishte era e gruas kur do. Seē ėshtė njė si xham i padukshėm qė thyhet midis dy njerėzve qė do lidhen sė afėrmi, njė si barrierė qė zhduket, mburojė qė bie, mur qė shembet, qė i lejon partnerėt e ardhshėm ti afrohen shoshoqit me njė lehtėsi qė tė tjerėt s’e kanė. Ata e ndjenė se ai xham u thye, ajo mburojė ra, ai mur u shemb… njė prag u kalua… tamam si substancat nė reaksionet e projektit tė tij, qė marrin njė minimum energjie pėr tė kaluar “pragun e aktivizimit”, qė tė hyjnė nė reaksion…. ashtu edhe ata, ishin “tė aktivizuar”….gati pėr reaksion… me valencat e etura me bishtat nėpėr ajėr… si dragonjtė kinezė… pas fishekzjarreve dhe xixave nė trurin e tij…. qė valėviteshin ende, edhe pasi ajo u largua pas pak me njė tė kuq tė lehtė mbi mollėza. Atij i iku lodhja tėrėsisht. Laboratori ndryshoi, epruvetat diēka i kumtonin me atė shkėlqimin qelqor me besnikėri komplotiste, po, po, alright, you the man… mbasdite tė vona tė vetmuara do vijnė prapė… Ai po rrinte me dashje nė orė tė vona nė laborator, me sigurinė e atij qė di, dhe s’u gabua, ajo erdhi prapė – kėtė rradhė patjetėr jo rastėsisht, pasi edhe gjoksi ishte pak mė i hapur, edhe era e parfumit ndryshe, mė e fortė. Po flisnin pėr gjėra pa rėndėsi. Ai pėr ēudi kishte njė lloj qetėsie qė s’dinte nga i vinte. Pas masazhit tėnd ndihem tjetėr njeri, tha me dy kuptime. Dėshiron njė prapė? kishte pyetur ajo. Mos pyet tė verbrin a do sy – fraza filmike ishte gati, kishte pritur njė shekull mbi buzė. S’kaloi shumė dhe kokės sė tij qė u hepua pas iu gjendėn natyrshėm, mirėkuptueshėm, aq pėrshtatshėm gjinjtė e saj si mbėshtetėse. E puthura e parė - pas njė minute. Pastaj ca pshero-fjalė. Jo kėtu se mund tė vijė kush, po sikur tė na kapin, mos ler shenja te gusha, jo, jo, nuk ulet fundi, hiqet nga lart… pull it up… na, pėrdor kėtė, se unė s’mbrohem…. jo, jo, tė lutem vėre…. Pas dhjetė minutash laboratori ishte po ai, shenjat u fshinė, ajo kishtė njė tis tė gėzuar nė fytyrė, ndėrsa atė po e kaplonte njė si pendim i lodhur…. pėrkthyer nė njė natė tė nxehtė me tė shoqen, e cila sado u habit nga vrrulli i tij, nuk bėri asnjė pyetje, pėrveēse “po ē’tė hipi sot kėshtu …” Gloria nuk u duk tre katėr ditė. Kohė e mjaftueshme pėr tretjen e pendimit dhe rimbirjen e dėshirės.
................................................


Postuar nga Anemone datė 23 Dhjetor 2009 - 01:31:

............................

