Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika shqiptare ne vite (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=292)
-- Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8609)


Postuar nga Klodel datė 14 Qershor 2005 - 14:42:

Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores

Eqrem bej Vlora, nė kujtimet e tij shkruan se Avni Rustemi ishte njė student i pasuksesshėm qė kėrkonte tė bėnte emėr me vrasjen e Esat pashės dhe se ishte vetėm njė vegėl nė duart e kundėrshtarėve tė Esat pashės

“Vrasės i pabesė, qė kapardisej nė Tiranė si shpėtimtari i atdheut”

SOMARIO
”Qė Esat pasha nė ēdo vend tė qytetėruar do ta kishte hak trekėmbėshin, kjo nuk diskutohet. Por qė ai u eliminua nė kėtė mėnyrė tė padenjė, kjo nuk i nderon aspak anėtarėt e asaj qeverie” (faqe 166).

Deri tani nga tė vetmit studiues qė hedh poshtė atentatin e Avni Rustemit, madje e ul figurėn e vetė Avniut, duke e quajtur “karagjoz politik”, ėshtė personaliteti i njohur politik shqiptar, Eqrem bej Vlora.
Nė vėllimin e dytė tė librit tė tij ”Kujtime” (1912-1925), qė ka vlera tė padiskutueshme njohėse, ai jep nė kėtė mėnyrė njė pasqyrė realiste tė gjendjes nė Shqipėri gjatė periudhės sė parė tė vitit 1920:
“Menjėherė pas formimit tė qeverisė sė re tė Tiranės, tė gjitha krahinat e njohėn autoritetin e saj (20 shkurt 1920). Sidoqoftė, zona tė gjera tė vendit mbeteshin ende nėn pushtimin e huaj: Shkodra, Korēa, Pogradeci nėn francezėt, viset nė veri tė Drinit nėn sundimin serb, Vlora dhe disa pikėmbėshtetje tė tjera nėn varėsinė italiane”. (faqe 163).
Mė poshtė vazhdon: ”Ndėrkaq, Esat pasha me banim nė Paris, u dha urdhėr njerėzve tė tij nė Shqipėrinė e Mesme qė tė mblidheshin dhe, kur tė vinte rasti, tė rrėzonin qeverinė. Pėrballė kėtij rreziku, qeveria u pėrpoq t’i bindte me tė mirė esatistėt se pėrmbysja me dhunė e qeverisė do t’i rizgjonte dėshirat dhe nepset e fqinjėve pėr tė rrėmbyer troje shqiptare dhe kjo mund tė ishte rrezik i madh pėr ekzistencėn e Shqipėrisė sė lirė. (po aty) Pas kėsaj paraqitjeje mjaft objektive tė gjendjes sė Shqiqėrisė nė atė periudhė, Eqerem bej Vlora fajėson drejtpėrdrejt qeverinė e Tiranės, si nismėtare tė atentatit: ”Qė Esat pasha nė ēdo vend tė qytetėruar do ta kishte hak trekėmbėshin, kjo nuk diskutohet. Por qė ai u eliminua nė kėtė mėnyrė tė padenjė, kjo nuk i nderon aspak anėtarėt e asaj qeverie”. (faqe 166). Pastaj Eqerem Vlora vazhdon: ”Esatistėt filluan befas tė ndėrmarrin veprime tė dhunshme. Ata prenė linja telegrafike dhe telefonike, vendosėn njerėz tė armatosur nė ura dhe qafa dhe, kur qeveria nisi tė marrė masa tė rrepta, ata nėn komandėn e Osman Balit, rrethuan madje Tiranėn... Edhe njė herė qeveria u pėrpoq tė mirrej vesh me rebelet… Ndėrkohė problemi u zgjidh vetiu me vrasjen e Esat pashės…” (po aty). Ndėrsa pėr Avni Rustemin shkruan: ”Njė djalosh i quajtur Avni Rustemi, njė nga studentėt mė tė pasuksesshėm, qė me kėtė vrasje donte tė bėnte emėr, nuk ishte veēse njė vegėl nė duart e kundėrshtarėve tė Esat pashės. Ata i dhanė mjetet e nevojshme pėr kėtė vrasje dhe morėn njėherėsh pėrsipėr mbrojtjen e tij para gjykatės franceze. Se kush ishin, kėtė sot vėshtirė ta thuash... Eqrem bej Vlora shpreh habinė e tij tė madhe se si: ”Drejtėsisa franceze, me njė manipulim tė habitshėm tė ligjit, e nxori tė pafajshėm Avni Rustemin dhe qė qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bėri deputet, kur ky vrasės i pabesė, pra, kapardisej nėpėr Tiranė si ndonjė shpėtimtar i atdheut”. (po aty)


