Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Komuniteti Europian ... Cfare eshte?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2776)


Postuar nga Klodel datė 15 Shtator 2003 - 11:28:

dicka me plotesuese per kete teme

U bė kohė qė tema e integrimit nė Bashkimin Evropian, hapja e negociatave pėr Asociim Stabilizimin, ka qenė nė qendėr tė vėmendjes si tė qeveritarėve, politikanėve ashtu dhe mediave. Por sa di publiku shqiptar pėr kėtė organizatė? Ēdo tė thotė tė integrohemi, ēfarė na pret nė kėtė proces, cilat janė tė mirat dhe vėshtirėsitė e tij? Ėshtė Bashkimi Evropian pėr shqiptarėt thjesht njė vizė Shengen pėr tė emigruar, apo ėshtė diēka mė shumė?
Tė flasėsh pėr Bashkimin Evropian ėshtė pak e vėshtirė pasi ėshtė njė organizatė shumė komplekse, dhe e veēantė nė llojin e saj, megjithatė do pėrpiqem tė bėj njė hyrje tė shkurtėr nė historinė e integrimit evropian.

Si lindi ideja e integrimit?

Idetė pėr tė bashkuar Evropėn u shfaqėn pėr herė tė parė nė shekullin e 14, ndėrsa gjatė shekujve tė mėvonshėm u shfaqėn plane konkrete pėr bashkimin e shteteve evropiane dhe pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr popullsinė e kontinentit evropian. Megjithatė tė gjitha kėto pėrpjekje mbetėn tė parealizuara pėr njė kohė tė gjatė, derisa tragjedia e Luftės sė Parė Botėrore, e cila preku kryesisht kontinentin e vjetėr nė njė shkallė tė paimagjinuar deri nė atė kohė, i dha njė impuls tė fuqishėm. Besimi nė domosdoshmėrinė e mėnjanimit tė pėrsėritjes sė njė katastrofe tė kėsaj shkalle u bė terren i pėrshtatshėm pėr rrymat qė mbėshtetnin idenė e integrimit tė tė gjitha shteteve evropiane ( shpesh nė bazė tė principit federalist tė krijimit tė Shteteve tė Bashkuara tė Evropės nėn shembullin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės). Shprehje e kėtyre mendimeve u bė libri “Pan-Evropa” i kontit Richard Coudenhove- Kalergit, publikuar nė 1923, nėn kryesinė e tė cilit mbėshtetėsit e bashkimit tė Evropės krijuan lėvizjen pan evropiane, e cila propogandonte Federatėn evropiane.
Ministri i jashtėm francez i asaj kohe Briand, e zhvilloi mė tej kėtė ide nė mbledhjen e Lidhjes sė Kombeve nė tetor tė 1929 duke dalė me thirrjen pėr krijimin e Unionit panevropian, i cili nuk do ishte vetėm aleancė ekonomike, por edhe njė federatė politike dhe sociale e shteteve evropiane. Motivi ekonomik i Briand ishte heqja e barrierave doganore dhe forcimin e pozitės sė evropės nė tregun botėror dhe pėrballimit tė tarifave tė larta doganore tė SHBA. Ky motiv ekonomik u pėrforcua edhe nga motivi politik qė sistemi i atėhershėm i sigurisė nė Evropė ishte i pamjaftueshėm dhe krijimi i marrėdhėnieve mė tė forta dhe mė efektive mes shteteve evropiane do tė forconte sistemin e lėkundur tė Versajės (sistemin e krijuar nė bazė tė marrėveshjeve tė paqes pas pėrfundimit tė luftės sė parė botėrore).
Memorandumi i Pan-Evropės i pėrgatitur nga Ministri i jashtėm francez Briand, qė iu paraqit 27 shteteve evropiane, pėrbėnte planin e parė konkret pėr integrimin e Evropės nė bazė tė principit federalist. Por pėrkeqėsimi i situatės ekonomike tė shteteve evropiane pėr shkak tė fillimit tė krizės ekonomike botėrore, si dhe kundėrshtimet politike, penguan realizimin e kėtyre projekteve.