Ditėn e katėrt ajo erdhi prapė. Looong time no see…trupi i saj qė e tregonte pėrkushtimin nė formė tė mysėt, u bė prap varr i epshit tė tij, derdhur ashtu shpejt, “se mos na vjen njeri”, por gjithsesi nė mėnyrė mė tė plotė se herėn e parė, mė “tė informuar”, mė pėr sė mbari… Edhe pendimi qė pasoi ishte mė i vogėl, edhe dashuria si larje borxhi e fshehtė me gruan qė pasoi atė natė, mė pak pasionante… Nė pėrpjestim tė drejtė me pendimin… me rregullin e treshit…. dmth ajo, ai, ajo… trekėndėshi i famshėm….. skajet femėrore qė bashkohen… lidhen nyje? fjongēe? prangēe?.... nė tė pėrbashktėn e tyre qė ėshtė…. varri i pasionit, nė tė dyja kuptimet, edhe i vdekjes, edhe i prehjes sė fundit… fillimit tė ri… ringjalljes….
Mė vonė pendimi u tret. Ashtu si dhe bėrja dashuri si larje borxhi me gruan. Me Glorian diskutonin shumė rezultatet e provave tė tij laboratorike qė dukeshin tepėr premtuese, kiminė nė pėrgjithėsi, bėnin shaka “sa mirė funksionon kimia midis nesh”. Gloria merrte vesh nga kimia, ndėrsa e shoqja e kish urryer kiminė qysh nė shkollė tė mesme. Ai projekt ishte ambicia e tij e fundit, njė lloj prove e vetvetes, pasion i zgjuar nga mundėsia qė emri i tij do pėrmendej nėpėr konferenca, mbledhje korporatash… (etja pėr famė ėshtė pasion po aq i fortė sa etja pėr pushtet), dhe e shoqja nuk ishte palė nė atė gjysėm delir tė bukur tė tij, ajo e vriste ēdo moment tė bukur me muhabete shtėpiake, a u pagua kėsti mujor i shtėpisė, rifinancimi i borxhit pėr tė, ajri i kondicionuar qė kėrkon riparim… tamam nė kohėn kur ai do tė donte tė ndante me tė njė fenomen tė ri qė po vėrente sė fundi nė pikėn izoelektrike tė koloideve…. Kurse Gloria e dėgjonte pėr indekset e alkalinitetit tė tretėsirave kimike me po atė pėrkushtim tė dukshėm si kur ai i fliste pėr sytė e saj vėrtet tė bukur pas shkėputjes nga dashuria nė shtrat… i cili gjithashtu ishte bėrė ritual, nė njė hotel tė kėndshėm ndanė rrugės, nja 30 milje nga qyteza e tyre. Jeta ėshtė zakon i ushtruar nė mjedis tė preferuar. Nuk e kujtonte kush e kish thėnė kėtė, por veē shumė pikės i kish rėnė! Me Glorian, sipas pėrkufizimit, jetonte sepse i kishte tė dyja, edhe zakonin, edhe mjedisin e preferuar. Me tė shoqen pėrkundėr, kishte rituale fosile, inerciale, nė rrethinė tė paparapėlqyer…. Pra, a jetonte vėrtetė me tė?
Ngashnjimi ishte i plotė. Aq sa shkonte deri nė keqardhje pėr veten, se ai meritonte mė shumė nė jetė, por ē’e do, ē’e do, kur s’ėshtė e shkruar… Se ja, ai ishte i pėlqyeshėm, ai kishte njė aferė si ato tė tabloideve, natyrisht pa paparacė, tituj lajmesh, por sidoqoftė, sidoqoftė… nuk kishte pse tė ishte aq modest, ai kishte njė dimension tjetėr, qė e bėnte mė interesant, mė shumėfaqėsh, me pak ferment hollivudi. Kishte diēka nga krimi i kavalierit nė gjithė kėtė, gati gati tė thoje se kjo ishte njė sėmundje nga e cila vuajnė gjithė njerėzit e suksesshėm… ja, a nuk e kishin kapur edhe presidentin e parafundit nė njė aferė, atė qė ishte aq i talentuar, aq tėrheqės, aq sanguin… Dhe siē bėn ēdo kavalier mirėfilli, duhej shijuar dhe heshtur. Tek e fundit ky ishte rregulli dhe urdhėri i kohės; ēdo aferė, sidomos njerėzish tė mėdhenj, mundėsisht presidentėsh a senatorėsh, dhe, jepe Zot! e ndonjė murgu a ministri fetar, ishte njė avokate e asaj tė tijės. Eh, standarte dyfishe kudo, rregullat e ashpra janė bėrė pėr fakir fukaranė, kurse ai standarti tjetėr, ai i vėrteti, ishte pėr tė zgjedhurit…Si klasi i parė dhe i dytė nė njė avion. Janė tė ndara gjėrat. Njė literaturė e tėrė fliste pėr kėtė…. Ai po shijonte klasin e parė, what would you like, Sir, tea or coffee….
Natyrisht nuk i pėrmendi tė shoqes asgjė nga kėto. U pėrpoq tė paraqiste gjithēka si njė trill rinor, panik tė parakohshėm, tė kotė, i nxitur prej krizės sė moshės sė mesme, qė ishte aq larg, por qė sidoqoftė, si igrasia zvarritej nėpėr pore e ngjitej lart pa u ndjerė. E ndjeu qė ajo s’po e besonte. E mallkonte atė intuitėn e saj pothuaj tė pagabueshme pėr tė tilla gjėra. Dhe po priste pyetje tė rėnda, kardinale, tė tipit “ke shkelur porosinė e shtatė tė biblės”, si do shpėtosh shpirtin etj etj, kur e shoqja erdhi me pyetjen mė tė papritur:
- Ēdo me thėnė “xxxx”?
Ai nuk ishte pėrgatitur pėr kėtė. Edhe ajo “xxxx” ishte njė e fshehta e tyre e vogėl, tė atyre qė bėjnė mastiēin e vėrtetė tė njė afere. Gloria ia ndalonte tė pėrdorte fjalėn “love” nė komunikimin e tyre. Kjo nuk ėshtė “love”, i kish thėnė. OK? S’dua komplikime, pėrmes tė cilave mund tė tė humbas tak-fak. Ti mė pėlqen, ē’mund tė ketė mė shumė rėndėsi se kjo? Pra asnjė zinxhir, tė lutem. Asnjė detyrim. Asnjė “love inflation”. Se ajo nuk ėshtė monedhė. Vlen mė tepėr. Inflacioni i saj ėshtė mė keq se ēdo rrėnim ekonomik apo katastrofė financiare. Dhe qė nga ai moment, pėrdornin katėr “x” nė vend tė “love”. Nuk mund t’ja thoshte sė shoqes kėtė. I tha thjesht nuk e di. Dhe ajo prapė s’e besoi.
- Nė kohėn qė ti thua se filloi ky flirt i padėmshėm, siē po e quan, ne kemi patur… seks shumė fuqishėm, - tha ajo. – Ti ndryshove stil, pasion, kohėzgjatje… si shpjegohet? Si shpjegohet? Mos mendoje atė kur e bėje me mua? …Hė?... Po ti ishe aq prezent, aq aty, sa nuk mund ta besoj….
Ai bekoi ēastin kur ajo filloi tė bėnte pyetje tė gjata. Pyetjet e gjata s’janė kurrė aq tė kėqia sa ato tė shkurtrat, me atė nervozitetin fshikull. Dhe pėr herė tė parė atė ditė tha njė tė vėrtetė mbi atė aferė.
- Nuk ka tė bėjė me seksin. Ti je e mrekullueshme nė shtrat. Nuk ishte pėr seks.
- Komplimentet e shtratit s’tė ndihmojnė, - tha hidhtaz gruaja. - Nėqoftėse jo pėr seks, atėhere pse?
Ai u ngrys. Pyetja ishte prapė fshikulluese. Dhe ajo pse-ja si sqepar mbi dru…. Kur ka aq potencial pėr tu shqiptuar edhe ndryshe, me psherėtimė tė avullt ankimi, me njė si “hhh” nė fund, psehhhh….
Nuk dinte ē’ti thoshte. Kėrkoi ndihmė te statistika, gėnjeshtarja shkencore, tek ajo qė ēpersonalizon, se flet nė emėr tė grupit: “Tradhėtarė bashkėshortorė kudo qė jeni, bashkohuni, nė njė grup tė padėmshėm statistikor. Ku turpi pjesėtohet dhe mėkati ėshtė veē njė devijim standart…”
- Njė nė tre burra tradhėton, - tha ai. – Pra 33%. Njė nė katėr gra po ashtu. Pra 25%. Kėshtu thonė anketat, pyetėsorėt. Nėqoftėse tradhėtia ndodh njėkohėsisht te partnerėt, nė ēdo tre ēifte kemi njė tradhėti. Por unė nuk e besoj shumė kėtė. Edhe po ta besoja, do isha futur tek ai 8% me fajtor vetėm burrin qė mbetet, - nxitoi tė plotėsonte.
Ajo po e dėgjonte me njė fytyrė qė thoshte “sa i ēmendur je qė kėput profka tė tilla”. Por gruaja vazhdonte tė mos fliste, ndonėse ai bėri njė pauzė nga ato qė e ftojnė tjetrin tė reagojė.
- Skaji tjetėr ėshtė qė tradhėton vetėm njėri partner. Solo.
Tradhėtia nė kėtė kuptim nuk ėshtė si tango, donte tė thoshte. Por natyrisht vazhdoi me numura tė pėrgjithshėm, nėn koracėn e tė cilėve ndihej sidoqoftė mė mirė, nėse mund tė flitej pėr mirė nė gjithė atė derexhe.
- Nė kėtė rast, nė 58% tė ēifteve kemi tradhėti. Mė shumė se gjysma! Ēka pėrbėn njė normė.
......................................................