Disa atentate nga historia e Shqipėrisė

Mars i vitit 1906. Ēerēiz Topulli me shokė tė ēetės sė tij vrasin komandantin turk tė Gjirokastrės dhe humbin gjurmėt. Po tė kapeshin, do tė dėnoheshin me vdekje.

Mars i vitit 1913. Osman Bali, dora e dhjathtė e Esat pashės, vret natėn Hasan Riza pashėn, komandantin turk tė garnizonit tė Shkodrės, qė Esati t’ia lėrė tė lirė kėtė qytet malazezve. Osman Bali fshihet dhe humb gjurmėt.

Nė shkurt tė vitit 1923, Beqir Valteri i bėn atentat Ahmet Zogut nė sallėn e Parlamentit nė Tiranė, por vetėm e plagos lehtė dhe vetė fshihet nė nevojtore.

Nė prill tė vitit 1924, Zogu paguan njė farė Isuf Reēi, i cili vret Avni Rustemin, kundėrshtarin e tij me tė rrezikshėm politik, prapa shpine. Vritet mė 1944 nga forcat partizane, si bashkėpunėtor i pushtuesve gjermanė.

Nė mars tė vitit 1925, sipas historisė sė shkruar para regjimit, Zogu vė gjithashtu njė agjent tė tijin qė parpara hotelit “Kavur” nė Bari, t’i bėjė atentat Luigj Gurakuqit, i cili vdes pastaj nė spital nga plagėt. Vrasėsi i mbrojtur edhe nga policia bareze, arrin tė humbasė gjurmėt.

Nė verė tė vitit 1926, Myslim Peza, pas njė atentati nė Tiranė, qėron hesapet me kryebanditin Osman Bali dhe arrin t’u shpėtojė ndjekjeve.

Mė 1931, Aziz Cami me shokė i bėjnė atentat Zogut, kur po dilte nga Teatri i Operės sė Vienės. Por vritet vetėm adjutani tij, Llesh Topallaj. Atentatorėt pėrpiqen tė shpėtojnė, por kapen dhe dėnohen.

Mė 14 gusht tė vitit 1933, njerėz tė Zogut, sipas variantit tė historisė sė shkruar gjatė regjimit, i bėjnė atentat Hasan Prishtinės nė Selanik dhe, pasi e vrasin, humbin gjurmėt.

Gjatė Luftės Nacional Ēlirimtare, guerrilasi Myslim Keta kryen disa atentate kundėr agjentėve tė rėndėsishėm fashistė dhe nė tė gjitha rastet shpėton.

Shtator 1998. Azem Hajdari, njė ndėr themeluesit e Partisė Demokratike, vritet pas njė atentati nė Tiranė.


Shekulli


Postuar nga Klodel datė 14 Qershor 2005 - 14:47:

Dossier (2) 85 vjet nga atentati i Avni Rustemit ndaj Esat pashė Toptanit nė Paris

Surpriza e drejtėsisė franceze. Avni Rustemi i pafajshėm

Si u zhvillua procesi kundėr Avni Rustemit nė Paris. Aktakuza pėr vrasje me paramendim dhe mbrojtja e avokatit qė arriti ta nxirrte tė pafajshėm Avni Rustemin, atėherė kur pritej tė merrte dėnimin kapital. Histori nga gjyqi i Avni Rustemit, tė botuara nė shtypin francez tė vitit 1920