Integrimi evropian ėshtė produkt i situatės e cila lindi pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kishte shumė faktorė qė influencuan kėtė proces. Sė pari eksperienca tepėr tragjike e luftės shkatėrrimtare, frika e rikthimit tė konfliktit tė armatosur nė Evropė, mėsimi nga luftėrat dhe pėrpjekjet pėr tė krijuar njėherė e pėrgjithmonė njė kontinent tė paqes, duke hequr dorė nga lufta si mėnyrė e zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve mes shteteve evropiane, kėrcėnimi serioz ushtarak dhe ideologjik i bllokut sovjetik pėr demokracitė evropiane qė ēonte nė nevojėn e veprimeve tė pėrbashkėta. Grushti i shtetit i Pragės nė 1948, Bllokada e Berlinit, ndarja e mėpasshme e Gjermanisė nė dy shtete e rritėn mė tej tensionin. Me nėnshkrimin e paktit atllantik me Shtetet e Bashkuara nė 1949, Evropa perėndimore hodhi bazat e sigurisė kolektive. Megjithatė rritja e kėrcėnimeve nga Kremlini kontribuoi nė krijimin e klimės sė frikės sė pėrhershme tė quajtur Lufta e Ftohtė.
Rimėkėmbja e ekonomisė gjermane ishte problemi kryesor, pasi pa tė rimėkėmbja e ekonomisė sė Evropės ishte e pamundur. Shtetet e Bashkuara donin rimėkėmbjen sa mė tė shpejtė tė vendit qė qėndronte nė zemėr tė ndarjes sė kontinentit dhe kishin hedhur edhe idenė e riarmatimit tė fuqisė sė mundur nė luftė. Diplomacia franceze ishte e ndarė nga dilemat. Pėrveē kėsaj ekonomia evropiane, sidomos industria e celikut dukej te pėrjetonte njė krizė tė rėndė. Zgjidhja e kėtyre problemeve kėrkonte njė rrugė tjetėr pėrveē asaj tradicionale diplomatike. Tė gjithė ishin tė ndėrgjegjshėm se e vetmja rrugėdalje llogjike ishte bashkėpunimi i ngushtė mes shteteve evropiane, por mbetej e hapur mėnyra se si mund tė realizohej ky bashkėpunim.

Po cilat ishin drejtimet teorike qė influencuan integrimin evropian?

Dy drejtimet kryesore qė i dhanė impuls dhe formė integrimit evropian ishin Federalizmi dhe Funkcionalizmi.
Projekti i bashkimit tė Evropės nėpėrmjet krijimit tė sistemit federal tė shteteve evropiane, me parlament dhe qeveri tė pėrbashkėt kishte shumė mbėshtetės nė vitet e para pas luftės. Kėshtu tema e Shteteve tė Bashkuara tė Evropės u rishfaq nė fjalimin e politikanit Winston Churchill nė 19 tetor 1946 nė Zyrich.
Por nė vitet 50 u pa qė ky projekt ishte i papėrhstatshėm. Shtetet Evropiane nuk ishin tė gatshme t’ia delegonin tė drejtėn pėr tė vendosur pėr ēėshtjet e politikės sė brendshme dhe tė jashtme, njė organizmi evropian qė do qėndronte mbi shtetet e veēanta. Me lindjen e Organizatės pėr Bashkėpunimin Ekonomik Evropian me qėllim koordinimin e realizimit tė planit “Marshall” pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Evropės sė shkatėrruar nga lufta, lindi ideja qė mė shumė se integrimi tėrėsor politik, tė cilin shumė qeveri nuk do ishin tė gatshme ta pranonin, njė mėnyrė mė interesante do tė rruga e hapave tė veēantė tė integrimit nė fushėn ekonomike. Kėshtu shumė tėrheqės dhe i pranueshėm u tregua tė jetė programi i bashkėpunimit ekonomik dhe tregtar, i cili premtonte pėrfitim tė madh pėr tė gjitha shtetet pjesėmarrėse.
Altiero Spinelli, federalisti italian dhe Jean Monnet, njeriu qė inspiroi planin Schuman, i cili ēoi nė krijimin e Bashkėsisė Evropiane tė Qymyrit dhe Ēelikut (European Coal and Steel Community) nė 1951, ishin mbėshtetėsit mė tė shquar tė dy qėndrimeve: federaliste dhe funkcionaliste, tė cilat i dhanė formė integrimit evropian. Funksionalizmi nė ndryshim nga federalizmi qė ishte pėr delegimin e menjėhershėm tė sovranitetit nga niveli kombėtar nė nivelin komunitar, kishte nė thelb transferimin gradual tė sovranitetit nga niveli kombėtar nė atė komunitar, duke integruar nė fillim fushėn ekonomike. Shprehje zyrtare e kėtij qėndrimi ishte deklarata e qeverisė franceze e vitit 1950 e quajtur si deklarata e Schumanit, Ministrit tė jashtėm Francez, nė tė cilėn pėrmbahej projekti pėr krijimin e njė organizate e cila nė vend tė shteteve tė veēanta anėtare do tė koordinonte dhe do tė mbikqyrte industrinė e qymyrit dhe ēelikut, tė (ashtuquajturat industri tė luftės).
“ …. Nė mėnyrė qė paqes t’i jepet njė mundėsi, duhet nė rradhė tė parė tė ketė njė Evropė. Gati 5 vjet qė nga dita e kapitullimit pa kushte tė Gjermanisė, Franca po merr njė hap vendimtar drejt ndėrtimit tė Evropės dhe duke e angazhuar edhe Gjermaninė nė kėtė ndėrmarrje….” deklaroi Schuman.