Postuar nga Anemone datė 23 Dhjetor 2009 - 01:40:

.....................

Ai e ndeju se ishte tėhequr shumė nga ky argument, sepse megjithė shikimin aspak inkurajues tė gruas, vazhdoi: - Domethėnė, normalisht, nuk duhet thėnė, “si mė gjeti mua kjo e keqe”, por “sa me fat jam qė s’mė zuri…” Ka njė dallim thelbėsor kėtu.
Duket kishte shkuar shumė larg, pasi gruas nuk iu ndenjt mė pa folur: - Po pse more, - tha – indekse statistike u bėmė kėshtu? Unė nuk jam njė gjasė ndershmėrie dhe pėrkushtimi. E kushtėzuar nga mungesa e rasteve! Jam vetėm njė, ta hajė dreqi! Apo jo?
- Ne si njerėz nuk jemi njė – iu pėrgjegj ai me njė ton tė kujdesshėm. – Ne jemi ngjarje tė pėrsėritura nė kohė. Por nuk jemi njė.
- Ē’do tė thuash me kėtė?
- Dua tė them se nuk jemi tė ngrirė nė kohė. Koha na copėton ne, ose ne kohėn, s’ka rėndėsi… por ne jemi copėza kohė-njeri, qė ndryshojmė, apo jo?
- Edhe?
- Pra besnikėria e pakushtėzuar kėrkon ngrirje tė kohės, mė saktė detyrim-pėrcaktim tė saj, si nė njė lojė dam, qė tė rrjedhi vetėm nė shtratin e parė. Si njė lumė. Qė i ndėrtojmė lloj-lloj digash e pritash, e thellim shtratesh… por a ke parė ti lumė qė tė mos e braktisi shtratin e vet? Po deltat shumėshtratėshe?
- Ku do tė dalėsh me kėtė?
- Dua tė them se edhe ajo besnikėria kėmishė hekuri prej virtuti, shpesh fsheh njė kontradiksion. Njė partner ėshtė besnik vetėm po tė tradhėtojė veten. Sepse mban me zor lumin e vet nė shtratin e vjetėr. Kur gjithė fizika dhe topografia i thonė tė ndėrrojė shtrat….
- Ti nuk i ke seriozisht kėto….
- Dua tė them se dikush tradhėtohet pothuaj domosdoshmėrisht nė kohė… hmmm.. tradhėti ėshtė emėr shumė i papėrshtatshėm, tingėllon tmerrėsisht keq…. nejse, pra e kisha fjalėn qė do ketė njė lloj tradhėtie, nuk diskutohet… puna ėshtė nėse vendos tė tradhėtosh veten pėr tu quajtur besnik, apo do jesh besnik i vetes pėr tu quajtur tradhėtar…..
- Kėto janė justifikime tė qepur me pe tė bardhė….
- Jo. Unė po kėrkoj ndjesė. Por vetėm po mundohem tė shpjegohem. E ke pyetur ndonjeherė veten pse burrat rrojnė mė pak se gratė? Ėshtė mallkim i specieve poligamike, ku meshkujve ja u shkurton jetėn vėshtirėsia e sigurimit tė shumė partnereve….Ėshtė zbulim i fundit.
E kuptoi qė kishte shkuar shumė larg. Gruaja shpėrtheu tamam siē kishte pasur frikė ai: - Mjaft kėrkove mbrojtje pas statistikave e pas studimeve me kavje e me minj! - Pėr fat tė keq e kish lexuar edhe ajo atė artikull tė kohėve tė fundit tė specieve poligame. – Unė nuk jam timeshare, miku im! Si kjo vilė! Me bujtės tė ndryshėm. Mė vjen keq qė ti e quan veten ashtu….
Toni i gruas nuk tregonte aspak dėshirė pėr pajtim. Ajo e la ballkonin e para. Po shkonte pėr tek dhoma e saj. Me supe tė rėna nga pezmi; tė pjerrėt nga e drejta...

Ata supe qė u larguan ashtu ishin gjėja mė reale e gjithė asaj pasditeje, tė cilat qielli i jugut i sjell gabimisht pėr mirėkuptim njerėzor.


FUND






p.s:Tulipani flm
Pjese e gjate, nuk prodhon analiza grenxash, perfshirese per gra-burra-dashnore me pushime fundviti.
Gezuar!


Postuar nga Anemone datė 09 Janar 2010 - 18:48:

Kuckė

Kuckė nė dherat e mia,
Fuckė e mbledhur xhongėl
Gjongulit, moj gogėl helmėmbėl,
Llavė nėpėr urth e nė zėmbėr
Love nėpėr kurth’ e nė thėmbėr
Dobėsishė tė vjetra vrastare,
“Shkulmė!” the kaq herė mes shkulmash
T’epshit qė ēdo herė qe i fundit
Si thithja e cigares sė mbrame,
Lemzė e sprasme’ harresės,
Do tė shkul, o kuckė, nga dherat
Me kasmątė zemėrake tė rregullit,
Me dihatjet e mjegullės nė gojė,
Me kravatėn e munguar nė qafėn
Qė vampire pėr dreq dashuron,
Gijotina, gojėtina, venduza
Qė thithin limfė gjer nė tharje
Tė buzėve me muzėn e muzgut.
Do tė shkul sa pėr ah!-un e ēastit,
Ngashnjimin jetshkurtėr tė bastit,
Se veten e mashtroj duke prerė
Rrėnjėt e tua tė thella
Stėrfutur mijėra fijesh nė dherat
E mia stėrpleksur, moj kuckė.
Njė gėzim kusar vjen mė thotė
Nėn zė e mbi vesh, atje qoftė,
Qė rrėnjėt nėpėr dimrin qė vjen
Acar kėrcėllimash, nuk vdesin,
Por struken e s’duken, mbesin e presin
Pėr sythet pasardhės tė Jugės
Varur gjerdan nė Qafbotė
Njė gėzim firar vjen mė thotė.