Skifter Kėlliēi

Mė 9 shtator tė vitit 1920, pas tre muaj hetimesh, prokurori i pėrgjithshėm i Republikės, Beguin, pasi shqyrtoi dosjen e Avni Rustemit, tė pėrgatitur nga gjyqtari hetues Dei, hartoi aktakuzėn. Nė kėtė aktakuzė, midis tė tjerash, theksohej se: “Me tė ardhur nė Paris, i pandehuri Rustemi studion me imtėsi hyrje-daljet e Esat pashė Toptanit dhe mė 13 qershor tė vitit 1920, nė mesditė, ai ndodhet pranė hotelit “Kontinental” nė rrugėn “Kastilione”. Ai thotė se priste zotin Gjergj Goga, i cili do ta ndihmonte tė gjente ndonjė shkollė private… Por nė fakt, ai kėrkonte gjeneralin, sepse po tė ishte se ai do tė donte tė takohej me zotin Gjergj Goga, nuk kishte kuptim qė tė ishte i armatosur me njė revolver”.(AQSH, fondi A. Rustemi, dosja 2).
Pra, edhe nė aktakuzė shtjellohet versioni i vrasjes me paramendim. Ky version, siē e shpjegon edhe juristi Jusuf Alibali nė studimin e tij “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze”, (Studime historike, nr. 2, 1964) mbėshtetet nė rrethana tė tilla tė ēėshtjes qė, sipas akuzės, janė elemente fajėsie tė rėnda, megjithėse tė tėrthorta: kthimi nga Roma nė Shqipėri nė fillim tė majit dhe largimi nga Shqipėria mė 21 maj pėr nė Itali (dhjetė ditė mė vonė u gjend nė Paris), shuma e madhe e tė hollave qė iu gjet nė momentin e kryerjes sė krimit, kujdesi pėr tė gjetur njė banesė nė Paris nė afėrsi tė hotelit “Kontinental”, ku qėndron Esat pasha, qėllimi i studimeve qė nuk justifikon zgjedhjen e kohės (viti akademik ėshtė nė mbarim), prandaj studimet mund tė jenė vetėm njė preteks), arma dhe interesimi i tij pėr njė magazinė armėsh e njė fushė pėr qitje”.
Aktakuza mbyllet me kėto fjalė: ”Nga ky grumbullim rrethanash rezulton qartė prova se Rustemi e ka paramenduar krimin e tij pėr tė kryer kėtė akt. I pandehuri ėshtė shtyrė nga njė parti politike nė Shqipėri qė ėshtė kundėr qeverisė sė Esat pashės apo nga njė urrejtje e thellė personale? Tė dhėnat dhe faktet nuk na lejojnė t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje. Prandaj i lartpėrmenduri akuzohet pėr vrasje me dashje tė Esat pashės nė Paris mė 13 qershor 1920, vrasje kjo e bėrė me paramendim. Krimi parashikohet prej neneve 295, 296 e 302 tė Kodit Penal. Sanksioni i parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal francez ėshtė dėnimi me vdekje pėr krimin e vrasjes me dashje”.
Ėshtė e qartė qė Avniu e parashikonte qė sado qė do tė argumentonte gjatė procesit gjyqėsor se nuk kishte ardhur nė Paris tė vriste me qėllim Esat pashėn, tezė sė cilės iu pėrmbajt deri nė fund tė procesit hetimor e gjyqėsor, prapė se prapė ekspertėt e drejtėsisė franceze, duke e shqyrtuar kėtė proces deri nė detajet mė tė imėta, do tė pėrfundonin se ai kishte kryer njė vrasje me paramendim. Avniu, i kėshilluar doemos edhe nga shokėt qė morėn kėtė vendim, kishte hartuar planin qė, pasi ta vriste Esat pashėn, tė mos bėnte as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė ikur, qė do tė shkaktonte dyshime pėr vrasje me paramendim, por tė qėndronte, tė merrte parasysh se do tė rrihej, madje edhe barbarisht, siē u rrah, tė deklaronte se e vrau kėtė tradhtar, kur e pa befas pėrballė e kur lexoi nė ballin e tij mizoritė qė i kishte sjellė pėr vite atdheut e kėshtu shtiu mbi tė.
Kėshtu pra, prokurori i pėrgjithshėm, Begin, nė aktakuzėn e tij kėrkonte dėnimin me vdekje tė Avni Rustemit. Dhe Avniu nė njė qeli tė burgut “Sante”, priste ditėn e gjykimit qė mund tė sillte edhe vdekjen e tij.