ESCS guri i parė i ndėrtesės evropiane

Franca i dha dorėn Gjermanisė pėr tė marrė pjesė si partner i barabartė nė njė entitet tė ri, sė pari nė manaxhimin e pėrbashkėt tė industrisė sė qymyrit dhe ēelikut tė dy vendeve, por qė nė njė nivel mė tė gjerė tė hidhnin gurin e parė tė federatės Evropiane.
Nė 18 prill tė 1951 u nėnshkrua Marrėveshja e Parisit, e cila themeloi Bashkėsinė Evropiane tė Qymyrit dhe Ēelikut, (ESCS) pėr 50 vjet nga gjashtė shtete themeluese, Franca, Republika Federale Gjermane, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Belgjika ( tre tė fundit nėn termin Benelux), shtete qė kishin interesa tė drejtpėrdrejta ekonomike me Gjermaninė dhe Francėn. Kjo marrėveshje hyri nė fuqi nė 27 korrik tė vitit 1952.
Qėllimi kryesor i kėsaj organizate ishte ringjallja ekonomike, hapja e vendeve tė reja tė punės, rritja e mirėqėnies sė vendeve anėtare nėpėrmjet njė tregu tė pėrbashkėt nė tė cilin nuk egzistonte asnjė kufizim diskriminues i kėtyre shteteve, por egzistonte kontrolli i pėrbashkėt i dy degėve kyēe tė industrisė sė luftės, nxjerrjen e qymyrit dhe prodhimin e ēelikut. Ajo qė ishte shumė e rėndėsishme ishte se nė kėtė organizatė pėr herė tė parė u krijuan organet mbi-shtetėrore nė bazė tė principit federalist, tė cilave shtetet pjesėmarrėse u deleguan kompetencat e tyre nė kėtė fushė. Pra ESCS kishte jo vetėm qėllime ekonomike por edhe rol politik qė tė krijonte njė armosferė tė tillė nė tė cilėn konkurrenca e mėparshme e shteteve evropiane tė mos eskalonte nė konflikt tė armatosur. Megjithė uljet dhe ngritjet e historisė sė mėtejshme procesi i pėrbashkėt i nisur nė vitin 1950 nuk do tė ndalonte kurrė. Dėshtimi i projektit tė Bashkėsisė Evropiane tė Sigurisė tė nėnshkruar nė 1952, por qė Asambleja Kombėtare Franceze nuk pranoi ta ratifikonte, pėr njė thellim tė bashkėpunimit mes gjashtė shteteve tė mėsipėrme tė organizatės dhe indirekt tė njė kontrolli ndėrkombėtar tė riarmatimit tė Republikės Federale Gjermane, nuk e ndaloi momentin fillestar.
Krijimi i Bashkėsive Evropiane

Me iniciativėn e shtetarėve tė vendeve tė Beneluxit, Paul Henri Sppak, Jan Beyen dhe Joseph Bech, procesi u rilėshua nė Mesina nė qershor tė 1955, me projekte tė tjera pėr thellimin e integrimit tė orientuar nė fushėn ekonomike. Si rezultat i bisedimeve ndėr qeveritarenė vitin 1957 u nėnshkruan Marrėveshjet e Romės tė cilat themeluan Bashkėsinė evropiane ekonomike EEC dhe Euroatomin, Bashkėsinė evropiane tė Energjisė bėrthamore. Kėto marrėveshje hynė nė fuqi nė 1 janar tė 1958.