Postuar nga Anemone datė 20 Janar 2010 - 23:12:

Eva Braun

Eva,
Vrapova drejt teje nė tjetėr jetė,
Rruga mbushur pellgje
Stėrpikte baltė tė vjetėr
Me lajme tė hinjtė fronti
Dhe duhan tė hidhėt
Nga lagėshtia,
Kėpucėt futėn ujė
Si zemra,
Ftohma njomi
Shkarpat e kraharorit
Qė s’merrnin dot flakė
(Si Rajhshtagu),
Mushkrimardhur
Doja tė thėrrisja,
Mos!
Mustaqe karizme
Pėrqafonin qimet e tua pubike
Mėndafsh
Prej 18 vjeēareje,
Doja t’arrija para teje,
E sidomos para “atij” me sy plumbi,
Me hipnozė tė keqe,
Fatale,
Doja tė tregoja
Anėn tjetėr tė burrave,
Lumturitė e grave me burra kėrkushi
Qė nuk pushtojnė botėn,
Pushtojnė vetėm dy hemisferat e vitheve
Tė gruas
Me dorė tė hekurt,
Pushtet absolut,
Nė operacionet “Barbarosa” tė shtretėrve,
Hakmerren pėr gjithė Napoleonėt e mėparshėm
Qė (medet!) triumfuan mbi lėndinat e trupit tė gruas,
Burra qė s’pijnė nikotibina,
Por bėjnė seks dy herė nė natė
Si me kėshillė farmacisti,
Para gjumit
Dhe pas tij
Nė mėngjesin e mpirė
Nga ėndrrat e zbrazėta qė shihen gjithnjė pranė njė femre,
Doja tė tregoja ē’ėshtė vdekja
Joheroike
Nė hendeqet e tua,
Transhetė e frontit tėnd -
Your sex über alles!
Duke thirrur.
Sepse burrat mund tė jenė edhe gėzime tė thjeshtė,
O Eva!


Postuar nga shelgu datė 21 Janar 2010 - 03:18:

Bukur shume. Paska bagazh shume te mire leksikor dhe
njeh mire tekniken.

Nuk e di a do te zbukurohej dot me tej vargu po te punohej akoma apo do te humbiste kete shkelqim te eger e te virgjer qe ka. Ne fakt pamja e eger fsheh nje dore te stervitur mire dhe me siguri mjaft pune.
Ne njeren nga poezite shikoj nje futje mjeshtrore te aliteracionit, ashtu si rastesisht, duke luajtur me teknikat e fjaleve popullore.

PS Faje veri obsionet e kopjebe e Boldit perse mbari pash Zotin se kush rri e kopjon tek ajo kutija qe del. Sigurisht nese behet pa u lodhur ti se mezi te kemi aman.


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2010 - 11:13:

Nqs perdor Explorer dhe aktivizon formatimin automatik mund te vesh BOLD me kollaj.

Per tani jemi me karroca dore, nuk kemi makineri korrje shirje.


Postuar nga shelgu datė 21 Janar 2010 - 14:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Nqs perdor Explorer dhe aktivizon formatimin automatik mund te vesh BOLD me kollaj.

Per tani jemi me karroca dore, nuk kemi makineri korrje shirje.



Te ka merzitur rajmondi qe e ben ylber me duket, po leri keto se e gjen ti po te duash edhe kombajnen


Bizhu tė mardhura
Si hirushe tė braktisura,
Ndėrsa ēiftet zhvishen duke u zvragur drejt shtretėrve


Fjalet te gjitha jane te perdorura me pare, te perdorura shume, si gure kalldremi, por kombinimi i tyre eshte mjeshteror.

Bravo Shkelqo


Postuar nga Fajtori datė 22 Janar 2010 - 19:29:

Dentistja e repartit N

Tufa “rrulėsh” dhe “dautėsh”
me flokė dhe gėzime tė qethur zero
kullosin barin zmeril tė repartit,
trėndelinė ushtarake, gjemba me yje,
lule me emrin "ēorap ushtari".
Feromonet mpiksur mbi ēaēkat e rruara
nė vend tė koreve tė plagėve tė luftės,
pece viskoze, konserva kallosh,
gishtat sardele nė vaj si llucė
kėmbėsh me djersė kambalesh, kėpucėsh…

Dera mjerane e repartit N,
metastaza ndryshku, oksidesh kuqse…
Menisqe tė sėmurė menteshash kuitėse,
oficerė xanxarė me pluhur dhe huqe,
qė iknin zėngjirur nga urdhrat e ēmendur
tė gurmazit fosil tė ditės absurde,
kthenin nė qytezėn dudume N,
me shtėpitė rizoma tė patate-kazermės,
me numur N, nė rrugėn N,
ku i prisnin gratė me hormonet bėrė lėmsh,
me fytyra dhe speca tė skuqura
nga vaji,
gra qė po i quaj N pa pėrjashtim,
thjesht pėr arsye sekreti ushtarak.


Postuar nga Fajtori datė 22 Janar 2010 - 19:46:

Klinikisht liber

Kallogjer i shpėrfillur,
I mbetur kėrcu,
Tė pakonsumuar
Kapitujt e fundit,
Paragrafėt djegur
Pėr vėmendjen e syve tė tu,
Si pėr vizitorin nga qyteti
Virgjėreshat hazėr tė katundit.

E internoi amvisa,
E pėrzuri, e dėboi, e zhvendosi,
Shkonte keq me vazot,
Qeder e bezdi komodine,
Nė punė nuk hynte
Se s’tregonte si, pėr shembull, zihet kosi,
E nuk kish njė ēikė porn e as shalė,
Siē nuk ishte as libėr kuzhine.