Nė Shqipėri, me reputacionin e heroit
Deri tani jemi marrė me rrethanat qė sollėn atentatin dhe personat qė e pėrjetuan atė, qė ishin dėshmitarė gjatė atyre dy javėve tė qėndrimit tė Avniut nė Paris deri nė ēastin e atentatit. Por ē’ndodhte nė Shqipėri gjatė kėsaj pėriudhe? Lajmi i vrasjes sė Esat pashės nė Paris u pėrhap me shpejtėsi rrufeje jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė tė tėrė vendet ku kishte mėrgimtarė shqiptarė. Nė gazetėn “Mbrojtja Kombėtare”, qė botohej nė Vlorė, akti i Avniut krahasohej me aktin e Vilhelm Telit. Populli i thuri vargje tė tilla si: ”O Avni Rustem Marina, /Shkove burra, shkove trima /Nė Paris ia bėre prima /Qėllove si vetėtima /Si vetėtima qėllove /Esat pashėn ē’e rrėzove /Shqipqrinė ē’e shpėtove!”.
Pėr tė mbrojtur Avni Rustemin, mėrgimtarėt shqiptarė nė Amerikė mblodhėn 5 000 dollarė qė tė pėrballonin shpenzimet gjyqėsore. Mbrojtjen e Avniut gjatė procesit gjyqėsor e mori pėrsipėr avokati i njohur Dė Monzi, i cili nė takimet me tė gjatė qėndrimit nė burgun “Sante“, njohu nga afėr se cili ishte Avniu dhe ē’e kishte shtyrė qė mė dy tė shtėna revolveri t’i jepte fund jetės sė Esat pashė Toptanit.
Nga ana tjetėr, lajmi se Avniu, pas procesit hetimor do tė paraqitej nė Gjykatoren e Senės me aktakuzėn qė e kėrcėnonte mė vdekje, ngjalli njė indinjatė tė thellė nė trojet shqiptare, por edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, sidomos nė Kosovė, tė drejtat e popullsisė sė tė cilės Avniu i kishte mbrojtur me ngulm nė debatet e Parlamentit shqiptar. Ja pėrse nė kėtė periudhė drejt Parisit vėrshuan me qindra telegrame proteste, nė tė cilat kėrkohej qė Avni Rustemi tė lihej i lirė pas aktit tė tij qė konsiderohej akt atdhetar.
“Djali ynė nė Paris u ndodh para njė shushunje tė madhe qė s’ėshtė ngopur kurrė me gjakun e popullit, - shkruanin prindėrit e Avniut nė telegramin e tyre drejtuar Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Francės. - Ja pėrse e goditi pėr vdekje Esat pashėn. Kėtė ju duhet ta kuptoni fare qartė, ndaj ne si prindėr e mbajmė kokėn lart. Ai nuk ka kryer asnjė krim, pėrkundrazi, ka kryer njė vepėr atdhetare. Ne presim krahėhapur djalin tonė, ndėrsa Shqipėria pret patriotin e guximshėm”. (“Dokumente e materiale historike”, Tiranė 1959).
Kurse nė telegramin e ardhur nga populli i Vlorės, ku Avniu kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij, thuhej: ”Populli i Vlorės nė njė miting madhėshtor tė mbajtur sot, vendosi t’i bėjė thirrje ndėrgjegjes sė lartė tė Gjykatės sė Parisit. Ai pret qė tė merret parasysh dėshira e flaktė e popullit shqiptar qė tė lėrė tė lirė studentin tonė, Avni Rustemi, i cili bėri njė vepėr patriotike, duke qėlluar Esat Toptanin e duke ēliruar atdheun tonė nga njė e keqe shkatėrrimtare”. (Po aty). Nė mbrojtje tė Avni Rustemit u ngritėn edhe personalitete tė mėdha franceze tė kohės, si Rene Pino, Zhysten Godar, aktori i madh shqiptar, Aleksandėr Moisiu e tė tjerė. Pas tėrė atyre telegrameve, letrave qė vėrshuan nga Shqipėria dhe diaspora shqiptare sidomos nė Amerikė, nė mbrojtje tė Avni Rustemit, ėshtė e kuptueshme se procesi gjyqėsor qė nisi mė 30 nėntor tė vitit 1920 nuk do tė zhvillohej pa tension dramatik. Do tė ndalemi nė momentet kulmore tė kėtij procesi.

