Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Duhani dhe Alkoli (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1900)


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 19:59:

Duhani dhe Alkoli

Duhani dhe dėmet


Duhani gjatė djegjes ēliron 4 mijė lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjės kryesor pėr vrasėsin nga duhani dhe dėmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv, qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, ato qė influencohen apo rėndohen prej tij, ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqėndrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn “epidemi” tė kancerit tė mushkrive, sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol parėsor nė vdekshmėrinė, por rreziku prej tij, ėshtė rritur ēdo 10-vjeēar me rritjen e pėrdorimit tė tij prej femrave. Ėshtė vėrtetuar se pėr ēdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirėsit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit ėshtė rreth 50-60 vjeēe dhe prej saj njeriu mund tė pėrfundojė edhe nė njė ndėrhyrje tė mundshme kirurgjike. Por, siē e thamė edhe mė sipėr duhani shkakton njė listė tė gjatė dėmesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Personat, qė kur gdhihen nė mėngjes, puna e parė qė bėjnė fillojnė tė kolliten dhe nxjerrin nga goja gėlbazė nė sasira mesatare. Te personat qė nuk pijnė duhan mushkėritė me anė tė sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetėpastrohet gjatė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkritė nuk janė nė gjendje ta nxjerrin gėlbazėn. Janė kėta persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, dėmet mė tė mėdha shkaktohen nė sistemin kardiovaskular tė gjakut.
Duhani mbahet si njė nga faktorėt kryesorė nė dėmet Arteriosklerotike tė vazove (ngushtimi i enėve tė gjakut) qė nė vetvete shkakton sėmundje iskemike tė zemrės, infraktin e zemrės dėmtimin e sistemit nervor, si dhe tė shumė organeve tė tjera. Ėshtė vėrtetuar se sėmundjet iskemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė, tek ata qė nuk pijnė duhan dhe 7.4 mijė tek ata qė pijnė duhan. Tek ata qė pijnė 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepėrt i duhanit shton rrezikun pėr vdekje tė papritur. Monooksidi i duhanit, njė nga pėrbėrėsit e tymit, pakėson oksigjenin nė gjak, ndėrkohė qė nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit shton punėn e zemrės dhe tė dyja shpėtojnė formimin e trombit (mpiksje gjaku) qė ngushton dhe bllokon anėt e gjoksit. Ata qė janė konsumatorė tė duhanit, referojnė qė e kanė tė pamundur pėr ta lėnė atė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit zėvendėson Acetin-Klinėn, njė pėrbėrės qė ka rolin pėrcjellės tė impulsit nervor nė sinops (pjesė e sistemit nervor qendror dhe atij periferik). Organizmit, pas lėnjes sė duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e duhur tė Acetil-Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsve i ėshtė stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma mė e vogėl, kanė pėrgjumėsi etj. Por, tė gjitha kėto vėshtirėsi kalohen me pak vullnet dhe kėmbėngulje .
Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēeranin e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2,7 herė rreziku pėr kancer-stomakun.

Alkoli dhe dėmet

Pėrveē duhanit njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė sistemit nervor qendror. Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hapatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit ėshtė ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qė pėrmban pije dehėse), ndėrsa pėrdorimi 100-150 gr. alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.
Nga ana tjetėr ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėzit qė pijnė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė as gjė papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike, ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ja vėnė veshin, por bukur mirė ata bėjnė puthjen e parė me vdekjen.
Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimeve pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime, ndėrsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet jep nė mėnyrė tė sigurt dėmtime tė pankreasit. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankretit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn sistemin nervor qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme, apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por, dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Ėshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdoruesit kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (shizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 20:04:

Lufta kunder kėtyre veseve


Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundra tyre, nxjerr ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike, apo pėr mos pėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė Botrore kundra duhanit, siē ėshtė ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ē`ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Duhani dhe alkooli nuk janė tė dėmshėm pėr shėndetin e pėrdoruesve, por edhe pėr xhepin e tyre. E sa shpenzohen para nė duhan e alkool? Gjithashtu, duhanpirėsit i bėjnė dėm edhe personave qė gjenden rreth tyre. Bashkshortja e njė duhanpirėsi ėshtė 30% mė e rrezikuar pėr kancer se ajo, e vetė njė duhanpirėsi etj. Ndėrsa, femrat janė mė tė predispozuara qė t`u dėmtohen kordat zanore nga pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thėnė shkurt iu trashet zėri. Kohėve tė fundit ėshtė lansuar edhe bari amerikan kundėr duhanit. Sipas hulumtimeve, me ndihmėn e kėtij preparati gjysma e duhanxhinjėve do tė kenė sukses nė ndėrprerjen e duhanit, ndėrsa njė e treta e tyre nuk do ti kthehen brenda njė viti. Kuptohet se, duhet pasur parasysh se ai ėshtė vetėm barė, por jo ēudi. Pėr lėnien e kėtyre dy veseve (duhanit dhe alkoolit) do t`iu ndihmojė vetėm ajo nėse jeni absolutisht tė sigurtė se kėto dy vese, do t`i takojnė sė kaluarės.