Nė Siberinė e shtėpisė
Dera ju mbyll e kapakėt.
O kohė antilibėr, e ju
O zakonet e gjatė antishkronja….
Tė pėgėra mizash
Mbi portretet e amullisė sė vakėt,
Amvisa pėrtace dhe pleshta
Qė ndėrzejnė me epsh xixėllonja……

Si martesa juridike tė pakonsumuar
Kapitujt e fundit,
Virgjėreshė me PMS
Domeni i Dijes – himeni paprekur…
Ndėrsa Kara-Padija,
Rruspia me nam e katundit,
Mbarset me monstra,
Ēudėr dhe shtatanikė tė vdekur…

Asfiksi-lėnguar, fletėzverdhur nga terri i hijes,
Paē fatin e kurvės, o libėr, paē fatin me ton tė padijes…


Postuar nga Anemone datė 22 Janar 2010 - 19:49:

Re: Dentistja e repartit N

Dentistja nuk ish sekret ushtarak,
nuk ishte N,
ish Vjollca,
belholla,
nga ato gocat qė “gjėmoheshin koma-komės”,
kur dilnin nga gjimnazi,
kur dilnin nga shkolla:
O Vjollce, o Vjollce!
O goce, o goce!
A ka mundėsi nji minut-e?….
A ka mundėsi njė jetė po munde?…..
O Vjollca….

Problemet me zmaltin,
me dhėmbėt shpellorė,
fermentues me gracka
stomatologjike,
befas u bėnė
si revolucioni,
jo mė njė dėshirė ,
por njė ēėshtje dite…..

Rradhėt e ushtarėve te dentaria -
profilaksi e paparė shqiptare.
Dhėmbi mė ftoh
kur ha akullore…..
Dhėmbi do krimbet,
do dali dore
….. si mollėt nė kraharuar…. o doktoresha… shpėtimtare,
o profilaksi e paparė shqiptare!

Nuk dihej
a e shihte furtunėn hormonale
dentistja,
mbase po,
mbase jo,
mbase dhe po dhe jo,
por zmaltin rregullonte
Vjollca doktoresha,
dhe ushtarėve gjithsesi
u ndreqej buzėqeshja.

Ushtarėt u bėnė Magelanė
mbi hartat detare tė brekėve tė tyre,
me kontinentet e spermės si kėrc lėtyre,
drejt tokės sė panjohur dhe tė papremtuar,
prandaj dhe zjarmisht aq tė dėshiruar…..
Vjollca u ngul nė trutė e repartit
si thumbi migjenian
mė thellė se amalgamet
qė mbushnin dhėmballėt,
Vjollcėn e kishin nė gojė
mirėfilli nė ēdo moment,
nė ēdo buzėqeshje ushtarėt
me zmalt kovalent…

Vjollca, mundim ėndrrash
nė krevate marinarėsh……

“O Vjollca, ku je mi!
Na duhesh prapė!
Rregullona gojėt, Vjollca!
Gojėt e qelbura.
Piramida dhėmbėsh tė ngremė nė shkretėtira nofullash.
Na bėj me buzėqeshje, me fytyrė, me zė,
O Vjollca dentistja, o e bukura e repartit N!”



Postuar nga Fajtori datė 13 Shkurt 2010 - 14:24:

Akłs

(Pelham Bay blues)


Dy vjet pa shi, e thatė
Si fyt beduini kjo rrugė Bronksi,
Fryn erė nga Gana dhe Guomi
Vap’ e tėrė botės
Shtypet nėn shinat fluturuese tė linjės 6,
Oaze s’ka, por pres
Nga rėra trotuarit t’ja behi pak blues,
Tė ndesh afrikanen Akłs,
T’i pėrplasim kulturat
Pėr hir tė Huntingtonit,
Qytetėrimi im i verbėr
Tė bėjė tangon e shikimeve
Me lulebajamet e saj
Pėr hatėr t’Al Paēinos;
Filozofike xhungla
E flokėve
I harliset, bimėsi e huaj
Qė dua t’ia shpleks
Me gishtat ngjitės.
Intrigė ideologjia
E gjinjve,
Dėshmi
Qytetėrimesh tė lashtė,
Dy piramida qė fundin total
Parathonė nė maja!
Jam militant, Akłs,
Politizuar gjer nė thonj,
Fetish
Obelisku i bardhė i kultit tim tė errėt
Ngritur,
Dėshmi arkeologjike
E qytetėrimit tim tė babėzitur
Qė duhet pėrplasur me ēdo kusht
Sipas librave tė shenjtė postmodernė,
Le t’bėjmė pak histori pra, Akłs,
Nė Pelham Bay – e ē’kish mė shumė Koloseumi dhe Moulin Rouge
Se kjo rrugė e thatė me restorante mikse “Sushi & Enchillada”?
Gjeneral Tso dhe Emiliano Zapata,
Guom-in-dang! nė lėng soje
Dhe borde dalėboje,
Pluhur tebeshiri,
Qė premton kėngė katrore gjinkallash
Nėpėr vapė,
Mesditė pafund,
L(b)yrse,
Ku perdet damask duhet tė mbyllen
Pėr shkak tė vrimės
Sė ozonit,
E me lėng soje duhet tė lyhemi,
Akłs,
Kundėr diellit tė kripur.
Perla djerse dhe kultura e lagėt
Pa fshirė
Nė sqetulla dhe gushė
Do fėrkohen
Pas pėrplasjes,
Veē pellgjet e tharė me skelete likenesh
Nuk stėrpikin,
Shkel pa droje mbi mua
Tė bėhemi pis dhe tė murrmė,
Gjithė gjurmė
Kėrcet, lėkurat,
Kėrcinjtė, kulturat,
Jam kamikaz i njė dogme tė vjetėr,
Pėr kombin tim
TNT do tė thotė eksploziv,
Nuk ėsht’ stacion televiziv,
Gjoksi m’shpėrthen nga gradientėt e drunjtė
Tė pathosit,
Kam shenjė pigmenti tė kundėrt me ty,
Prandaj tėrhiqem
Magnetik,
I ngarkuar,
Ksaj rruge tė thatė n’Pelham Bej,
Plot sharm (el sheik) shkretėtire,
Ku vegimi yt
Me erėrat e Ganės
Ngatėrrohet
E vallėzon spirale…