Momentet kulmore tė procesit gjyqėsor

“Ju ndėrkaq viheni nė lidhje me sekretarin e Esat pashės, zotin Gjergj Goga dhe akuza pretendon se prania juaj nė Paris nuk ka pasur qėllim tjetėr veēse tė gjejė njė ēast tė favorshėm pėr tė vrarė atė qė ju e konsideroni si autorin e tė kėqijave tė atdheut tuaj”, - thotė kryetari i trupit gjykues, Drio.
“Nė asnjė mėnyrė, - pėrgjigjet Avniu. Ishte qė unė tė kėrkoja njė njeri qė tė mė pėrkrahte. Pėrveē kasaj, unė e kam takuar zotin Goga krejt rastėsisht”. ”Vėrtet rastėsisht, - pyet jo pa dyshim kryetari. Dhe Avniu ia kthen jo pa ironi: ”Sigurisht qė po. Rasti ėshtė mbreti i botės”. ”Pra, padyshim rasti ishte ai qė ju shpuri gjithashtu te njė armėtar pėr tė blerė njė revolver me tė cilin tė godisnit viktimėn?”
Avniu pėrsėri gjakftohtė pėrgjigjet: ”Kisha nevojė pėr njė armė qė tė mbrohem”. “Por ajo ishte kaq e madhe. Nuk u bezdiste?”
“Nė Paris ka nga ata qė e mbajnė mė tė madhe , - pėrgjigjet sėrish Avniu dhe vazhdon: Unė kam ardhur nė Paris qė tė kryej studimet, tė perfeksionoj frėngjishten dhe tė vizitoj Parisin”. ”Muaji i majit nuk ėshtė larg kohės sė pushimeve. Kjo nuk ėshtė kohė e zgjedhur mirė pėr tė filluar studimet. Pėrveē kėsaj, ju e flisni mirė frėngjishten”. ”Oh, kam pasur kohė ta mėsoj nė burgun ‘Sante’, - pėrgjigjet Avniu (marrė nga “Gazet dė Tribuno”, 12 dhjetor 1920, Paris). “Unė nuk kam kėrkuar tė takohem me Esatin, - vazhdon ai. - I ndodh njeriut tė dojė tė sodisė njė lule pranvere, por i ndodh edhe tė ikė tutje nga njė send i neveritshėm. Vetėm rasti deshi qė sapo tė ndodhesha ballė pėr ballė me Esatin, atė tradhtar, zemra ime prej patrioti tė ēohej peshė. Unė shtjeva mbi tė. Ky ishte njė gjest instiktiv, duhen kuptuar ndjenjat e njė zemre shqiptari… Unė deklaroj se krahu im ėshtė ngritur nga njė ndjenjė e lartė”. (po aty).
Po dhe mbrojtja e avokatit Dė Monzi ishte e shkėlqyer. Kur kryetari i trupit gjykues, Drio, dhe prokurori Blosh Larok vazhdojnė tė ngulin kėmbė nė tezėn e vrasjes me paramendim, si njė veprim plot mllef e pasion tė Avni Rustemit, avokati Dė Monzi ngrihet e thotė: “Krim pasional? Sigurisht. Se nuk ka pasion mė tė madh se dashuria ndaj atdheut!”( po aty)
Pėr fat tė keq, veē disa kronikave tė botuara nė shtypin e atyre ditėve tė procesit gjyqėsor qė zgjati tri ditė, mungojnė hollėsi tė tjera mė tė plota tė kėtij procesi qė pati bėrė bujė nė Paris. Veē tė tjerash, nė Arkivin Qendror Shtetėror edhe sot e kėsaj dite mungon dosja e plotė e kėtij procesi. Sipas ligjeve franceze, kjo dosje do tė tėrhiqet vetėm pas 100 vjetėsh.