EEC dhe Euroatomi, tė krijuara nė Belgjikė dhe Luksemburg u rritėn nė pėrmbajtje dhe nė numrin e pjesėmarrėsve mė vonė.
Qėllimi ishte shumė ambicioz, krijimi i njė tregu tė pėrbashkėt nga tregjet e ndara kombėtare dhe arritja e njė unioni doganor ( vendosja e tarifave tė pėrbashkėta tė jashtme doganore pėr mallrat). Ky treg do tė realizonte nė Evropė diēka qė deri nė arė kohė kishte qenė e pakonceptueshme, krijimin e njė hapėsire tregtare tė gjerė pa kufij tė brendshėm qė do tė ndihmonte nė afrimin e kombeve evropiane. Kjo do tė thoshte heqjen e tė gjitha pengesave tė cilat deri nė atė kohė pengonin lėvizjen e lirė tė mallrave, njerėzve, shėrbimeve dhe kapitalit, sė bashku me vendosjen e rregullave tė pėrbashkėta pėr mbrojtjen e konkurencės sė tregut. Pėr njė kohė tė gjatė ky program i vėshtirė u realizua tėrėsisht vetėm sipas linjės ekonomike. Tė gjitha vendet anėtare ranė dakort qė tė hiqen tarifat doganore, tė cilat pengonin tregtinė mes shteteve, si dhe tė pengesave teknike dhe tė taksave. Njerėzve nga vendet themeluese iu lejua tė zhvillonin aktivitet ekonomik nė kė shtet tė donin ose tė punėsoheshin nė ēfarėdo shteti themeltar ku kishte vende tė lira pune. Institucionet financiare sidomos bankat mund tė ofronin shėrbimet e tyre nė tė gjithė bashkėsinė. Gjithashtu dhe kapitali mund tė investohej kudo nė bashkėsi pa pengesa. Tregu i pėrbashkėt u konsolidua nga politikat e pėrbashkėta pėr bujqėsinė, tregtinė, marrėdhėniet rajonale, ēėshtjet sociale, kėrkimet, ambjentin, dhe bashkėpunimin me botėn e tretė.

Tė treja bashkėsitė pėr shkak tė anėtarėve tė pėrbashkėt si dhe tė qėllimit tė pėrbashkėt nė thelb: tregut tė pėrbashkėt dhe bashkėpunimit nė nivel mbi-shtetėror, filluan tė shikohen si pjesė reciprokisht plotėsuese tė njė njėsie tė vetme dhe kėshtu lindi termi Bashkėsitė Evropiane. Organet e Bashkėsive pėrjetuan ndryshime tė rėndėsishme nė drejtim tė integrimit. Megjithėse qė nga viti 1958 ato kishin parlament dhe gjykatė tė pėrbashkėt, organet e tjera tė Bashkėsive ( Kėshilli i Ministrave, Komisioni, apo kėshilli i lartė tek ESCS) ishin tė veēanta. Nė vitin 1965 u nėnshkrua Marrėveshja e shkrirjes sė organeve, duke krijuar organe tė pėrbashkėta pėr tė gjitha bashkėsitė.
Kėto tre Bashkėsi Evropiane ESCS, EEC dhe Euroatom, pėrbėjnė themelin e Bashkimit tė sotėm Evropian, dhe marrėveshjet themeluese pėrbėjnė bazėn e kuadrit ligjor evropian.
Nė vitin 1972 Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka, shėnuan valėn e parė tė zgjerimit, dhe gjatė kėtij procesi lindėn dy principe kryesore pėr ēdo zgjerim tė mėtejshėm: detyra e anėtarėve tė rinj tė pranonin principet e Bashkėsive evropiane dhe tė akteve ligjore dhe politike tė nxjerra deri nė atė kohė ( nė terminologjinė e Bashkėsive i njohur si Acquis Communautaire), si dhe ndryshimet e domosdoshme tė institucioneve tė vetė bashkėsive.
Nė vitin 1981 Greqia u bė anėtarja e dhjetė e Bashkėsive Evropiane ndėrsa Spanja dhe Portugalia u pranuan nė vitin 1986. Ndėrkohė vazhduan pėrpjekjet pėr integrimin e mėtejshėm dhe pėr realizimin e tregut tė brendshėm tė pėrbashkėt dhe nė vitin 86 u pranuan edhe dy dokumente tė rėndėsishme.
Libri i Bardhė pėr masat e nevojshme pėr realizimin e tregut tė pėrbashkėt deri nė vitin 1992, dhe Akti i pėrbashkėt Evropian, i cili pėrbėnte rishikimin e parė tė marrėveshjeve tė Romės pėr themelimin e Bashkėsive evropiane, duke rregulluar bazėn ligjore nė mėnyrė qė tė lejoheshin ndryshimet e mėvonshme.