Postuar nga Anemone datė 22 Shkurt 2010 - 16:18:

Mall kontrabandė

Zgjim i qullėt
me emrin tėnd
qė supozohet
tė mos e mendoj.
Kovė e vrarė
nė gurėt e lagėsht
tė pusit tim
ngritur nga ēikrik me litarė dėshirash
e ankim tė ndryshkur,
me ty mbushur,
ujė i rėndė (top secret)…..
….e zbraz ujėv-r-arė
nė honin pėrpirės
korpus deliktin implikues
me shpresėn gėnjeshtare
se shpėtova prej tij
pa parė qė kapilarėt e mi
zėnė e thithin lart
ilegalisht,
si kontrabandistėt e regjur
mallin e ndaluar.


Postuar nga Anemone datė 23 Shkurt 2010 - 21:03:

Plumberiane

E ‘xeht n’dimėr,
E vakėt n’prill,
Ftof m’qershor,
Si dush dashnia.
Si ‘dush, mi, i thash,
Ti qeke ftof, ti.


Postuar nga Anemone datė 13 Mars 2010 - 01:15:

embriologji 2

ne nuk u deshėm, ne ishim
dy pika shiu rrėzuar nga e njėjta rč
dy bulėza vese nė sqetullėn e barit
tė rrallė nėpėr tundrėn me trishtim bizonėsh
dy kokrra fqinjė nė mashurkėn dimėrore
ndjesi pranie nė bishtajėn e kohės
nuk deshėm njėri-tjetrin, s’kishim si
tė zėnė siē qemė duke dash’ vetvehten
ish veē njė ngatėrresė, e di, dashuria
kur tjetrin pėr vehten e merrnim
nė pasqyrat e botės
u ēuditėm
mjaftonte veē pak simetri
dhe kėndet e duhur tė dėshirave
tė kundronim
unėt nė kuturisjet e marra tė tjetrit
kur na pik’ lektisja pėr njė ēik’ vetmi, e di
qė ndodh sa herė tė merr malli pėr veten
pasi ēmalleshim (me vetvehten) e ēliroheshim
nga zgjedha zgjedhimesh pėr-folje pėrkushtimesh
qemė gati pėr arratitė e radhės
nė korridoret e gjatė
me kuadrate latinė


Postuar nga AngelDevil datė 05 Prill 2010 - 14:12:

Qeliza terroriste

Ajo shkon pėr tė bėrė analizat mjekėsore tė rradhės. Rutinė e bezdisur, por e domosdoshme; a s’ėshtė e tillė ēdo bezdi, pėrderisa ekziston? Ėshtė njė vizitė si gjithė tė tjerat, prandaj e veēantė, me pritjen qė rėndon si koraca breshkėn, mė saktė si guacka kėrmillin, ndėrsa minutat rrėshqanore zvarriten mbi lėkurė. Minuta tė ligavecėve. Peltja e ajrit nė dhomėn e pritjes sė mjekut e mbėshtjell si pelerinė xhelatine teksa pret infermieren kasnece t’i thėrresė emrin si pėr vendimin e jurisė se gjyqit, pėrfundimin e analizės me logjikė tė verbėr. Dyshimi ėshtė gjėmb i egėr “posikuri”. Shpimi i tij ėshtė i sheshtė. Rrafsh tokmaku qė godet nėn lukth, lookun e vogėl, si goditjet e pėrpjekura nėn xham prej tė asfiksuarit me pėllėmbė prej plasteline.
Ėshtė kohė qelizash terroriste tė fjetura. Nėn gjoks. Dhe pėr paradoks, pėrcaktimi “terroriste” nuk ėshtė aq i tmerrshėm sa “tė fjetura”. I/e fjetur ėshtė tmerri i vėrtetė i kohės, pasi do tė thotė mundėsi pėr zgjim mė vonė. Tė qelizės. Dhe gjithė gėzimin e moszgjimit deri tani e zhvlerėson si aksionet fatkeqe tė bursave tė fundit. Mos u gėzo, o i gėzuar! Majat vetjake tė gazmimit thėrmohen e bėhen pluhur nė shkretėtirėn e Galtonit.

Trupi i saj ėshtė supershteti. Simetria e halleve i bėn njė, mishėrim tė njėri tjetrit, ashtu siē duhet tė jenė, me Platon, me traktat filozofik, me kontratė, si qytetare ideale, shtetase shembullore, shėmbėlltyrė e shoqėrisė. Me panikun shpėrndarė me dallgė limfe nė ēdo breg tė brendshėm. Tė dy, edhe shteti, edhe trupi i saj kanė frikė tė njėjtė: qelizėn e tmerrit. Dhe frika bashkon mė shumė se siguria, ashtu sikurse urrejtja bashkon mė fort se dashuria. Shteti kėrkon pagjumėsi, syēeltėsi ngjyrė portokalli, e cila priret tė skuqet. E gjelbra ishte aguridhe e sė kaluarės. Periudha e gjelbėr e pikasur e shtetit dhe e trupit kanė kaluar. Gjatė impresionizmit rinor.

Ajo ka kohė qė ėshtė bėrė indeks statistike. Nė vitin 2050, njė nė dy gra do jetė me qelizė tė zgjuar. Si luspė pėrbindshi ky pesėdhjetėpėrqindshi: njė gjysėm gote, njė thyesė qė s’bėn gjė tjetėr, veēse thyen kohėn pėrgjysėm, gjymton ditėt, i bėn tė paplota, si gota e pesimistit. Dhe ajo kalon nga mėngjese tė mbushura plot, nė mbrėmje tė zbrazta bosh, pėrmes purgatorit tė mesditave osmotike si kufiri ndarės i lėngut gjysmak.

Ajo ėshtė monedhė metalike qė do hidhet nė ajėr nga gishti i fatit. Kur tė bjerė e plagosur mbi tokė, nuk do ketė shumė rėndėsi nė ē’anė ra. Nga viset e saj, tė rėnin (nga plumbi) kishin zakonin “ta kthenin mbarė”. Me kokė lart. Kokapili jetėvdekės humbet misterin e rastėsisė. Gjithė ē’vlen filloi dhe vdiq te gishti i fatit qė tė hedh me nėnqeshje binomiale. Tė prerė me dysh. Di-kot-o-mike.

