Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Dhjetė arsyet e ndjenjės sė lodhjes. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18311)


Postuar nga lule datė 16 Mars 2011 - 16:21:

Dhjetė arsyet e ndjenjės sė lodhjes.

Shkaku nr.1 :Gjumė i pamjaftueshėm

Kjo gjė ka efekte negative nė pėrqėndrim dhe shėndet. Pėr adultet ėshtė e nevojshme tė paktėn 7- 8 orė gjumė ēdo natė.

E rėndėsishme ėshtė vendosja e njė programi tė rregullt pėr gjumin.

Njė kėshillė e thjeshtė,largoni Laptopin,celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nėse kėto masa nuk sjellin ndonjė pėrmirėsim atėherė kėrkoni ndihmėn e mjekut specialist pėr ndonjė ērregullim tė gjumit.

Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit

Nė disa raste, njerėzit mendojnė se flenė mjaftueshėm, por ata nuk janė tė vetėdijshėm se disa episode tė apnesė kanė shoqėruar gjumin e tyre.

Apnea e gjumit ėshtė ndėrprerje e shkurt e procesit tė frymėmarrjes gjatė natės.
Edhe pse gjatė kėtij episodi dikush mund tė zgjohet pėr disa ēaste, ai nuk ėshtė nė dijeni tė kėtij fenomeni. Si rezultat gjumi ėshtė i deprimuar edhe pse koha e kaluar nė shtrat ėshtė relativisht e gjatė.

Prej masave tė thjeshta qė mund tė ndėrmirren pėr tė evituar ose tė paktėn reduktuar episodet e apnesė janė: rėnia nė peshė, lėnia e duhanit etj.

Shkaku nr.3 : ”Furnizim” i pamjaftueshėm

Ngrėnia e pakėt shkakton lodhje sikurse edhe ngrėnia e ushqimeve tė papėrshtatshme.
E rėndėsishme ėshtė marrja e njė diete tė balancuar duke plotėsuar kėrkesat e organizmit pėr glukozė pasi rėnia e nivelit tė glukozės nė gjak ėshtė shkaktar e ndjenjės sė dobėsisė apo lodhjes,ėshtė i domosdoshem konsumimi i pėrditshėm i vaktit tė mėngjesit si edhe plotėsimi i nevojave pėr glukozė e proteina nė ēdo vakt.

Ėshtė e pėlqyeshme tė konsumohen vakte tė vogla tė ndėrmjetme pėr tė mbajtur njė nivel bazik tė energjisė

Shkaku nr.4 : Anemia

Ėshtė njė nga shkaqet mė tė shpeshta tė dobėsisė tė gratė. Kjo vjen mė sė shumti nga humbja e gjakut menstrual qė shkakton njė deficit nė jonin e hekurit, gjė qė sjell njė ulje absolute tė rruazave tė kuqe qė shėrbejnė pėr transportin e oksigjenit nė inde.
Nė tė tilla raste ėshtė e rėndėsishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve tė pasura me hekur sikurse mishi, mėlēia, peshk, fasule, drithėra tė pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni

Depresioni nuk ėshtė thjesht njė ērregullim afektiv, por influencon edhe nė shumė simptoma fizike, si psh:lodhja,dhimbja ekokės, anoreksia.

Ndjesia e lodhjes dhe gjendja e rėndė psikologjike pėr mbi 2 javė duhet tė nxisė pėr njė konsultė me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi

Tiroideja ėshtė njė gjėndėr endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit.
Kur gjė ndra ka nėnfuksion, personi do tė ndjejė dobėsi, lodhje si edhe do tė fillojė tė shtojė nė peshė.

Nėse nėpėrmjet dozimit tė hormoneve tė tiroides vėrehen nivele tė ulėta, ėshtė i nevojshėm zėvendėsimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesė.

Kofeina nė doza tė reduktuara mund tė pėrmirėsojė koncentrimin dhe vigjilencėn.
Por kur konsumohet nė sasi tė madhe shkakton rritje tė ritmit tė zemrės, rritjen e presionit tė gjakut, nervozizėm, lodhje etj.

Zgjidhja ėshtė, reduktimi gradual i konsumit tė kafesė, ēajit, ēokollatės, dhe ēdo medikamenti qė pėrmban kofeinė. Lėnia e menjėherėshme e konsumit tė kėtyre produkteve mund tė shkaktojė simptoma tė tėrheqjes (abstinencės) dhe rritje tė ndjenjės sė lodhjes.

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehtaurinare

Shpesh herė simptoma e vetme e njė infeksioni urinar ėshtė lodhja. Bėrja e njė testi urinar konfirmon infeksionin.

Me pėrdorimin e antibiotikėve zakonisht fashitet edhe lodhja.

Shkaku nr.9: Diabeti

Tek diabetikėt, edhe pse konsumimi i ushqimit ėshtė i mjaftueshėm glukoza nuk arrin deri nė brendėsi tė qelizės ku do tė konvertohet nė energji, dhe kėshtu organizmi do ndjejė lodhje dhe dobėsi. Nėse ndjesia e lodhjes persiston nė mėnyrė tė pashpjegueshme , ėshtė e arsyeshme dozimi i glukozės nė gjak.

Nė trajtimin e diabetit pėrfshihet:ndryshimi i stilit tė jetesės, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinė etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi

Lodhja mund tė jetė shenja e parė e dehidrimit.
I rekomandueshėm ėshtė konsumimi i tė paktėn 2 gotave ujė nė orė sidomos gjatė stinės sė nxehtė ose gjatė njė aktiviteti fizik.

Mjeku.24


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.