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 20:10:

Prodhuesi mė i madh nė botė i cigareve "Marlboro", shet cigare me sasi tė dyfishtė tė materjes kancerogjene Nitrosamina (TSNAs), se sa prodhuesit tjerė tė cigareve. Testet e qendrės Amerikane pėr preventivė dhe kontrollė tė sėmundjeve treguan se cigaret e kėtij prodhuesi Amerikan pėrmbajnė sasi dy herė mė shumė tė Nitrosaminės nė mė shumė se 10 shtete duke pėrfshirė Japoninė dhe Gjermaninė. Shumica e shkenctarėve thonė se ebde nuk ėshtė vėrtetuar se sasia a shtuar e TSNAs rrit mundėsinė e sėmundjes sė kancerit nė mushkėri


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 20:40:

Pirja e duhanit mė e dėmshme pėr femrat se sa pėr meshkujt. Disa shkenctarėt Danez konstatuan se vetėm edhe pirja e tri cigareve nė ditė mund tė rrisė rrezikun nga infarkti. Pėr gratė tė cilat pijnė mė shumė se 25 cigare nė ditė, rreziku nga vdekja e hershme ėshtė katėr herė mė i madh se sa ato gratė qė nuk e pijnė duhanin. Ky rrezik tek meshkujt ėshtė dy herė e gjysmė mė i madh. Duhani pėrmban supstanca tė cilat dėmtojnė hormonet Estrogjene, e cila mbron nga sėmundjet e zemrės dhe enėve tė gjakut. Rreziku mund tė parandalohet vetėm me ndėrprerjen e duhanit.


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 20:42:

Studime tė reja tregojnė se ngjitėset me nikotinė qė mbahen nė trup pėr tė luftuar vesin e pirjes sė duhanit mund tė jenė tė dėmshme nėse pėrdoren pėr njė periudhė tė gjatė kohe. Studimi u botua nė Revistėn Nature Medicine dhe thekson se sasitė e larta tė nikotinės stimulojnė shtimin e enėve tė gjakut qė mund tė kenė efekt pozitiv pėr pacientėt qė vuajnė nga probleme tė qarkullimit tė gjakut. Por raporti paralajmėron se pasojė e ngjitėseve me nikotinė mund tė jenė edhe shtimi i tumoreve kanceroze, si dhe i pllakės qė bllokon enėt e gjakut. Shkencėtarėt amerikanė qė zhvilluan kėtė studim thonė se njerėzit qė pėrdorin ngjitėse me nikotinė pėr tė luftuar vesin e duhanit, duhet t’i pėrdorin kėto ngjitėse vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe.


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 20:55:

Ēfarė ndryshimesh ndodhin tek ata, qė braktisin duhanin

» Shtohet oreksi.

» Funksionon mė mirė sistemi i tretjes dhe nuk do tė vuani mė nga pagjumsia.

» Gjumi do tė jetė i thellė dhe i qetė.

» Do tė zvogėlohet rreziku i infeksioneve.

» Do tė pakėsohet lodhja.

» Do tė zvogėlohet ngarkesa e mushkėrive.

» Do tė shtohet aftėsia dhe fuqia pėr punė.

» Do tė marrė fund dėmi qė shkaktoni familjes dhe shoqėrisė.

» Do tė shtohet aftėsia e tė parit.

» Do tė rriten energjitė.

» Do tė pakėsohet dėshira pėr tė pirė pije alkoolike.

» Do tė keni njė botė shpirtėrore tė qetė.

» S`do tė mbajė mė erė tė keqe goja juaj.

» Do tė pakėsohet rreziku i sėmundjes sė kancerit tė mushkrive.

» Do tė ngadalsohet procesi i plakjes.

» Do tė shtohet hareja.


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 20:58:

Permbledhje ne lidhje me demet e duhanit

Pasojat e dėmshme tek gratė qė pinė duhan janė 3 herė mė tė shumta, sesa te ato tė cilat nuk e pinė atė.

Duhani ėshtė shkaktari kryesor i shumė sėmundjeve tė rrezikshme.

Shterpėsia tek gratė qė pinė duhan ėshtė 10 herė mė lartė, se tek ato tė cilat nuk pinė.

Pirja e duhanit gjatė periudhės sė ushqimit tė fėmijės me gji, ndikon qė edhe fėmija tė pijė duhan kur tė rritet.

Ngushtimi i enėve tė gjakut, nė shumicėn e rasteve, ėshtė pasoja e pirjes sė duhanit.

Kur gruaja shtatėzėnė pi duhan, ngadalėsohet zhvillimi dhe fėmija lind nėn peshėn e duhur.

Qelizat e shumimit tek meshkujt qė pinė duhan dėmtohet dhe rritet rreth 31% rreziku i kancerit.

Shkaku kryesor i tensionit tė lartė ėshtė pėrdorimi i duhanit.


Postuar nga lorie datė 29 Gusht 2003 - 21:12:

Thumbs up

shume informacion i lezetshem bucs.disa ishin te reja qe s'i dija.


Postuar nga roke datė 29 Gusht 2003 - 21:16:

hiiiiii

Sa mire lorie qe interesohesh per duhanin dhe alkolin.Te thashe qe hashashi te ben dem.hiiiiiiiii


Postuar nga BUCS datė 29 Gusht 2003 - 21:21:

Dicka per hashashin

Kėrkimet qė janė bėrė nė Madrid bėjnė tė ditur se ata kanė shkatėrruar njė tumor tė pashėrueshėm nė eksperiment duke pėrdorur kanabis. Malignant gliomas, njė kancer i cili shpejtė mbytė tani pėr tani nuk ka ndonjė trajtim mjekėsor tė sukseshėm. Marihuana ka njė efekt dramatik, duke i shkatėrruar tumorėt qė janė mjekuar pėr njė periodė prej shtatė ditėve. Njė ekip i drejtuar nga Dr. Manuel Guzman nga Universiteti i Madridit tha: " Kėto rezultate mund tė pėrmbajnė hapat e parė pėr njė trajtim tė ri mjekėsorė pėr disa kancerė".


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.