Vendimi i befasishėm pėr pafajėsi
Dihet se gjenerali Sarraj, duke mbrojtur personalitetin e Esatit, ka deklaruar nė gjyq: “Duhet tė lesh mėnjanė legjendėn, sepse Esati ka pasur njė legjendė. Unė nuk mundem veēse ta lėvdoj si njėrin nga bashkėpunėtorėt e mi. Unė i dhashė atij vetėm njė gjė qė ishte nėn pushtetin tim “Kryqin e Legjionit tė Nderit”. Gjenerali Guro nuk u paraqit si dėshmitar, por i dėrgoi trupit gjykues njė letėr, ku edhe ai ngrinte lart Esat pashėn, si aleat i denjė i ushtrisė franceze. Pati dhe ushtarakė qė dėshmuan nė kėtė proces gjyqėsor kundėr Esat pashės si Anselmi Lamoku. ”Kam dėgjuar, - tha ky i fundit nė sallėn e gjyqit, - se Esati nuk gėzonte popullaritet nė vendin e tij, mbase i kishte dhėnė shumė toka Jugosllavisė”. Juria, pasi dėgjoi dėshmitarėt e tė dyja palėve, u tėrhoq dhe pas jo mė shumė se gjysmė ore dha vendimin e pafajėsisė pėr Avni Rustemin. Ishte njė vendim shumė i drejtė, i frymėzuar jo vetėm nga ndjenja e lartė e drejtėsisė, por edhe kryesisht nga fakorė tė konjukturės politike tė kohės, - shpjegoi juristi Jusuf Alibali, (“Avni Rustemi para... Studime historike nr. 2, 1964).


Ende nuk ėshtė hapur dosja e procesit gjyqėsor

Tė gjitha ato qė kanė mbetur pa u
zbuluar rreth atentatit tė Avni Rustemit

Kur po kthehej nga Parisi pėr nė Shqipėri, Avni Rustemi u ndal nė Romė dhe ėshtė e natyrshme qė u takua me bashkėstudentė shqiptarė tė universitetit tė atjeshėm ku vazhdonte studimet. Por me asnjėrin syresh nuk mėsohet tė ketė folur rreth atentatit. Nė fakt, ne as edhe sot nuk dimė hollėsi tė tjera tė domosdoshme qė i dinte vetėm Avniu. Hollėsi pėr gjashtė muajt e qėndrimit nė burgun “Sante”, gjatė periudhės sė hetuesisė, si u kurua nga plagėt e rėnda qė mori nga goditjet e furishme tė qytetarėve qė e rrahėn menjėherė pas atentatit, duke e pandehur kriminel; ē’qėndrim mbanin policėt qė e mbikėqyrnin gjatė burgimit; tė dhėna pėr bisedat qė bėnte me avokatin e tij mbrojtės, Dė Monzi; a kishte shqiptarė qė e vizituan nė qeli dhe qė qenė tė pranishėm nė procesin gjyqėsor; u kthye vetėm pėr nė Shqipėri apo me shokė shqiptarė… Nuk dimė tė paktėn emrin e njėrit nga anėtarėt e jurisė qė brenda gjysmė ore, tė ndikuar nga fjala e Avni Rustemit dhe e avokatit mbrojtės, Dė Monzi, kuptuan se Avniu kishte vrarė njė tradhtar tė ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe i dhanė pafajėsinė. Nuk dimė nėse vendimi i jurisė ishte i njėzėshėm, apo kishte nga ata qė mbėshtetėn aktakuzėn pėr dėnimin e tij me vdekje. Nuk dimė se ē’mund tė kenė thėnė mė pas gjyqtarėt francezė qė pėrgatitėn dėnimin e Avniut me vdekje, nuk dimė si reaguan nė kėto rrethana disa nga njerėzit e rrethit tė Esatit. Nuk kemi, sė fundi, siē e kemi theksuar, as dosjen e procesit gjyqėsor qė do tė qartėsontė shumė nga kėto enigma.

shekulli


Postuar nga freedom datė 21 Qershor 2005 - 10:48:

shume interesante

analiste , faleminderit , shume interesante, historia politike shqipetare eshte plote me atentate,por kulmet e vrasjeve poltike kane qene pikerisht kohen e zogut , dhe kohen e luftes antifashiste.Po te shohesh me kujdes do shohesh se kemi pas hakmarrje mbas hakmarrjeve.
Mendimi im personal mbi Avni Rustemin eshte se ishte faktikisht nje djale shume inteligjent dhe patriot ( pavaresisht nqs veprimi i tij ishte i gabuar ,ishte nje veprim i mbeshtetur nga shumica e popullit) sipas njerezve qe e kane njohur nga afer, dhe ne foto ka dal me figura te shquara dhe dihet qe ka qene mik i figurave me te shquara te rilindjes.