Revistat qė bamirės tė panjohur dhurojnė rregullisht, shpėrndarė rreth e rrotull nė dhomėn e pritjes sė mjekut, mendohet se ndihmojnė pėr harrim tė pėrkohshėm. Janė aleatet e saj qė kohėn e plagosur, tė prerė pėrgjysėm, ta vrasin me gjithsej. Pėrkohėsisht. T’ia gabojnė mendimin joshur nė rrugė tė huaja. Ja qenia dykokėshe Brenifer e llojit Homo tabloidus, sapo qenka shndėrruar nė Branxhelina. Lloj mė i evoluar. Njė hap i vogėl pėr Bredin, njė kėrcim gjigand pėr mushkonjėn. Il papparazzo pazzo kazzo. Qė shumė rimon con un’ ragazzo. E kish tė vjedhur prej RAI-t italishten, qė deti i Durrėsit ia flakte nė ranishte. Gjuhė leshterike italishtja. Ah, dhe natyrisht, sigurisht, vetkuptueshmėrisht, e pamungueshmja, e kudondodhura britnispiėrs, BS, akronimi ergonomik flokėverdhė pėr bullshit. Kėtė javė BS paskėsh rrėzuar pėrdhe 15 paundė dhe tė dashurin. Tishėrti dėften gjithēka. S’ka nevojė pėr me lexue, tri here kena me vrapue, po, po, po. Mbi dy kodrinat e buta lart valėzojnė fjalėt “dumped him”, kurse nė rrafshultėn e rruspuar tė barkut, stepė pa zogj, pėrrenj e fjalė, ndihet mungesa e atyre 15 paundėve tė mallkuar, sikletdhėnėset e pėrhershme pėr amerikanen e mesme nė moshė tė mesme nė zonėn e mesme pėrcaktuar nė mesoret e CRM-it. Miliona milje tredmillore nga paundet e rrėzuar nė luftėn gjimnastikore; do kishin zbuluar dhjetė Botė tė Reja. Trajnerėt bukuroshė, shpresė pėr pak ēmėrzi. Bėni dashuri se do ju hajė kanceri! Veē njė tru nordik mund tė prodhojė njė marri tė tillė. Margaret Theēer nė njė ditė tė ftohtė! Zaten prandaj s’qullosin gjė ata suedezėt! Hasta la vista, bebi! Paundėt e rrėzuar, armiku real qė sapo u vra dhe askush s’e ktheu mbarė, erdhėn nga karbohidratet diversive, me pabesi sheqeresh, hile akulloresh dhe dinakėri niseshterash tė rafinuara si mėkati. I rrėzuari tjetėr, i dashuri, ėshtė ornament pa prejardhje, pėr tė ka rėndėsi vetėm ēasti i rrėzimit, fiksuar nė kameran dixhitale tė duhur, s’ka rėndėsi as nga erdhi dhe as ku e si ra. Ai ėshtė gjithnjė nė rėnie, aty mbi tryezėn e sallės sė pritjes sė mjekut, ku ajo ka shkuar pėr tė bėrė analizat mjekėsore tė rradhės, me dyshimin e pėrhershėm se...


Postuar nga Fajtori datė 05 Prill 2010 - 14:25:

Ē'i ben fjaleve ky njeri. I vetmi shqiptar qe me kujton Aldo Busin.


Postuar nga AngelDevil datė 05 Prill 2010 - 14:30:

Speed limit

Kam idene qe i ngjan ne stil ti zogu ....

ja e nje tjeter

_____________________________________

Speed limit

Motori dhe rruga janė nė konflikt tė pėrhershėm si dy kunata gju’histra. Motori ėshtė mundėsia, dėshira hungėrritėse e bishės nėn kapak, fluturimi i mendimit. Rruga ėshtė e arsyeshmja e ftohtė, llogaritėsja gjeometrike e pabesisė, e kthesės sė padukshme, qė ve nė punė semaforėt e verbėr si shtetari i rrafinuar policėt avdallė. Pakti i tyre ėshtė, si ēdo kompromis, i pangjyrė, praktik, pa pathos: shpejtėsia e lejuar, qė nuk e kap pėr bishti as qyqari radar i rrugės. Ėshtė kapitullimi i fantazisė para establishmentit. Qė shpejtėsinė e vret nėpėr mokrat e marsheve, e burgos nė tė flamosurėn “kuti” - pse s’thua "qeli" mė mirė - tė shpejtėsisė.

Rrugėt tona janė monumente tė ngadhėnjimit tė javashllėkut, skena krimi ku aspirata pėr veēanėsi ndėshkohet brutalisht. Ul kokėn, ul marshin, ti antar i kopesė deri 100 km nė orė. Kėtij i themi civilizim. Standardizim. Klonim.
Tė vrasėsh shpejtėsinė ėshtė mėkat kozmik. Se shpejtėsia ėshtė hapėsirė dhe kohė, domethėnė materia qė lėviz. Shpejtėsia i ngėrthen kėto tė dyja, me nofulla koncepti si njė darė, me mbėrthim kozmogonik. Sa mė larg shkove se ai tjetri nė tė njėjtėn kohė? Kjo gjithnjė “ka ndarė njė dynja”. Nė njė hapsirė tė ngrirė e tė njėtrajtshme, natyrisht; se pėrndryshe, ēdo cm qė tė afron tė themi tek dashuri e zemrės, ėshtė sa 100 milje pėr nė asgjėkund! Por mė interesant ėshtė e anasjellta e shpejtėsisė. Sa sekonda pėrshkove pėr metėr, sa dekada pėr kilometra? Ngri kohėn dhe lundro nėpėr hapsirė. Sa herė keni bėrė jo mė shumė se 400-500 km dhe keni shkuar nė shekull tjetėr! Keni thėnė fjalėpėrfjalshėm qė kėtu qenkan 50 vjet pėrpara, ose atje ishte 50 vjet pas.

