Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 30 Shtator 2005 - 00:33:

koncepti i gjenit (3)

Cod. A30092005

ne fakt me cudit pak fakti qe deri para pak vitesh mendohej qe ai 98% mund te ishte hedhurine...duhet tu kishte shkuar ne mendje fakti qe qeliza harxhon jashtezakonisht shume energji per te dyfishuar gjenomen e vet...nese kjo gjenome nuk paska kuptim cfare kuptimi paska ky dyfishim.
duhet te kemi parasysh qe nuk ka veprim qe kryen qeliza e te mos kete nje kuptim,ku nje pjese jane zbuluar dhe nje pjese nuk jane zbuluar akoma.
pastaj ka edhe shume arsye te tjera qe te cojne ne konkluzionin qe nuk eshte edhe aq hedhurine si psh menyra se si kontrollohet shprehja e ketyre gjeneve,semundjet e ndryshme qe ndodhin megjithse mutacionet ose problemet jane jashte gjeneve etj.
ne ate pjese jane pare qe ndodhen pikat e kontrollit te gjeneve dhe mjaftojne edhe mutacione me te vogla per te shkaktuar probleme ne shprehjen e gjeneve.ka raste qe kontrolli i gjeneve kryhet ne distance,mund te jete edhe 30.000 a me shume nukleotide me larg dhe prap te influencoje gjenin vete.
sot per sot ne shume laboratore te ndryshme te botes behen kerkime per gjetjen e gjeneve dhe jo vetem kaq por edhe te gjehet funksioni i tyre...puna ne fakt nuk eshte e lehte ne nje fare menyre dhe eshte e gjate por rezultatet qe po perftohen jane shume te vlefshme dhe ne nje menyre te thelle do te influencojne jeten tone ne te ardhmen.
kur them qe puna nuk eshte e thelle e them per faktin se duhet te gjesh gjenin qe shprehet por edhe kjo shprehje varet nga situata,koha etj...nuk eshte qe shprehet ne cdo kohe...pastaj kur gjen gjenin duhet te kuptosh funksionin...ketu futen ne pune modifikimet gjenetike qe kryhen ne kavie,kryesisht minj,me ane te inxhinjerise gjenetike qe modifikon sekuencat e ADN(ndoshta procedurat do ti shpjegoj me vone kur t shpjegoj gjenomen e njeriut)
dhe si per te bere punen me te veshtire eshte ajo qe quhet epigjenetike ose sic kane qejf ta quajne disa "funny genetics"(gjenetike per te qeshur) qe eshte nje shkalle me e larte organizimi pervec atyre tradicionaleve,dhe qe kontrollon shprehjen e gjeneve.ketu futet edhe metilimi qe kam shpjeguar me perpara.

pra te gjitha keto gjenden ne ate 98% qe nuk ka gjene.
mbaruam me kaq ne karakterizimin e gjenit?jo,ky eshte vetem fillimi ne fakt...dhe per te treguar qe nuk po tallem po ju them nje tjeter karakteristike te gjenit: gjeni ekziston ne forma te ndryshme qe jane quajtur alele...

p.s: per te gjithe ato qe kane durim ne lexim,ketu do te gjeni disa informacione me teper per gjenin dhe menyren se si trasmetohet ai (megjithse une do ti bej nje pershkrim edhe ketu).per me teper eshte edh nje lloj loje qe mund ta beje secili ne fund pasi te kuptoje thelbin e shkrimeve(vetem se do ju duhet ta lexoni deri ne fund kshu qe mendohuni mire se jane ca si shume si shkrime ....aaaaa po me degjuat merrni edhe nje laps e nje flete :p)


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.