Postuar nga Hektori datė 30 Qershor 2005 - 14:37:

Analiste, Avniu ne syte e Eqeremit ishte nje vrases i pabese qe vrau me te pabesin e shqiptareve, njeriun me te urryer te kombit dhe te popullit te vet, qe shiti vatanin per karrike.Te gjithe bashkekohesit dhe historia e kane denuar ate figure (esatin), Eqeremi thote se ajo vrasje ishte e padenje. Po si ta denonin kur ai ishte ne France, kur ishte agjent i sa e sa vendeve te huaja, shume dokumenta e kompromentojne ate si agjent italian, francez apo serb. Avniu ishte dora hakmarrese e popullit qe i dha denimin e merituar. Kete e deshmojne nje varg dokumentash qe tregojne perkrahjen qe i dhane atij jo vetem forcat politike ne Shqiperi, por edhe diaspora sidomos ajo ne Amerike. Sa per Eqeremin nuk kam ndonje simpati ishte thjesht perfaqesuesi i rrymes me konservatore me te prapambetur ne politiken shqiptare te atyre viteve. Kundershtar i revolucionit te qershorit dhe programit te tij.


Postuar nga IQVLORA datė 17 Korrik 2005 - 15:23:

E PASHA KRYEMINISTRI I QEVERISE SE DURRESIT

Nga sa kam degjuar dhe lexuar Esat Toptani daja i te vetshpallurit mbret A Zogolli pa patur gjak blu kishte krijuar nje qeveri ne Shqiperine e Mesme te ciken e emeroi qeveria e Durrsit.Ne ate qeveri bazhibozukesh kryetar i te ciles ishte vet po bente plane per ta shitur Shqiperine duke mbushur xhepat e tij,por nuk ja arriti dot.Shume bejlere te asaj kohe e urrenin pashan tradhetar, porperjashtim na paska bere vetem Eqerem Vlora, i cili edhe pse rridhte nga familja e Ismail Qemal Vlores,e cila ishte nje dere e madhe patriotesh ka patur edhe ai simpatite e tij per nje tradhetar pavaresisht se ne c'menyre i shpreh ato.Gjysherit e mij te cilet kane qene deshmitare te atyre kohrave me kane thene se populli dhe bejleret e jugut e kane urryer Esatin dhe te nipin e tij Ahmetin.Per kete do t'ju kujtoj kryengritjen e Fierit te udhehequr nga Riza Cerova dhe te perkrahur nga gjithe paria e jugut.Me vone Zogu arriti t'ja marri haken dajes duke e vrara patriotin dhe atdhetarin e shquar,kryetarin e Shoqerise <<Bashkimi>>,shokun dhe bashkeluftetarin e Nolit,Halim Xhelos etj,jo ne emer te popullit por tinez mbrapa shpine sic dine te bejne te pa beset.Avniu e vrau balle per balle tradhetarin dhe ne emer te popullit.Populli vlores i kendoi atehere Avniut:....me dy plumba ce qellove,gegereshken c'ja martove....etj.Ndersa kur tradhetaret e vrane trimin populli dhe djaleria e Vlores e kane qare duke i bere gjithe nderet qe i takonin.Ai u varros ne qender te qytetit aty ku ndodhet sot monumenti i tij.Nuk e di nese keni degjuar por do t'ju tregoj nje kuriozitet:Vendi ku ishte vendosur arkivoli me trupin e trimit nuk ishte nje varr i zakonshem,por ishin dy dhoma te vogla nentokesore,ku ne njeren ndodhej arkivoli hermetik prej plumbi dhe ne tjetren disa sende te thjeshta.Ata qe zbuluan varrin e tij,i cili u hap naten,provuan te hapnin arkivolin dhe munden ta hapnin diku tek pjesa e kokes pane se trupi i trimit ishte i paprishur.Menjehere e cuan ne spitalin e qytetit sepse trupi i tij filloi te prishej duke filluar tek pjesa e mustaqeve.Di qe e cuan ne Tirane dhe me vone ne vendlindjen e tij ne Libohove.