Ke grahur nė autobahnėn gjermanike? Pa limit shpejtėsie? Pa “gezhvindihkaitsbeshrenkung” - trok i vjetėr zanoresh e hingėllima vikinge tė mezishqiptueshme, kafaz e tigėr nė njė fjalė, tė vetmen qė magjia (David Koperfild) mėsoi nga bukuria (teutone Klaudia Shifer). A ke qėndruar dot nė korsinė e majtė pėr shumė kohė? Aty ėshtė Rodi, aty vozit. Ē’puls qė ka jeta nė atė aortė, pa kolesterol rregullash artificiale! Ke ndjerė shtypjen, padurimin, mllefin e Porsheve nga pas, qė turfullojnė, qė duan tė ecnin, por ti i pengon? Ja ēdo tė thotė tė bėhesh pengesė. Djathtas, djathtas, djathtas! Shkove shumė majtas. E teprove. Se bota ka Ferrari, Lamborghini, Bentley. Opeli yt i ngratė duhet ta dijė kėtė. Ai ndihet dikushi nė rrugėt me frerė kilometrikė, me zona tė virgjra tė spidometrit. Barazinė e imponuar e quan fitore. E keni menduar sa duhet ti urrejė kali frenat. Po Ferrari?

Motorėt e fuqishėm, nė rrugėt mesatariste, xheloze, si mjerimi migjenian, mirėfilli ndjejnė tradhėti.

Aty ku natyra vendos limitin e shpejtėsisė bėhet dritė. Aty ku e venė njerėzit, bėhet mėrzi dhe moral bajat. Bėhet tabelė rrugore dhe qitje. Lartmadhėrimi i shpejtėsisė ėshtė vėrtet njė monarki absolute, por qė pėrmban dialektikisht demokracinė mė tė paparė, qė 10 km i bėn njėsoj me 2 cm, apo 3 sekonda me 30 vjet! Demokracia mė e plotė do tė thotė monarki absolute mbi skllevėrit mė tė lirė!

Aty ku shpejtėsia bėhet sovrane, hapėsira tkurret dhe koha vazhdon pa mbarim. Pėrjetėsia merr kuptim. Dhe gjithė bota mbėshtillet njė grusht. Ndaj lumturinė tė dashuruarit e ndjejnė ashtu, nė grahje tė ēmendur. Nuk ėshtė vanitet, karshillėk ndaj kėrmijve tė ngadaltė me kritika vishtullore, breshkave qė evolucioni i harroi nėn koracat kockore tė moralit tė javashllėkut. Ėshtė dėshira pėr tė falur centimetra nga trupi nė kėmbim tė njė kohe mė tė gjatė sė bashku. Qė shkon deri nė vetflijim pėr pėrjetėsi. Aty ku bėhet dritė!


Postuar nga Fajtori datė 05 Prill 2010 - 14:39:

Re: Speed limit

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
Kam idene qe i ngjan ne stil ti zogu ....



Hahahah... Une si ngjaj dot per dy aresye. E para se Shkelqimi prodhon shume fjale te reja, dhe i fut ne ēaste intime. E dyta sepse ai shkruan per vete, nuk perkthen trurin per forum. Megjithate eshte nga nahia jone, shkruan gjera per brezin e ri, per ndryshime. Dhe i shkruan duke ēliruar trurin nga gjuhesite dhe perkatesite. Eshte rruge drejt nje te ardhmeje ky rob, mjafton ti hyhet, eshte anti-Sale, anti-Nano, anti-Lezhe, anti-katunar, anti-dhune, anti-tradite. Ne nje fare menyre eshte anti-shqiptar, pikerisht se eshte soj i ri shqiptari, qe nuk konfirmon traditen, por nderton te ardhmen.

U bona si kritik letrar, a pika mu.


Postuar nga AngelDevil datė 05 Prill 2010 - 14:43:

Re: Re: Speed limit

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


Hahahah... Une si ngjaj dot per dy aresye. E para se Shkelqimi prodhon shume fjale te reja, dhe i fut ne ēaste intime. E dyta sepse ai shkruan per vete, jo per te qene i kuptueshem. Megjithate eshte nga nahia jone, shkruan gjera per brezin e ri, per ndryshime. Dhe i shkruan duke ēliruar trurin nga gjuhesite dhe perkatesite. Eshte rruge drejt nje te ardhmeje ky rob, mjafton ti hyhet, eshte anti-Sale, anti-Nano, anti-Lezhe, anti-katunar, anti-dhune, anti-tradite. Ne nje fare menyre eshte anti-shqiptar, pikerisht se eshte soj i ri Shqiptari, qe nuk konfirmon traditen, por nderton te ardhmen.

U bona si kritik letrar, a pika mu.



Po te jap e une 2 arsye(dhe pse jane me shume) qe i ngjan ne STIL:

1. shkruan per vete, jo per te qene i kuptueshem ( KA KINEZ QE TE DESHIFRON TY )

2. JE anti-Sale, anti-Nano, anti-Lezhe, anti-katunar, anti-dhune, anti-tradite. PRA nje fare menyre eshte anti-shqiptar pikerisht se eshte soj i ri Shqiptari, qe nuk konfirmon traditen, por nderton te ardhmen (FIKS SI TY APO E KAM GABIM )


Postuar nga Fajtori datė 05 Prill 2010 - 14:46:

Speed Limit qenka spektakel.

Te jap une nje aresye pse jemi ndryshe:

Shkelqimi besoj i shkruan esell. Truri im do alkol te ēlirohet Si puna e asaj shprehjes "shoferi jone do raki qe te eci me shpejtesi". Ne teme jemi heee...


Postuar nga AngelDevil datė 05 Prill 2010 - 14:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Speed Limit qenka spektakel.

Te jap une nje aresye pse jemi ndryshe:

Shkelqimi besoj i shkruan esell. Truri im do alkol te ēlirohet Si puna e asaj shprehjes "shoferi jone do raki qe te eci me shpejtesi". Ne teme jemi heee...



ka Skraparli pa perqindje alkooli ne tru .... jo se besoj

prap njesoj jeni e pike

ika tani .... do postoj prap te kjo teme kur te kete shkrime te reja Shkelqua ...


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.