Me rėnien e Murit tė Berlinit nė 3 tetor tė 1990, i ndjekur nga bashkimi i Gjermanive dhe demokratizimi i vendeve tė Evropės qėndrore dhe Lindore, tė cilat u ēliruan nga kthetrat e ish Bashkimit Sovjetik, sollėn njė ndryshim radikal nė strukturėn politike tė kontinentit. Edhe njėherė vendet evropiane u pėrballėn me dilemėn nėse duhet tė fokusoheshin nė politikat kombėtare mbi interesat immediate apo tė pėrqafonin njė vizion tė pėrbashkėt pėr manaxhimin e njė tė ardhmeje tė pėrbashkėt.

Nga Mastrikti nė Amsterdam
Duke zgjedhur dhėnien prioritet tė respektimit tė zotimit tė tyre evropian dhe duke pranuarn nevojėn e inkorporimit tė njė perspektive tė pėrbashkėt, vendet anėtare tė Bashkėsive Evropiane e zotuan vetveten nė njė proces tė konsolidimit tė tyre nė Bashkimin Evropian, duke negociuar njė marrėveshje tė re, e cila njihet nė histori si Traktati i Mastriktit i nėnshkruar nė vitin 1992. Ky traktat shėnoi lindjen e Bashkimit Evropian i cili hyri nė fuqi nė nėntor tė 1993, dhe pėrmbante nė vetvete njė kalendar tė realizimit tė qėllimeve kryesore: Bashkimi monetar deri nė 1999, politika tė reja tė pėrbashkėta, qytetarinė evropiane, politikėn e pėrbashkėt tė sigurisė dhe marrėdhėnieve me jashtė, si dhe politikėn e pėrbashkėt tė brendshme dhe tė drejtėsisė.
Nė vitin 1995 u anėtarėsuan nė Bashkimin Evropian Finlanda, Austria dhe Suedia.
Nė vitin 1997, traktati i Mastriktit u rishikua duke u negociuar njė marrėveshje e re, e cila rregullonte dhe pėrforconte politikat e pėrbashkėta tė Bashkimit Evropian dhe burimet, sidomos nė fushat e bashkėpunimit ligjor, tė lėvizjes sė lirė tė personave, politikėn e jashtme dhe shėrbimin shėndetėsor publik.Parlamenti Evropian, shprehja direkte e demokracisė sė Bashkimit u pajis me kompetenca tė reja dhe me pėrgjegjėsi tė reja si bashkėlegjislator.
Me zgjerimin e mėtejshėm tė Bashkimit Evropian me 10 vende tė Evropės Qėndrore dhe Lindore nė vitin 2004, si dhe me hapjen e mundėsive pėr integrimin e kandidatėve tė tjerė, mbetet tė shihet nėse trashėgimtarėt e baballarėve themelues, sot pėrgjegjės pėr fatin e popujve tė tė gjithė kontinentit qė nga Lisabona deri nė Talin, nga Dublini deri nė Varshavė, do tė ndjekin mesazhin e fundit tė Jean Monnet, “…ėshtė njė proces ndryshimesh… Komuniteti evropian nė vetvete ėshtė thjesht njė hap drejt rrugės sė botės sė organizuar tė sė ardhmes…”, dritėn udhėheqėse tė bashkėsisė sė parė, e cila i nxit ata tė adoptojnė vizionin e tij nė tė ardhmen.
Le tė shohim se si do t’i pėrballojė Bashkimi Evropian sfidat jo tė lehta tė shekullit tė 21.

pergatiti J.SH.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.