Postuar nga freespirit datė 07 Tetor 2005 - 05:09:

Avni Rustemi

Analiste, Avni Rustemi mendoj une mund te kete qene nje vrases, por te pakten beri dicka per vendin e tij eshte nje sakrifice shume e madhe qe vetem burrat me B te madhe e bejne. Mbase dhe s'ka qene student i mire po kjo sdo te thote qe nuk ka qene i zgjuar mund te jap shembullin e Einstein. Nejse ajo qe me ben shume pershtypje mua eshte ajo arroganca qe shqipetari gjithmone e ka patur dhe ka. Asnjehere nuk ka respekt dhe gjithmone ka nenvleresim ndaj suksesit, meritave apo prirjeve te dikujt tjeter. Kjo ndodh sidomos midis qeveritareve apo "kokave te medhaja."
Por kam vene re se ndodh edhe midis njerezve te thjeshte. Jane disa tipa qe kane lexuar dy libra dhe kur flet me ta te vene poshte pa degjuar pa diskutuar vetem arrijne ne perfundimin oh sa ke lexuar ti ose cfare edukimi ke ti, apo nese i ke prinderit me universitet etj. Dhe ti mund te jesh nje njeri me talent te lindur, mund te jesh nje gjeni, po jo, pa diplome dhe pa patur namin se ke lexuar shume, puna mendimet e tua nuk jane te vlefshem. Dhe arrihet keshtu te ndalohet lulezimi i brezit te i cili ne vend qe te supportohet dhe degjohet por frenohet dhe abuzohet konfidenca dhe pasuria intelektuale e shoqerise sone. Une do te thosha qente le te lehin , karvani shkon perpara.


Postuar nga Klodel datė 24 Tetor 2005 - 17:37:

dakort me juve Hektori dhe Free Spirit.
mendimet nuk jane te miat, jane te Eqerem bej Vlores.


Postuar nga freespirit datė 27 Tetor 2005 - 04:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha analistja
dakort me juve Hektori dhe Free Spirit.
mendimet nuk jane te miat, jane te Eqerem bej Vlores.


E kuptoj dhe nuk ka lidhje me ty analiste me fal nese je keqekuptuar.
Mendimi eshte me i pegjithesuar.
pershendetje


Postuar nga historiani datė 13 Janar 2006 - 11:40:

histori

Pershendetje!!

Me duhet ne radhe te pare te shpreh konsideraten time per librin e Eqerem bej Vlores. Eshte nje nga librat qe ka sjelle nje ndryshim te papare ne librat e rinj qe dolen pas 90 me nje vlere te rralle ku dallohet qarte kritika dhe autokritika e tij per veprime apo per mos veprime . Nje personaliitet nje erudit nje poliglot nje person i rralle qe une diku tjeter e kam thene se ngjan me nje Faik konica per nga intelekti dhe menyra e sjelljes .

Per Avni Rustemin mund te them se bashkohem ne pjesen me te madhe me mendimin e Eqerem bej Vloren . Une mund te them se Avniu kreu nje akt patriotik me vrasjen e figures negative te esat toptanit , por gaboi me perseritjen e nje vrasje tjeter sic qe ajo ndaj Ahmet Zogut. Nuk mund te kete nje jete politike me vrasje , prandaj dhe e pagoi me jeten e tij .
Me duhet te them se sot ka ndryshuar dhe koncepti per revolucionin e qershorit pasi eshte nje kryengritje e armatosur ndaj nje pushteti te ligjshem . Nuk ka rendesi si ishte ky pushtet por vinte sipas nje votimi te nje shumice ne paralament . Me duhet te theksoj se ne leterkembimin e nolit me konicen ky i fundit i kerkonte ne cdo leter shpalljen e zgjedhjeve per te legjtimuar pushtetin e tij . Nuk po flasim per Nolin dhe idete etij ai padyshim eshte nje personalitet ne historine shqiptare por i dobet si politikan .

Eqerem bej vloren duhet qe historigrafia shqiptare ta nderoj per kete kontribut te madh me kete liber te rralle .


Postuar nga Ari. datė 16 Nëntor 2006 - 14:08:

pra ky eshte avniu...... trima

po mire vellezer shqipetar ..po me thoni se si mund te vritej esat pasha dhe kush mund ta vriste ?se po i biemi defit kot per te vrare esat in duhej te kishe 5laura apo ??


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.